fbpx

Cmimi

Aktivë të pastër funksionalë për të përmirësuar rutinën tuaj të bukurisë kundër plakjes

  • Kategoria: Fytyra
  • Klikime: 2708

 

Këta Serume Aktivë  kanë ardhur për të na befasuar dhe mahnitur! Ata mund të përdoren direkt në fytyrë si serume ose të shtohen në kremrat e fytyrës për të rritur efektshmërinë e tyre. Secili nga këta serume aktivë ka veçantitë dhe karakteristikat e veta, por efektin e fuqishëm anti-rrudhë e kanë të gjithë. Le të shkojmë t'i zbulojmë së bashku! Ju prezantojmë me Aktivët e Pastër!

Kufiri natyror i plakjes tashmë ka aleatë të rinj dhe të fuqishëm! Bëhet fjalë për produkte të pastra me efektivitet të habitshëm, secili me një veprim të destinuar dhe specifik, i cili ju lejon të zgjidhni atë aktiv që i përshtatet më së miri lëkurës suaj.

Ata shfaqen si serume me një strukturë ujore, të përthithshëm  lehtësisht, që përshtaten në mënyrë të përkryer për çdo lloj lëkure, nga më e reja dhe më e papastra tek lëkura e maturuar dhe e thatë.

  • Acidi hialuronik: acidi i dashur dhe i mirënjohur hialuronik nga La Saponaria, një trajtim i mrekullueshëm kundër rrudhave falë peshës të shumëfishtë molekulare që disponon. Tashmë është i ambalazhuar, si dhe të gjitha produktet e tjera të linjës Serume Aktivë të pastër, në një ambalazh plastik të riciklueshëm, me filtra anti UV.
  • Koenzima Q10: është i vetmi Aktiv i Pastër mbi bazë vaji, për këtë arsye nuk mund të përzihet me Aktivët e tjerë, por rekomandohet të përdoret si përforcues për kremrat e fytyrës. Thjesht shtoni 2 pika Q10 në çdo aplikim të kremit që lëkura juaj të shkëlqejë: ai ka një veprim të vërtetë mbrojtës sepse është në gjendje të rivendosë barrierën lipidike dhe veprimi i tij antioksidues i jep fytyrës një pamje më të re dhe më të freskët.
  • Kolagjen Vegjetal: me një efekt anti-rrudhë befasues, mbushës dhe lifting të menjëhershëm.
  • Aktivi i eko-fermentuar: Aktiv i frymëzuar nga tradita koreane me veprim anti-rrudhë, anti njollë ​​dhe zbutës, bazuar në përbërës natyralë të fermetuar.
  • Fitoretinol (Vitamina A): alternativa natyrale e retinolit me veprim mahnitës anti-rrudhë, rigjenerues dhe lifting, një ekuivalent i vitaminës A me një tolerancë maksimale të reagimit në lëkurë që simulon veprimet e retinolit.
  • Niacinamide + zink: një aktiv mjaft efektiv me një veprim rregullues, qetësues, balancues i yndyrës, i aftë të parandalojë shfaqjen e papërsosmërive të reja dhe të zvogëlojë prodhimin e sebumit, duke e bërë lëkurën më pak të shkëlqyeshme dhe strukturën më kompakte, homogjene dhe plot dritë, si dhe eleminon aknet dhe njollat që ato lënë në lëkurë.
  • Vitamina C: me një fuqi të fortë antioksiduese, është në gjendje të ngadalësojë veprimin e radikalëve të lirë dhe ka një efekt zbutës: lehtëson njollat ​​dhe kompakton strukturën. I jep shkëlqim ekstrem lëkurës, duke e bërë atë të freskët dhe rrezatuese.

Le t'i njohim më mirë në detaje dhe të shohim së bashku se si dhe kur t'i përdorim këto serume-aktiv për të përmirësuar rutinën tonë kundër rrudhave, për të dhënë ndriçimin dhe shkëlqimin e duhur lëkurës tonë, për të zbutur rrudhat e mimikës, për të zvogëluar njollat, shenjat dhe papërsosmëritë.

Karakteristikat e lëkurës së maturuar

Të gjithë kemi dëshirë të vazhdojmë të dukemi bukur dhe të freskët edhe pse vitet kalojnë! Për fat të keq, jeta e përditshme lë gjurmë në lëkurën tonë dhe plakja e lëkurës është një proces krejtësisht i natyrshëm, të cilin gjithsesi mund ta luftojmë dhe ta ngadalësojmë. Në fakt, ne mund të bëjmë shumë për të kuruar lëkurën tonë, duke i dhënë asaj gjithçka që i nevojitet.

Procesi natyror i plakjes i ka zanafillat rreth moshës 25 - 30 vjeç. Në këtë periudhë dallojmë shenjat e para të vogla të krijuara nga shprehjet e mimikës, veçanërisht në zonat më të ndjeshme, siç janë balli dhe zona e syve.

Më pas, këto shenja bëhen më të thella dhe më të shumta, derisa formojnë rrudha të vërteta me kalimin e viteve, të cilat shfaqen edhe në zonën rreth gojës, zonë kjo e predispozuar të humbasë elasticitetin.

Lëkura e maturuar karakterizohet nga:

  • Mungesë e hidratimit
  • Lëkura e hollë
  • Mungesa e shkëlqimit natural
  • Mungesa e tonifikimit dhe elasticitetit
  • Rrudhat e thella
  • Ngjyrë e zbehtë ose e verdhë
  • Pore të zgjeruara
  • Hiperpigmentimi dhe njollat ​​e moshës

Shkaqet e procesit të maturimit (ose plakjes) janë natyrale, të lidhura me procesin normal të qelizave, të shkaktuara nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm.

Shkaqet natyrore të plakjes së lëkurës:

  • Sintezë më e vogël e kolagjenit: trashësia e lëkurës varet kryesisht nga prania e kolagjenit. Në një lëkurë të re, sinteza dhe asorbimi i kolagjenit janë në ekuilibër perfekt, ndërsa në një lëkurë të maturuar ndërpritet metabolizmi normal i kolagjenit, për rrjedhojë lëkura bëhet më e dobët, humbet tonifikimin, qëndrueshmërinë dhe elasticitetin.
  • Sintezë më e vogël e elastinës: elastina është një proteinë që gjendet në të gjitha fijet elastike si tendinat, arteriet dhe madje edhe në lëkurë. Ndërsa vitet kalojnë, ne prodhojmë gjithnjë e më pak elastinë; kjo është arsyeja pse lëkura humbet elasticitetin e saj dhe së pari fillojnë të shfaqen shenjat e mimikës dhe më pas rrudhat, pikërisht për shkak të pamundësisë së lëkurës për tu relaksuar dhe për tu rikthyer përsëri ashtu siç ishte.
  • Ndryshime në prodhimin e melaninës: mekanizmat e prodhimit të melaninës gjithashtu fillojnë të ndryshojnë me moshën, prandaj shpesh vërehet një prodhim i parregullt që shoqërohet me ​​formimin e njollave më të errëta të hiperpigmentimit, shumë të shpeshta në duar, fytyrë dhe dekoltè.

Shkaqet mjedisore të plakjes së lëkurës:

  • Stresi, çon në prodhimin e radikaleve të lira, specie reaktive dhe të paqëndrueshme që lidhen me përbërësit e lëkurës sonë (lipidet, fosfolipidet, kolagjeni dhe acidi hialuronik) duke i dëmtuar ato dhe duke shkaktuar plakje të parakohshme.
  • Ndotja, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj smogut dhe ndotësve sulmojnë lëkurën tonë, duke kufizuar frymëmarrjen dhe hidratimin e saj.
  • Ekspozimi ndaj rrezeve UV, të cilat gjithashtu shkaktojnë çlirimin e radikaleve të lira, duke dëmtuar shtresat më të thella të lëkurës sonë.
  • Kequshqyerja
  • Pirja e duhanit dhe alkoolit

Ne duhet të reagojmë si kundër shkaqeve natyrore ashtu edhe ndaj atyre mjedisore, duke shmangur kështu përshpejtimin e procesit normal të plakjes. Për të realizuar këtë,  nevojitet integrimi i jashtëm i të gjitha atyre substancave të dobishme për rigjenerimin e epidermës, të cilat mundësojnë stimulimin e sintezës së qelizave të reja.

Në përgjithësi, siç e kemi parë, lëkura plaket, humbet shkëlqimin dhe elasticitetin e saj për një sërë motivesh. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të mbështetemi në një produkt të vetëm, i cili, megjithëse i plotë, nuk do të jetë kurrë në gjendje t'i përgjigjet kaq shumë aspekteve. Për një veprim efektiv, do të jetë e nevojshme të veprohet në disa fronte. Vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi sukses në qëllimin tonë për të ruajtur një lëkurë me shkëlqim dhe të relaksuar me kalimin e viteve.

 

Serumet Aktivë të pastër: le t'i shohim ato në detaje:

Kjo është saktësisht mënyra se si funksionojnë përbërësit e pastër aktivë: veprim i koordinuar në disa fronte që asnjëherë nuk do të bien ndesh me trajtimet e tjera por që do të plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Serumet Aktivë janë produkte të pastra, shumë funksionale dhe të fuqishme, jashtëzakonisht të tolerueshme dhe të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, nga ato mikse, të yndyrshme, normale, të thata ose shumë të thata deri tek lëkurat e ndjeshme dhe gjithashtu janë të përshtatshme për të gjitha moshat.

Çdo problem ose veçori e lëkurës do të gjejë Serumin Aktiv të preferuar, por asgjë nuk na pengon t'i përdorim ato së bashku për të maksimizuar veprimin e tyre.

 

Për shembull ju jeni 20 vjeç dhe keni njolla, por gjithashtu doni të parandaloni rrudhat? Serumi Aktiv  efektiv do të jetë Niacinamide, i përsosur për lëkurat mikse dhe të yndyrshme dhe Acidi Hialuronik, ideal për parandalimin e rrudhave.

Ju jeni 30 vjeç dhe doni të zvogëloni rrudhat e mimikës? Ju duhet të përdorni Fitoretinol (Vitaminë A) për një veprim afatgjatë të kombinuar me Kolagjenin Vegetal për një efekt lifting të menjëhershëm.

Në vend të kësaj, ju jeni 40 vjeç dhe do të donit një lëkurë më të ndritshme, pa të meta? Referenca juaj është Vitamina C të cilën mund të kombinoni me veprimin mbrojtës dhe ndriçues të Coenzyme Q10.

Nëse  jeni 50 vjeç ose më shumë dhe rrudhat tuaja janë të thella dhe të theksuara, një veprim i kombinuar i të gjithë Serumeve Aktivë është me të vërtetë efektiv dhe zgjidhja që po kërkonit. Për t'i përdorur të gjitha, mund t'i përziejmë së bashku,  dhe ti aplikojmë në lëkurë në darkë dhe në mëngjes përpara kremit apo make up-it, ose mund ti ndani: disa nga Serumet përdorini direkt ne lëkurë dhe të tjerët i shtoni në kremin tuaj të fytyrës, ose mund të përdorni disa Serume në mëngjes dhe të tjerët në mbrëmje.

Serumet Aktivë të pastër: cilët janë, dhe efekti i tyre?

Ata janë të fuqishëm dhe lehtësisht të përdorshëm. Le ti shikojmë me hollësi më poshtë:

Acidi hialuronik

Veprim anti-rrudhë, hidratues dhe lifting

 

acid jaluronik serum antirrudhe 

Ai nuk ka nevojë për prezantim: është produkt ekselent kundër rrudhave! Pika e tij e fortë është pesha molekulare e shumëfishtë që i lejon të veprojë në mënyrë të jashtëzakonshme në sipërfaqe duke e hidratuar (peshë e lartë dhe e mesme molekulare) dhe të trajtojë rrudhat në thellësi (peshë të ulët dhe shumë të ulët molekulare). Pas përdorimit, lëkura duket e lëmuar, rrudhat e vogla, të mbushura, një efekt relaksues dhe një ulje të dukshme e thellësisë së rrudhave.

Kujt iu rekomandohet? Të gjithë atyre që kërkojnë një produkt kundër rrudhave. (Për më shumë, klikoni këtu.)

 

Coenzima Q10

Veprim antioksidues + veprim mbrojtës + efekt ndriçues

Coenzyme Q10 serum

Koenzima Q10 ka një veprim të fuqishëm antioksidant që i kundërvihet formimit të radikaleve të lira, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re dhe më të freskët. Në të njëjtën kohë është në gjendje të rivendosë barrierën lipide, duke favorizuar funksionimin e duhur të membranave qelizore dhe duke kryer një veprim të vërtetë mbrojtës. Është një aktiv anti-rrudhë, energjik dhe gjallërues që i jep dritë edhe lëkurës më të lodhur! (Për më shumë, klikoni këtu)

 

Kolagjeni vegjetal

Veprimi kundër plakjes dhe mbushës, filler

Serum kolagjen bimor antirrudhe

Kolagjeni është një proteinë që formon strukturën e lëkurës duke i dhënë asaj mbështetje. Përdoret gjerësisht në produktet kozmetike kundër rrudhave për të risjellë elasticitet në lëkurë dhe për të nxitur qarkullimin e qelizave.

Problemi? Kolagjeni i përdorur rëndom është me origjinë shtazore. Kjo nënkupton që grimcat e saj janë shumë të mëdha: prandaj nuk depërtojnë thellë, duke kryer një veprim sipërfaqësor dhe të përkohshëm. Kolagjeni vegetal është alternativa bimore ndaj kolagjenit shtazor, e krijuar posaçërisht për përdorim kozmetik dhe për të vepruar në shtresat më të thella të lëkurës. Është në gjendje t'i japë lëkurës hidratim dhe një efekt të fuqishëm të menjëhershëm kundër rrudhave (+ 18% qëndrueshmëri e lëkurës), por nëse zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, rezultatet do të jenë të dukshme dhe të qëndrueshme edhe në planin afatgjatë.

Kujt iu rekomandohet? Për të gjithë ata që kërkojnë një elasticitet më të madh të lëkurës, por, falë efektit të menjëhershëm lifting, edhe për të gjithë ata që duan të shkëlqejnë në një okazion të veçantë. (Për më shumë, klikoni këtu)

 

Serumi i Eko Fermentuar

Veprim anti-rrudhë, kundër njollave ​​dhe zbutës

Serum aktiv i eko fermentuar anti rrudhe me alga detare, me efekt lifting

Një produkt inovativ i frymëzuar nga tradita Koreane, bazuar në përbërës natyralë që i nënshtrohen një procesi fermentimi, i cili i bën ata më të fuqishëm dhe më performues në lëkurë. Serumi i Eco Fermentuar është një aktiv i pastër i bazuar në fitokomplekse detare; një ekstrakt i marrë nga fermentimi i mikroalgave detare, i cili kryen një veprim anti-rrudhë dhe lifting. Përveç kësaj,  stimulon sintezën e kolagjenit, elastinës dhe acidit jaluronik, përbërës thelbësorë për shëndetin e lëkurës.

Kujt iu rekomandohet? Për të gjithë ata që kanë nevojë për një produkt të plotë për të njëtrajtësuar teksturën e lëkurës, për të eleminuar njollat nga lëkura dhe për të luftuar rrudhat. (Për më shumë, klikoni këtu)

 

Fitoretinoli

Veprim kundër plakjes/rrudhave + Rigjenerim të lëkurës+ Efekt lifting

Serum aktiv fito retinol, vitamine A, anti rrudhe

Retinoli është vitamina A që lufton plakjen e lëkurës.

Problemi? Ka origjinë kimike, është fotosensibilizuese dhe irriton lëkurën! Fitoretinoli është alternativa natyrore ndaj retinolit, një ekuivalent i vitaminës A me tolerancë maksimale të lëkurës që stimulon veprimet e retinolit, në veçanti nxit sintezën e kolagjenit dhe rinovimin e qelizave.

Kujt iu rekomandohet? Për të gjithë ata që kanë nevojë për një trajtim afatgjatë kundër plakjes. (Për më shumë, klikoni këtu)

 

Niacinamide + zink

Serum Aktiv ideal për lëkurë mikse, të yndyrshme dhe të papastër me një veprim balancues të sebumit dhe anti-përsosmërisë, kundër pikave të zeza dhe njollave të akneve.

 Serum niacinamide+zink kunder yndyrave dhe akneve

Niacinamide, së bashku me zinkun, është aleati i përsosur në luftën kundër puçrrave, njollave dhe pikave të zeza. Ky Serum Aktiv në fakt është në gjendje të parandalojë shfaqjen e problemeve të reja dhe të zvogëlojë prodhimin e sebumit, duke e bërë lëkurën më pak të shkëlqyeshme. Ky serum gjithashtu, ka veprim astrigjent dhe vepron në poret e zgjeruara duke e bërë  lëkurën më kompakte dhe strukturën e saj më homogjene dhe me shkëlqim. Me veprimin e tij qetësues është i përsosur për të luftuar skuqjen ose shenjat ​​pas puçrrave ose akneve. Parandalon plakjen dhe ka një veprim mbrojtës ndaj rrezeve të diellit dhe agjentëve atmosferikë.

Kujt iu rekomandohet? Për të gjithë ata që kanë lëkurën mikse ose të yndyrshme, por edhe për lëkurat e stresuara dhe ekspozuara ndaj ndotjes.

Niacinamide ka efekt të mirë në balancimin e yndyrës, falë kombinimit të 10% Niacinamide dhe 3% Glunkonat të Zinkut. (Për më shumë, klikoni këtu)

 

Vitamina C

Veprim antioksidues + veprimi kundër njollave + efekt ndriçues

Serum Vitamine C antioksidant dhe kunder njollave

Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm i aftë të neutralizojë veprimin e radikalëve të lirë dhe të kundërveprojë shenjat e plakjes duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. I jep shkëlqim ekstrem lëkurës, duke e bërë atë të freskët dhe rrezatuese. Ky Serum-Aktiv i mrekullueshëm gjithashtu ka një efekt zbutës: lehtëson njollat ​​dhe ngjesh strukturën.

Kujt iu rekomandohet? Të gjithë atyre që duan një lëkurë plot dritë dhe pa njolla. (Për më shumë, klikoni këtu)

 

Si të zgjidhni dhe kur të përdorni Serumet Aktivë

Serumet Aktivë të pastër mund të përdoren në mëngjes dhe në mbrëmje: asnjë prej tyre nuk është fotosensibilizues. Ato mund të përfshihen në rutinën tuaj të përditshme të kujdesit ndaj lëkurës duke u përdorur menjëherë pas larjes dhe pastrimit të saj. Për tu orientuar më mirë në zgjedhjen e Serumeve Aktivëve të Pastër që i përshtaten më mirë nevojave tuaja, mund ti drejtoheni grafikun tonë të mëposhtëm.

Aktivet mund të përdoren të përziera së bashku, duke i alternuar ato ose duke i kombinuar me kremrat ose serumet tuaja të preferuara të fytyrës!

Ju mund të përdorni:

  1. Direkt në lëkurë, para ose duke e alternuar me kremin. Aplikoni 2 pika të produktit/produkteve direkt në lëkurë dhe masazhojeni derisa të përthithen plotësisht.
  2. Si përforcues, shtoni 1 ose 2 pika të produktit në kremin ose ne serumin tuaj të preferuar të fytyrës. Do ta bëjë strukturën e kremit shumë më të lehtë në prekje dhe të lehtë për tu përthithur, duke rritur efektivitetin e tij!
  3. Të përziera së bashku: 1 pikë nga secili serum aktiv i pastër i përzgjedhur mund të përzihet së bashku dhe të aplikohen në lëkurë. Bën përjashtim Coenzyme Q10, e cila duke qenë me bazë vajore nuk përzihet me përbërësit e tjerë serume aktivë, po ashtu dhe Niacinimide me Vitaminën C në të njëjtën kohë, por mund të kombinohen me njëra-tjetrën: mbas përdorimit te serumeve aktivë të zgjedhur, përdorni Coenzimën Q10, ose 1 pikë nga Coenzima Q10 bashkoheni me kremin tuaj dhe aplikojeni ne lëkurë.

Të gjithë Serumet Aktivët të Pastër mund të përdoren njëkohësisht duke u  përzierë së bashku, përveç Vitaminës C dhe Niacinamide: rekomandohen të alternohen një në mëngjes dhe një në mbrëmje

 

 

Disa fjalë për paketën e bukurisë dhe si ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë.

Zgjedhjet tona na përcaktojnë: kjo është arsyeja pse po punojmë fort dhe po ndryshojmë albalazhet e produkteve! Ne kemi vendosur të eleminojmë plastikën normale nga të gjitha paketimet tona, gjë që ne po bëjmë progresivisht në të gjitha produktet.

Kjo është arsyeja pse po përdorim plastikën e bërë nga kallami i sheqerit. Një material i ri super i freskët që bëhet pjesë e familjes, është tani kjo plastike e mrekullueshme e ricikluar pas konsumit, e bërë nga mbeturinat e përdorura plastike. Në fakt, ajo që jo të gjithë e dinë është se plastika normale e ricikluar vjen nga mbetjet industriale, por në fakt është e re, nuk është përdorur kurrë. Kjo është arsyeja pse plastika e ricikluar pas konsumit ka një vlerë shtesë krahasuar me plastikën e ricikluar normale: krijimi i saj jo vetëm që nuk përfshin krijimin e materialit të ri por i jep jetë atyre që janë përdorur tashmë, duke i parandaluar ato të përfundojnë në det ose në venddepozitime.

Linja e re e Serumeve Aktiv është e ambalazhuar me plastikën e re të biodegradueshme, dhe të pajisur me filtra anti UV për të ruajtur produktin në gjendje optimale. Prodhimi i kozmetikës organike, të përshtatshme  për shëndetin dhe mjedisin, nuk mjafton për ne! Paketimi  me material të sigurtë dhe miqësor me mjedisin ka qenë gjithmonë përparësia jonë dhe është tani më shumë se kurrë.

Vitamina C, sekreti për të pasur gjithmonë një lëkurë rrezatuese

  • Kategoria: Fytyra
  • Klikime: 8581

Serum Vitamine C - antirrudhe, antioksidant dhe kunder njollave

Një serum i ri  iu bashkua linjës sonë të Aktivëve të Pastër, me një emër të madh: Vitamina C! Nëse mendoni për këtë vitaminë, a ju vijnë në mend peizazhe me diell, lëng portokalli dhe mirëqenie? Po sikur të ju tregojmë se mund ta përdorim gjithë këtë bukuri rrezatuese në lëkurën tuaj? Kjo është arsyeja pse Vitamina C do të bëhet serumi i përhershëm në rutinën tuaj të bukurisë!

Jemi mësuar të përfitojmë nga vetitë e saj të dobishme përmes lëngjeve të agrumeve por ajo që duhet të dimë është se Vitamina C është gjithashtu një super aleat për lëkurën tonë!

Çfarë është vitamina C?

Acidi askorbik, i njohur gjerësisht si Vitamina C, është një koncentrat i vërtetë i mirëqenies me veti të shumta për lëkurën. Sidoqoftë, vitamina C është një molekulë shumë e paqëndrueshme; për këtë arsye në serumin tonë është stabilizuar me ndihmën e Vitaminës E: në këtë mënyrë, përveç që kemi fituar qëndrueshmëri, ne mund të përfitojmë nga veprimi sinergjik i dy vitaminave dhe një efekt të përmirësuar. Vitamina C është gjithashtu e ndjeshme ndaj dritës ose oksidohet dhe humbet efektivitetin e saj kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Kjo është arsyeja pse ne përdorim ambalazhe të posaçme të pajisura me filtër mbrojtës të veçantë anti-UV.

Vëmendje! Vitamina C nuk është fotosensibël, kështu që mund të përdoret në mënyrë të sigurtë gjatë ditës dhe të përdoret pa problem për kujdesin e lëkurës në mëngjes, si dhe natyrshëm në mbrëmje.

Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm, e aftë të neutralizojë veprimin e radikalëve të lira dhe të kundërshtojë shenjat e plakjes duke stimuluar prodhimin e kolagjenit.

Cilat janë vetitë e vitaminës C?

Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm, e aftë të neutralizojë veprimin e radikalëve të lira dhe të kundërshtojë shenjat e plakjes duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Kjo vitaminë i jep shkëlqim ekstrem lëkurës, duke e bërë atë të freskët dhe rrezatuese. Ky aktiv i mrekullueshëm gjithashtu ka një efekt zbutës: zbeh njollat ​​dhe kompaktëson strukturën e lëkurës. Për të gjitha këto arsye është përdorur gjerësisht nga mbretëresha e bukurisë, tradita  koreane, dhe nuk mund të mungojë as në tuajën!

Fuqia antioksiduese!

Vitamina C vlerësohet për fuqinë e lartë antioksidante; kjo do të thotë se është në gjendje të përballojë veprimin e dëmshëm të radikalëve të lira dhe të ngadalësojë plakjen e lëkurës. Por çfarë janë radikalet e lira dhe si formohen ato?

Radikali i lirë është një molekulë shumë e paqëndrueshme për shkak të mungesës së një elektroni në orbitën e saj të jashtme. Për të kompensuar këtë paqëndrueshmëri, ajo përpiqet të “vjedhë” një elektron nga molekulat e tjera afër, duke krijuar kështu një reaksion zinxhir, e duke dëmtuar gjithnjë e më shumë qeliza. Sidoqoftë, një molekulë antioksidante mund t’i vijë në ndihmë duke i dhënë elektronin e munguar dhe bllokuar procesin zinxhir.

Nga se shkaktohen radikalet e lira?

Radikalet e lira krijohen natyrshëm në trupin tonë, por ka faktorë që mund të përshpejtojnë dhe përkeqësojnë situatën, si:

  • Smogu dhe ndotja ambientale
  • Konsumi i duhanit dhe alkoolit
  • Ekspozimi në diell
  • Stresi

Mbrojtja e lëkurës sonë nga veprimi i radikalëve të lirë është shumë e rëndësishme për ngadalësimin e plakjes së lëkurës, vonimin e shfaqjes së rrudhave të reja dhe zvogëlimin e atyre që janë krijuar tashmë.

Kombinimi i vitaminës C dhe E, si në këtë serum, rrit në mënyrë eksponenciale fuqinë antioksiduese të të dyjave. Në fakt, secila molekulë e vitaminës E është në gjendje të ndërpresë vetëm një cikël oksidimi, por falë kontributit të vitaminës C është në gjendje të bëhet aktive përsëri në luftën kundër radikalëve të lirë!

Si ndihmon Vitamina C per te eleminuar radikalet e lira

Një lëkurë e tendosur dhe rrezatuese do t’ju ​​bëjë të filloni çdo ditë të re në mënyrën më të mirë të mundshme!

Fuqia zbardhuese

Vitamina C është mjaft efektive për të zbehur njollat e lëkurës, si njollat e diellit apo shtatzanisë. Në fakt, ky serum aktiv i pastër është në gjendje të pengojë prodhimin e tepërt të melaninës, e cila shkakton njolla të errëta në lëkurë. Pengon hiperpigmentimin dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së tij duke e bërë lëkurën me shkëlqim dhe me ngjyrë të njëtrajtshme! Serumi i vitaminës C është ideal për të zbehur njollat, qofshin dhe ato shumë të errëta ,  siç mund ta shohim në imazhin më poshtë, i cili tregon efektet e aplikimit të Vitaminës C pas 4, 8 dhe 12 javësh.

 Serumi me Vitamine C eshte mjaft efektiv per zbehjen dhe eleminimin e njollave te diellit, moshes dhe shtatzanise

Fuqia anti-rrudhë

Vitamina C është një molekulë thelbësore për sintezën e kolagjenit, një proteinë që është baza e mirëqenies jo vetëm e lëkurës sonë, por e të gjitha indeve lidhëse të trupit tonë. Ky aktiv stimulon sintezën dhe e mban aktive me zbutjen pasuese të shenjave të plakjes. Serumi Vitaminë C ka një veprim 360-gradë anti-rrudhë duke vepruar në të ashtuquajturën chronoaging (plakja e lëkurës nga faktorët gjenetikë dhe si pasojë e moshës, por edhe në photoaging  e shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV, në sajë të fuqisë së tij antioksiduese, për të cilën folëm më lart.

 

Serumi Vitamine C kunder rrudhave, njollave dhe antioksidantKur duhet përdorur?

Vitamina C është ideale për ta bërë lëkurën rrezatuese gjatë gjithë vitit, dhe vjen në ndihmë edhe gjatë periudhave më të vështira siç janë ndryshimet sezonale, kur ne e shohim fytyrën tonë pak të zbehtë dhe të lodhur, ose para muajve të verës për të përgatitur lëkurën për ekspozimin në diell.

Si ta përfshini atë në rutinën e bukurisë?

Vitamina C aktive mund të vendoset e pastër në fytyrë si serum, pas aplikimit të tonikut dhe para kremit, ose si përforcues për të rritur efektin ndriçues të kremit tonë të preferuar. Në traditën koreane të bukurisë, Vitamina C përdoret gjerësisht si serum dhe përfaqëson një nga sekretet e përsosmërisë për arritjen e lëkurës së lakmuar si prej porcelani!

Çfarë kombinimesh të bëjmë me Serumin Vitaminë C?

  1. Për të rritur efektin kundër njollave: nëse duam të luftojmë njollat ​​e lëkurës mund të kombinojmë Vitaminën C me Serumin Aktiv të EkoFermentuar. Thjesht hidhni në pëllëmbën e dorës 2 pika nga secili serum, dhe aplikojini në lëkurë deri sa të përthithet plotësisht. Më pas mund të aplikoni kremin Bio Sun Spot Reduction (kliko këtu) për zbardhjen e njollave të diellit dhe shtatzanisë, i cili ka dhe mbrojtje maksimale ndaj diellit me faktor spf50.
  2. Për të rritur efektin ndriçues / antioksidant: pse të mos kombinoni vitaminën C dhe E? Përzierja e këtyre dy vitaminave është gjithmonë një ide e mirë për të marrë një veprim më të madh mbrojtës nga dëmtimi oksidativ dhe për të rritur efektet e të dyjave. Hidhni në pëllëmbën e dorës 3-4 pika nga Serumi Vitaminë C dhe një pikë Vitaminë E (kliko këtu), dhe aplikojini në lëkurë deri sa të përthithet plotësisht. Më tej, për të parandaluar apo trajtuar rrudhat, aplikoni kremin anti rrudhë Pro Day me spf30 (kliko këtu) ose kremin anti rrudhë me Vitaminë E & F (kliko këtu). Theksojmë se kremrat antirrudhë mund të filloni ti përdorni që në moshën 23-24 vjeç për të ushqyer lëkurën dhe parandaluar rrudhat e para.
  3. Për të rritur efektin ndriçues / mbrojtës: veçanërisht gjatë stinës së verës, por mos harroni se mbrojtja e lëkurës sonë nga dëmtimi i diellit është e rëndësishme gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye është mirë dhe e drejtë të zgjidhni të përdorni Vitaminën C tonë të pastër duke e kombinuar me një krem ​​me një filtër SPF, si psh Pro Day me spf30 (kliko këtu) ose kremin hidratues Bio Sun Care me spf50 (kliko këtu)
  4. Për të rritur efektin ndriçues / anti-rrudhë: nëse duam të forcojmë fuqinë anti-plakje të këtij aktivi dhe të kemi një lëkurë rrezatuese, të relaksuar dhe të freskët, mund të kombinojmë Vitaminën C me një tjetër aktiv me fuqi mahnitëse: Serumin Acid Hialuronik (kliko këtu).
  5. Për të rritur efektin ndriçues / anti-rrudhë: në moshat mbi 40-45 vjeç, ose nëse rrudhat janë shtuar shumë, për një veprim të fuqishëm dhe të menjëhershëm anti rrudhë, lifting dhe mbushës, mund të kombinojmë Vitaminën C me Serumet Aktive të pastra: Serumin Acid Hialuronik (kliko këtu), Fitoretinol (kliko këtu), Kolagjen bimor (kliko këtu) dhe Serumin Aktiv te Eko-Fermentuar (kliko këtu). Hidhni në pëllëmbën e dorës nga një pikë nga secili, dhe aplikojeni duke e masazhuar në fytyrë dhe gushë deri sa të përthithet plotësisht.
  6. Për të rritur efektin ndriçues / hidratues: nëse doni të shkëlqeni, por lëkura juaj gjithashtu kërkon hidratim, ju rekomandojme të aplikoni kremin hidratues me Jojoba dhe Mëllagë (kliko këtu).Vitamina C, nje serum i jashtezakonshem per fytyren, kundra rrudhave, njollave dhe moshes

Së fundmi, një kuriozitet!

Një kuriozitet mbi Vitaminën C! Emri shkencor i Vitaminës C është acid askorbik, i cili rrjedh nga një sëmundje e lashtë e quajtur skorbut. Kjo sëmundje shkaktohej pikërisht nga një mungesë e madhe e kësaj vitamine dhe në të kaluarën ajo shfaqej kryesisht te marinarët gjatë udhëtimeve të gjata detare, në të cilat ata nuk kishin mundësi të ushqeheshin siç duhet. Sëmundja kishte pasoja serioze si anemia, rënia e mishrave të dhëmbëve, kruarje dhe plagë në lëkurë, gjakderdhje dhe nervozizën pa ndonjë arsye të dukshme.

 

LEXONI DHE: Aktivët funksionalë për rutinën tuaj të bukurisë kundër plakjes

 

Aktivët funksionalë për rutinën tuaj të bukurisë kundër plakjes

  • Kategoria: Fytyra
  • Klikime: 3789

 

aktivet-funksionale-kunder-rrudhaveJanë katër prej tyre dhe ata erdhën për të na befasuar dhe mahnitur! Ato mund të përdoren direkt në fytyrë si serum ose të shtohen në kremrat e fytyrës për të rritur efektin e tyre. Secili ka karakteristikat e veta por fuqia anti-rrudhë është e pranishme në të gjithë. Le të shkojmë t'i zbulojmë së bashku!

Kufiri natyror i anti-plakjes tani ka aleatë të rinj dhe të fuqishëm! Katër produkte të pastër me një efikasitet të habitshëm, secili me një veprim specifik dhe të synuar, i cili ju lejon të zgjidhni atë që i përshtatet më së miri lëkurës suaj.

Ato shfaqen si serume me një strukturë të lëngshme, shumë të lehtë dhe që përshtaten në mënyrë të përkryer për çdo lloj lëkure, nga më e reja dhe më e papastra tek më e plakura apo e thata. Këto  janë:

  • Fitoretinoli: alternativa natyrore e retinolit me veprim Anti-rrudhë, Rigjeneruese dhe Lifting, një ekuivalent i vitaminës A me një tolerancë maksimale ndaj lëkurës, që simulon veprimet e retinolit.
  • Aktivi i eko-fermentuar: Një serum aktiv i bazuar në përbërës natyral të fermentuar, frymëzuar nga tradita koreane, me veprim të fuqishëm anti-rrudhë, kundër njollave të lëkurës ​​dhe zbutës i saj,
  • Kolagjeni bimor: alternativë bimore e kolagjenit shtazor, me veprim anti-rrudhë, mbushës dhe efekt lifting të menjëhershëm
  • Acidi jaluronik: acidi i mirënjohur jaluronik është trajtim i shkëlqyer kundër rrudhave për shkak të masave të ndryshmë molekulare që e bën të depërtojë në të gjitha shtresat e lëkurës.

Le t'i njohim më mirë në detaje dhe të shohim së bashku se si dhe kur t'i përdorim për të rritur rutinën tonë kundër rrudhave, për të ndriçuar lëkurën tonë, për të zbutur rrudhat e mimikës, për të zvogëluar njollët dhe papërsosmëritë e lëkurës.

Karakteristikat e lëkurës së plakur

Të gjithë kemi dëshirë të vazhdojmë të dukemi bukur dhe të freskët edhe kur vitet kalojnë! Për fat të keq, jeta e përditshme vë një provë lëkurën tonë, dhe plakja e lëkurës është një proces krejtësisht i natyrshëm, të cilin gjithsesi mund ta luftojmë dhe ta ngadalësojmë. Në fakt, ne mund të bëjmë shumë për të shëruar lëkurën tonë, për t’i dhënë asaj të gjithë ushqimin që i nevojitet.

Procesi natyror i plakjes fillon nga 25 deri në 30 vjeç, kur shohim se shfaqen shenjat e para të vogla të mimikës, veçanërisht në zonat më të ndjeshme, siç janë balli, dhe zona rreth syve.

Më pas, këto shenja bëhen më të thella dhe më të shumta, derisa të formojnë rrudha të vërteta me kalimin e viteve, të cilat gjithashtu prekin dhe zonën rreth gojës e cila është më e prirur të humbasë elasticitetin.

Lëkura e plakur karakterizohet zakonisht nga:

  • Lëkurë e thatë
  • Lëkurë e hollë
  • Mungesa e shkëlqimit
  • Mungesa e qëndrueshmërisë
  • Rrudhat e thella
  • Ngjyrë e zbehtë ose e verdhë
  • Pore të zgjeruara
  • Hiperpigmentimi dhe njollat ​​e moshës

Shkaqet e plakjes së lëkurës janë natyrore, të lidhura me procesin normale të plakjes qelizore, si dhe të mjedisit, të shkaktuara nga faktorë të jashtëm.

Shkaqet natyrore të plakjes së lëkurës

  • Sintezë më e vogël e kolagjenit: trashësia e lëkurës është kryesisht për shkak të pranisë së kolagjenit. Në një lëkurë të re sinteza dhe degradimi i kolagjenit janë të ekuilibruar në mënyrë të përsosur, ndërsa në një lëkurë në moshtë më të madhe ndërpritet metabolizmi normal i kolagjenit, që reflektohet në një ulje të trashësisë së lëkurës dhe humbje të qëndrueshmërisë së saj.
  • Sintezë më e vogël e elastinës: elastina është një proteinë që gjendet në të gjitha fijet elastike si tendinat, arteriet dhe madje edhe në lëkurë. Ndërsa vitet kalojnë, ne prodhojmë gjithnjë e më pak elastinë; kjo është arsyeja pse lëkura humbet elasticitetin e saj dhe vijat e shprehjes fillojnë të shfaqen në fillim, dhe më pas rrudhat, për shkak të pamundësisë së lëkurës të relaksohet përsëri pas një ndryshimi.
  • Ndryshimet në prodhimin e melaninës: mekanizmat e prodhimit të melaninës gjithashtu fillojnë të ndryshojnë me moshën; kjo është arsyeja pse shpesh vërejmë se melanina prodhohet në mënyrë të parregullt duke ​​formuar njolla më të errëta të hiperpigmentimit, më të shpeshta në duar, fytyrë dhe dekolte.

Shkaqet mjedisore të plakjes së lëkurës:

  • Stresi, i cili çon në prodhimin e radikaleve të lira, specie reaktive dhe të paqëndrueshme që lidhen me përbërësit e lëkurës sonë (lipidet, fosfolipidet, kolagjenin dhe acidin jaluronik), duke i dëmtuar ato dhe duke shkaktuar plakje të parakohshme.
  • Ndotja. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj smogut dhe ndotësve ambientalë sulmon lëkurën tonë, duke kufizuar frymëmarrjen dhe hidratimin e saj.
  • Ekspozimi ndaj rrezeve UV, të cilat gjithashtu shkaktojnë çlirimin e radikaleve të lira, duke arritur të dëmtojnë dhe shtresat më të thella të lëkurës sonë.
  • Ushqimet e papërshtatshme
  • Konsumi i duhanit dhe alkoolit

Ne mund të veprojmë për ti shmangur si shkaqet natyrore ashtu edhe ato mjedisore, duke shmangur kështu përshpejtimin e procesit normal të plakjes dhe si dhe të përdorim substanca të dobishme për rigjenerimin e epidermës, të cilat stimulojnë sintezën e qelizave të reja.

Në përgjithësi, siç e kemi parë, lëkura plaket, humbet shkëlqimin dhe elasticitetin e saj për një sërë shkaqesh. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të mbështetemi në një produkt të vetëm, i cili, megjithëse i plotë, nuk do të jetë kurrë në gjendje t'i përgjigjet kaq shumë aspekteve. Për një veprim efektiv, duhen marrë masa në disa fronte. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi sukses në qëllimin tonë për të ruajtur një lëkurë të ndritshme dhe të relaksuar me kalimin e viteve.

Përbërësit Aktivë të pastër: le t'i shohim me më shumë detaje

Kjo është saktësisht se si funksionojnë përbërësit e pastër aktivë: veprim i koordinuar në disa fronte që kurrë nuk do të bien ndesh me trajtimet e tjera por që do të plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Në fakt janë produkte 100% bimore të pastra, shumë funksionale dhe të fuqishme, por jashtëzakonisht tolerantë dhe të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, nga ato të mikse, me të yndyrshme, pa jetë, te ato të thata ose shumë të thata deri te ato të ndjeshme dhe alergjike, si dhe janë të përshtatshme për të gjitha moshat.

Në këto produkte,  çdo problem ose veçori do të gjejë referencën e tij aktive, por asgjë nuk na pengon t'i përdorim ato së bashku për të maksimizuar veprimin e tyre.

Për shembull:

Jeni 20 vjeç dhe përballeni me njolla në fytyrë, por doni gjithashtu të parandaloni rrudhat? Referenca juaj aktive do të jetë Serumi Aktiv i Eko-Fermentuar, por mund ta përmirësoni veprimin e tij me Acid Jaluronik.

Jeni 30 vjeç dhe doni të zvogëloni rrudhat e mimikës? Ju mund të përdorni Fitoretinol  për një veprim afatgjatë, të kombinuar me Kolagjenin Bimor për një efekt tendosës të menjëhershëm.

Jeni 40 vjeç dhe do të donit të “fshini” rrudhat me gomë? Referenca juaj aktive sigurisht që mund të jetë Acidi Jaluronik, por ju mund ta kompletoni rutinën tuaj duke përdorur bashkë me Serumin Aktiv të Eko-Fermentuar dhe Fitoretinolin (Vitamina A).

Nëse jeni 50 ose 60 vjeç dhe rrudhat tuaja janë të thella dhe të theksuara, një veprim i kombinuar i të 4 përbërësve aktivë mund të jetë me të vërtetë veprimi më efektiv që po kërkoni.

Aktivë të pastër: kush janë dhe çfarë bëjnë?

Ata janë katër, me veprim të fuqishëm dhe të lehtë për t'u përdorur. Këtu janë karakteristikat kryesore të tyre në detaje:

 

FITORETINOLI

Veprim anti rrudhë dhe rigjenerues + Efekt tërheqës (lifting)

fitoretinol-kolagjen-aktiv-eko-fermentuar-acid_hialuronik_jaluronik_lekura_rrudha_antiage_bio_herbal_line_albania

Serum Fitoretinol

Retinoli është një provitaminë A që lufton plakjen e lëkurës. Problemi? Ka origjinë kimike, është fotosensibilizuese dhe irriton lëkurën!

Fitoretinoli është alternativa natyrore kundrejt retinolit, një ekuivalent i vitaminës A me një tolerancë maksimale ndaj lëkurës, që simulon veprimet e retinolit, në veçanti nxit sintezën e kolagjenit dhe rinovimin e qelizave të lëkurës.

Rekomandohet për të gjithë personat që kanë nevojë për një trajtim afatgjatë kundër plakjes.

 

AKTIVI I EKO-FERMENTUAR

Veprim antirrudhë, kundër njollave dhe lëmues

serum-aktiv-eko-fermentuar-bimor-efekt-lifting_lekura_rrudha_antiage_bio_blerje-online-herbal_line_albania

Një produkt inovativ i frymëzuar nga tradita Koreane, bazuar në përbërës natyralë që i nënshtrohen një procesi fermentimi, i cili i bën ata më të fuqishëm dhe më performues në lëkurë.

Aktivizuesi i Eko-Fermentuar është një aktiv i pastër me bazë Fitokomplekse Detare, një ekstrakt i marrë nga fermentimi i mikroalgave detare, i cili kryen një veprim antirrudhë dhe tërheq lëkurën.

Për më tepër, stimulon sintezën e kolagjenit, elastinës dhe acidit jaluronik, të cilët janë përbërësit kryesorë për shëndetin e lëkurës.

Rekomandohet për të gjithë personat që kanë nevojë për një produkt të plotë për të lëmuar sipërfaqen e lëkurës, për të njëtrajtësuar ngjyrën e fytyrës dhe për të luftuar rrudhat.

 

KOLAGJEN BIMOR

Veprim antirrudhë dhe mbushës + Efekt tërheqës (lifting)

kolagjen-bimor_lekura_rrudha_antiage_bio_bli-online-herbal_line_albania

Siç kemi parë dhe më sipër, kolagjeni është një proteinë që formon strukturën e lëkurës dhe i jep asaj mbështetje. Përdoret në produktet kozmetike antirrudhë për ti dhënë elasticitet lëkurës, dhe për të nxitur shkëmbimin në qelizë.

Problemi? Kolagjeni i përdorur zakonisht është me origjinë shtazore. Kjo nënkupton që molekulat janë shumë të mëdha: prandaj nuk depërtojnë thellë, duke kryer një veprim sipërfaqësor dhe të përkohshëm.

Kolagjeni bimor është alternativë e shkëlqyer ndaj kolagjenit shtazor, i krijuar posaçërisht për përdorim kozmetik dhe për të vepruar në shtresat më të thella të lëkurës. Është në gjendje t’i japë lëkurës hidratim dhe një efekt të fuqishëm të menjëhershëm kundër plakjes (+ 18% qëndrueshmëri e lëkurës), por nëse zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, rezultatet do të jenë të dukshme dhe të qëndrueshme edhe në plan afatgjatë.

Rekomandohet për të gjithë personat që duan një elasticitet më të madh të lëkurës, por, falë efektit të menjëhershëm tërheqës (lifting), edhe për ata që duan duken të shndritshëm menjëherë në një eveniment të veçantë.

 

ACID JALURONIK

Veprim antirrudhë, hidratues dhe lifting

acid_hialuronik_jaluronik_lekura_rrudha_antiage_bio_herbal_line_albania

Serum Acid Hialuronik

Acidi jaluronik nuk ka nevojë për prezantim: është produkti par-ekselence kundër rrudhave!

Fuqia e këtij lloji që ju prezantojmë është masa e shumëfishtë molekulare e cila i lejon të ketë efekte të jashtëzakonshme hidratuese në sipërfaqe (masa e lartë dhe e mesme molekulare), si dhe trajtimi i rrudhave në thellësinë e lëkurës (masa e ulët dhe shumë e ulët molekulare).

Pas përdorimit, lëkura duket më e lëmuar dhe e njëtrajtshme, rrudhat dhe rëniet e vogla zbehen, dhe vërehet një efekt qetësues dhe një ulje të dukshme të thellësisë së rrudhave.

Rekomandohet për të gjithë personat që kërkojnë një produkt që lufton fort rrudhat.

Si dhe kur të përdoren përbërësit aktivë.

Përbërësit e pastër aktivë mund të përdoren në mëngjes dhe në mbrëmje, duke i përfshirë ato në rutinën e përditshme të bukurisë menjëherë pas pastrimit të fytyrës. Ato mund të përdoren të përziera së bashku, duke i alternuar ose kombinuar ato me kremrat ose serumet tuaja të preferuara të fytyrës!

Ju mund ti përdorni:

  1. Para vendosjes së kremit, ose si një alternativë ndaj kremit; aplikimi i 2 pikave të produktit direkt në fytyrë dhe masazhimi i tyre derisa të thithen plotësisht nga lëkura
  2. Si përforcues, shtoni 1- 2 pika të produktit në kremin ose serumin tuaj të preferuar të fytyrës. Do ta bëjë strukturën e kremit shumë më të lehtë në prekje dhe të lehtë për tu përthithur, duke rritur efektivitetin e tij!

 

acid-hialuronik-jaluronik-anti-rrudhe

5 vajrat më të mirë Anti-Age

  • Kategoria: Fytyra
  • Klikime: 5702

Ka shumë përdorime për vajrat esencialë, duke përfshirë ndihmën që japin ato në luftën ndaj plakjes së lëkurës. Kjo është një nga  benefitet që shumë njerëz e kërkojnë këto ditë, dhe vajrat esencialë janë një mënyrë natyrale shumë efektive për një plakje të ngadaltë dhe një pamje sa më të re.

Do t’iu tregojmë disa nga vajrat esencialë dhe mbajtës anti-age më impresionues e natyralë. Disa nga ata ju mund ti keni dhe në shtëpitë tuaja dhe në qoftëse nuk i keni ju mund ti porosisni shumë lehtë online. Mund ti vendosni këto vajra në arsenalin tuaj në luftën kundra plakjes, duke krijuar edhe ju vetë serumin tuaj anti-age.

Cilët janë 5 Vajrat më të mirë Anti-Age?

Këto janë disa nga vajrat kryesorë që mund të përdorni për rrudhat e ballit, rrudhat e syve, rrudhat e buzëve dhe gjithë shenjat e plakjes që ju doni të reduktoni apo parandaloni:

  1. Vaji Jojoba

Mund të mos keni dëgjuar më parë për Vajin Jojoba, por është ndoshta një nga vajrat mbajtës për vajrat esencialë, më hidratues në botë. Vaji  Jojoba përmban shumë përbërës të vlefshëm si, vitamina E, vitamina B kompleks, silic, krom, bakër dhe zink.

Është vaji Jojoba, vaji më i mirë për të reduktuar rrudhat?

Vaji Jojoba njihet për efektet e tij anti-inflamatore që e bëjnë një zgjedhje ideale kundër rrudhjes dhe plakjes së lëkurës. Është gjithashtu shumë i mirë për infeksionet dhe shërimin e plagëve në lëkurë. (1)

Gjëndrat sebace (yndyrore) janë gjëndra mikroskopike në lëkurën tonë që sekretojnë një vaj ose lëndë që quhet sebum. Me rritjen e moshës trupore gjëndrat sebace ulin prodhimin e sebumit; kjo është arsyeja që ne vëmë re një tharje të lëkurës dhe flokut, që mund të çojë dhe në flokë me zbokth dhe skalp të irrituar. Përbërja e sebumit tonë është shumë e ngjashme me vajin Jojoba , prandaj ky vaj mund të jetë shume efektiv në përmirësimin e lëkurës së thatë  si dhe përmirësimin e aparencës dhe shëndetit të lëkurës.

Një nga benefitet  e vajit Jojoba është edhe luajtja e rolit të sebumit, zbutja e lëkurës dhe flokut kur trupi ndalon së bëri atë në mënyrë natyrale. Nga ana tjetër prodhimi i lartë i sebumit, që ndodh kur niveli i hormoneve është shumë i lartë mund të rezultojë në një lëkurë të yndyrshme dhe me akne.

Vaji Jojoba është gjithashtu shumë i mirë në rregullimin e yndyrës së flokëve, duke e mbajtur të balancuar nivelin e yndyrës. Kjo e bën atë një ndihmë natyrale për ekzemën, gjithashtu dhe zgjidhje për aknet,  përshtatet edhe për llojet e tjera të gjendjeve të lëkurave të thata dhe mund të ndihmojë në zbutjen e djegies nga dielli.(2)

Zbutës: Vaji Jojoba zbut lëkurën dhe parandalon irritimet e skalpit. Lëkura e thatë shkaktohet nga humbja e ujit në shtresat e sipërme të lëkurës. Vaji Jojoba ndihmon në krijimin e një shtrese vajore mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës e cila do ta mbaj atë të butë. Mund ta përdorni në fytyrë, qafë, duar, këmbë dhe flokë, në të gjithë trupin nëse blini vaj Jojoba të pastër, e cila nuk do të ketë përmbajtje kimikatesh ose shtesa të tjera që mund ta irrritojnë lëkurën.  

Vaji Jojoba është jo-komodogjenik , nuk i bllokon poret. Vaji Jojoba është gjithashtu i pasur me jod, e cila ndihmon në luftimin e rritjes së baktereve që do të çonte në invazon të lëkurës. Vetitë anti-oksidante ndihmojnë në reduktimin e linjave të formuara në fytyrë si dhe ndalimin natyral të plakjes.

Vaji Jojoba përshpejton procesin e shërimit të plagëve, sipas një studimi të bërë në Departamentin Mjedisit dhe Jetës Shkencore në Itali. Rezultati provoi se vaji Jojoba përshpejtoi mbylljen e plagës dhe stimuloi sintezën e kolagjenit, gjithashtu studimi vuri re se vaji Jojoba kishte një efekt toksik të ulët kur u aplikua në lëkurë. (3)

 

Një studim i përfunduar në Gjermani në  vitin 2012 ekzaminoi aftësinë e vajit Jojoba në reduktimin e lezioneve në lëkurë si dhe përmirësimin e gjendjeve të tjera të lëkurës; në 194 pjesëmarrës që aplikuan maska argjile me vaj Jojoba në fytyrë 2 deri në 3 herë në javë, 54% e pjesëmarrësve raportuan se lezionet (dëmtimet) aknike të fytyrës patën një reduktim domethënës pas 6 javësh përdorimi të vajit Jojoba. (4) Kështu që vaji Jojoba mund të quhet patjetër një ndihmues shumë i mirë në lezionet e lëkurës.

  1. Vaji i Farës së Shegës

Vaji i Farës së Shegës, është një tjetër vaj mbajtës i mrekullueshëm për vajrat esencialë dhe gjithashtu një tjetër mundësi natyrale shumë e mirë për trajtimin e kancerit të lëkurës.(5) Sipas testimeve që janë bërë në kafshë, vaji i farës së shegës doli që është një agjent parandalues i sigurt dhe efektiv kundër kancerit të lëkurës. Duke qënë se shega është përdorur ndër vite për vetitë e mira që ajo ka, është konsideruar si një nga Ushqimet Biblike Shëruese.

Në përgjithësi shega është e lidhur me funksionin anti-plakje , dhe forma më e fuqishme anti-plakje e shegës është vaji. Do vini re që vaji i Shegës ka një ngjyrë të kuqe të errët,  nga prania e bioflavonoideve të dobishme. Flavonoidet e vajit të Shegës dhe acidet yndyrore e bëjnë atë një mbrojtës të shkëlyer të lëkurës nga dëmtimi i diellit. Në fakt kërkimet in vitro kanë demonstruar se vaji i Shegës ka një SPF natyrale 8, gjë që e bën atë një ingredient të shkëlqyer natyral anti-diell. (6)

Përpara se të vazhdojmë me vajin e rradhës, ju kujtojmë të mos të harroni buzët kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundra plakjes!

  1. Vaji i Temjanit

Cfarë është vaji i Temjanit? Si fillim , përdoret më shpesh në reduktimin e shenjave nga dielli dhe qukave. Në se keni një ngjyrë jo uniforme të fytyrës, zonë më të zbardhur , quka ose njolla të vogla, vaji i Temianit është përbërësi numër 1 që do t’ju njehsojë tonin e lëkurës dhe do të heqë njollat nga dielli si dhe njollat nga plakja.

Vaji i Temjanit është një reduktues i fuqishëm që mund t’iu ndihmojë në heqjen e njollave të ankneve, poret e mëdha dhe rrudhat. Vaji i Temianit është një nga vajrat më të mirë esencialë për tendosjen e lëkurës. Vaji mund të përdoret gjithandej ku lëkura bëhet me pala, si barku, tek nofullat ose poshtë syve. Përzjeni 6 pika vaj Temjani me një vaj tjetër mbajtës si vaji Jojoba dhe aplikojeni  në fytyrë.

Vaji i Temjanit ka aftësinë të forcojë lëkurën e fytyrës dhe të përmirësojë tonin, elasticitetin, mekanizmin mbrojtës kundër baktereve dhe pamjen. Studimet kanë treguar se ka aftësi anti-inflamatore si dhe ndihmon në heqjen e strijave dhe shenjave të tjera. (7)

  1. Vaji i Livandos

Jeni duke kërkuar për më shumë vajra esencialë për rrudhat rreth buzëve apo kudo nëpër trup? Nuk mund të lihet pa përmendur vaji esencial i Livandos. Është ndoshta vaji numër një që ndihmon në përmirësimin e gjendjes së lëkurës, në djegiet dhe prerjet, por është gjithashtu shumë i mirë në luftën kundra plakjes!

Ju nevojiten antioksidantët Për të luftuar me sukses dëmtimin e radikaleve të lira, ku përfshihen shenjat e plakjes rrudhat, krijimi i linjave. Sipas kërkimeve, vaji esencial i Livandos ndihmon trupin të prodhojë 3 nga antioksidantët më të fuqishëm, glutathione, katalase dhe superoksid dismutase. (8)

Me karakteristikat e tij si antimikrobik dhe antioksidant, vaji esencial i livandos, i përzjerë me aloe vera dhe vaj kokosi bën një masë të pasur me efekte positive në lëkurë. (9) Përzieni 10 pika vaj livandoje me aloe vera ose vaj kokosi për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës së diegur nga dielli dhe sjell shërim të shpejtë të lëkurës së thatë ose të prerjeve të vogla të lëkurës.

Doni  të reduktoni shenjat nga plakja? Përzjeni vajin e livandos me vajin e temjanit , vendoseni në zonat ku u janë shfaqur shenjat para se të flini.

  1. Vaji Rosehip (Rosa Canina)

Ky vaj cilësohet si një nga vajrat më të mirë për rrudhat dhe njollat nga plakja. I nxjerrë nga farat e bimës Rosehip, Ky vaj është një nga trajtimet më të shkëlqyera anti-age. Pse është kaq i mirë për shëndetin e lëkurës ky vaj? Është i mbushur me kaq shumë lëndë ushqyese të njohura që rrisin shëndetin e lëkurës dhe kanë efekte kundër plakjes.

Vaji rosehip, i quajtur edhe vaji i farës Rosehip, është një burim i pasur i acideve esenciale yndyrore (EFA), duke përfshirë acidin oleik, palmitik, linoleik dhe acidin gama linolenik  (GLA). Janë perfektë në luftimin e thatësisë së lëkurës dhe reduktimin e shfaqjes së linjave në fytyrë.

Rosehips është një nga bimët më të pasura me vitaminë C. Ky është një plus shumë i madh për reduktimin e  plakjes duke qenë se vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që fatkeqësisht reduktohet me rritjen në moshë. Shtimi i produkteve të pasura me vitaminë C, si vaji i Rosehip, në rutinën tuaj të bukurisë, çojnë në nxitjen e kolagjenit dhe shmangien e shënjave të plakjes.(1011)

Serumi juaj Anti-Age

Vajrat esencialë anti-age janë nga përbërësit kryesorë të serumeve anti-age të bëra në kushte shtëpie, që e pasurojnë dhe hidratojnë lëkurën, si dhe japin një mbrojtje antioksidante. Po u japim disa fitonutritientë që përmirësojnë komunikimin qelizor dhe shërimin e lëkurës:

Së pari, merrni një shishe të vogël qelqi, hidhni disa pika vaj dhe fshijeni me gisht.

Përbërësi i parë që do përdoret është vaji  Jojoba të cilin mund ta gjeni fare lehtë.

Përbërësi i dytë është vitamina E. Vitamina E është e njohur për vetitë e saj antioksidante që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes. 

Duke vazhduar, merrni vajin e farës së shegës ose vaj tjetër antioksidant si vaji i farës së mjedrës. Gjithashtu, merrni vajin esencial të temjanit, livandos dhe vajin rosehip.

Merr disa pika të secilit nga këta vajra – jojoba, vitaminë E, vaj shege, vaj temjani, vaj livando dhe vaj rosehip- përzjeini të gjitha bashkë. Vendosni vajin e formuar në një shishe të vogël dhe në darkë para së të flini hidhni 4 deri në 5 pika masazhojeni në fytyrë. Mund ta bëni dhe një herë në mëngjes.

Ky serum anti-age do e ndihmojë lëkurën tuaj të duket më e re. Do ta hidratojë dhe mbrojë atë. Do ta kthejë procesin e plakjes dhe do ta tregojë atë akoma më të re.

 

Përmbledhje për vajrat Anti-age

  • Kur kërkon të zgjedhësh vajin esencial më të mirë për rrudhat e thella, ju tashmë i dini opsionet tuaja më të mira,- vaji jojoba, vaji i farës së shegës, vaji i temjanit, vaji i livandos dhe vaji i rosehip.
  • Krijohet një debat në lidhje me cili nga këta vajra është zgjedhja më e mirë për elasticitetin e lëkurës , kështu që ju mund ta bëni vetë zgjedhjen në varësi të preferencave dhe të të mirave që secili nga vajrat ka. 
  • Vaji Jojoba është baza vajore më perfekte anti-age e kombinuar me vajra esencialë për të bërë një serum anti-age të personalizuar.
  • Gjithmonë blini vajra që janë 100% të pastër , terapeutikë dhe organikë (Bio), për tu siguruar që po merrni produktin me cilësinë më të mirë, i cili do t’ju japë gjithashtu rezultatin më të mirë.

 

 

 

 

 

VETITË E SAPUNIT TË ZI AFRIKAN DUDU OSUN

  • Kategoria: Fytyra
  • Klikime: 1814

 

E keni provuar ndonjëherë sapunin Dudu Osun? Nëse jo, po humbisni një nga sekretet më të mëdha të kujdesit të lëkurës. Imagjinoni që keni probleme me lëkurën që ju bën të shikoni veten në pasqyrë herë pas herë. Produktet natyrale të kujdesit për lëkurën janë zgjidhja e duhur.

Ndiheni të “bombarduar” me reklama për produkte të kujdesit për lëkurën, të cilat në fund të ditës nuk ju kanë dhënë rezultatet që kërkoni? Keni lexuar për mrekullitë e kremrave të akneve, kremrat që heqin njollat sa hap e mbyll sytë apo që ju premtojnë hidratimin e përjetshëm të lëkurës së thatë? Zakonisht, këto produkte ju lënë pa lekë dhe të zhgënjyer.

Më poshtë, dëshiroj t’ju njoh me një nga produktet natyrale më të mira që mund të përdorni për të arritur çka dëshironi me lëkurën tuaj: SAPUNIN E ZI AFRIKAN DUDU OSUN.

Sapuni Dudu Osun është një “shërues” natyral i përdorur prej shekujsh në Afrikë, dhe kohët e fundit popullariteti i tij është përhapur në të gjithë botën. Nëse keni probleme të lëkurës si aknet, lëkurë të yndyrshme ose njolla, ky sapun është i duhuri për ju.

Përdorni sapunin e zi Afrikan Dudu Osun 100% natyral në lëkurën tuaj dhe shmangni imitimet e sapunëve që kanë kimikate dhe ngjyrë të shtuar artificialisht.

Çfarë rezultatesh mund të prisni?

 Lani fytyrën dy herë në ditë me Sapunin Dudu Osun, në mëngjes dhe darkë para se të flini, dhe në 6 javë, lëkura juaj do të jetë më e lëmuar.
Ju do të shihni që aknet, pikat e zeza, pikat dhjamore, njollat kafe dhe të bardha, skuqjet, dhe çarjet e lëkurës do të largohen.
Përdorni pas sapunit, Gjalp Dudu Shea Organik dhe jeni në rrugën e duhur për një lëkurë perfekte.

 

VETITË E SAPUNIT DUDU OSUN

 

  1. Është antibakterial

Vetitë antibakteriale natyrale, e bëjnë këtë sapun një alternativë të shkëlqyer përkundrejt pastruesve kimikë në markete. Në fakt, ky sapun mund të eleminojë më tepër bakterie se larësit kimikë. Pavarësisht fortësisë së tij, Dudu Osun është delikat për tu përdorur për fytyrën, duart dhe trupin.

  1. Është i sigurtë për të gjitha tipet e lëkurës

 Nëse ju keni lëkurë të thatë ose të ndjeshme, ju e dini që sapunët dhe larësit aromatikë nuk janë të përshatshëm për lëkurën tuaj.  Sapuni i zi afrikan Dudu Osun ka dhe versionin Pa Aromë – thjesht sigurohuni që të jetë e shkruar në paketim.

Edhe personat me lëkurë të yndyrshme ose mikse e kanë zgjidhjen. Dudu Osun ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë pa e tharë atë, dhe pa stimuluar prodhimin e tepërt të yndyrës.

  1. Është ushqyes

Gjalpi shea është një përbërës thelbësor te sapuni Dudu Osun. Ndërsa gjalpi shea qetëson kruarjen e lëkurës së thatë, mjalti, aloe dhe vaji i palmës e ushqejnë atë.

  1. Stabilizon yndyrën.

Nëse keni një lëkurë mikse, zgjedhja e këtij sapuni është më e thjeshtë. Gjalpi shea ushqen lëkurën dhe vaji i palmës dhe lëngu i lime dhe limonit ndihmojnë në parandalimin e hiperaktivitetit të gjendrave yndyrore.

  1. Qetëson irritimin e lëkurës nga dermatiti, ekzema, psoriazis dhe alergjia.

Sapuni Dudu Osun ndihmon në qetësimin e kruarjeve të lëkurës dhe irritimit të shkaktuara nga ekzema, dermatiti, psoriazis dhe alergjitë e lëkurës. Ky sapun ndihmon dhe në zbehjen e njollave të ekzemës dhe psoriazis.

  1. Është anti inflamator

Dudu Osun është i pasur me Vitaminë A dhe E. Këto vitamina janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Mund të jetë i dobishëm dhe për personat që kanë probleme inflamatore.

  1. Lufton aknet

Sapuni i zi afrikan Dudu Osun ndihmon në riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës nga aknet. Vetitë e tij anti mikrobiale ndihmojnë dhe në eleminimin e akneve më të vështira të shkaktuar nga bakteri Propionibaterium.

  1. Ndihmon në reduktimin e rrudhave të para.

Gjalpi shea dhe Camëood ndihmojnë në pengimin e humbjes së kolagjenit dhe inkurajojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kjo ndihmon në parandalimin dhe eleminimin e rrudhave të para në fytyrë. Tekstura e ashpër e këtij sapuni shërben si një eksfoliant që largon qelizat e vdekura të cilat i bëjnë rrudhat më të dukshme.

  1. Ndihmon kundër njollave në lëkurë.

Antioksidantët në përmbajtjen e këtij sapuni ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit. Ekspozimi i vazhdueshëm në diell mund të shkaktojë njolla në lëkurë (njollat e moshës), por sapuni i zi ofron një barrierë të mirë për lëkurën.

  1. Ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës.

Dudu Osun është i pasur me një sërë përbërësish natyralë, por pjesë e vetive të çmuara të tij është dhe forma që ka. Pas përdorimit, përbërësit natyralë e bëjnë këtë sapun më të ashpër në sipërfaqe se sapunët e zakonshëm. Kjo e bën sapunin një eksfoliant natyral, i cili ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës.

  1. Ndihmon në parandalimin e irritimit dhe skuqjes nga brisku.

Eksfolimi është një faktor kyç në mbajtjen e lëkurës të butë pas rrojes, dyllit apo metodave të tjera të depilimit. Eksfolimi ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës para se ato të bllokojnë folikulën e qimes. Prandaj, ky sapun parandalon dhe infektimin e rrënjës së qimes dhe krijimin e puçrrave në lëkurë pas rrojes.

  1. Ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit.

Hiperpigmentimi shpesh shkaktohet nga shenjat e akneve dhe të diellit- dy faktorë që Dudu Osun mund ti parandalojë ose zbehë.

  1. Ndihmon në zbehjen e shenjave të akneve ose shenjave të tjera në lëkurë.

Në sajë të vitaminës E në përmbajtje, Dudu Osun ndihmon në reduktimin e skuqjeve dhe shenjave të ndryshme në lëkurë.

  1. Është antifungal

Studimet mbi efektin e sapunit të zi afrikan e kanë vlerësuar efektiv këtë sapun për eleminimin e shtatë tipeve të ndryshme të kërpudhave, përfshirë dhe Candida Albicans. Jua rekomandojmë ta përdorni këtë sapun dhe për trajtimin e mykut të lëkurës dhe thonjve.

Si ta përdorim sapunin Dudu Osun?

Sapuni i zi Afrikan Dudu Osun ka një sipërfaqe të ashpër. Edhe pse kjo ashpërsi e bën ideale për heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura, mund ta zbusni  atë nëse doni ta përdorni si një pastrues normal.

Për të bërë këtë, thjesht fërkojeni sapunin me ujë në duar sa të krijojë një shkumë të bollshme dhe aplikojeni në fytyrë. Nëse preferoni një larës të lëngshëm, treteni një copë sapun në një kuti të vogël me ujë, përpara përdorimit.

Nëse doni ta përdorni dhe si eksfoliant, fërkojeni butësisht sapunin direkt në lëkurë. Në këtë rast shërben dhe si scrub.

Pavarësisht çfarë metode përdorni, më pas shplajeni lëkurën me ujë të bollshëm.

Pas larjes me sapun, aplikoni në lëkurë kremin tuaj të preferuar. Për lëkurë të thatë, mund të përdorni dhe Gjalpin Dudu Shea.

 

    

Maskë fytyre me Turmerik për një lëkurë me shkëlqim

  • Kategoria: Fytyra
  • Klikime: 4421

Turmeriku ka një sërë vetish për shëndetin, por e dini që është mjaft efektiv dhe për lëkurën? Një nga maskat më efektive për lëkurën është ajo me turmerik.
Turmeriku, i njohur si shafrani Indian, për shkak të ngjyrës së fortë të verdhë në portokalli, është përdorur historikisht si një bojë tekstilesh. Turmeriku gjithashtu ka një sërë vetish të dobishme për shëndetin, jo vetëm për organet e brendshme, por edhe për lëkurën. Nuset indiane e kanë përdorur historikisht skrabin me turmerik për trupin dhe fytyrën, për pastrim dhe shkëlqim të lëkurës, përpara dasmës.

Turmeriku, një bimë e përdorur gjerësisht si erëz, është e dobishme për lëkurën tuaj, si një trajtim shtëpiak për aknet, ekzemën, psoriazis, lëkurën e thatë, rrudhat dhe rrathët e zinj poshtë syve. Gjithashtu, redukton inflamacionin e lëkurës, për shkak të antioksidantëve të shumtë në përbërje, dhe ngadalëson dëmtimet qelizore. Po ashtu, ndihmon në reduktimin e pigmentimit të lëkurës dhe njëtrajtëson tonin e saj.

Çfarë e bën turmerikun kaq të mirë? Turmeriku ka efekt të fortë anti-inflamator për shkak të vajit dhe pigmentit në përbërjen e tij, i quajtur Kurkuma.

Kurkuma është një fitonutrient që përmban veti anti-inflamatore dhe krahasohet me shumë medikamente farmaceutike për efikasitetin e tij, por ndryshe nga këto medikamente, kurkuma nuk është toksike dhe nuk ka efekte anësore.

Maska me turmerik vepron në mënyrë të jashtëzakonshme si një agjent eksfoliant dhe është mjaft e lehtë ta bëni në shtëpi me pak përbërës. Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se disa njerëz me lëkurë hipersensibël kanë raportuar reaksione alergjike nga turmeriku. Për këtë, rekomandohet të testohet fillimisht në sipërfaqe të vogël të lëkurës.

Më pas, do ju duhet ujë dhe sapun për të hequr njollat e verdha që do të mbeten pas maskës. Kujdes: mos pikoni mbi rroba, pasi mund të mbetet shenjë.

Kjo maskë fytyre me turmerik do ju dhurojë një lëkurë me shkëlqim!

 

Maskë fytyre me Turmerik për një lëkurë me shkëlqim:

Koha: 10 minuta

Sasia: 1–2 aplikime

PËRBËRËSIT:

  • ½ lugë çaji pluhur turmeriku
  • ½ lugë çaji uthull molle organike
  • 1 lugë gjelle mjaltë organik, i papërpunuar
  • ½ lugë gjelle qumësht ose kos
  • [opsionale] 1 pikë vaj esencial limoni ose lëng limoni të freskët, për të shtuar shkëlqimin e lëkurës.

Përdorimi:

  1. Lani fytyrën dhe duart, për të hequr gjithë papastëritë apo makeup-in.
  2. Në një enë të vogël, përzieni pluhurin e turmerikut me mjaltin, uthullën e mollës, qumështin ose kosin dhe nëse dëshironi, vajin/lëngun e limonit. Përpiquni të merrni një konsistencë (trashësi) të përbërjes që të ngjitet në fytyrë. Kujdes që mos ta bëni shumë të hollë sa të pikojë.
  3. Aplikoni maskën me kujdes, duke shmangur sytë.
  4. Lëreni maskën të veprojë në fytyrë për rreth 15–20 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
  5. Nëse ju ka mbetur një sasi përbërje, mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për aplikimin e ardhshëm.
  6. Për rezultate më të mira, aplikojeni këtë maskë dy herë në javë.

13 përbërësit kryesorë për ritualin tuaj të kujdesit natyral për lëkurën.

  • Kategoria: Fytyra
  • Klikime: 2983

Edhe pse shumica e njerëzve nuk e kuptojnë, produktet e tyre të preferuara të kujdesit të lëkurës mund të jenë kontribues të rëndësishëm të përbërësve të dëmshëm, toksina dhe kimikate. Ne e quajmë atë "çmimi real i bukurisë". Fakti është se shumica e dyqaneve dhe prodhuesve shesin produkte kozmetike që përmbajnë ngjyrues artificialë, aroma, konservues dhe stabilizues që mund të absorbohen lehtë përmes poreve të lëkurës, potencialisht duke shkaktuar një varg të efektesh negative afatgjata shëndetësore.

Kimikatet që gjenden në produktet kozmetike mund të dëmtojnë gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës, nga mënyra se si ato prodhohen dhe përdoren nga konsumatorët, nga metodat e nxjerrjes së tyre dhe nga ndikimi i tyre negativ në mjedis.

Pra, çfarë do të thotë kjo për rutinën tuaj të bukurisë? Lajm i mirë është se ende ka shumë mënyra të natyrshme për të bërë lëkurën tuaj - dhe flokët, dhëmbët apo thonjtë tuaj – të duken më të mirën pa pasur nevojë të blejmë produkte komerciale të shtrenjta dhe të dëmshme. Femrat në të gjithë botën kanë përdorur produkte natyrale të kujdesit të lëkurës për shekuj me radhë dhe kanë pasur lëkurën më të admirueshme!

Toksiciteti i fshehur i produkteve të bukura!

Fatkeqësisht, sot është një realitet që shumica e produkteve të prodhuara në masë, që përdorim çdo ditë - qoftë për kujdesin personal të bukurisë, pastrimin e shtëpisë ose ruajtjen e gjërave si ushqimet në plastikë - janë të ngarkuar me përbërës të pafund sintetikë që mund të përfundojnë duke shkaktuar më shumë dëm sesa dobi.

Blerja e produkteve të kujdesit për lëkurën mund të jetë i ndërlikuar në kohët e sotme, me kaq shumë opsione të ndryshme në dispozicion dhe të pafundme, lista përbërësish të vështirë për t'u shprehur në çdo larës fytyre, locion trupi apo kuti skrabi. Duke ditur potencialin për produktet e shitura në mënyrë komerciale treg duhet  të mbani një sy në atë që po shtohet në produktet tuaja dhe si reagon lëkura juaj.

Kur kërkoni produkte për kujdesin e lëkurës, ndiqni të njëjtat rregulla që ndiqni për një dietë të shëndetshme: “gjuani” për përbërës të papërpunuar, pa ndonjë kimikat të ashpër ose ndonjë përbërës artificial! Në thelb, sa më afër natyrës të jetë produkti për lëkurën, aq më shumë lëkura juaj do të dijë se çfarë të bëjë me përbërësit e saj të dobishëm në mënyrë që të përmirësojë shëndetin.

Produktet e kujdesit të lëkurës të blera në dyqan zakonisht përmbajnë përbërës toksikë dhe aroma kimike që lidhen me të gjitha llojet e çështjeve - nga problemet hormonale, perioda të parregullta dhe infertilitetit tek alergjitë dhe madje edhe tek kanceri.

Një nga pasojat më të rëndësishme të ekspozimit ndaj toksinave që gjenden tek produktet artificiale të kujdesit të lëkurës është çrrregullimi i hormoneve, pasi shumë produkte përmbajnë pengues të hormoneve. Këto hormone të jashtme ose ekzogjene që gjenden në produktet komerciale janë substancat e prodhuara jashtë trupit që mund të veprojnë si ose të prekin hormonet brenda trupit. Ato përfshijnë hormone sintetike që ndikojnë negativisht në sistemin endokrin dhe mund të ndikojnë në ciklin menstrual të femrave, nivelet e fertilitetit dhe madje edhe nivelet e hormoneve në meshkuj.

Shpesh i quajtur shkatërruesi endokrin, disa nga strukturat molekulare të këtyre kimikateve i ngjajnë estrogjenit natyror aq afër saqë ato përshtaten në receptorët e njëjtë në trup. Ata lidhen me këto receptorë - kështu që hormonet tuaja nuk funksionojnë siç duhet - plotësojnë aspektet negative të estrogjenit, ose udhëtojnë në bërthamën e qelizave, ku ato ushtrojnë një efekt negativ në kromozome ose ADN.

 

Si është e lejuar kjo? Për t'i vënë gjërat në perspektivë për ju, këtu janë disa fakte të rëndësishme për produktet e bukurisë që shiten në dyqane:

  • Sistemi ligjor dhe rregullat për produktet kozmetike dhe të kujdesit personal janë të dobëta; ekziston vetëm një proces miratimi në mënyrë që një produkt të aprovohet për përdorim komercial.
  • Shumica e etiketave të përbërësve të kujdesit të lëkurës të blerë në dyqan mund të jenë të frikshme. Ka mijëra kimikate në këto produkte - ata zakonisht përthithen drejtpërdrejt në trupin tuaj.
  • Shumica e produkteve të kujdesit të lëkurës dhe produkteve të bukurisë, duke përfshirë pastrues, kremra dhe locione, përdorin përbërës inorganike dhe komponentë hidrokarbure si bazën e tyre.

Vajrat minerale nuk mblidhen natyrshëm nga bimët. Kur një përbërës është bërë me kimikate, ai në të vërtetë bllokon poret tuaja. Lëkura juaj humbet aftësinë e saj natyrore për të dëbuar toksinat, gjë që çon në akne dhe në shenjat e plakjes.

  • Disa kimikate të dëmshme që përdoren në skrub dhe kremra përfshijnë Parabene të rrezikshme (të përdorura për konservim), ngjyrosës sintetikë (me prejardhje hidrokarbure), aroma artificiale (të cilat janë të lidhura me alergji dhe shqetësime respirator), toluen (i cili përdoret gjithashtu për të shpërndarë bojë) dhe Sodium Lauryl Sulfate ose SLS (që mund të shkaktojnë dëmtime të veshkave dhe të frymëmarrjes). Dhe këto janë vetëm disa nga përbërësit e rrezikshëm!

Kjo është arsyeja pse një shampo në dukje e thjeshtë mund t'ju dëmtojë vërtet. Nëse qëllimi i përdorimit të këtyre produkteve është të dukeni dhe të ndjeheni të bukur, atëherë padyshim ky është një problem i madh.

  • Vendosja e kimikateve në trupin tuaj do të kufizojë proceset natyrale të shërimit të lëkurës. Sistemi juaj imunitar, shëndeti i syve tuaj dhe sistemi juaj i frymëmarrjes mund të dëmtohen nga kimikatet dhe suplemente të pashëndetëshme. Gjithashtu, shumë prej këtyre kimikateve janë irritues të lëkurës, duke çuar në lëkurë të skuqur dhe të thatë.

 

13 përbërësit më të mirë për kujdesin natyral të lëkurës

Ka më shumë produkte natyrale të kujdesit të lëkurës në dispozicion tani, se kurrë më parë, dhe lista e tyre e gjatë e përfitimeve, përtej lëkurës së mrekullueshme, mund të vijë si një surprizë për ju. Kur përdorni produkte natyrale rregullisht, jo vetëm që e zbukuroni lëkurën tuaj, por edhe absorboni antioksidantë, duke rritur rezistencën UV të lëkurës tuaj dhe duke stimuluar sistemin tuaj imunitar.

Filloni rutinën tuaj të bukurisë duke përdorur këto 13 produkte natyrore të kujdesit të lëkurës:

1-Vaj kokosi

Një nga përbërësit më veti më të shumta për lëkurën tuaj është vajj i kokosit.Përfitimet e lëkurës nga vaji i kokosit janë: forcimi i indeve epidermal, heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, mbrojtjen e tyre nga djegiet nga dielli, si dhe përmbajnë vetitë antibakteriale, antivirale, antifungale dhe antioksiduese. Hulumtimi madje tregon se vaji i kokosit është mjaft i fortë për të luftuar sëmundjet kronike të lëkurës të karakterizuara nga defekte në funksionin e barrierës epidermale dhe inflamacionin e lëkurës, duke përfshirë dermatitin.

Përdoreni vajin e kokosit si në lëkurë dhe flokë, për të ndihmuar në pastrimin, hidratimin, heqjen e grimcave, shërimin e plagëve dhe parandalimin e djegies mbas rrojes.

Vaji i kokosit i përdorur në dietën tuaj ushqimore është gjithashtu i dobishëm për pamjen tuaj. Ai përmban veti antibakteriale dhe anti-inflamatore; është i pasur me yndyrave të shëndetshme që ndihmojnë në ushqimin e zorrëve dhe rritjen e funksionit imunitar.

Lëkura e shëndetshme është e rëndësishme ashtu si çdo organ tjetër në trupin tuaj: Ajo vazhdimisht ka nevojë për oksigjen dhe lëndë ushqyese që të futen në qeliza dhe të nxjerrë jashtë toksinat. Prandaj, vaji i kokosit ndihmon me funksionin hormonal dhe tretës, dhe është thelbësor për shëndetin optimal të lëkurës.

2-Vaj i Pemës së Çajit

Pema e çajit (Melaleuca alternifolia) është përdorur për qindra vjet në Australi për të luftuar skuqjen dhe inflamacionin në lëkurë. Ndërsa shumë njerëz reagojnë ashpër ndaj përbërësve tipikë të trajtimit të akneve si acidi, vaji i pemës së çajit zakonisht përshtatet mirë me lëkurën dhe nëse ka ndonjë efekt anësorë kombinohet me një vaj mbajtës dhe aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë. Përdorimi i vajit të pemës së çajit vepron si një anti-inflamator natyror, antibakterial, antimikrobik dhe anti-fungues - fitokemikalet e saj e bëjnë atë një nga vajrat esenciale më të larmishme dhe më popullore të kujdesit të lëkurës natyrale.

Vajrat thelbësore të pemës së çajit vijnë nga rreth 230 specie bimore të ndryshme, pothuajse të gjitha prej tyre rriten në Australi. Përbërësit kryesorë aktivë përgjegjës për aftësinë e saj për të reduktuar bakteret e dëmshme përfshijnë terpenet, monoterpenes dhe sesquiterpenes. Studimet kanë vërejtur më shumë se 100 përbërës të ndryshëm kimikë që konsiderohen aromatike dhe të aftë për të udhëtuar nëpër ajër, poret e lëkurës dhe membranat e mukozës për të ofruar përfitime shëruese. Kjo është arsyeja pse pema e çajit është pjesë kyçe e trajtimeve më të mira për aknet.

3-Uthull Molle

Një produkt natyral i kujdesit të lëkurës jashtëzakonisht i përdorshëm dhe i lirë, përfitimet e uthullës së mollës përfshijnë ndihmën për të vrarë patogjenët (si bakteret), pastrimin e problemeve të lëkurës të shkaktuar nga çështjet e zorrëve, pastrimin e lëkurës dhe ndihmën për të ndaluar aknet, plus sigurimin e vetive  antifungale. Përdorimi i uthullës së mollës për problemet e lëkurës daton që nga Hipokrati (460-377 pes), që konsiderohet "babai i mjekësisë moderne" .
Ajo gjithashtu përmban acid acetik shumë të dobishëm dhe vitamina si kaliumi dhe magnezi, që e bëjnë atë një agjent detoksifikues kur konsumohet, pasi rrit funksionin e mëlçisë dhe ndihmon në balancimin e baktereve në zorrë.

4-Mjalti i papërpunuar

Mjalti i papërpunuar është një nga burimet më të mira natyrore të ushqyesve, enzimave, vitaminave dhe acideve që përmirësojnë lëkurën. Përfitimet e mjaltit të papërpunuar përfshijnë sigurimin e vetive hidratuese,përmbajnë cilësi antiseptike, nxitjen e shërimit të plagëve, luftimin e alergjive ose skuqjen, si dhe ndihmën për të zbehur shenjat.

Në saj të vetive antimikrobiale, mjalti është veçanërisht i përshtatshëm si një medikament për plagët dhe djegiet. Gjithashtu është përfshirë në trajtimet e përdorura për të shëruar infeksionet bakteriale, zbokthin, dermatitin, psoriasis dhe më shumë.

Mjalti i papërpunuar është  një produkt i kujdesit natyral të lëkurës si një kurë kundra akneve sepse mund të përdoret larës fytyre si në llojet e ndjeshme ose mikse të lëkurës. Merrni gjysmë lugë çaji dhe përhapeni në fytyrë butësisht, e lini 10 minuta më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me copë të thatë. Për ta përdorur atë si një exfoliator për lëkurën e thatë të dimrit, provoni të shtoni dy gota mjaltë në një banjë, zhytuni për 15 minuta, pastaj shtoni një filxhan sode buke për 15 minuta.

5-Kripë

Kripë e detit përmban mijëra  minerale dhe lëndë ushqyese si magnez, kalcium, natrium dhe kalium që absorbohet nga uji i detit nga ku prodhohet. Shumë nga këto minerale janë të njëjtat që gjenden në qelizat tona të lëkurës dhe brenda trupit tonë, gjë që është pikërisht pse kripërat reale të detit mund të ndihmojnë në balancimin, mbrojtjen dhe rregullimin e lëkurës.

Përdorni kripërat e Himalajës në maskat dhe scrubet që mund ti bëni vetë në shtëpi duke i bashkuar me përbërës të tjerë si vaji i kokosit, vaj esencial livando dhe mjaltë të papërpunuar. Kripa përmban veti anti-inflamatore për të zbutur lëkurën, heq qelizat e vdekura të lëkurës  dhe acarimin, balancon prodhimin e yndyrës dhe për ndihmon për të ruajtur butësinë e lëkurës.

Bëjeni skrabin vetë, duke përzier dy lugë çaji kripë deti me katër lugë çaji mjaltë të papërpunuar, pastaj aplikojeni përzierjen në mënyrë homogjene për të pastruar lëkurën, fërkojeni butësisht dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani. Kjo përgatitje aplikohet disa herë në javë për të parandaluar bllokimin e poreve dhe për të rinovuar qelizat.

6-Avokado

Avokado një frut yndyror ultra-hidratues,ka përfitime të shumta.Fruti i avokados përmban vitamina A, D dhe E që janë në gjendje të depërtojnë lehtësisht në lëkurë. Ndihmon në zbutjen e lëkurës së djegur nga dielli, nxit prodhimin e kolagjenit dhe trajton njollat e moshës. Gjithashtu zvogëlon inflamacionin e lëkurës kur aplikohet si në mënyrë të prëndëshme dhe në mënyrë të jashtme. Aplikoni në formën e maskës për fytyrën duke përdorur frutin e avokados kombinuar me vajra esencialë, mjaltë, një vaj mbajtës (vaj kokosi,vaj bajame e ëmbël) për të hidratuar lëkurën dhe për ta lënë atë të freskët.

7-Vaj esencial i Limonit

Me përbërësit e saj të fortë antibakterialë, të aftë për të eleminuar edhe bakteret e rrezikshme, vaji esencial i limonit mund të përdoret për të parandaluar daljen e akneve shkaktuar nga nivelet e larta të baktereve të mbetura në pore. Është gjithashtu i dobishme për shenjat e venave dhe njollat e moshës, pastron lëkurën dhe e bën atë të shkëlqejë.

Gjithashtu vaji esencial i limonit  eleminon yndyrën e tepërt në lëkurë  dhe të lufton rrudhat.

Vaji esencial i limonit është një nga vajrat esenciale më të përhapur që mund të gjendet me lehtësi, sepse mund të përdoret si zbardhues i dhëmbëve, aromatizues rrobash, për  krem kundër celulitit, larës fytyre etj. Përziejeni me një vaj mbajtës si vaj jojoba dhe masazhojeni butësisht në zonat problematike të lëkurës. Ju mund ta përdorni dhe për të rritur shkëlqimin e lëkurës, dhe për të larguar papastërtitë e saj.

8-Vaj Argani

Me origjinë nga Maroku dhe i përdorur atje për breza, vaj i argani është kaq shërues, sepse është i pasur me vitaminë A dhe vitaminë E, antioksidantë të shumtë, acide yndyrore, omega-6 dhe acid linoleik. Vaji i Arganit është i mrekullueshëm jo vetëm për hidratimin dhe zbutjen e lëkurës por gjithashtu rrit shkëlqimin dhe shëndetin e flokëve tuaj.

Aplikoni një sasi të vogël të vajit të arganit drejtpërdrejt në lëkurë dy herë në ditë për të ndihmuar në shërimin e irritimeve si nga aknet, kafshimet e insekteve, ekzemës dhe psoriasis, duke e lënë lëkurën të butë dhe të shëndetëshme.

9-Aloe Vera

Shumica e njerëzve e përdorin aloe verën kundra djegjes nga dielli, por a e dini se aloe vera gjithashtu ka përbërës që luftojnë bakteret, inflamacionin, skuqjen dhe kruajtjen? Për qindra vite aloe vera është përdorur për të trajtuar sëmundjet e lëkurës, infeksionet si dhe sëmundjet fungale në mjekësinë tradicionale kineze.

Rezultatet studimeve të ndryshme sugjerojnë se aloe vera është efektive për djegie dhe shërimin e plagëve, por çuditërisht edhe ju detoksifikon nëse e konsumoni atë. Gjithashtu nëse aloe vera konsumohet ka aftësi të zvogëlojë numrin dhe madhësinë e tumoreve dhe paraziteve në mëlçi, shpretkë dhe palcën kockore.

Bima e Aloes prodhon dy substanca që përdoren për medikamente: xheli aloe vera që gjendet në qendër të gjethes, dhe lateks që është marrë nga qelizat nën lëkurën e gjetheve. Këto mund të përdoren si një medikament natyral i kujdesit të lëkurës për djegie, morth, psoriasis dhe kundër të ftohtit.

Aloe vera konsiderohet si forma biologjikisht më aktive e llojeve të Aloe barbadensis dhe përmban më shumë se 75 përbërës potencialë aktivë duke përfshirë anti-inflamatorët, vitaminat, mineralet, sakaridet, aminoacidet, acidet yndyrore, enzimat, dhe acidin salicilik.

10-Vaj Jojoba

Një nga vajrat mbajtës (mbajtës – që mund të shtosh në të vajra të tjerë) më të përdorur, vaji i jojoba është jashtëzakonisht hidratues dhe mund të ndihmojë në shërimin e djegieve, shenjave, dermatitit, psoriasis, akneve dhe rrudhave. Natyrisht në SHBA dhe Meksikë jugore, ky vaj ka qenë përdorur për të trajtuar aknet, psoriasis, djegien nga dielli dhe lëkurën e prerë për breza. Përdoret gjithashtu parandaluar rënien e flokëve sepse ndihmon flokët të rriten, zbut lëkurën dhe çliron folikulat e flokëve.
Vaj jojoba është veçanërisht i dobishëm për mbrojtjen e lëkurës, sigurimin e kontrollit të lagështisë dhe qetësimin e lëkurës dhe flokëve.

11-Vaj  Bajame

Ju ndoshta tashmë e dini për përfitimet e shumta ushqyese të vajit të bajameve, por ndoshta ju jeni i painformuar për vetitë e vajit të bajames në lëkurën tuaj. Vaji i bajames ka veti anti-inflamatore, antivirale, antibakteriale dhe antiseptike. Vaj i bajames është një vaj i shkëlqyer mbajtës për vajrat esencialë për të trajtuar natyralisht skuqjen e lëkurës, aknet ose tharjen. Ai gjithashtu përzihet lehtë me aromatikë apo përbërës të ndryshëm, që e bën atë të shumë të përdorur në detergjentë, maska ose kremra.

12-Gjalpi Shea

Gjalpi Shea është përdorur si një produkt natyral për kujdesin e lëkurës në Afrikë për qindra vjet, ku ende kultivohet dhe përdoret në mbarë botën sot. Ai ka veti të shkëlqyera hidratuese për llojet e lëkurës së thatë dhe është efektiv në eleminimin skuqjes dhe pastrimin e qelizave të vdekura në lëkurë.

13-Vaj Kastori

Përdoret për të pastruar lëkurën, si dhe për flokët. Për pastrimin e fytyrës, duhet vetëm të përdorni një sasi shumë të vogël, rreth një lugë çaji me vaj kastori, të përzier me 60 ml vaj kokosi ose bajame. Aplikojeni në fytyrën tuaj dhe masazhojeni, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë për të larguar papastërtitë.

 

 

Këshilla të tjera për kujdesin natyral të lëkurës

Ndërsa përdorimi i këtyre përbërësve natyralë mund të jetë shumë efektiv për shërimin e lëkurës, ajo që vendosni në trupin tuaj gjithashtu luan një rol të madh në pamjen tuaj të jashtme. Ju ndoshta keni vënë re në fillim se si një dietë e shëndetshme, gjumë i mirë, stërvitje e rregullt dhe të pirit shumë ujë mund të përmirësojnë pamjen e dikujt. Përveç përfshirjen të këtyre faktorëve primarë në rutinën tuaj të bukurisë, përdorimi i këtyre përbërësve mund të ndihmojnë në përmirësimin e efektivitetit të regjimit tuaj të bukurisë.

Ne ju këshillojmë që të vazhdoni të përqëndroheni në përdorimin e produkteve natyrale të kujdesit të lëkurës të përmendura më sipër dhe duke hedhur ato të dëmshmet, por gjithashtu mund të provoni disa nga këto produkte dhe strategji të tjera të dobishme për të ndihmuar në shërimin e lëkurës tuaj :

Provoni probiotikët

Përfitimet probiotike janë definitivisht në qendër të vëmendjes kryesore gjatë këtyre viteve të fundit. Probiotikët, "bakteret e mira" që ndihmojnë në balancimin e mjedisit tonë të zorrëve, përmirësojnë imunitetin, kontrollin hormonal, rregullimin e oreksit dhe nivelet e energjisë. Ata mund të ndihmojnë që sistemi imun dhe nervor të eleminojë toksinat si bakteret e këqija, viruset, kërpudhat dhe parazitët që shfaqen në lëkurën tuaj.

Konsumoni OMEGA-3 nga vaji i peshkut

Omega-3 është i pasuruar me acide yndyrore të shëndetshme që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe elastike. Ata gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e funksionit të hormoneve, shëndetit të sistemit nervor dhe funksionit imun. Vaji i peshkut është gjithashtu një burim i madh i vitaminave A, D dhe K, omega-3 dhe antioksidantë.

Merrni parasysh përdorimin e proteinës së kolagjenit

Proteina e kolagjenit po rritet në popullaritet si një nga suplementet më të mira të kujdesit natyror të lëkurës. Kolagjeni ndihmon në ndërtimin e qelizave të shëndetshme të lëkurës dhe është pjesërisht përgjegjës për elasticitetin rinor të lëkurës, butësinë dhe qëndrueshmërinë.

Ndërsa shumë produkte aktuale shtojnë kolagjenin në formulën e tyre për të rritur cilësinë e saj, në të vërtetë është shumë më efektive kur konsumohet. Molekula e kolagjenit është në të vërtetë shumë e madhe për tu thithur përmes lëkurës dhe duhet të merret së brendshmi për rezultate më të mira.

Pini shumë ujë

Ka shumë arsye pse duhet të pini ujë mjaftueshëm, duke përfshirë atë që është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për t'u kujdesur për lëkurën tuaj. Shumica e ekspertëve rekomandojnë marrjen e së paku tetë gota ujë të pastër çdo ditë, dhe ndoshta edhe më shumë nëse vuani nga lëkura e thatë. Uji përbën rreth 70 për qind të trupit tuaj, dhe një pjesë shumë të madhe të lëkurës suaj!

Uji ndihmon për të larguar toksinat nga qarkullimi i gjakut dhe qelizat, duke lejuar trupin tuaj të përjetojë një "detoksifikim" dhe për të hequr bakteret dhe mbeturinat që ndikojnë në lëkurën tuaj. Natyrisht, uji luan një rol të madh në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të duket si e re. Nëse nuk konsumoni ujë sa duhet lëkura juaj do të duket më e vjetër dhe do të vuajë nga tharja dhe plasaritjet.

Gjumi i mirë dhe stresi i ulët

Ju duhet ta dini se "gjumi i bukurisë" është më shumë se vetëm një thënie pa kuptim - një gjumë i mirë natën është me të vërtetë diçka magjike kur është fjala për lëkurën e shëndetshme.

Bërja e një gjumi qetësues është çelësi i lëkurës së bukur, sepse kur jeni duke fjetur, "hormonet e lumtura"  janë në nivelin më të lartë dhe hormonet e stresit tuaj janë në nivelin më të ulët. Kjo do të thotë që trupi juaj ka nevojë për energji, për t'ia kushtuar proceseve të tilla si tretja e duhur, rritja e muskujve dhe riparimi i lëkurës tuaj - kështu që ju zgjoheni të rifreskuar.
Nëse nuk bëni një gjumë të mirë efekti është i ngjashëm me atë që shkakton stresi në trupin tuaj.