fbpx

Cmimi

9 Simptomat e Candida-s dhe 3 Hapat për t’i Trajtuar.

 

A keni përjetuar ndonjëherë ndonjë nga këto probleme shëndetësore?

  • Lodhje
  • Dëshirë për ëmbëlsira
  • Erë e keqe e gojës
  • Gjuhë e bardhë
  • Truri i mjegullt
  • Disbalancim hormonal
  • Dhimbje të kyçeve
  • Humbje të dëshirës seksuale
  • Probleme me sinozit kronik dhe alergji
  • Probleme me tretjen (gazra dhe fryrje të stomakut)
  • Sistem i dobët imunitar
  • UTI (infeksione urinare)

Nëse po, këto janë vetëm disa nga shenjat që mund të keni një infeksion mykotik të njohur si kandida (candida). Më poshtë do të mësoni simptoma të tjera të kandidës, si dhe çfarë e shkakton kandidën dhe dieta për një trajtim natyral të saj.

Çfarë është Candida?

Candida mund të jetë shumë serioze për shëndetin. Kohët e fundit, një specie "superbakter" i  candida-s e njohur si Candida auris është shfaqur si një kërcënim i rrezikshëm shëndetësor në disa vende. Ky version i candida-s  i cili shpesh përhapet përmes sipërfaqeve biofilm  të tilla si kateterë apo dorezat e dyerve dhe krevateve etj në ambjentet spitalore - ka treguar se është rezistent ndaj ilaçeve të ndryshme, duke rezultuar një sëmundje të rëndë.

Candida albicans është lloji më i zakonshëm i infeksionit mykotik, që shfaqet në gojë, zorrë dhe në vaginë (kandidiaza vaginale / gjenitale) dhe mund të prekë lëkurën dhe në mukozat e tjera. Nëse sistemi imunitar po funksionon në mënyrë optimale, ky lloj i infeksionit mykotik shumë rrallë paraqitet serioz. Sidoqoftë, nëse sistemi imunitar nuk po funksionon si duhet, infeksioni i candida mund të migrojë në zona të tjera të trupit, duke përfshirë gjakun dhe membranat rreth zemrës ose trurit, duke shkaktuar simptoma serioze të kandidës. Kjo është referuar si candidiasis invaziv.

Candida është një tip kërpudhe që kur është në nivelet e duhura në trup, ndihmon në përthithjen dhe tretjen e lëndëve ushqyese. Kur mbiprodhohet, mund të shfaqen simptoma tipike të kandidës. Në aparatin tretës, nëse lihet i pakontrolluar, dëmton paretet e zorrëve dhe depërton në qarkullimin e gjakut. Kjo bën që toksinat të depërtojnë në gjak duke shkaktuar Sindromën e Përshkueshmërisë së Zorrëve.

Kur ekuilibri natyror i pH-së së trupit tuaj prishet, kërpudhat e candida mund të rriten jashtë kontrollit, duke krijuar një problem sistemik dhe simptoma të pakëndshme të candida. Bakteret e mira të zorrëve dhe një sistem imunitar që funksionon si duhet, janë thelbësore për të luftuar këtë infeksion kokëfortë.

Sindroma e mbipopullimit të Candida, ose COS, është termi i përdorur kur candida është rritur jashtë kontrollit në trupin tuaj. Kujdes: Kjo është një gjendje kronike shëndetësore. Përveç simptomave të kandidës, individët që nuk kanë provuar kurrë një infeksion serioz të candida-s mund të zbulojnë se kanë zhvilluar ndjeshmëri të reja, alergji ose intolerancë ndaj një larmie ushqimesh. Këto ushqime përfshijnë produktet e bulmetit, vezët, misrin dhe glutenin.

Nga se shkaktohen Infeksionet nga Candida?

Ka shumë shkaqe të mundshme të kandidës, duke përfshirë një dietë të pasur me sheqer, karbohidrate të rafinuara dhe alkooli, të cilët ndihmojnë në ushqimin e kandidës. Për më tepër, lexoni më poshtë gjashtë shkaqe të tjera të mundshme:

  1. Antibiotikët me spektër të gjerë

Ndonjëherë, antibiotikët janë të nevojshëm për të luftuar një infeksion të vështirë, për të vrarë bakteret e dëmshme në organizmin tuaj. Problemi me antibiotikët dhe me përdorimin e tepruar të tyre (shpesh duke krijuar rezistencë ndaj antibiotikëve) është se ata nuk vrasin vetëm bakteret e këqija; ata vrasin edhe ato të mira.

Bakteret e mira në sistemin tuaj janë përgjegjëse për tretjen dhe mbajtjen e candida-s nën kontroll. Pas një trajtimi të gjatë (ose trajtimeve të shumëfishta për një periudhë të shkurtër), antibiotikët mund ta bëjnë trupin tuaj një “tokë pjellore” për candida-n.

  1. Tabletat për kontrollin e shtatzanisë (kontraceptivët)

Ndryshe nga antibiotikët, pilulat e kontrollit të shtatzanisë në vetvete nuk shkaktojnë direkt një infeksion mykotik ose sindromën e mbipopullimit të kandidës. Sidoqoftë, kur një grua konsumon një dietë të pasur me sheqerna të përpunuara dhe ka pasur një trajtim me antibiotikë, pilulat kontraceptive mund të ndikojnë negativisht në trupin e saj, duke çuar në një infeksion me candida.

Në disa gra është vërejtur se kontraceptivët nxisin infeksione mykotike - dhe madje edhe shumë kohë pasi infeksioni fillestar është zhdukur, pasi të fillojnë të marrin përsëri kontraceptivë, candida mund të lëshojë rrënjë sërisht.

  1. Kortikosteroidet orale

Individët që trajtojnë astmën me inhalime me kortikosteroide, janë të predispozuar për një zhvillim të candida-s në gojë. Është e domosdoshme që individët që përdorin inhalatorë (pompa) kortikosteroide për astmën, të ndjekin udhëzimet për shplarjen e gojës pas çdo përdorimi. Nëse zbuloni që jeni prekur nga kandidiaza orale, mund ta trajtoni me efikasitet të plotë duke bërë gargarë me vaj  kokosi  duke i shtuar 2-3 pika vaj esencial karafili.

  1. Trajtimet e kancerit

Sipas Departamentit të Kërkimeve Klinike në Merck Research Laboratories, kandidiaza mund të bëhet invazive tek pacientët me kancer dhe të paraqesë një ndërlikim serioz. Në këtë studim, një e treta e pacientëve që trajtoheshin për kancer, kishin kandidiazë invazive. Kimioterapia dhe rrezatimi mund të funksionojnë për të shkatërruar qelizat kancerogjene dhe tumoret; megjithatë, ata gjithashtu shkatërrojnë bakteret e shëndetshme që natyrshëm luftojnë candida-n.

  1. Diabeti

Në një diabetik të tipit 1 ose një tip 2, nivelet e sheqerit në gojë dhe në mukozat e tjera janë tradicionalisht më të larta se tek një individ pa diabet. Meqenëse candida është një lloj kërpudhe që ushqehet me sheqer, është e kuptueshme që ata me diabet janë në një rrezik më të madh për zhvillimin e sindromës së mbiprodhimit të kandidës.

  1. Sistemi imunitar i dobët

Çdo individ me një sistem imunitar të dobësuar ka më shumë të ngjarë të zhvillojë candida. Kjo kategori përfshin foshnjet, fëmijët e vegjël, të moshuarit, ata të diagnostikuar me HIV / AIDS dhe gjendje të tjera inflamatore dhe autoimune.

Cilat janë 9 Simptomat e Candida?

Rritja e tepërt e Candida-s mund të jetë e vështirë për tu diagnostikuar nga mjekët. Metodat e mundshme të testimit përfshijnë testimin e jashtëqitjes, testin e ADN-së së candida-s, testimin e PCR-së së jashtëqitjes dhe testimin e acideve organikë mikrobialë. Ky lloj i infeksionit sistematik paraqet mënyra të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Më poshtë janë nëntë nga simptomat e candida-s që ju të kuptoni nëse keni candida, ose sindromën e mbipopullimit të kandidës.

  1. Lodhja kronike

Nëse keni lodhje ose ndiheni të rraskapitur, pavarësisht nga numri i orëve që flini, mund të keni sindromën e lodhjes kronike. Sëmundja karakterizohet nga lodhje që zgjat në një minimum prej gjashtë muajsh dhe shpesh shoqërohet me simptoma të tjera të candida-s, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje të kyçeve, vështirësi në kujtesë dhe përqendrim, si dhe dhimbje të fytit.

Shpesh, një nga simptomat e candida-s është lodhja kronike. Ndërsa një infeksion candida nuk është shkaku i vetëm i sindromës së lodhjes kronike, shumë mjekë besojnë se rrit rrezikun e saj.

  1. Çrregullimet e humorit

Një nga arsyet që mund të jetë e vështirë për të diagnostikuar candida-n është se ka shumë nga simptomat e candida-s që janë të zakonshme dhe në probleme të tjera shëndetësore, përfshirë çrregullimet e humorit. Individët me rritje të tepërt të kandidës mund të përjetojnë ndryshime dramatike të humorit, ankth, nervozizëm, depresion dhe madje edhe atak paniku.

  1. Infeksione vaginale dhe urinare të përsëritura

Kur një individ përjeton infeksione të përsëritura në traktin urinar ose në vaginë, candida mund të jetë në themel të problemit. Është e rëndësishme të kuptohet se candida mund të transmetohet seksualisht, dhe partnerët mund ta përhapin atë. Një këshillë për femrat: zvogëloni rrezikun duke shmangur mbathjet e ngushta si dhe shmangni banjot e nxehta gjatë një infeksioni aktiv.

  1. Myku oral

Myku/kërpudha orale është në të vërtetë një infeksion mykotik i shkaktuar nga i njëjti lloj i kandidës që prek dhe mukozat e tjera, duke përfshirë edhe vaginën. Më shpesh shkaktohet nga përdorimi i medikamentit prednisone ose kortikosteroideve të tjera orale siç u përmend më lart. Nëse nuk trajtohet, mund të përhapet nëpër trup, duke përfshirë sistemin tretës, mushkëritë, mëlçinë dhe valvulat e zemrës.

Candida orale është e transmetueshme. Të sapolindurit mund ta marrin gjatë lindjes; fëmijët mund ta marrin atë nga shkëmbimi i lodrave me fëmijët e tjerë; dhe të rriturit mund ta transmetojnë përmes pështymës.

  1. Infeksionet e sinuseve

Ashtu si me shumë nga këto simptoma të tjera të kandidës, infeksionet e sinuseve janë të zakonshme në ditët e sotme, dhe mund të jetë e vështirë të përcaktohet shkaku. Candida ndikon te sinuset dhe mund të rezultojë në një kollë të vazhdueshme, rrjedhje të hundëve, një rritje të kongjestionit, alergji sezonale dhe simptoma të përgjithshme të ngjashme me gripin. Nëse përjetoni probleme të vazhdueshme me sinuset, është koha të kontrolloheni për një infeksion të kandidës!

  1. Probleme me zorrët

Problemet e vazhdueshme të zorrëve është një nga simptomat më të pakëndshme të kandidës. Gazra të vazhdueshëm, gurgullimat e zorrëve, fryrja e barkut, kapsllëku ose diarreja dhe ngërçet në stomak mund të shkaktohen nga mungesa e baktereve të shëndetshme në aparatin tuaj tretës.

Kur candida përshkruan zorrët, bakteret e shëndetshëm janë të pafuqishme të luftojnë të vetme infeksionin. Kur bakteret në zorrë nuk janë në ekuilibër, ajo njihet si dysbiosis. Shumë individë përjetojnë lehtësim të jashtëzakonshëm të shqetësimeve kronike të zorrëve kur trajtojnë në mënyrë efektive një infeksion të kandidës.

  1. Mjegullimi i trurit

Së bashku me ndryshimet e humorit dhe lodhjen kronike, mjegullimi i trurit shpesh neglizhohet si një nga simptomat e candida-s. Sidoqoftë, rritja e tepërt e candida mund të shkaktojë mungesë të fokusit, kordinim të dobët fizik, vështirësi në përqendrim dhe kujtesë të dobët.

  1. Infeksionet mykotike të lëkurës dhe thonjve

Infeksionet e këmbëve dhe myku në thonjtë e këmbëve janë infeksione të zakonshme kërpudhore, të cilat burojnë nga e njëjta lloj i  candida-s. Infeksionet e vazhdueshme mund të jenë një shenjë se keni një infeksion sistemik të candida-s.

  1. Çekuilibrimet hormonale

Një çekuilibër hormonal është një nga simptomat e candida-s që shfaqet në shumë probleme të tjera shëndetësore. Sidoqoftë, është e rëndësishme të njihet se si një infeksion mund të shkaktojë menopauzë të hershme, PMS (sindromë post-menstruale), marrdhënie seksuale të “vakëta“ , migrenë, endometriozë, shkarkim i pakët i ujrave, luhatje humori dhe paaftësi për të humbur në peshë.

Kur kemi një rritje të pakontrolluar të kandidës, trupi juaj inflamohet, duke bërë që myku të shtohet dhe të përhapet përtej traktit tretës. Një nga përbërësit e candida-s, në të vërtetë mund të imitojë estrogjenin, duke çuar në një çekuilibër serioz hormonal.

Trajtimi 1: Pastrimi i Candida

Pastrimi i candida ndihmon në largimin nga trupi të candida-s së tepërt përmes shplarjes së sistemit tretës dhe prezantimit të “armiqve“ të shëndetshëm të candida që gjenden në perimet e fermentuara dhe kefir.

Ju në fakt keni dy mundësi për pastrim nga kandida: një pastrim vetëm me lëngje ose një pastrim nëpërmjet ushqimit. Ju gjithashtu mund të zgjidhni një ristart të plotë të zorrëve: duke filluar me pastrimin e hapit një dhe më pas kaloni në pastrimin e hapit dy. I gjithë procesi do të krijojë bazën edhe për fillimin e dietës anti-candida!

Opsioni I: Pastrimi nga Candida vetëm me lëngje (Kohëzgjatja 1-2 ditë)

Filloni duke bërë një supë perimesh me qepë, hudhër, selino, lakër jeshile, kripë dhe ujë të pastër. Lërini të ziejnë dhe kullojini. Hidhini perimet dhe mbani vetëm lëngun, që e vendosni në frigorifer.

Gjatë gjithë ditës, kunsumoni lëngun e vakët të supës; është e domosdoshme që të pini shumë ujë për të ndihmuar trupin tuaj të largojë të gjitha toksinat. Në fakt, ky nuk është një pastrim afatgjatë, ai mund të përsëritet sipas nevojës çdo disa javë. Mund të përdoret gjithashtu si një fillim për dietën më poshtë.

Opsioni II: Perimet në avull (Kohëzgjatja 3-5 Ditë)

Duke eleminuar drithërat, sheqernat, frutat, niseshtenë dhe alkoolin nga dieta juaj për tre deri në pesë ditë, ju mund të bëni përparim të shkëlqyeshëm në luftën tuaj kundër rritjes së tepërt të kandidës.

Kryesisht, hani perime të freskëta dhe organike që janë gatuar me avull. Për këtë fazë pastrimi, mbani larg çdo perime me niseshte si karrota, rrepa, panxhar, patate të ëmbla dhe patate të bardha, të cilat mund të kontribuojnë në nivelet e sheqerit dhe të ushqejnë candidan. Vazhdoni të pini shumë ujë, minimumi 2 litra në ditë, për të ndihmuar në largimin e kandidës dhe nënprodukteve nga sistemi juaj i tretjes.

Gjatë kësaj kohe - jo më shumë se një herë në ditë - ju mund të hani sallata të bëra nga perime me gjethe  si sallata jeshile etj, dhe të marinuara vetëm me pak vaj kokosi dhe uthull molle (ose lëng limoni).

Gjatë pastrimit  të candidës, pavarësisht nga opsionet e mësipërme, mund të përdorni argjilën bentonite (argjila e gjelbër) për të ndihmuar rrethimin e toksinave dhe largimin e tyre me efikasitet nga sistemi juaj tretës.

Trajtimi 2: Dieta për Candida

Kjo është një dietë që jo thjesht për të dekurajuar candida-n; është dietë për t'ju ndihmuar të pastroni trupin tuaj nga candida! Ky është gjithashtu një hap tjetër i shkëlqyer nëse tashmë keni filluar me pastrimin e candidas.

  1. Hapi i parë i dietës është forcimi i sistemit tuaj imunitar përmes eliminimit të sheqerit, alkoolit dhe karbohidrateve të rafinuara. Këto produkte kontribuojnë në rritjen e candidas në trupin tuaj.
  2. Hapi i dytë është të zëvendësoni këto ushqime me perime organike, duke i përfshirë dhe karrotat, patatetet e ëmbla, spinaqin, lakrën dhe shpargujt.

Sipas mjekësisë së lashtë kineze, perimet e ngrohta me niseshte ndihmojnë shpretkën për të pastruar kandidën nga trupi. Edhe pse këto perime nuk janë të rekomanduara gjatë fazës së parë të "pastrimit", dieta e rregullt e candida përfshin perime të vjeshtës që ndihmojnë shpretkën, të tilla si patate të ëmbla, bizele, fasule, thjerrëza, pllaqi, karrota, panxhar, misër, kungull i njomë dhe kungull i verdhë. Këto duhet të jenë burimet kryesore të karbohidrateve që gjithashtu plotësojnë dëshirën tuaj për ëmbëlsira.

Po drithërat? Disa drithëra si quinoa apo elbi dhe misri mund të ndihmojnë në përthithjen e lagështirës së tepërt në zorrë, kështu që një racion në ditë (jo më shumë!) mund të ndihmojnë për shumicën e njerëzve me candida.

E njëjta histori është dhe për ushqimet e ftohta, të cilat nuk duhet të konsumohen më shumë se një herë në ditë. Megjithatë, duhet të dini se psh. një smoothie në të njëjtën ditë me një sallatë nuk është shumë e këshilluar për zorrët. Candida do të largohet nga sistemi juaj tretës më së shumti nga ushqimet e ngrohta.

Si me çdo ushqim, megjithatë, është gjithmonë e rëndësishme të monitoroni se si ndiheni pasi keni konsumuar një vakt kur keni candida. Disa njerëz që vuajnë nga shqetësime të stomakut pasi kanë ngrënë ushqime me përmbajtje niseshteje për shembull, duhet të shmangin perimet me niseshte si misri, bizelet, patatet apo kungujt. Në vend të kësaj, ata duhet të hanë perime jo amidonale - tipike pjesët e lulëzuara të bimës - si marule, shparguj, brokoli, lulelakër, kastravec, spinaq, kërpudha, qepë, speca dhe domate.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe konsumoni sa më pak fruta dhe ëmbëlsues natyralë si shurup panje ose mjaltë.

  1. Shtoni në dietën tuaj bulmetra të fermentuar, mundësisht kefir nga qumështi i dhisë, sepse ushqimet e shëndetshme probiotike mund të vrasin në mënyrë efektive candidan në sistemin tuaj. Probiotikët e tjerë si turshitë, kryesisht lakër turshi janë shtesa të mira në dietën tuaj; po ashtu dhe lëngu i boronicës i pa ëmbëlsuar, sepse krijojnë një mjedis acid që e bën të vështirë candidan të lulëzojë.

Perimet e fermentuara si turshitë përmbajnë mikroflorë që ndihmon në mbrojtjen e zorrëve. Konsumi i rregullt i ushqimeve të fermentuara mund të ndihmojë në përmirësimin e sistemit imunitar, duke e bërë trupin më pak mikpritës për candida. Filloni me një gjysmë filxhani në ditë lakër turshi, ose perime të tjera turshi, si pjesë e një plani të ri ushqimor kushtuar sjelljes së trupit tuaj në një ekuilibër të shëndetshëm.

Dieta Candida ndihmon në sigurimin e baktereve të dobishme, rregullimin e oreksit dhe zvogëlimin e dëshirave tuaja për karbohidrate dhe sheqerna të rafinuar.

Trajtimi 3: Suplemente, Vajra Esencialë dhe Vaj Kokosi

Hulumtimet tregojnë se C. albicans, lloji i candida-s që çon në mbipopullim sistematik të candida-s është shpesh rezistent si ndaj flukonazolit ashtu edhe ndaj itrakonazolit, ilaçeve antifungale të përshkruara më shpesh për candidan.

  1. Vaji i kokosit mund të luftojë në mënyrë efektive kandidën për shkak të vetive të tij antimikrobike. Kombinimi i acidit laurik dhe acidit kaprilik që gjenden në vajin e kokosit, shkatërron candidën e dëmshme përmes gëlltitjes dhe aplikimit lokal.
  2. Bima gjemb gomari (milk thistle) ndihmon në pastrimin e mëlçisë tuaj nga ilaçet që mund të keni marrë nga doktorët (steroidet, kontraceptivët, antibiotikët, etj), ndotja e mjedisit, metalet e rënda dhe mbetjet si nga kimioterapia dhe rrezatimi.

Siç u përmend më lart, disa ilaçe me recetë dhe trajtime të kancerit mund të çojnë në rritje të madhe të kandidës. Gjembi i gomarit, së bashku me dietën candida, mund të ndihmojnë trupin tuaj të rimëkëmbet dhe të krijojnë një mjedis ku candida të pushojë së lulëzuari.

  1. Vitamina C përmirëson funksionin e gjëndrave mbiveshkore dhe ndihmon për të rikuperuar sistemin tuaj imunitar. Rekomandohet 1,000 miligramë të vitaminës C dy ose tre herë në ditë, duke marrë gjithsej 2,000 deri 3,000 miligramë në ditë.
  2. Vaji esencial i karafilit, vaji esencial i rigonit dhe vaji esencial i mirrës ndihmojnë në shkatërrimin e një shumëllojshmërie parazitësh dhe kërpudhash, përfshirë edhe kandidën, në trup. Vaji esencial i livandos gjithashtu frenon rritjen e candida-s dhe është efektiv në parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Për shembull, duke shtuar disa pika vaj esencial karafili ose vaj esencial livandoje të përzier me vaj kokosi, ndihmoni për të vrarë candidan. Për shkak se këto vajra esencialë janë të fuqishëm, ato duhet të merren maksimumi 10 ditë pa ndërprerje.

Gjithashtu, për mykun e gojës, përdorni tre pika vaj karafili me një lugë gjelle vaj kokosi dhe përziejini në gojë për 20 minuta.

Mos u jepni për të pirë vaj esencial karafili fëmijëve nën 2 vjeç. Nëse jeni shtatzënë ose jeni në gji, këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni vaj karafili së brendshmi.

Simptomat e  mundshme gjatë largimit të candidas

Eleminimi i shpejtë i candida-s në trupin tuaj krijon një reagim metabolik që çliron mbi 70 toksina të ndryshme në trupin tuaj. Simptomat që tregojnë pastrimin e kandidës dhe dietën e kandidës përfshijnë:

  • Dhimbje koke
  • Lodhje
  • Marramendje
  • Shtrëngimi i zorrëve duke përfshirë fryrjen e stomakut, gazrat, kapsllëkun dhe të përzierat
  • Djersitje dhe ethe
  • Infeksioni i sinusit
  • Probleme të lëkurës
  • Simptoma tipike të ngjashme me gripin

Nëse filloni të përjetoni simptomat e largimit së candidas, gëzohuni! Këto simptoma zakonisht largohen për 7- 10 ditë. Candida po largohet nga trupi juaj dhe brenda vetëm disa javësh, do të vini re një rritje të energjisë dhe përqendrimit, si dhe lehtësim nga simptomat e tjera që keni përjetuar.

Pasi simptomat tuaja janë qetësuar dhe keni përfunduar pastrimin dhe dietën, duhet të vazhdoni të hani një dietë që është e pasur me proteina dhe perime me shumë fibra dhe të kufizoni drithërat, frutat, sheqerin dhe perimet me përmbajtje të lartë. Vazhdoni të konsumoni turshi dhe kefir për të ndihmuar trupin tuaj të qëndrojë në ekuilibër dhe të mbajë larg candidan. Parandalimi është gjithmonë kryesor.

 

LEXONI DHE: 6 VAJRA ESENCIALË PËR TË LUFTUAR KANDIDAN

 

 

12 trajtime natyrale kundër gripit, dhe ushqimet më të mira.

 Si te trajtojme gripin ne menyre natyrale, vitaminat dhe mineralet qe duhen perdorur

Çdo sezon, gripi prek mesatarisht rreth 8 përqind të popullsisë. Dhe numrat mund të jenë edhe më të lartë nëse përfshijmë dhe personat asimptomatikë.

Fëmijët ka më shumë të ngjarë të sëmuren nga gripi, por gjithashtu dhe njerëzit me një sistem imunitar të dobët ose me mungesa të lëndëve ushqyese mund të jenë më të prirur për t’u prekur nga viruset. Stresi, mungesa e gjumit dhe ekspozimi ndaj toksinave mund të përkeqësojnë simptomat e gripit.

Për fat të mirë, ka ilaçe natyrore të gripit që mund të ndihmojnë në rritjen e sistemit tuaj imunitar për të luftuar gripin ose për të lehtësuar simptomat.

Çfarë është gripi?

Gripi është një sëmundje ngjitëse e frymëmarrjes, e shkaktuar nga virusi i gripit. Këto viruse përhapen përmes ajrit nga personi në person.

Shenjat dhe simptomat e gripit mund të përfshijnë:

  • Ethe
  • Kollitje
  • Rrufë
  • Dhimbje të muskujve ose trupit
  • Dhimbje të fytit
  • Dhimbje koke
  • Lodhje
  • Të vjella
  • Diarre

Edhe pse çdokush mund të marrë gripin, fëmijët e vegjël preken më shpesh nga virusi. Gratë shtatzëna dhe të rriturit 65 vjeç e lart janë në rrezik më të madh për të zhvilluar komplikime serioze të lidhura me gripin për shkak të sistemit imunitar të dobët.

 

Gripi & ftohja e zakonshme

Gripi dhe ftohja e zakonshme janë të dy sëmundje të frymëmarrjes me simptoma të ngjashme, por ato shkaktohen nga viruse të ndryshme. Ndonjëherë, mund të jetë e vështirë të dallosh ndryshimin midis gripit dhe ftohjes, por zakonisht simptomat e gripit janë shumë më intensive.

Me një të ftohtë, është e zakonshme të përjetoni simptoma të buta të ftohjes, si hundë të bllokuara ose që rrjedhin. Gripi ka më shumë të ngjarë të shkaktojë dhimbje trupi, ethe dhe dhimbje koke dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si infeksione bakteriale, pneumoni dhe madje shtrim në spital.

 

12 mënyra shërimi natyrale

Pra, si mund të shpëtoni nga gripi në mënyrë natyrale?  Trajtimet shtëpiake për gripin përfshijnë vitaminat C dhe D, suplemente bimore, vajra esencialë, probiotikë dhe ushqim të shëndetshëm. Provoni këto “ilaçe” natyrore të gripit për t'ju ndihmuar në lehtësimin e simptomave tuaja:

  1. Vitamina C (1.000 mg 1-4 herë në ditë)

Vitamina C ndihmon në funksionin imunitar dhe rrit qelizat e bardha të gjakut. Studimet tregojnë se vitamina C shkurton kohëzgjatjen e ftohjeve dhe gripit dhe mund të ulë numrin e ftohjeve te njerëzit fizikisht aktivë.

Merrni 1,000 miligramë të vitaminës C çdo ditë për të larguar një ftohje ose grip dhe deri në 4,000 miligramë çdo ditë kur po përjetoni simptoma të forta. Vitaminën C mund ta merrni në sasi të vogla nga frutat dhe perimet e gjalla, por mund ta plotësoni nevojën ditore me suplemente bimore vitamine C.

Sigurohuni që vitaminën C ta blini totalisht natyrale, mundësisht pluhur, pasi përthithet më mirë nga organizmi.

  1. Vitamina D3 (2,000 IU në ditë)

Vitamina D prodhohet në trup nga rrezet e diellit dhe rregullon mbarëvajtjen e mbi 2.000 gjeneve, përfshirë ato të sistemit imunitar. Për fat të keq, deri në 90 për qind e njerëzve kanë mungesë të vitaminës D. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura me nivele më të larta të ftohjes, gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes.

Shumë mjekë besojnë se sasitë aktuale të rekomanduara ditore të vitaminës D janë shumë të ulëta dhe se 2,000 njësi në ditë është një zgjedhje më e mirë sesa 200-400 njësi në ditë.

Është e rëndësishme që vitaminën D3 ta blini totalisht natyrale, mundësisht pluhur, pasi përthithet më mirë nga organizmi.

  1. Echinacea (1.000 mg 2-3 herë në ditë)

Kjo barishte mund të ndihmojë trupin tuaj të luftojë infeksionet, por është më mirë ta merrni që në shenjat e para të sëmundjes.

Një ekstrakt i echinacea u testua në një provë të rastësishme dhe të kontrolluar në vitin 2013. Studiuesit zbuluan se ekinacea trajtonte në mënyrë efektive infeksionet e traktit respirator në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë dhe nuk shkaktoi të njëjtën rezistencë si ilaçet e njohura kundër gripit.

Një studim në pacientë të rastësishëm, i dopio-kontrolluar me placebo, i kryer në vitin 2000, tregoi se pirja e pesë deri në gjashtë filxhanë çaj ekinaçea në ditë sapo fillonin simptomat e problemeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, dhe më pas zvogëlimi i sasisë në një filxhan çaj për një periudhë 5-ditore ishte efektive për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit.

Echinacea vepron si një anti-inflamator, i cili mund të ndihmojë në uljen e simptomave bronkiale të ftohjes dhe gripit. Ajo sulmon drejtpërdrejt mykun dhe llojet e tjera të kërpudhave.

Preparate të ndryshme kanë përqendrime të ndryshme të ekinaceas. Disa përgatitje dhe doza të zakonshme përfshijnë:

  • Tableta që përmbajnë 6.78 miligram ekstrakt të ekinaçeas, dy tableta tri herë në ditë
  • 900 miligramë tretësirë ​​e rrënjës së ekinaçea çdo ditë
  • Pesë deri në gjashtë gota çaj ekinacea në ditën e parë të simptomave, dhe pastaj 1 filxhan në ditë pas kësaj
  1. Shtogu (10 ml në ditë)

Besohet se kjo bimë mund të çaktivizojë virusin e gripit dhe të rrit natyrshëm imunitetin. Lulet dhe kokrrat e kësaj bime thuhet se rrisin imunitetin, trajtojnë gripin dhe lehtësojnë dhimbjet e sinuseve.

Shtogu duket se sulmon viruset e gripit dhe zvogëlon inflamacionin bronkial. Një studim paraprak zbuloi se kur 15 mililitra shurup shtogu u mor katër herë në ditë për një periudhë pesë-ditore, ai lehtësoi simptomat e gripit mesatarisht katër ditë më herët sesa ata që merrnin një placebo.

  1. Vaj esencial rigoni (2-3 pika 2 herë në ditë)

Vaji esencial i rigonit ka një efekt të fuqishëm antiviral. Më pëlqen të përdor vajin e rigonit për të luftuar infeksionet virale dhe, megjithëse nuk ka studime të posaçme që vlerësojnë efikasitetin e rigonit mbi gripin në mënyrë specifike, ekzistojnë kërkime të shumta shkencore që tregojnë vetitë e fuqishme antivirale të vajit esencial të rigonit.

  1. Zinku (50–100 mg në ditë)

Zinku ka treguar se mbështet funksionin imunitar për shkak të efekteve të tij antivirale. Funksionon më mirë kur merret në shenjat e para të sëmundjes. Zinku mund të zvogëlojë simptomat e virusit të ftohjes, por sasitë e tepërta nuk janë të mira për ju.

Merrni 50–100 miligramë zink çdo ditë për të shmangur ose trajtuar simptomat e ftohjes dhe gripit.

  1. Majaja e birrës

Ky suplement popullor përmban vitamina B, krom dhe proteina. Kërkimi në Science Direct përshkruan se përdoret për ftohje, grip dhe infeksione të tjera të traktit respirator. Është studiuar se te peshqit, majaja e birrës stimulon imunitetin duke ndikuar pozitivisht në mikrobiomën, e cila gjithashtu mund të përmirësojë funksionin e tretjes.

Hulumtimi i kryer në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Miçiganit zbuloi se një suplement i majasë ishte në gjendje të zvogëlonte ashpërsinë e simptomës së ftohjes dhe gripit dhe të çonte në kohëzgjatje dukshëm më të shkurtër të pacientëve.

  1. Vajra esencialë për gripin

Fërkimi me vaj esencial të mentes (peppermint) dhe temjanit (frankincense) në qafë dhe në shputat e këmbëve mund të rrisë natyrshëm mbrojtjen natyrore të trupit, siç tregohet në studime.

Vaji esencial i karafilit (clove) është gjithashtu një zgjidhje e mirë për të mbrojtur trupin nga infeksioni dhe shpejtimi i shërimit nga gripi. Studimet konfirmojnë se vaji i karafilit ka veti antimikrobike dhe antioksiduese.

  1. Kujdesi Kiropraktik për Parandalimin e Gripit

Gjatë epidemisë së gripit të vitit 1918, pacientët me grip që morën kujdes kiropraktik mbijetuan shumë më lehtë sesa ata që nuk morën. Kjo sepse kujdesi kiropraktik fokusohet në shëndetin e sistemit tuaj nervor, i cili mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit tuaj.

  1. Probiotikët

Rifurnizimi me baktere të dobishme në zorrë mund të ndihmojë në rritjen e sistemit tuaj imunitar në mënyrë të konsiderueshme.

Një studim laboratorik i kryer në vitin 2017 tregoi se një lloj i veçantë i probiotikëve, bakteret Bacillus, demonstroi aktivitet anti-grip, me frenim të plotë të virusit të gripit.

Një përmbledhje sistematike dhe meta-analizë në vitin 2017, e provave të kontrolluara, të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme, vlerësoi efektet e probiotikëve dhe prebiotikëve (si psh. Agave Inulin) në përgjigjen imune ndaj vaksinimit të gripit. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që morën probiotikë dhe prebiotikë treguan përmirësime të konsiderueshme në normat e mbrojtjes së llojit H1N1 dhe H3N2. Kjo sugjeron që marrja e probiotikëve mund të ngrejë imunitetin tuaj.

  1. Merrni Ajër të Pastër

Ambientet e brendshme gjatë dimrit mund të jenë burim i toksinave dhe mikrobeve të përqendruara. Ajri i thatë që thithim ndërsa ngrohim shtëpitë tona gjatë dimrit, i bën rrugët e frymëmarrjes më reaktive dhe më të ndjeshme ndaj viruseve.

Një bonus i shtuar për kohën e kaluar jashtë në dimër është pak shtesë e dritës së diellit që merrni.

  1. Pushoni mjaftueshëm

Studimet theksojnë se gjumi dhe imuniteti janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Gjumi ndikon në sistemin e mbrojtjes së trupit dhe më shumë gjumë ndërsa luftoni një infeksion, mund të promovojë mekanizmat tuaj natyrorë të mbrojtjes dhe të përmirësojë rezultatin e infeksionit.

Plus kësaj, një stimulim i sistemit imunitar shkakton një përgjigje inflamatore natyrore, e cila mund të shkaktojë një rritje në kohëzgjatjen dhe intensitetin e gjumit. Në thelb, trupi juaj ka nevojë për gjumë shtesë për të bërë punën e tij.

  1. Qëndroni të hidratuar

Raportet, në fakt tregojnë se në kundërshtim me besimin popullor, infeksionet e frymëmarrjes mund të mos çojnë drejtpërdrejt në dehidratim. Sidoqoftë, edhe dehidratimi i lehtë mund të shkaktojë lodhje, dhimbje koke dhe dobësi.

Ndonjëherë kur jemi të sëmurë dhe të mbingarkuar, ka më pak të ngjarë që të pijmë mjaftueshëm lëngje. Lëngjet ndihmojnë trupin tuaj për të larguar bakteret dhe viruset nga sistemi juaj. Pini 1.5-2 litra ujë natyral çdo ditë. Uji i ngrohtë mund të jetë qetësues edhe për fytin tuaj.

Çajrat bimorë, si ato të gjelbërta dhe të zeza, janë nxitës të fuqishëm të sistemit imunitar dhe antioksidantë. Mundohuni të pini të paktën një gotë çdo dy orë.

  1. Ushqimet kryesore për shërimin nga gripi

Gjithashtu, këto janë ushqimet më të mira për të konsumuar ndërsa shëroheni nga gripi.

Ushqime të lehta, lehtësisht të tretshme: Përfshini supat me lëng mishi & kockash, perime të gatuara ose çajra bimorë për të ndihmuar në tretjen e ushqimit. Mos e detyroni veten të hani.

Uji: Hidratimi adekuat është çelësi për largimin e virusit nga sistemi juaj.

Ujë i nxehtë me limon, mjaltë dhe kanellë: Mjalti dhe kanella ndihmon në parandalimin e grumbullimit të mukusit dhe ju mban të hidratuar.

Xhenxhefili (xhinxheri): Bëni një çaj xhenxhefili dhe shtoni mjaltë.

Hudhra dhe qepa: Të dyja këto perime ndihmojnë në rritjen e funksionit imunitar.

 

Trajtimi Konvencional

Trajtimi konvencional i gripit përfshin ilaçe dhe vaksina antivirale. Institucionet e Shëndetit rekomandojnë vaksinat e gripit me injeksion për të gjithë mbi 6 muajsh. Injeksionet e vaksinave janë në dispozicion si një vaksinë e gripit të inaktivuar (IIV) dhe një vaksinë e gripit rekombinant (RIV).

Ka disa gjëra që duhet të dini para vaksinës së gripit.

  • Vaksina nuk funksionon menjëherë, por duhen rreth dy javë para se të jetë efektive. Kjo është arsyeja pse rekomandohet marrja e vaksinës në vjeshtë, para se sezoni i gripit të jetë në pikun e tij.
  • Një gjë tjetër që duhet të dini është se ju përsëri mund të merrni gripin edhe pse jeni vaksinuar. Virusi që është përdorur për të bërë vaksinën nuk "përputhet" gjithmonë me virusin që po qarkullon në komunitet.
  • Efektiviteti i vaksinës së gripit ndryshon nga viti në vit sepse viruset e gripit ndryshojnë vazhdimisht, dhe ekspertët bëjnë më të mirën e tyre për të zgjedhur viruse për t’u përfshirë në vaksinë shumë muaj para se të fillojë sezoni i gripit. Nuk është e mundur të jesh 100 për qind i sigurt se cilët viruse të gripit do të jenë më të spikatur në çdo stinë të caktuar, kështu që mbrojtja nga një vaksinë gripi nuk është e garantuar.

Ka edhe efekte anësore nga marrja vaksinës së gripit, të tilla si skuqje ose enjtje në vendin e injeksionit, dhimbje trupi dhe ethe.

Disa nga rekomandimet gjatë periudhës së virozave përfshijnë:

  • Të qëndrosh në shtëpi kur je i sëmurë.
  • Qëndrimi në shtëpi nëse keni qenë i ekspozuar ndaj një familjeje të sëmurë ose një anëtari të shtëpisë.
  • Mbulimi i kollës dhe teshtitjeve tuaja me një pecetë.
  • Larja dhe pastrimi i duarve.
  • Mbulimi i hundës ose gojës me një maskë ose shami nëse jeni i sëmurë dhe duhet të jeni pranë të tjerëve në një grumbullim njerëzish në komunitet.

Zbatimi i këtyre sjelljeve mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së gripit.

 

Rreziqet dhe efektet anësore

Nëse ju ose një i afërmi juaj keni komplikime nga gripi, të tilla si pneumonia, ose keni temperaturë të lartë që nuk ulet, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. Nëse ju zë gripi dhe keni një gjendje kronike, të tilla si astma, ose jeni shtatzënë, vizitoni mjekun tuaj.

Gjithashtu mbani në mend se disa simptoma të gripit dhe Covid-19 janë të ngjashme, gjë që e bën të vështirë të dallosh ndryshimin midis dy viruseve. Për këtë arsye, është një ide e mirë të telefononi kujdesin shëndetësor dhe t'i tregoni atij ose asaj për simptomat tuaja përmes telefonit. Pastaj do të këshilloheni se çfarë të bëni më tej.

Shumica e njerëzve shërohen nga gripi brenda disa ditësh deri në më pak se 2 javë. Nëse ende po përjetoni simptoma pas 2 javësh, kontaktoni me kujdesin shëndetësor. Ekziston rreziku i zhvillimit të komplikimeve ose një bashkë-infeksion nga virusi dhe bakteret.

 Per nje imunitet me te forte, perdorni vitamina dhe minerale bimore dhe vegan.

Nëse kërkoni vitamina & minerale tërësisht bimore, klikoni këtu: VITAMINA & MINERALE

 

 

12 TRAJTIME NATYRALE TË DHIMBJEVE TË FYTIT

 

Dhimbja e fytit mund të shfaqet në çdo kohë dhe shkaktohet nga një sërë arsyesh. Disa dhimbje të fytit mund të jenë për shkak të një infeksioni bakterial ose streptokokut, dhe disa janë infeksione virale. Sido që të jetë, dhimbjet e fytit janë shumë ngjitëse dhe është e rëndësishme të trajtohen sapo të zhvillohen simptomat. Fatmirësisht, ka trajtime natyrale kundër dhimbjes së fytit që mund t'i përdorni në shtëpi dhe nuk keni nevojë për receta antibiotikësh për të trajtuar dhimbjet e fytit. Trajtimet kundër dhimbjes së fytit si mjalti i pastër, vitamina C dhe rrënja e jamballit do të ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimit tuaj dhe përshpejtimin e shërimit. Ekzistojnë gjithashtu vajra esencialë të fuqishëm për dhimbjen e fytit që mund të përdoren për përdorim të brëndshëm dhe të jashtëm për të ngadalësuar rritjen e baktereve, për të lehtësuar enjtjen e fytit dhe sekrecionet.

SIMPTOMAT

Dhimbja e fytit është çdo lloj procesi inflamator i fytit dhe bajameve, e cila shkakton dhimbje gjatë gëlltitjes. Çdo vit, mesatarisht 10 - 30 % e njerëzve që paraqiten pranë kujdesit parësor shëndetësor ankohen për dhimbje të fytit.

Shenjat dhe simptomat e dhimbjes së fytit ndryshojnë në varësi të shkakut. Disa probleme të zakonshme të dhimbjes së fytit përfshijnë: 

- dhimbje që përkeqësohet kur gëlltitet ose flet 

- vështirësi në gëlltitje  

- një ndjesi gërvishtjeje në fyt     

- lëndime, gjëndra të fryra në gushë ose nofull     

- bajame të acaruara dhe të skuqura     

- njolla të bardha në bajame     

- zëri i ngjirur

Nëse dhimbjet e fytit (grykës) shkaktohen nga ndonjë infeksion, mund të keni ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi, kollë, rrjedhje hundësh dhe të përziera.

Tek njerëzit e  shëndetshëm, një infeksion i fytit rrallë prodhon pasoja serioze. Do të zhduket vetë, zakonisht brenda një jave.

SHKAQET DHE FAKTORËT E RISKUT

Mikroorganizmat që shkaktojnë dhimbje të fytit mund të jenë bakterialë; më së shpeshti streptokoku, ose viralë; zakonisht rhinovirus. Megjithatë, është e vështirë të bësh dallimin midis dy llojeve të infeksioneve.Infeksionet virale zakonisht vijnë me simptoma të ftohjes ose gripit, si rrufë ose  bllokim hundësh, teshtitje, kollë, temperaturë të lehtë dhe lodhje. Tek të rriturit, infeksionet virale shkaktojnë 85 deri në 90 % të dhimbjeve të fytit.

Simptomat e streptokokut të fytit zakonisht nuk përfshijnë rrufë ose kollë. Zakonisht, shkakton probleme si nyjet limfatike të fryra në qafë, njolla të bardha në bajame, shenja të temperaturës dhe dhimbje fyti, veçanërisht kur gëlltiteni.

Nëse keni streptokok, mund të keni edhe një skuqje dhe njolla të kuqe në pjesën e pasme të fytit tuaj. Fëmijët nga mosha 5 deri në 15 vjeç janë më të rrezikuarit nga zhvillimi i streptokokut, ndërsa tek të rriturit, shkakton vetëm  10 % të dhimbjeve të fytit.Përveç infeksioneve  nga streptokoku, dhimbja e fytit mund të jetë gjithashtu një shenjë e bajameve (tonsilitis). Sigurisht, streptokoku mund të shkaktojë acarim të bajameve, kështu që shpesh mund të jetë një kombinim i këtyre dy shkaqeve që çojnë në një dhimbje të fytit. Nëse keni infeksione kronike të bajameve, mund të hiqen përmes operacionit. E njëjta gjë është e vërtetë me mononukleozën. Mononukleoza mund të jetë një faktor kontribues në dhimbjen e grykëve, shpesh me njolla në bajame, të cilat mund të duken si streptokok. Mund të jetë e vështirë të dallosh midis streptokozës dhe mononukleozës, kështu që këshillohet të vizitoheni te mjeku juaj për të përcaktuar diagnozën e duhur.Ndonjëherë një dhimbje e fytit mund të jetë rezultat i refluksit nga stomaku ose alergjive të ndryshme. Gjatë refluksit, acidi ngjitet nga stomaku në ezofag, gjë që mund të rezultojë në acarim dhe dhimbje të fytit. Disa simptoma të tjera të refluksit të acidit gastrik përfshijnë tharjen e gojës, vështirësi në gëlltitje, ngjirurit e zërit, kthim të acideve ose ushqimeve, shije të hidhur në gojë dhe djegie urthi.Disa ushqime ose shkaktarë mjedisorë mund të shkaktojnë një reaksion alergjik, duke rezultuar në një dhimbje dhe irritim të grykëve. Simptomat e alergjisë sezonale përfshijnë gërvishtje dhe dhimbje të fytit, lotim të syve, sekrecione, teshtitje, gudulisje dhe rrjedhje hundësh dhe/ose acarim në veshit. 

TRAJTIMI KONVENCIONAL

Për fytin streptokokun, zakonisht përshkruhet një trajtim 10-ditor me antibiotikë (kryesisht penicilinë) për të mbrojtur kundër ndërlikimeve të etheve reumatike. Ethet reumatike mund të shfaqen afërsisht 20 ditë pas infeksionit nga streptokoku dhe mund të shkaktojnë dëmtim të valvulave të zemrës. Megjithatë, duke qenë se rastet e etheve reumatike kanë rënë në mënyrë dramatike në vitet e fundit, mjeku përshkruan antibiotikë më të rinj dhe për një kohëzgjatje më të shkurtër, zakonisht 3-6 ditë, që janë po aq efektivë. Studimet tregojnë se antibiotikët mund të kenë një efekt  të dobishëm, duke përmirësuar simptomat e dhimbjes së fytit për 3 - 4 ditë dhe duke reduktuar kohëzgjatjen e sëmundjes me rreth gjysmë dite.

Gjithsesi, studimet mbi pacientët e trajtuar dhe të patrajtuar me antibiotikë për dhimbjet e fytit kanë treguar se 90 % e pacientëve të patrajtuar janë ndjerë më mirë deri në fund të javës së parë, pothuajse e njëjtë me përqindjen e atyre që trajtohen me antibiotikë.

Disa medikamente pa recetë që  përdoren për të lehtësuar dhimbjen e fytit  janë acetaminofeni dhe ibuprofeni. Kini parasysh se shumë lloje medikamentesh pa recetë përmbajnë acetaminofen, kështu që duhet  të jeni të sigurt që të mos i merrni në të njëjtën kohë me medikamente të tjera me këtë përmbajtje, për të ulur rrezikun e mbidozimit të acetaminofenit. Mos merrni më shumë se 4000 miligramë në ditë.

Sprej për hundë të bllokuara dhe tableta për fytin përdoren gjithashtu për të qetësuar dhimbjen, irritimin dhe shqetësimet e fytit.

TRAJTIMI NË MËNYRË NATYRALE

Pyesni veten se si të hiqni qafe dhimbjen e fytit në mënyrë natyrale? 12 trajtimet më të mira natyrale të dhimbjes së fytit janë:

  1. Mjalti natyral

Mjalti i papërpunuar ka veti anti-inflamatore dhe antimikrobike që mund të ndihmojnë në trajtimin e problemeve të frymëmarrjes dhe dhimbjeve të fytit. Mund të qetësojë në mënyrë natyrale fytin dhe të lehtësojë enjtjen. Përfitimet e tjera të mjaltit të pastër përfshijnë aftësinë e tij për të reduktuar sekretimin e mukusit dhe kollitjen, të cilat mund të shoqërohen me dhimbje të fytit. Sipas një studimi të publikuar në Gazetën Iraniane të Shkencave Mjekësore, mjalti ka një efekt frenues në rreth 60 lloje bakteresh dhe disa lloje kërpudhash dhe virusesh. Ai gjithashtu ka aftësi të fuqishme antioksiduese për shkak të një game të gjerë përbërësish duke përfshirë fenolet, peptidet, acidet organike dhe enzimat. Shtoni mjaltë të papërpunuar në ujë të ngrohtë ose çaj, ose shtoni 2-3 pika vaj esencial limoni, për të krijuar një ilaç natyral të shpejtë të dhimbjes së fytit.

2. Lëngu i mishit

Konsumimi i lëngut të mishit do t'ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar pasi mbështet sistemin tuaj imunitar në mënyrë që të shëroheni më shpejt. Lëngu i kockave është i pasur me lëndë ushqyese, të lehta për t'u tretur, të pasura me shije dhe nxisin shërimin. Ato përmbajnë minerale esenciale në forma që trupi juaj mund t'i absorbojë lehtësisht, duke përfshirë kalciumin, magnezin dhe fosforin. Sipas studiuesve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraskës, aminoacidet që prodhohen gjatë përgatitjes së lëngut të pulës reduktojnë inflamacionin në sistemin e frymëmarrjes.

  1. Vaj esencial limoni

Vaj Esencial Limoni i certifikuar BioVaji esencial i limonit ka fuqinë për të pastruar toksinat nga çdo pjesë e trupit. Aktiviteti i tij antibakterial dhe anti-inflamator e bën atë një trajtues shumë efektiv për dhimbjet e fytit. Ky vaj ka permbajtje të lartë të vitaminës C, e cila rrit funksionin imunitar dhe rrit sekretimin e pështymës, duke ndihmuar në mbajtjen e fytit të lagësht. Thjesht shtoni 1-2 pika vaj limoni në ujë të ngrohtë ose çaj. Ju gjithashtu mund të thithni vaj limoni direkt nga shishja, ose të vendosni 5-10 pika në një difuzor në shtëpi.

  1. Vaj esencial eukaliptus

Vaj Esencial Eukalipti i certifikuar BioVaji i eukaliptit është një nga trajtimet më të dobishme për dhimbjen e fytit për shkak të aftësisë së tij për të rritur imunitetin, për të siguruar mbrojtje antioksiduese dhe për të përmirësuar qarkullimin e frymëmarrjes. Hulumtimet e publikuara në Pharmaceutical Biology tregojnë se vaji i eukaliptit përdoret si një antiseptik dhe për lehtësimin e simptomave të dhimbjes së fytit, kollës, të ftohtit dhe infeksioneve të tjera. Për të lehtësuar dhimbjen e fytit me vaj eukalipti, dy herë në ditë shtoni 1-2 pika vaj esencial eukalipti në një lugë çaji me vaj ulliri, kokosi, etj. dhe pijeni. Ose përdorni atë me një difuzor, ose duke aplikuar 1-3 pika në fyt dhe gjoks dhe masazhuar deri sa të përthithet plotësisht. Ju gjithashtu mund të bëni gargarë me vaj eukalipti dhe ujë. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorni një vaj bartës, si vaji i kokosit, për të holluar eukaliptin përpara përdorimit të jashtëm. (Shmangni përdorimin tek fëmijët shumë të vegjël.)

  1. Hudhra

Alicina, një nga përbërësit aktivë të hudhrës së freskët, ka një sërë vetish antimikrobike. Alicina në formën e saj të pastër shfaq aktivitet të fuqishëm antibakterial kundër një game të gjerë bakteresh, duke përfshirë dhe E Coli që është rezistent ndaj një sërë medikamentesh farmaceutike. Gjithashtu hudhra ka treguar veti të forta antivirale, antifungale dhe antiparazitare. Për të përdorur hudhrën e papërpunuar si një nga ilaçet shtëpiake për dhimbjen e fytit, shtoni atë në ushqimin tuaj gjatë gjithë.

  1. Uji

Hidratimi i duhur është çelësi për të larguar virusin ose bakteret nga trupi juaj dhe për të mbajtur fytin tuaj të hidratuar. Mundohuni të pini të paktën 1 gotë ujë çdo dy orë. Ju gjithashtu mund të pini ujë të ngrohtë, vetëm ose me limon, xhenxhefil ose mjaltë. Në fakt, një studim i vitit 2008 i kryer në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se pijet e ngrohta ofrojnë lehtësim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm nga simptomat e ftohjes së zakonshme dhe gripit, duke përfshirë dhimbjen e fytit.

  1. Vitamina C

Vitamine C natyraleVitamina C ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit imunitar dhe rrit qelizat e bardha të gjakut. Plus, studimet tregojnë se vitamina C shkurton kohëzgjatjen e simptomave në problemet e frymëmarrjes, veçanërisht te njerëzit nën stres fizik. Sapo të shfaqni shenja të dhimbjes së fytit, merrni 1000 miligramë vitaminë C në ditë dhe konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C  si kivi, luleshtrydhe, portokall, lakër jeshile dhe gujava. Nëse keni dhimbje fyti kur hani ushqime të forta, provoni të pini një smoothie.

  1. Echinacea

Shumica e përbërësve kimikë të kësaj barishte janë stimulues të fuqishëm të sistemit imunitar që mund të ofrojnë vlera të rëndësishme terapeutike. Hulumtimet e kryera në Universitetin e Connecticut-it sugjerojnë se konsumimi i echinacea zvogëlon shanset për t'u prekur nga ftohja e zakonshme me 58 % dhe zvogëlon kohëzgjatjen e ftohjes së zakonshme me 1.4 ditë. Kjo dëshmon se echinacea ka veti antivirale dhe mund të ndihmojë trupin tuaj të luftojë infeksionet që çojnë në dhimbje të fytit.

  1. Rrënja e jamballit

Benefitet e rrënjës se jamballit janë  të shumta për dhimbjen e fytit ose kollën, sepse është një ekspektorant i fuqishëm, duke ndihmuar në lirimin dhe nxjerrjen e sekrecioneve nga fyti. Zbut irritimin dhe zvogëlon inflamacionin e bajameve, duke e bërë rrënjën e jamballit një ilaç efektiv për dhimbjet e fytit. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se rrënja e jamballit ka aktivitete të fuqishme antivirale dhe antimikrobike. Shumë studime zbuluan se disa përbërës të kësaj barishte të zakonshme ishin përgjegjës për këto aktivitete nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm, për shkak të  20 triterpenoideve dhe gati 300 flavonoideve të pranishme në rrënjën e jamballit. Flavonoidet, veçanërisht kalkonet, luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e infeksionit bakterial duke ulur shprehjen e gjeneve bakteriale, duke penguar rritjen e baktereve dhe duke reduktuar prodhimin e toksinës bakteriale.

10. Zinku

Zink, selen, vitamine C per rritje imunitetiZinku ka shumë benefite për sistemin imunitar dhe ka efekte antivirale. Kur merret për të paktën pesë muaj, zinku mund të zvogëlojë rrezikun për t'u sëmurur nga ftohja e zakonshme, e cila shoqërohet me dhimbje të fytit. Marrja e zinkut sapo ndiheni të sëmurë mund të përshpejtojë procesin e shërimit, veçanërisht kur merret në shenjat e para të sëmundjes. Hulumtimet tregojnë se zinku mund të ndërhyjë në procesin molekular që shkakton grumbullimin e mukusit dhe baktereve në kanalet e hundës. Për shkak të ngarkesës së tij elektrike, zinku jonik ka aftësinë të ushtrojë një efekt antiviral duke ndërvepruar me receptorët në qelizat epiteliale të hundës dhe duke bllokuar efektet e tyre.

  1. Probiotikët

Studimet tregojnë se suplementet probiotike zvogëlojnë numrin e pacientëve që kishin një ose më shumë infeksione të traktit të sipërm respirator dhe reduktimin e përdorimit të antibiotikëve. Në një studim të vitit 2010, 638 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç që ndiqnin një parashkollor ose çerdhe komunitare u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme për të marrë  një pije që përmban llojin probiotik Lactobacillus casei ose një placebo për 90 ditë. Përdorimi i probiotikëve rezultoi në reduktimin e infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Rezultate të ngjashme u panë në një studim tjetër që përfshinte 742 fëmijë mbi një vjeç, të cilët konsumuan 100 mililitra produkt qumështi të fermentuar, i cili reduktoi  shfaqjen e problemeve të frymëmarrjes.

  1. Gjumi

Të flesh  në mënyrë dhe sasi të duhur është thelbësore për të kapërcyer dhimbjen e fytit. Në fakt, mungesa e gjumit mund të jetë po aq e keqe për shëndetin tuaj sa të hani keq dhe të mos ushtroheni. Flini 9 deri në 10 orë gjumë derisa të filloni të ndiheni mirë. Sipas studimit të publikuar në Archives of Internal Medicine, cilësia e gjumit mendohet të jetë një tregues i rëndësishëm i imunitetit dhe ndjeshmërisë ndaj ftohjes së zakonshme. Në një eksperiment, 153 personave të rritur ju dhanë pika në hundë që përmbanin rinovirus. Pjesëmarrësit vlerësuan simptomat e tyre të sëmundjes çdo ditë, duke përfshirë dhimbjen e fytit, bllokimi i hundëve, bllokimin e gjoksit, dhimbjet e sinuseve dhe kollën. Të dhënat treguan se ata me që bënin një gjumë të keq dhe flinin më pak, në javët para ekspozimit ndaj rinovirusit kishin rezistencë më të ulët ndaj sëmundjeve.

Këshilla:

Nëse fëmija juaj zhvillon simptoma të rënda si vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në gëlltitje ose jargëzim i pazakontë (që mund të nënkuptojë se nuk është në gjendje të gëlltisë), kontaktoni menjëherë shërbimin e kujdesit shëndetësor. Për të rriturit, shkoni te mjeku nëse keni ethe më të lartë se 38.5oC, ose nëse keni vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje. Nëse simptomat e dhimbjes së fytit nuk largohen pas një jave, telefononi mjekun tuaj.

PËRMBLEDHJE

  • Dhimbja e fytit është çdo lloj procesi inflamator i fytit dhe bajameve që shkakton dhimbje gjatë gëlltitjes.
  • Simptomat e zakonshme të dhimbjes së fytit përfshijnë dhimbje që përkeqësohet gjatë gëlltitjes, gjëndra të fryra në qafë ose nofull, bajame të enjtura, të skuqura dhe njolla të bardha në bajame. Lajmi i mirë është se ekzistojnë shumë trajtime kundër dhimbjes së fytit.
  • Ilaçet konvencionale të dhimbjes së fytit në përgjithësi përfshijnë antibiotikët, si penicilina, dhe qetësuesit e dhimbjeve që jepen pa recetë.
  • Ka suplemente, ushqime dhe vajra esencialë që veprojnë si medikamente natyrale kundër dhimbjeve të fytit. Disa nga këto trajtime kundër dhimbjes së fytit përfshijnë Echinacea, lëngun e mishit, probiotikët, vaji esencial i eukaliptit dhe vaji esencial i limonit.

Vajra esenciale 100% te paster te certifikuar bio organike

 

Kërpudha Reishi: Lufton kancerin, Rrit imunitetin & Detoksifikon mëlçinë

Kerpudha ReishiReishi është një kërpudhë medicinale e përdorur prej qindra vitesh për aftësinë e tij shëruese, si dhe konsiderohet si një superfood. E njohur gjithashtu si Ling Zhi, kjo kërpudhë është anti-inflamatore dhe lidhet me jetëgjatësinë, nxit imunitetin dhe qartësinë mendore, duke e merituar emrin “mbreti i kërpudhave”.

Kërpudha Reishi konsiderohet si bimë adaptogjene, duke e ndihmuar trupin të përballojë efektet negative si stresi, rritja e inflamacionit, nivelet e ulta të energjisë, dëmtimi i vazave të gjakut dhe mosbalancimi i  niveleve hormonale. Studimet kanë treguar se kërpudha Reishi ka aftësi antioksidative e cila ndihmon në forcimin e përgjigjes trupore kundra kancerit, sëmundjeve autoimune, sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe infeksioneve.

Këto janë vetëm disa nga efektet e Reishit. Jeni gati të mësoni më tepër? Le të shohim së bashku pse duhet patjetër ta shtoni këtë kërpudhë mbrekullibërëse në rutinën tuaj.

Çfarë është kërpudha Reishi?

Një nga përfitimet e kërpudhës Reishi është se mund të japë efekte pozitive të panumërta dhe të mos shkaktojë efekte anësore. Njerëzit, pak kohë pas përdorimit të kësaj kërpudhe, ndjejnë përmirësime të menjëhershme në nivelin e energjisë, fokusin mendor dhe në humor, si dhe një reduktim të dhimbjes, alergjisë, problemeve digjestive dhe infeksioneve. Kërpudha Reishi rritet në disa vende në Azi si: Kinë, Kore dhe Japoni. Mund ta gjeni në formë suplementi, tretësire ose pluhuri.

Kërpudha Reishi, e cila njihet me emrin shkencor Ganoderma lucidum, rritet mbi tokë dhe prodhon një “trup frutor” sëbashku me fijzat (micelat), të cilat shndërrohen në ilaçe bimore, tretësira, çaj, pluhur dhe ekstrakt.

Në historinë e Mjekësisë Tradicionale Kineze, kërpudhat e rritura Reishi thaheshin, priteshin në pjesë të vogla dhe zjeheshin në ujë të nxehtë ku më pas përdoreshin si supë ose çaj. Sot industria e përpunon Reishin me metoda të tjera, në të cilat Reishi i nënshtrohet disa herë presionit të lartë, duke lejuar përbërësit aktivë të ekstraktohen për të formuar tretësirë.

Efektet potenciale të kërpudhës Reishi përfshijnë mbrojtjen anti-kancerogjene, përmirësimin e funksioneve të mëlçisë, shëndet më të mirë të zemrës, rregullon sheqerin në gjak dhe redukton astmën, alergjitë dhe infeksionet.

Faktet nutricionale të Reishit

Në formën e suplementit, Reishi përmban shumë pak ose aspak kalori dhe një sasi të vogël fibrash dhe proteina. Gjithsesi vlerat e vërteta vijnë nga përbërësit të cilët nuk janë të listuar në përmbledhjen nutricionale.

Kërpudha Reishi është e pasur me antioksidantë dhe komponentë që promovojnë shëndetin si polisakaridet dhe triterpenet. Këta komponentë të fuqishëm lidhen me aftësitë çudibërëse të kërpudhës Reishi si, vetitë anti-inflamatore, anti-kancer dhe anti-diabet.

Si vepron kërpudha Reishi në luftimin e sëmundjeve

Për gjatë disa dekadave, shumë studime të ndryshme në Japoni, Kinë, Amerikë dhe Angli kanë demostruar se kërpudha Reishi është e aftë të mbrojë trupin nga një sërë sëmundjesh duke përfshirë:

  • inflamacionin
  • lodhjen/këputjen trupore(sindromi i lodhjes kronike)
  • infeksione të njëpasnjëshme (të traktit urinar, bronkite, infeksione respiratore, etj.)
  • sëmundje të mëlçisë
  • alergji nga ushqimi dhe astma
  • probleme digjestive, ulçera të stomakut dhe sindroma e zorrës së përshkueshme
  • masat tumorale dhe kanceri
  • çrregullime të lëkurës
  • çrregullime autoimmune
  • diabeti
  • viruse, gripi, HIV/AIDS ose hepatiti
  • sëmundje të zemrës, hipertensioni, tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë
  • çrregullime të gjumit dhe pagjumësia 
  • ankthi dhe depresioni

Për shkak se vepron si një “modulator imunitar”, kërpudha Reishi ndihmon në ribalancimin hormonal, duke rregulluar hemostazën dhe aktivitetin e sistemit imunitar, duke ndihmuar në luftimin e kancerit dhe qelizave kancerogjene. Studimet kanë treguar se kjo kërpudhë sillet si një substancë normalizuese, rregullon shumë funksione qelizore, ku përfshihet sistemi hormonal (endokrin), imunitar, kardiovaskular, qëndror nervor dhe sistemi tretës.

Një nga përfitimet e kërpudhës Reishi është se mund të japë efekte pozitive të panumërta dhe të mos shkaktojë efekte anësore. Njerëzit, pak kohë pas përdorimit të kësaj kërpudhe, ndjejnë përmirësime të menjëhershme në nivelin e energjisë, fokusin mendor dhe në humor, si dhe një reduktim të dhimbjes, alergjisë, problemeve digjestive dhe infeksioneve.

Sekreti pas potencialit shërues? Janë disa përbërës aktivë të kërpudhës Reishi, si beta-glukani, që sillet si rregullues të hormoneve në trup, polisakaridet të cilat luftojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene si dhe disa substanca acide të quajtura triterpene të cilat luftojnë alergjitë.

Zbulimet e fundit pohojnë se kërpudha Reishi mund të zvogëlojë inflamacionin dhe rrisë çlirimin e qelizave natyrale vrasëse të cilat eleminojnë qelizat mutante nga trupi. Kjo e bën perfekte për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe vepron si një  trajtues natyral kundra kancerit. Janë disa mënyra sesi vepron Reishi për të promovuar një shëndet të mirë:

  • aktivizon receptorët citotoksik (NKG2D/NCR)
  • ndalon proliferacionin e qelizave
  • shtypja e faktorit të rritjes endoteliale vaskulare
  • rrit kapacitetin antioksidues të plazmës
  • rrit përgjigjen imunitare
  • konvertimi i testosteronit të tepërt në dihidrotestosteron

Shiko Ofertat

7 efektet çudibërëse të kërpudhës Reishi

  1. Ka veti të fuqishme Anti-Kancer

Ashtu si ushqimet e tjera anti-inflamatore, Reishi është e pasur me nutrientë të rëndësishëm si antioksidantë, beta-glukan dhe aminoacide. Hulumtuesit besojnë se një nga komponentët më të mirë të kërpudhës Reishi janë polisakaridet, të cilat janë nutrientë të tretshëm në ujë që gjenden tek karbohidratet dhe kanë veprim anti-tumoral.

Polisakaridet, të cilat gjenden dhe në perime si patatja e ëmbël ose panxhari, janë substanca imuno-moduluese. Ato përmbajnë një komponent që e ndihmon kërpudhën Reishi të mbrojë ADN-në dhe të stopojë mutacionin qelizor ndërkohë që ruan qelizat e shëndetshme të trupit. Sipas disa studimeve disa kërpudha medicinale ndihmojnë në luftimin e kancerit pasi polisakaridet kanë një efekt biologjik të rëndësishëm si antioksidativë, neuroprotektivë, radio-protektivë, anti-diabetik, anti-osteoporozë dhe anti-lodhje.

Testet laboratorike kanë treguar se triterpeni i gjendur tek Reishi ka gjithashtu veti anti-kancer, që është një nga arsyet pse ushqimet e pasura me antioksidantë si kungulli, manaferrat dhe orizi integral, kanë një reputacion shumë të mirë në promovimin e shëndetit.  Ky komponent ndalon formimin e kancerit dhe metastazave. Beta-glukani gjithashtu ndihmon në ndalimin e formimit të qelizave kancerogjene duke bllokuar rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene dhe rritjen e aktivitetit të sistemit imunitar.

Studimet kanë treguar rezultate premtuese në parandalimin e kancerit të gjirit, ovareve, prostatës, mëlçisë dhe mushkrive, disa herë e kombinuar edhe me trajtime të tjera.

Hulumtuesit kanë vënë re se Reishi ka efekte antiproliferative dhe kemiopreventive, duke ndihmuar në efektet anësore të kemioterapisë si ulja e imunitetit, të vjellat, që e bëjnë kërpudhën Reishi një nga ushqimet më të fuqishme anti-kancer.

  1. Përmirëson funksionet e mëlçisë

Mëlçia është një nga organet më vitale të trupit tonë i cili është përgjegjës për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit, procesimin dhe ruajtjen e qarkullimit të gjakut dhe nutrientëve.

Kërpudha Reishi vepron si adaptogjen i cili përmirëson funksionet e mëlçisë dhe parandalon sëmundjet, duke i mundësuar trupit të eleminojë toksinat dhe bakteret në mënyrë efiçente, dhe të përmirësojë imunitetin kundrejt sëmundjeve që mund të zhvillohen me kalimin e kohës. Sipas një studimi të vitit 2013 në International Journal of Medicinal Mushrooms u zbulua se Reishi ka efekt hepatoprotektiv në dëmtimin akut të mëlçisë, pasi ka veti antioksidative, si dhe lufton përgjigjen e sistemit imunitar që të ngadalësojë funksionet e mëlçisë.

  1. Promovon shëndetin e zemrës

Triterpeni i gjendur në kërpudhën Reishi ka aftësi të ulë presionin e lartë të gjakut si dhe kolesterolin, duke ulur kështu edhe inflamacionin brenda enëve të gjakut, dhe duke stabilizuar balancimin hormonal. Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli mund të shkaktohen nga probleme hormonale, si çrregullime të tiroideve apo niveli i lartë i stresit, por kërpudha Reishi mund të ndihmojë në rivendosjen e niveleve optimale hormonale dhe të forcojë sistemin kardiovaskular.

Arsyeja pse ulë presionin e lartë të gjakut është se ekstrakti i kërpudhës Reishi përmirëson qarkullimin, ul inflamacionin i cili përkeqëson problemet e zemrës dhe parandalon bllokimin arterial duke mbajtur kolesterolin nën kontroll.

  1. Balancon nivelin hormonal

Kërpudha Reishi vepron si adaptogjen, që do të thotë se ndihmon trupin të përballojë stresin në një mënyrë më të lehtë dhe ndihmon në rregullimin e nivelit hormonal. Disa studime kanë zbuluar se kërpudha Reishi normalizon receptorët e disa hormoneve, kjo gjë mund të jetë esenciale dhe për trajtimin e kancerit.

Studime të tjera kanë treguar se ka një efekt mbrojtës dhe impakt në sistemin endokrin, ku përfshihen gjendrat në të gjithë trupin, përgjegjëse për prodhimin e hormoneve. Kjo ka një ndikim të gjerë në shëndet pasi sistemi endokrin ka një impakt direkt në metabolizëm, rritje, gjumë, humor dhe funksionet seksuale.

  1. Stabilizon sheqerin në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të sjellë shumë efekte të padëshirueshme në trup si lodhje, ulje të peshës trupore dhe urinim të shpeshtë. Disa studime kanë treguar se kërpudha Reishi ka veti anti-diabetike, duke ndihmuar në normalizimin e sheqerit në gjak duke shmangur kështu edhe efektet anësore.

Për shembull në një studim të bërë në Taivan, u pa se kërpudha Reishi ishte e aftë të ulte nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinës tek minjtë. Gjithashtu ndihmoi në modifikimin e niveleve të enzimave të përfshira në kontrollin e sheqerit në gjak, duke përmirësuar mënyrën sesi trupi e përdor insulinën të transportojë sheqerin në qarkullim në qeliza të përdoret si lëndë rezervë.

  1. Lufton alergjitë dhe astmën

Një nga përbërësit aktivë të kërpudhës Reishi është triterpeni, një tip acidi ganoderik i cili redukton alergjinë dhe reaksionin e histaminës, lidhur me astmën. Për këtë arsye kërpudha Reishi përdoret shpesh si një mënyrë e sigurtë dhe efektive për të luftuar astmën.

Triterpeni ul reaksionet alrgjike për shkak të mënyrës sesi vepron në sistemin imunitar, forcon organet e tretjes, mbron muret e zorrëve, ul inflamacionin, pengon çlirimin e histaminës, përmirëson përdorimin e oksigjenit dhe përmirëson funksionet e mëlçisë.

  1. Mbron nga infeksionet dhe viruset

Kërpudha Reishi konsiderohet si substancë natyrale antivirale, antibakteriale dhe antifungale falë komponentëve aktivë që ajo përmban. Për shembull, përveç se lehtëson alergjinë, triterpeni ofron mbrojte kundër infeksioneve mikrobiale, viruseve dhe fungeve. Triterpeni gjendet në shumë ushqime me shije të hidhur.

Për shkak se kërpudha Reishi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul inflamacionin, ajo mund të eleminoj edhe infeksionin, duke reduktuar dhimbjen dhe luftuar lodhjen. Kërpudha Reishi përdoret për të trajtuar simptomat dhe luftuar shkaktarët kryesor të infeksioneve të traktit urinar, hepatitit si dhe HIV/AIDS.

Beteja e kërpudhave: Kërpudha Reishi vs. Kërpudhës Chaga vs. Kërpudhës Shiitake

Nëse keni dyshime në lidhje me konsumimin e kërpudhave, hidhini një sy nutrientëve të fuqishëm që gjenden tek këto kërpudha.

  • Kërpudha Reishi : balancon nivelin hormonal, përmirëson funksionet e zemrës dhe mëlçisë, stabilizon sheqerin në gjak dhe lufton alergjitë, astmën dhe infeksionet
  • Kërpudha Chaga: rrit rezistencën, redukton inflamacionin, stimulon funksionet imune dhe ka veti anti-virale
  • Kërpudha Shiitake: mbështet sistemin imunitar, lufton qelizat kancerogjene, promovon shëndetin e lëkurës, përmban dozë të lartë të vitaminës B

 kerpudhe medicinale chagaKerpudhe medicinale shiitake

Dozimi

Doza e rekomanduar e kërpudhës Reishi varion sipas llojit të suplementit që zgjidhni të përdorni. Konsumimi i kërpudhës së freskët duhet të shkoj nga 25-100 gramë në ditë. Kapsulat dhe pluhuri janë një formë më e koncentruar e cila kërkon një sasi më të vogël për të marrë të njëjtin rezultat.

Studimet kanë treguar se 2-9 gramë pluhur Reishi, është e mjaftueshme për të dhënë efektin e duhur. Gjithsesi duhet të ndiqni instruksionet e listuara në suplementin që do të konsumoni.

Histori/Fakte

Përdorimi i kërpudhës Reishi daton qysh 2,000 vitesh më parë ku dhe quhej “Kërpudha e Pavdekshmërisë”. “Divine Farmer’s Classic of Pharmaceutics” kategorizoi varietet e ndryshme të kërpudhave bazuar në cilën pjesë të trupit ajo ndikonte.

Sipas tekstit:

Chi Zhi (Ganoderma rubra) është e hidhur dhe e balancuar. Nxit funksionin e zemrës, nxit funksionin e trurit, përmirëson memorien. Konsumimi i rregullt i saj mund të sjellë përmirësim të jetës si dhe rritje të jetëgjatësisë. Emri tjetër Dan Zhi (Cinnabar Ganoderma). Rritet në male dhe lugina.

Sot, kërpudha Reishi njihet kudo nëpër botë si një kërpudhë e fuqishme e pasur me vlera. Dita ditës studime konfirmojnë efektin mjekësor që ajo ka, duke e rritur statusin e saj.

Efektet anësore

Për kërpudhën Reishi janë dokumentuar shumë pak efekte anësore. Reishi është klasifikuar si bimë Klasi 1 kur përdoret siç duhet. Në raste të rralla, mund të japë disa shqetësime të vogla digjestive si dhe njolla në lëkurë, por këto efekte largohen shpejt dhe në përgjithësi ndodhin tek njerëzit sensitivë ose të cilët e kanë sistemin imunitar të kompromentuar.

Ndërkohë që kërpudha Reishi është e sigurtë, efektive dhe e tolerueshme nga shumë njerëz, janë disa raste kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit. Sipas disa studimeve, kërpudha Reishi është e sigurtë për të rriturit kur merret nga goja në dozë të kontrolluar për një vit. Është e mundur që kërpudha Reishi mund të jetë shumë e fortë në disa raste, gjë që mund të çojë në toksikim, ndaj duhet të konsumoni Reishi nga kompani serioze dhe me reputacion, dhe mundësisht të jetë e çertifikuar Bio-Organike.

Nëse vini re ndonjë nga efektet anësore të mëposhtme, ndërprisni përdorimin menjëherë dhe konsultohuni me mjekun tuaj për tu siguruar që nuk keni reaksion alergjik ose toksikim:

  • tharje të gojës
  • fyt të thatë ose irrituar
  • ngacmim të zonës nazale
  • probleme digjestive, djegie të stomakut  
  • gjak nga hundët
  • gjakderdhje rektale
  • skuqje të lëkurës

Në rast se jeni shtatëzanë ose në gjidhënie, është më mirë të shmagni përdorimin e kërpudhës Reishi.

Nëse keni çrregullime të gjakut, keni kryer së fundmi ndonje operacion, merrni medikamente për hollimin e gjakut, tensionin, ilaçe kemioterapeutike ose imunosupresor, mos përdorni kërpudhën Reishi, pasi mund të rrisë presionin e gjakut, dhe të shtojë gjakderdhjen.

Përmbledhje

  • Kërpudha Reishi është një kërpudhë e fuqishme e cila sjell shumë efekte pozitive në shëndetin e trupit tonë.
  • Disa nga benefitet e saj janë, përmirëson shëndetin e mëlcisë dhe zemrës, mbron nga alergjia, astma dhe infeksionet si dhe parandalon kancerin. Kërpudha Reishi ndihmon gjithashtu në balancimin e nivelit hormonal si dhe mban nën kontroll sheqerin në gjak.
  • Kërpudha Reishi gjendet në disa forma, supplement, kapsulë, pluhur, ekstrakt dhe tretësirë.
  • Kërpudha Reishi konsiderohet e sigurtë, por mund të jap edhe efekte anësore dhe të kundërveprojë me disa medikamente.
  • Mund ta shtoni këtë kërpudhë mjekësore në supë, çaj apo kafe për të marrë vlerat nutricionale të saj.

12 trajtimet për aknet që mund ti realizoni në shtëpi!  

Lëkura është reflektim i shëndetit tonë, ndaj lëkura e bukur, me shkëlqim vjen si pasojë e kujdesit të duhur, hidratimit dhe ushqyerjes së mirë. Nga ana tjetër, lëkura me akne, me pika të zeza ose probleme të tjera tregon dëmtime oksidative, kequshqyerje dhe disbalancë hormonale, duke e bërë të nevojshme gjetjen e zgjidhjeve në shtëpi për aknet.

Sipas American Academy of Dermatology, aknet janë gjendja më e zakontë e lëkurës. (1) Më shumë se 85% e adoleshentëve, përjetojnë disa tipe aknesh, por disa herë edhe adultët hasen me këto probleme. Pothuajse gjysma e adoleshentëve dhe të rinjve kërkojnë ndihmë profesionale tek dermatologu për të rregulluar këtë gjendje.

Nga më të lehtat tek më të rëndat, aknet mund të jenë të dhimbshme dhe shpërthyese në faqe, kurriz, gjoks apo krahë. Nëse lihen pa trajtuar, aknet mund të cojnë në vetëvlerësim të ulët dhe hiperpigmentim ose shenja. Gjenetika, ndryshimet hormonale, mungesa e gjumit dhe stresi janë faktorë kontribues në shfaqjen e akneve.

Lajmi i mirë është: ka shumë mënyra natyrale për të eleminuar aknet, pikat e zeza dhe hiperpigmentimin si pasojë e shenjave nga aknet. Më poshtë do t’ju tregojmë mënyrat sesi të eleminoni aknet. Nëse ju jeni një person i cili zgjedh të përdor medikamente të rrezikshme në lëkurë, në vënd të zgjidhni produkte natyrale, duhet të dini se pastrimi i lëkurës në mënyrë natyrale është i mundur ashtu si dhe minimizimi i shënjave nga aknet. Një dietë e shëndetshme, aplikimi i vajrave esencialë, pastrimi me kujdes dhe balancimi i hormoneve janë disa nga zgjidhjet për aknet që mund të bëni në shtëpi për të risjellë shëndetin e lëkurës tuaj.

Trajtime kunder renies se flokeve

Cfarë janë aknet?

Akne vulgaris është termi për këtë gjendje të lëkurës që karakterizohen nga aknet. (2) Aknet kategorizohet në dy tipe kryesore: akne jo-inflamatore dhe inflamatore. Aknet përshkruhen si të lehta, të moderuara dhe të rënda, ose mund të klasifikohen me grada I, II, III ose IV. (3)

Tipet kryesore të akneve përfshijnë:

  • Aknet jo-inflamatore - karakterizohen nga puçrrat dhe pikat e zeza, por jo nga kistet/nodulat.
  • Aknet inflamatore - shkaktohen nga një infeksion i vogël si pasojë e bakterit P. Acnes.
  • Aknet cistike (ose ndryshe aknet nodulocistike) - një formë intense e aknes që rezulton në një kist të madh të inflamuar dhe nodula në lëkurë.
  • Aknet fulminans -  formë e rëndë inflamacioni të akneve që prek meshkujt, zakonisht në nofull, gjoks dhe kurriz.
  • Aknet mekanika - shkaktohen nga presioni, nxehtësia dhe fërkimi. Shpesh prek atletët, duke shkaktuar disa gunga të vogla dhe lezione të inflamuara.

Grada e akneve në varësi të tipit të simptomave:

  • Grada I -  shkakton puçrra të vogla të painflamuara, pika të zeza.
  • Grada II -  akne të moderuara që shkaktohen nga çarja e shpeshtë e pustulave dhe papulave.
  • Grada III -  inflamacion, një numër i madh papulash dhe pustulash dhe disa nodula.
  • Grada IV - forma më e rëndë e akneve, shkaktojnë nodula, kiste, pustula dhe papula që shfaqen në faqe, kurriz, gjok, qafë dhe vithe.

Shenjat & Simptomat e Akneve

Simptomat e akneve varen nga tipi specifik i aknes si dhe irritimi/inflamacioni i lëkurës. Simptomat më të zakonshme që shkaktojnë aknet: (4)

  • Pikat e zeza , gjenden në përgjithësi në hundë, ballë ose mjekër.
  • “Pikat e bardha” kokrrat e bardha, formohen nga brenda lëkurës dhe formon një si sipërfaqe të ngritur në lëkurë.
  • Papula dhe pustula (puçrra pa ose me qelb) të cilat janë të vogla ose mesatare dhe rreth tyre lëkura është e kuqe. (5)
  • Kistet ose nodulat, janë puçrra të infektuara dhe të dhimbshme.
  • Shenjat e errëta në lëkurë (hiperpigmentimi).
  • Shenjat, shkaktohen nga nodulat ose kistet.
  • Sensibilitet nga nxehtësia, djersa dhe drita e diellit.
  • Ulje e vetëvlerësimit, ankth dhe depresion.

Shkaqet më të shpeshta të akneve

Shkaqet kryesore të akneve përfshijnë:

  • Pore të bllokuara që shkaktohen nga prodhimi i tepërt i yndyrës, dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Sebumi është tipi i yndyrës që çlirohet nga folikuli i flokut dhe mund të ngecë në sipërfaqe të lëkurës dhe poreve të bllokuara.
  • Bakteriet.
  • Disbalanca hormonale. Për shembull, kur hormoni androgjen rrit prodhimin e yndyrës. Kjo ndodh tek adoleshentët dhe adultët e rinj që vuajnë nga aknet, sidomos femrat me PSM, perioda të çrregullta, në menopauzë të hershme dhe gjendje hormonale të tjera si sindroma e ovareve policistike (PCOS).
  • Dieta e varfër, me ushqime të përpunuara, sheqerna dhe yndyrna të pashëndetshme. 
  • Stres i lidhur me probleme psiqike si depresioni dhe ankthi.
  • Përdorimi i disa medikamenteve si kortikosteroidët, androgjenët, kontraceptivët dhe litiumi. (6).
  • Mungesë gjumi.
  • Lëkurë e irrituar sidomos nga pajisjet ose çantat sportive.
  • Predispozicioni gjenetik.
  • Duhanpirja dhe shkaqe të tjerë të inflamacionit.

Dikur mendohej se aknet prekin vetëm adoleshentët, por që në ditët e sotme janë shumë femra të rritura që preken nga aknet, madje disa nga ato nuk kanë pasur më parë probleme me aknet. Disa femra (edhe meshkuj) kanë akne vetëm gjatë periudhës së adoleshencës, por shumë të tjerë vuajnë nga ato edhe kur rriten, sidomos gjatë periudhave stresuese dhe ndryshimeve hormonale. Shfaqja e akneve tek gratë lidhet me disbalancimin hormonal që ndodh gjatë ciklit menstrual ose në menopauzë, gjithashtu faktorë të tjerë janë stresi, mungesa e gjumit dhe dieta e varfër.

Një shkrim i publikuar në Archives of Dermatological Research provoi se mungesa e gjumit, stresi dhe shumë aspekte të tjera të jetës moderne çojnë në krijimin e akneve tek femrat adulte. Kërkimi vuri në dukje se “jeta moderne” ka shumë stres, si zhurma e automjeteve, presioni socioekonomik dhe stimuj të tjerë. Femrat janë në përgjithësi të prekura nga stresi gjatë rutinës ditore. Femrat gjithashtu kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar çrregullime të tilla si depresioni dhe ankthi. Mungesa e gjumit është një nga faktorët që sjellë pasoja shumë të rënda në shëndet, sidomos në sekretimin hormonal dhe sistemin imunitar. (7)

 

Lexo dhe: SI TË PËRDORIM VAJIN E PEMËS SË ÇAJIT PËR AKNET (Receta për ta përgatitur në shtëpi)

 

Trajtimi konvencional i Akneve

Shumë njerëz preferojnë ti mbajnë aknet, disa të tjerë nga bezdia që ato japin marrin medikamente ose trajtime kimike që japin efekte anësore ose që mund të mos funksionojnë fare. Dermatologet mund t’ju përshkruajnë medikamente për të trajtuar aknet, xhel, locione, pastrues apo antibiotikë. Kimikatet e përdoruar pa kriter, dhe produktet për aknet mund të çojnë në irritim të lëkurës sensitive ose të inflamuar, kështu që përdorimi i tyre nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur ose e sigurt.

Sipas mjekëve, kush është medikamenti më i mirë për trajtimin e akneve?

  • Dy produkte kryesore që përdoren për trajtimin e akneve quhen peroksid benzoil dhe acidi salicilik. Të përdorshme janë edhe derivatet e koncentruara të vitaminës A si sulfuri ose komponentët e zinkut.  
  • Peroksidi benzoil ndihmon në eleminimin e e baktereve që gjenden brenda poreve. Kjo do të reduktojë infeksionin, skuqjen dhe inflamacionin dhe disa herë mund të shkaktojë reaksione negative si tharje, djegie dhe rrjepje të lëkurës. Gjithmonë filloni me një koncentrim më të ulët për të testuar reaksionin, si një locion 2.5 % peroksid benzoil.
  • Acidi salicilik është një tjetër përbërës aktiv i cili eleminon qelizat e vdekura që ngecen tek yndyra e lëkurës, dhe bakteret brenda poreve. Mund të shkaktojë skuqje dhe tharje, sidomos në lëkurë të ndjeshme. Fillohet me një produkt me përmbajtje 0.5-3% acid salicilik.
  • Dermatologët përshkruajnë edhe antibiotikë për të ndihmuar në reduktimin e sasisë së baktereve të bllokuara brenda poreve. Disa nga antibiotikët që përshkruhen janë , klindamicina, doksiciklina, eritromicina dhe tetraciklina. (8)
  • Pas eleminimit të akneve, si i eleminojnë dermatologët shenjat që ngelen pas heqjes së tyre? Mund të rekomandohet një peeling për të eleminuar pikat e zeza ose shenjat; zakonisht peeling me acid glikolik. Peeling dhe trajtimet e tjera të akneve mund të rrisin ndjeshmërinë nga drita, ndaj duhet patjetër të mbroni lëkurën nga dielli. 

12 trajtimet për Aknet & shenjat e akneve që mund ti realizoni në shtëpi

Të gjithë kanë lëkurë të ndryshme, kështu që trajtimi i akneve në shtëpi kërkon një qasje multi-disiplinore. Trajtimet e mëposhtme për aknet mund të kombinohen më njëri-tjetrin për të dhënë një rezultat më të mirë.

Duhet të keni parasysh që gjatë trajtimit të akneve duhet të shmangni irritimin e lëkurës si dhe përkeqësimin e shënjave si më poshtë:

  1. Ngacmimi i shenjave të akneve
  2. Pastrimi më shumë seç duhet më kimikate dhe pastrues të rëndë
  3. Besimi se vetëm një produkt mund të luftojë aknet
  4. Duke mos i dhënë kohë lëkurës të adaptohet me produktin e ri
  5. Dështim në hidratimin e duhur të lëkurës
  6. Dështim në trajtimin e akneve së brendshmi dhe së jashtmi
  1. Pastrimi me kujdes

Eleminimi i puçrrave, kokrrave të bardha dhe pikave të zeza me një pastrim të lehtë fytyre. Provoni Recetën me mjaltë për të pastruar lëkurën pa shkaktuar irritim. Përmban uthull molle, mjaltë, vaj kokosi, probiotikë dhe vaj esencial (prsh, vaji i pemës së çajit). Mjalti zbut lëkurën, vaji i kokosit lufton bakteret dhe kërpudhat, vaji i pemës së çajit forcon lëkurën dhe ka veti antinflamatore dhe antibakteriale. Lani fytyrën me ujë të ngrohtë, shplajeni mirë dhe thajeni. Aplikojeni  çdo mëngjes dhe darkë, si dhe nëse është e nevojshme, pas çdo aktiviteti fizik. Përdorimi më shumë seç duhet, mund të irritojë lëkurën dhe ta yndyrosë atë.

Nëse keni akne afër linjës së flokut, mund të jetë si pasojë e produkteve komerciale të flokut. Shampot, balsamet, spray-et për flokun dhe produkte të tjera, përmbajnë përbërës si  petroleum, paraben, silicon, sodium laureth sulphate sls, dhe kimikate të tjera që mund të shkaktojnë akne. Përdorni vetëm shampo bimore që nuk përmbajnë kimikatet e sipërpërmenduara, duke shmangur kështu shampot me kimikate të dëmshme duke i sjellë në këtë mënyrë edhe vitalitet flokut.

Ashtu si produktet për flokun, edhe makeup-i dhe produktet e tjera të kujdesit të lëkurës përmbajnë përbërës që shkaktojnë aknet. Përbërësit më të zakonshëm të tyre janë: lanolinë, vaj mineral, alumin, acetat retinil, alkool, oksibenzon, triklosan, paraben, polietilen, BHA dhe BHT dhe bazat formaldehide. Lexoni përbërjen e produktit për të shmangur këto kimikate.  

  1. Ribalancimi i pH

Tonikët mund të përdoren pas pastrimit të lëkurës për ti sjellë asaj një pH natyral. Mund të përdorni uthull molle të pastër në darkë dhe në mëngjes. Uthulla e mollës përmban potasium, magnez, acid acetik dhe shumë enzima që eleminojnë bakteret në lëkurë. Ose mund të përdorni tonikë natyralë si ujë trëndafili, portokalli, hamamelis etj, por e rëndëshishme është të jenë totalisht natyrale, pa përmbajtje kimikatesh, dhe të çertifikuara Bio-Organike. Aknet kronike mund të shkaktohen si rezultat i përhapjes dhe rritjes së vazhdueshme të baktereve dhe fungeve në sipërfaqen e lëkurës. Me një tampon të vogël pambuku zbusni lëkurën, duke i kushtuar vëmendje më të madhe zonës aktive të puçrrave. 

  1. Përdorni maska shëruese

Për të hidratuar dhe shëruar lëkurën, aplikoni maska disa herë në javë. Me kos, mjaltë, kanellë, vajra esencialë dhe përbërës të tjerë të cilët mund të përdoren për të përgatitur një maskë hidratuese dhe shëruese. Më poshtë do të rendisim dy maska të cilat mund ti përgatisni shumë lehtë në shtëpi për të trajtuar aknet:

  • Maska me kos dhe mjaltë:

Përzieni 2 lugë çaji me mjaltë, dhe një lugë çaji me kos. Aplikojeni në fytyrë, duke pas kujdes linjën e flokut, zonën e nofullave dhe zonën me akne. Mbajeni për 10 minuta dhe me kujdes pastrojeni me një peshqir të lagur.

  • Maska me kanellë dhe mjaltë:

Miksoni 2 lugë çaji mjaltë, një lugë çaji vaj kokosi dhe ½ lugë çaji kanellë e bluar imët. Vendoseni në fytyrë. Kujdes zonën e syve pasi kanella mund të shkaktojë irritime. Mbajeni për 5-10 minuta dhe hiqeni me një peshqir të njomë. Mjalti dhe kanella, të  miksuar së bashku luftojnë aknet, për shkak të vetive anti-inflamatore, antioksidative dhe antibakteriale.

Shtoni disa pika vaj peme çaji  tek secila nga maskat e mësipërme. Vaji i pemës së çajit konsiderohet si një trajtues shumë i mirë i akneve.

  1. Aplikoni skrabin rregullisht (por me kujdes)

Poret e bllokuara dhe qelizat e vdekura kontribuojnë në shfaqjen e akneve. (9) Duhet të bëni skrab në mënyrë të rregullt në mënyrë që të shmagni krijimin e akneve, por duhet të keni kujdes pasi skrabet komerciale kanë përmbajtje kimike dhe mund të irritojnë lëkurën.

Ju mund ta realizoni shumë lehtë një skrab edhe në shtëpi. Si fillim ju duhet diçka e ashpër si kripë deti, sheqer ngjyrë kafe, si dhe tërshëra mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë.
Ju nevojitet dhe bazë si: vaj kokosi, kefir dhe mjaltë. Këto baza luftojnë bakteret, funget dhe zhvillimin e kandidës në lëkurë ndërkohë që përbërësit e tjerë hapin poret dhe eleminojnë qelizat e vdekura nga lëkura.

Për të realizuar vetë një skrab, miksoni 2 lugë çaji me kripë ose sheqer me 1-2 lugë çaj nga bazat, sipas dëshirës. Aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar në mënyrë rrethore. Filloni me ballin dhe me rradhë, duhet të keni kujdes zonat me probleme. Hiqeni masën me një peshqir të lagur dhe shplajeni fytyrën mirë.

  1. Trajtoni njollat me vajin e pemës së çajit

Vaji i pemës së çajit përdoret si antiseptik dhe trajtues i plagëve. Ashtu si vaji i kokosit dhe mjalti, lufton bakteret dhe funget.

Studiuesit sugjerojnë se vaji i pemës së çajit mund të veprojë më ngadalë për disa individë, por duhet të jenë të duruar. Mund të krijoni vetë një përzierje me 4-8 pika vaj peme çaji dhe një lugë çaji vaj kokosi ose jojoba. Vendoseni në zonën me probleme. Në disa raste kjo përzierje mund të shkaktojë edhe djegie, në këtë rast duhet të ndaluar përdorimi i saj.

Ka dhe shumë përbërës të tjerë që mund të përdorni në lëkurë për të reduktuar inflamacionin, si vaji i kamomilit dhe aloe vera. Këto produkte mund t’ju shërbejnë shumë sidomos në rastet kur lëkura është mjaft sensitive ndaj produkteve që përmbajnë acid salicilik dhe peroksid benzoil.

  1. Luftoni bakteret me borzilok

Vaj esencial Borziloku - Herbal Line esencial i borzilokut lufton bakteret që shkaktojnë akne, sipas një studimi të publikuar në International Journal of Cosmetic Sciences. (11)

Vaji esencial i borzilokut, ose çaji Tulsi, rregullojnë sheqerin në gjak dhe balancojnë nivelin hormonal. Duke qënë se të dyja këto gjendje janë të lidhura me aknet, konsumimi i përditshëm i çajrave bimorë do të ndihmojë në balancimin hormonal në mënyrë natyrale dhe në eleminimin e akneve, duke e bërë këtë një trajtues shumë të mirë. Çaji i borzilokut mund të aplikohet në mënyrë lokale në lëkurë si tonik, duke e bërë kështu një tjetër trajtues që mund të realizohet në shtëpi.

  1. Zbutës

Aknet duhet të zbuten, pasi aplikimet lokale e thajnë lëkurën, e hollojnë atë ose rrisin prodhimin e yndyrës dhe rikrijimin e poreve dhe akneve.

Vaj Kokosi Extra Virgin - Herbal Line AlbaniaCili është produkti më i mirë për aknet nëse keni lëkurë të thatë? Vaji i kokosit është një nga vajrat më të përdorur dhe më të shëndetshëm. Edhe pse mund të jetë pak i rëndë, vaji i kokosit është një zbutës i mrekullueshëm. Sipas një studimi në Biomaterialsu u gjend se acidi laurik i gjendur në vajin e kokosit ka një aktivitet të fuqishëm antibakterial. (12) Ka një kërkesë të lartë për vaj kokosi në produktet e bukurisë, për shkak të acidit laurik dhe antioksidantëve, pasi hidratojnë dhe rigjenerojnë lëkurën dhe flokun.  

Për të bërë një zbutës në shtëpi të nevojiten ¼ lugë çaji vaj kokosi. Aplikojeni direkt në fytyrë dhe gushë. Do të zbusë menjëherë lëkurën tuaj. Lëreni 5 minuta që lëkura ta thithë vajin dhe me një peshqir të lagur hiqni me kujdes tepricën e vajit. Sasia e nevojshme është absorbuar nga lëkura.

  1. Shmagni ekspozimin e gjatë në diell

Gjatë fazës aktive të akneve duhet të mbroni lëkurën ndaj ekspozimit në diell. Rrezet ultraviolet stimulojnë pigmentimin e lëkurës, duke rritur kështu mundësinë për shenja pas akneve. (13) Mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën është ekspozimi për 15-20 minuta në ditë në diell.

Mbrojtësit komercialë ndaj diellit janë të pasur me kimikate që edhe mund ta irritojnë lëkurën e ndjeshme dhe atë me akne. Hulumtuesit pohojnë se vaji i kokosit ka një SPF 8, po ashtu edhe vaji i ullirit. (14) Aplikoni një sasi të vogël vaji çdo 2 orë dhe shmagni ekspozimin në diell në oraret ku dielli është më i fortë (1000-1500). 

  1. Merrni suplemente probiotike/prebiotike

Mos harroni, eleminimi i akneve kërkon trajtim së brendshmi dhe së jashmti. Probiotikët dhe prebiotikët ndihmojnë në shëndetin e sistemit tretës dhe sistemin imunitar, plus përmirësojnë shëndetin e lëkurës duke luftuar aknet. Sipas një studimi të publikuar në Dermatology Online Journal, hulumtuesit rekomandojnë marrjen e ushqimeve të pasur me probiotikë dhe prebiotikë ose suplementeve, duke i bërë trajtues për aknet. (15) Studimi pohon se përdorimi i këtyre suplementeve përmirëson shëndetin e zorrëve dhe lufton aknet.

  1. Përdorni Guggul

Për ata që vuajnë nga cistet si pasojë e akneve, u realizua një studim klinik me suplementin Guggul i cili rezultoi më efektiv se përdorimi i 500 mg tetraciklinë. (16) Në studim, 25 mg guggulsterone i marrë dy herë në ditë për 3 muaj, rezultoi me një reduktim të akneve. Hulumtuesit vunë re se pacientët me lëkurë të yndyrshme reaguan më mirë ndaj suplementit guggul sesa pacientët e tjerë.  

  1. Hani shëndetshëm

Ka prova se marrja e një diete të varfër glicemike që nuk përfshin produktet e përpunuara dhe sheqerin, është një nga trajtuesit dhe parandaluesit më të mirë për aknet.

Në 2007, një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se glicemia mund të ndikojë tek aknet. 43 meshkuj me akne, mosha 15-25, u ndanë në dy grupe. Për 12 javë, një grup konsumoi një dietë 25 % proteina dhe 45 % karbohidrate të varfra në sheqerna. Grupi tjetër konsumoi karbohidrate pa ndonjë kontrroll të indeksit glicemik. Në fund të studimit u pa se në grupin e parë kishtë një reduktim të akneve dyfish më shumë se në grupin e dytë. (17)

Duhet patur një kujdes të vecantë për mënyrën e ushqyerjes. Më poshtë janë renditur disa këshilla për një dietë anti-akne:

  • Konsumoni ushqime jeshile, dhe ushqime të pasura me proteina të pastra.
  • Rrisni përdorimin e peshkut të egër, mishit nga kafshë dhe pula  të ushqyera në natyrë.
  • Yndyrnat e shëndetshme janë esenciale për një shëndet sa më të mirë të lëkurës dhe për të trajtuar aknet, kështu që konsumoni ushqime të pasura më omega-3 si peshku i egër dhe salmon.
  • Shtoni ushqime të pasura me zink si kefiri, kosi, mishi i qengjit, fara kungulli dhe pulë. Sipas një studimi të publikuar në BioMed Research International, ka lidhje midis nivelit të ulët të zinkut dhe krijimit të akneve. (18)
  • Konsumoni ushqime të pasura me fibra, pasi fibrat e gjendura në perime, fruta, fruta të thata dhe fara pastrojnë zorrët dhe stimulojnë rritjen e baktereve të mira në zorrë.
  • Shtoni ushqime të pasura me vitaminë A  në dietën tuaj, si spinaq, karota dhe mëlçi viçi.

Ushqimet që duhet të shmagni janë: vajrat e hidrogjenizuara, gluteni, sheqerin, grurin dhe derivatet e përpunuara të qumështit.

  • Nëse preferoni qumështin në mëngjes, rekomandohet konsumimi i qumështit të dhisë pasi studiuesit kanë zbuluar se produktet e përpunuara të qumështit shkaktojnë akne. (19) Duhet të përjashtoni produktet që mund t’ju shkaktojnë alergji apo hipersensibilitet si ushqimet e pasura me gluten, sojë, kikirikët dhe butakët.
  • Sheqeri dhe ushqimet e pasura me karbohidrate.  Konsumi i këtyre produkteve mund t’ju japë myk ose candida, si dhe krijimin e akneve.
  • Gluteni dhe drithërat. Këto produkte japin inflamacion të zorrëve duke çuar kështu edhe në probleme të lëkurës.
  • Çokollata.është një komponent i cili i përkeqëson aknet. Eleminoni plotësisht konsumin e saj dhe nëse nuk mundeni sigurohuni që çokollata të jetë e zezë dhe e pastër.
  • Ushqime të skuqura dhe fast food. Këto ushqime përmbajnë një sasi shumë të madhe përbërësish që shkaktojnë inflamacion si psh. vaj të hidrogjenizuar, sodium, kimikate, konservantë dhe sheqer.
  • Vajra të hidrogjenizuar. Shkaktojnë yndyrosje të lëkurës dhe janë një nga shkaqet e akneve. Ky vaj mund të gjendet tek picat dhe në ushqime të paketuara që përmbajnë vaj soje, vaj misri, vaj vegjetal dhe vaj kanola.
  1. Përdorni vajra esencialë për të eleminuar shenjat e akneve

Nëse keni pasur probleme me aknet në të shkuarën, atëherë jeni duke vrarë mendjen sesi të eleminoni shenjat që ato kanë lënë pas. Trajtimi i shenjave të akneve kërkon durim dhe këmbëngulje. Sa më shpejt të bëhet trajtimi i shenjave, aq më i shpejtë dhe i mirë do të jetë rezultati. Këshilla më e rëndësishme që s’duhet ta neglizhoni është që, gjatë fazës aktive, aknet nuk duhet të ngacmohen!

Pas plasjes së një akne, shmagni ekspozimin në diell pasi mund të përkeqësojë shenjën. Kur jeni në diell, përdorni mbrojtës natyral për të mbrojtur lëkurën. Vendosni 1 pikë vaj rosehip ose vaj karrote tek shenja dy herë në ditë derisa shenja të zhduket.

Vaji i kokosit, vaji esencial i livandos, mjalti dhe aplikimi i skrabit mund të parandalojë krijimin e shenjave. Si trajtues natyral i akneve mund të përgatisni një pastë më mjaltë, vaj livando, vaj peme çaji dhe vaj temjani.

Kujdes!

Aknet disa herë mund të largohen vetë, sidomos kur jeni adoleshent ose në një periudhë stresuese. Por nëse po vuani nga akne cistike, duhet të konsultoheni me një mjek.

Nëse kistet janë të mëdha, të inflamuara dhe të dhimbshme mund të kenë shkak një problem shëndetësor si PCOS, probleme me tiroidet etj. Konsultohuni me një doktor për shkakun e daljes së akneve dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

Lexo dhe: TRAJTIMI I AKNEVE ME VAJRA ESENCIALË DHE RECETA NË KUSHTET E SHTËPISË.

 

TIROIDET – ÇRREGULLIMET DHE TRAJTIMET NATYRALE TË TYRE

ÇFARË JANË TIROIDET?

Tiroidja është një koleksion gjëndrash, pjesë e sistemit endokrin. E njohur si një organ i vogël në formën e një fluture, e vendosur në fyt, tiroidja është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Këto gjëndra prodhojnë hormone, të cilat balancojnë gjendjen shpirtërore dhe funksionet e ndryshme në trup. Tiroidja sekreton hormone direkt në gjak, të cilat më pas shpërndahen në inde të ndryshme.

Tiroidet - crregullimet dhe trajtimet natyrale

HORMONET TIROIDE NDIKOJNË NË NJË NUMËR FUNKSIONESH JETËSORE TRUPORE

“Hormonet tiroide ndikojnë në një numër funksionesh jetësore trupore, duke përfshirë rrahjen e zemrës, mirëmbajtjen e lëkurës, rritjen, rregullimin e temperaturës, pjellorinë dhe tretjen. Ato gjithashtu ndihmojnë zemrën, muskujt dhe organet e tjera që të funksionojnë normalisht, "thotë Dr. Jerome M. Hershman, Profesor i Mjekësisë në Shkollën Mjekësore David Geffen, UCLA.

Detyra e tiroides është që të marrë jod, i cili gjendet në disa produkte ushqimore, pastaj ta shndërrojë atë në hormonet tiroide: tiroksinë (T4) dhe triiodothyronine (T3). Qelizat tiroide janë qelizat e vetme në trup që mund të përthithin jodin. Këto qeliza bashkojnë aminoacidin e jodit dhe tiroksinës për të formuar T3 dhe T4, të cilat më pas lëshohen në qarkullimin e gjakut dhe barten në të gjithë trupin, ku kontrollojnë metabolizmin (shndërrimin e oksigjenit dhe kalorive në energji).

Çdo qelizë në trup varet nga hormonet tiroide për rregullimin e metabolizmit. Një tiroide normale prodhon rreth 80% T4 dhe rreth 20% T3, megjithatë T3 ka rreth katër herë më shumë "fuqi" hormonale sesa T4.

"Në këtë mënyrë, tiroide është një nga "kontrolluesit" kryesorë, që rregullon pothuajse të gjitha funksionet më të mëdha metabolike në trup," thotë Cindy Samet, Profesor i Kimisë në Kolegjin Dickinson në Carlisle, Pennsylvania. "Funksionet e trurit, zemrës dhe veshkave, dhe temperatura e trupit, rritja dhe forcimi i muskujve - dhe shumë më tepër - janë në varësi të funksionit të tiroides."

A I DINI SHENJAT E FUNKSIONIMIT TË PARREGULLT TË TIROIDES?

Rreth 10-12% e njerëzve në botë kanë probleme me tiroiden gjatë jetës së tyre, megjithatë shumica e pacientëve nuk e dinë shkakun e problemeve të tyre dhe nuk i adresojnë këto probleme te keqfunksionimi i tiroides. Është e rëndësishme të kuptojmë çekuilibrimet hormonale dhe ti trajtojmë ato në mënyrën e duhur.

Tiroidet - crregullimet dhe trajtimet natyrale

SHENJAT QË TREGOJNË SE TIROIDJA JUAJ NUK PO FUNKSIONON SI DUHET:

  • rritje të peshës trupore,
  • lodhje dhe depresion,
  • lëkurë të thatë,
  • rrallim dhe rënie të flokut,
  • pagjumësi,
  • probleme me ngeljen shtatzënë,
  • kolesterol i lartë,
  • presion i lartë i gjakut,
  • humbja e dëshirës seksuale,
  • ngjirje e zërit dhe enjtje e fytit,
  • lodhje kronike.

FUNKSIONI I ULËT DHE I SHTUAR I TIROIDES

Problemet e tiroides shfaqen në dy lloje krejt të kundërta: nënfunksioni i tiroides (Hipotiroidizmi), dhe mbifunksioni i saj (Hipertiroidizmi).

Hipotiroidizmi është një gjendje që shfaqet kur gjëndra po funksionon më pak seç duhet për të ruajtur ekuilibrin në trup. Kur funksionon tepër, quhet hipertiroidizëm.

Hipertiroidizmi ka disa shkaqe. Hormoni kryesor që prodhohet nga tiroide është tiroksina, e quajtur T4. Hipertiroidizmi është një gjendje që shfaqet si pasojë e prodhimit të tepërt të T4. Shkaku më i zakonshëm është shqetësimi autoimun i sëmundjes Graves, ku formohen disa lloje të antitrupave.

Simptomat e hipertiroidizmit janë lodhja ose dobësimi i muskujve, të cilat çojnë në vështirësi në ngjitjen e shkallëve, rritjen e ankthit, një rrahje të shpejtë dhe të parregullt të zemrës, pagjumësi, rënie në peshë, lëvizshmëri të shtuar të zorrëve dhe menstruacione të pakta.

Ndërsa, shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit është dëmtimi spontan dhe pa dhimbje i gjëndrës, për shkak të procesit autoimun, të quajtur sëmundja Hashimoto. Shkak tjetër është dhe trajtimi i gabuar i tiroides hiperaktive.

Simptomat e hipotiroidizmit janë lodhja ekstreme, depresioni, harresa, enjtja e nyjeve, rrahja e ngadalshme e zemrës, shtimi në peshë, konstipacioni dhe menstruacione të shumta.

MARRJA E SASISË SË MJAFTUESHME TË JODIT KA NJË RËNDËSI TË JASHTËZAKONSHME

Alga Kelp, per rritjen e funksionit te tiroides. Permban jod te paster.Jodi është një mineral i domosdoshëm për trupin tonë, për funksionimin e saktë të tiroides dhe organeve të tjera. Burimi më i madh i jodit kelat natyral janë algat detare, veçanërisht alga Kelp, dhe peshqit e ujërave të kripur. Forma kelat (chelated) e jodit do të thotë që minerali është i lidhur me aminoacidet. Një person i rritur duhet të marrë 150 mikrogram jod në ditë.

Nëse kemi probleme me hiperaktivitetin e tiroides, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm me sasinë e jodit që duhet të marrim. Jodi është i nevojshëm për sintezën e hormoneve tiroide, mungesa e të cilave  mund të shkaktojë rritje të gushës ose probleme me zhvillimin e tiroides. Por këto janë simptoma ekstreme, të cilat ndodhin nëse ka mungesë të jashtëzakonshme të jodit.

Nëse nuk kemi probleme me tiroide, kjo nuk do të thotë që konsumojmë mjaftueshëm jod.

Mungesa e jodit mund të shfaqet edhe me simptoma të tjera, të cilat ne nuk i lidhim me mungesën e këtij minerali. Kur konsumojmë më pak jod, shpesh ndjehemi të dëshpëruar, pa humor dhe, sipas disa studimeve, jemi edhe më pak të aftë për përqendrim dhe funksione njohëse. Ajo që ne mund të shikojmë është lëkura e thatë dhe me luspa, thonjtë e brishtë dhe të thyeshëm, lodhja, tretja e ngadaltë, shtimi i peshës trupore, rrahje të parregullta të zemrës, fertilitet i ulët, migrena, kistet e  vezoreve dhe zhvillimi i baktereve të dëmshme në zorrë, gjë që çon në probleme dhe shqetësime me tretjen..

Prandaj, jodi duhet të jetë i pranishëm në ushqimin e përditshëm në një formë të tillë që trupi mund të përthithë. Për këtë, duhet të konsumohet ushqim i ekuilibruar dhe shtesa të tjera ushqyese natyrale.

USHQYERJA ME SASI TË MJAFTUESHME JODI DHE SELENI

Ushqimet që konsumojmë përditë, shpesh nuk përfshijnë jod të mjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurohemi që të konsumojmë ushqime që përmbajnë jod: peshk dhe ushqim deti, qepë, spinaq, kungull i njomë, vezë, ananas, luleshtrydhe, arrë kokosi dhe kajsi. Përzgjedhja është e gjerë, do të thotë se nuk do të kemi asnjë problem në hartimin e një menuje të larmishme, të pasur me jod. Edhe pse na duhen vetëm 70 mikrogramë selen në ditë, ky mikroelement dhe antioksidues është i rëndësishëm për funksionimin e saktë të tiroides. Ushqimi i pasur me selen është peshku, gaforret, mishrat dhe gjithashtu mëlçia, mishi dhe vezët.

 

TYROID - Mbështetje natyrale për gjëndrat tiroide

  • Thyroid - crregullimet dhe trajtimet natyrale jod, selen dhe bimë Ayurvedike
  • ndihmon funksionin e tiroides
  • ndihmon metabolizmin energjitik
  • ndihmon personat me hipotiroidizëm

Thyroid  është një pije me shije natyrale limoni, i cili ndihmon dhe rregullon funksionin e tiroides.

Jodi dhe seleni janë minerale që kontribuojnë në funksionimin normal të tiroides.

L-Tiroksina është një aminoacid, i rëndësishëm për ndërtimin e hormoneve të tiroides.

Ashwagandha është një bimë adaptogjene që na mbron nga stresi dhe si rrjedhim, zvogëlon nivelin e hormonit kortizol në gjak. Menaxhimi i kortizolit është një faktor shumë i rëndësishëm në funksionimin e saktë të tiroides.

 

Mund të lexoni: 11 përfitimet e Ashwagandha-s për imunitetin, trurin, tiroidet, stresin, muskujt…

Na ndiqni në: 

 

RËNDËSIA E VITAMINAVE B PËR ORGANIZMIN

Vitamina B-Kompleks rrit nivelin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme

B-Kompleks  shpesh përmendet si një grup vitaminash energjitike, por është e rëndësishme të kuptohet që këto vitamina janë “çelësi” për “zhbllokimin e dyerve” të energjisë dhe mirëqenies.

Shpesh jemi konfuz për të përcaktuar se cilat nga Vitaminat B na duhen vërtet. Por nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Vitamina B-Kompleks na ndihmon të plotësojmë gjithë nevojën për këtë grup vitaminash. Në të vërtetë, ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të vitaminës B, dhe secila prej tyre luan një rol paksa të ndryshëm në trupin tonë dhe ka rëndësinë e vet. Disa punojnë së bashku në grupe dhe prandaj është e rëndësishme të sigurohet ekuilibri i tyre i përgjithshëm. Mungesa e një vitamine ose nevoja e shtuar e saj shkakton rritjen e kërkesës për vitamina të tjera nga grupi përkatës gjithashtu.

 

RËNDËSIA E VITAMINAVE B PËR ORGANIZMIN

Çfarë është Vitamina B-Kompleks?

Familja e vitaminave të grupit B përmban mbi 12 lloje. Trupi i njeriut ka nevojë vetëm për 8 prej tyre, dhe duke qenë se këto janë kryesoret,  ne i quajmë B-Kompleks. Vitaminat e grupit B klasifikohen sipas emrave dhe numrave individualë (psh. B1, B2, acidi folik etj).

Thiamina, e njohur si vitamina e rëndësishme B1, është një nga përbërësit e parë organikë të njohur si një vitaminë që në vitet '30. Ajo lidhet me metabolizimin e karbohidrateve dhe aminoacideve në një zinxhir të degëzuar (proteina); këto vitamina ndihmojnë në çlirimin e energjisë nga ushqimi, stimulojnë oreksin normal dhe mbështesin funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Pse kemi nevojë për vitamina të grupit B?

Vitaminat B veprojnë si koenzima të cilat ndihmojnë trupin tonë të marrë energjinë nga ushqimi dhe kujdesen për proceset metabolike (metabolizmin e lipideve, proteinave, sheqerit). Vitaminat B kanë shumë përfitime për shëndetin tonë. Vitaminat e grupit B ndihmojnë sistemin tonë nervor të mbetet i shëndetshëm dhe mbështesin trupin tonë në dekompozimin e ushqimit duke përdorur energjinë e konsumuar si lëndë djegëse. Ato luajnë një rol jetësor në mbajtjen të shëndetshme të lëkurës dhe mëlçisë, gjenerimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe ruajtjen e sistemit nervor, si dhe një oreks të mirë.

Edhe pse marrja e përditshme e vitaminave kryesore të grupit B mund të sigurohen përmes një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ato janë të tretshme në ujë dhe nuk ruhen në trup. Kjo do të thotë që ne duhet t'i konsumojmë ato çdo ditë. Duke pasur parasysh stilin e jetës tonë të tanishme, dieta e shëndetshme mund të pasurohet dhe plotësohet në shumicën e rasteve vetëm nga shtesa natyrale dietike, siç është Vitamina B-Kompleks

Vitaminat B-Kompleks dhe ushtrimet fizike

Njerëzit që bënjë ushtrime fizike, sport, ose janë në dietë, duhet të marrin doza më të mëdha të Vitaminës B-Kompleks. Vitaminat B luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizëm. Për shembull, vitamina B1 ndihmon organizmin në shndërrimin e glukozës në energji, duke përshpejtuar konsumin e glikogjenit. Vitamina B2 ndihmon në proceset e djegies së yndyrnave. Vitamina B6 e kombinuar me vitaminën B1 mund të parandalojë dëmtimin e muskujve gjatë stërvitjes, duke rritur masën muskulare. Vitamina B12 mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj dhe rritjen e proceseve metabolike ndaj yndyrës, sheqerit dhe proteinave. Përveç kësaj, ushtrimet fizike dhe stërvitja kërkojnë një konsum të lartë të ujit i cili zakonisht shkakton humbjen e vitaminave të tretshme në ujë, përfshirë vitaminat e grupit B dhe vitaminën C. Ushtrimet aerobike të zgjatura mund të rrisë stresin oksidativ, dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme të monitorohet marrja e antioksidantëve dhe duke parandaluar kështu dëmtimin e qelizave dhe probleme të tjera.

Cila vitaminë B është më e rëndësishmja? Është e pamundur ta thuash.

"Të gjitha luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm" thotë Roxanne Moore, nutricioniste e regjistruar në Departamentin e Arsimit, në Shtetit Maryland, si dhe përfaqësuese e Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen. Një dietë e larmishme, e shëndetshme, duke përfshirë mishin pa yndyrë, perimet shumëngjyrëshe dhe drithërat integrale zakonisht siguron vetëm një bazë për një konsum të mjaftueshëm të vitaminave B.

 

 

VITAMINAT B

Një grup prej 8 vitaminash B është i përfshirë direkt në proceset jetësore të trupit.

Dieta e pabalancuar, dietat e forta dhe nivelet e larta të stresit shkaktojnë mungesë të vitaminave të caktuara. Vitaminat e grupit B kryesisht lejojnë trupin të përdorë energjinë e konsumuar nga ushqimi. Ato kujdesen për gjenerimin e energjisë dhe ushqejnë qelizat duke drejtuar ushqimin në pikat e synuara.

Vitamina B1 (tiamina)

Vitamina B1 ndihmon në funksionimin e muskujve, sistemit nervor dhe zemrës. Rregullon proceset metabolike dhe tretjen, gjithashtu kontribuon në lëshimin e energjisë së gjeneruar nga glukoza. Vitamina B1 gjendet në shumicën e llojeve të ushqimit, përfshirë perimet, frutat e freskëta ose të thata, vezët, mëlçitë dhe drithërat integrale.

Vitamina B2 (riboflavin)

Vitamina B2 është aktive në metabolizimin e energjisë në trup, mbështet sistemin nervor dhe vepron si detoksikues i gjakut. Mban të shëndetshëm dhe të fortë, lëkurën, flokët dhe thonjtë. Burimet e vitaminës B2 janë: produktet e qumështit, mishi, peshku, orizi, vezët dhe drithërat integrale.

Vitamina B3 (niacina)

Niacina (acidi nikotinik) mban një sistem tretës të shëndetshëm, lehtëson dhimbjen e kokës, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës. Niacina mund të gjendet te mishi, peshku, mielli i grurit, vezët dhe produktet e qumështit.

Vitamina B5 (acidi pantotenik)

Vitamina B5 kryen disa funksione, siç janë mbrojtja ose administrimi i stresit emocional dhe fizik, përmirësimi i vitalitetit dhe ngadalësimi i proceseve të plakjes. Burimet kryesore të vitaminës B5 janë vezët, viçi, veshkat, mishi dhe perimet.

Vitamina B6 (piridoksina)

Piridoksina është një katalizator i rëndësishëm për reaksionet që përfshijnë yndyrën, karbohidratet dhe aminoacidet në qelizat e gjakut, trurit dhe lëkurës. Vitamina B6 mund të gjendet në një larmi ushqimesh, të tilla si, mishi i derrit, shpendëve, peshqve, buka, drithërat integrale, vezët, perimet, soja, kikirikët dhe qumështi.

Vitamina B7 (biotin)

Biotina është një formë e vitaminës B e cila është e rëndësishme në metabolizmin e acideve yndyrore dhe karbohidrateve. Bakteret që jetojnë në mënyrë natyrale në zorrët tona mund të prodhojnë biotinë, ndërsa mund të gjendet edhe në një gamë të gjerë të produkteve ushqimore natyrale në natyrë.

Vitamina B9 (folate/acid folik)

Folatet marrin pjesë në zhvillimin e sistemit nervor të një embrioni, sintezën e proteinave dhe rritjen e qelizave. Në veçanti, gratë që presin një fëmijë dhe gratë që planifikojnë shtatzaninë, duhet të konsumojnë ushqime të pasura me folate, siç janë: perimet me gjethe jeshile, bishtajoret, farat, mëlçitë, vezët, drithërat dhe agrumet.

Vitamina B12 (kobalamina)

Vitamina B12 ka disa funksione të rëndësishme; kontribuon në gjenerimin e rruazave të kuqe të gjakut, mbështet funksionimin normal të sistemit nervor dhe çliron energjinë nga ushqimi i konsumuar. Merr pjesë në formimin e qelizave të reja, rruazave të kuqe dhe tyhmidinës, e cila është “çelësi” kryesor i ndërtimit i materialit gjenetik në qelizë. Burimet kryesore të acidit folik janë: perimet me gjethe jeshile, bishtajoret, frutat dhe mëlçitë. Gratë shtatzëna janë të predispozuara të kenë mungesë të acidit folik. Vegjetarianët dhe veganët kanë mungesë të vitaminës B12, sepse ajo gjendet vetëm në ushqime me origjinë shtazore.

 

Këto janë tetë Vitaminat B kryesore. Për një shëndet më të mirë, rekomandohet marrja e sasisë së nevojshme ditore  për secilën nga vitaminat përkatëse që një person duhet të konsumojë çdo ditë për të qëndruar i shëndetshëm. Suplementi B-Kompleks i Natures Finest përmban një dozë 8-në-1 të këtyre vitaminave që duhet të merret një herë në ditë e tretur në ujë,  dhe siguron sasinë e nevojshme ditore për secilin nga 8 llojet.

Vitaminat B-Kompleks luajnë role të ndryshme dhe shumta në trupin tonë. Pse ju rekomandojmë Vitaminën B-Kompleks të Natures Finest:

Vitaminë B kompleks

- Përmban 50 mg (100% e nevojës ditore) Vitaminë B-Kompleks për dozë

- Është në trajtë pluhuri për një përthithje të shpejtë dhe të plotë

- Përmban një sasi për një muaj trajtim

- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor

- Rrit energjinë

 

Konsumi i rekomanduar ditor

Marrja e rekomanduar ditore e vitaminës B2 është nga 1.2 mg në 1.7 mg për të rriturit, 1.6 mg për gratë shtatzëna dhe 1.8 mg për gratë me gji. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës B12 është 2 mg për të rriturit, 2.2 mg për gratë shtatzëna dhe 2.6 mg për gratë me gji. Marrja e rekomanduar ditore e acidit folik (B9) është 400 μg

 Marrja e rekomanduar ditore e Vitaminës B-Kompleks është 5 g (1 lugë që gjendet brenda kutisë). Doza hidhet në një gotë me ujë dhe pihet sapo të tretet. 5 g pluhur përmban 50 mg kompleks B, që plotëson nevojat tona ditore për këtë grup vitaminash.

Vitamina B-Kompleks e Natures Finest do të na ndihmojë të bëjmë hapin e parë në drejtimin e duhur, për një shëndet të mirë!

 

Mund të lexoni:  7 SHENJA QË TREGOJNË MUNGESË MAGNEZI

 

 Na ndiqni në:   Facebook - Herbal LineInstagram - Herbal Line