fbpx

Cmimi

Maskë fytyre me Turmerik për një lëkurë me shkëlqim

  • Fytyra
  • Klikime: 4290

Turmeriku ka një sërë vetish për shëndetin, por e dini që është mjaft efektiv dhe për lëkurën? Një nga maskat më efektive për lëkurën është ajo me turmerik.
Turmeriku, i njohur si shafrani Indian, për shkak të ngjyrës së fortë të verdhë në portokalli, është përdorur historikisht si një bojë tekstilesh. Turmeriku gjithashtu ka një sërë vetish të dobishme për shëndetin, jo vetëm për organet e brendshme, por edhe për lëkurën. Nuset indiane e kanë përdorur historikisht skrabin me turmerik për trupin dhe fytyrën, për pastrim dhe shkëlqim të lëkurës, përpara dasmës.

Turmeriku, një bimë e përdorur gjerësisht si erëz, është e dobishme për lëkurën tuaj, si një trajtim shtëpiak për aknet, ekzemën, psoriazis, lëkurën e thatë, rrudhat dhe rrathët e zinj poshtë syve. Gjithashtu, redukton inflamacionin e lëkurës, për shkak të antioksidantëve të shumtë në përbërje, dhe ngadalëson dëmtimet qelizore. Po ashtu, ndihmon në reduktimin e pigmentimit të lëkurës dhe njëtrajtëson tonin e saj.

Çfarë e bën turmerikun kaq të mirë? Turmeriku ka efekt të fortë anti-inflamator për shkak të vajit dhe pigmentit në përbërjen e tij, i quajtur Kurkuma.

Kurkuma është një fitonutrient që përmban veti anti-inflamatore dhe krahasohet me shumë medikamente farmaceutike për efikasitetin e tij, por ndryshe nga këto medikamente, kurkuma nuk është toksike dhe nuk ka efekte anësore.

Maska me turmerik vepron në mënyrë të jashtëzakonshme si një agjent eksfoliant dhe është mjaft e lehtë ta bëni në shtëpi me pak përbërës. Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se disa njerëz me lëkurë hipersensibël kanë raportuar reaksione alergjike nga turmeriku. Për këtë, rekomandohet të testohet fillimisht në sipërfaqe të vogël të lëkurës.

Më pas, do ju duhet ujë dhe sapun për të hequr njollat e verdha që do të mbeten pas maskës. Kujdes: mos pikoni mbi rroba, pasi mund të mbetet shenjë.

Kjo maskë fytyre me turmerik do ju dhurojë një lëkurë me shkëlqim!

 

Maskë fytyre me Turmerik për një lëkurë me shkëlqim:

Koha: 10 minuta

Sasia: 1–2 aplikime

PËRBËRËSIT:

  • ½ lugë çaji pluhur turmeriku
  • ½ lugë çaji uthull molle organike
  • 1 lugë gjelle mjaltë organik, i papërpunuar
  • ½ lugë gjelle qumësht ose kos
  • [opsionale] 1 pikë vaj esencial limoni ose lëng limoni të freskët, për të shtuar shkëlqimin e lëkurës.

Përdorimi:

  1. Lani fytyrën dhe duart, për të hequr gjithë papastëritë apo makeup-in.
  2. Në një enë të vogël, përzieni pluhurin e turmerikut me mjaltin, uthullën e mollës, qumështin ose kosin dhe nëse dëshironi, vajin/lëngun e limonit. Përpiquni të merrni një konsistencë (trashësi) të përbërjes që të ngjitet në fytyrë. Kujdes që mos ta bëni shumë të hollë sa të pikojë.
  3. Aplikoni maskën me kujdes, duke shmangur sytë.
  4. Lëreni maskën të veprojë në fytyrë për rreth 15–20 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
  5. Nëse ju ka mbetur një sasi përbërje, mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për aplikimin e ardhshëm.
  6. Për rezultate më të mira, aplikojeni këtë maskë dy herë në javë.
Etiketuar nën: Artikull 1