fbpx
avocado-50-ml-bio-cosmos 1772660011

VAJ AVOKADO X-J5.

Vaji i avokados rekomandohet gjerësisht për personat me lëkurë të thatë dhe te moshat e mëdha, apo dhe në personat që vuajnë nga ekzemat.

Është një element i rëndësishëm për trajtimet kundër diellit apo për lëkurat e dëmtuara nga klima, si hidratimi.

Sasia
2 000 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Vaji bimor i Avokados është një vaj i jashtëzakonshëm për përdorim kozmetik. I pasur me acide yndyrore, vitamina A,B,C,D,E,K,  minerale si bakër, hekur, magnez, fosfori; fitokimikatet si beta-sitosterol, glutathione, etj, është shumë i rekomanduar sidomos për lëkurë të thatë.

Vaji i avokados rekomandohet gjerësisht për personat me lëkurë të thatë dhe te moshat e mëdha, apo dhe në personat që vuajnë nga ekzemat.

Është një element i rëndësishëm për trajtimet kundër diellit apo për lëkurat e dëmtuara nga klima, si hidratimi.
- Eshtë shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës, kundër tharjes (rekomandohet të përdoret pas dushit, pas rrezeve të diellit ose solarit). Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe vitaminës E, që merret nga vaji i bajames, ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre. Përmirëson rezistencën dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lëkurën të re, elastike, të fortë dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë, të mëndafshtë dhe të shndritshme   

-Mund të përdoret brenda çdo lloj shampoje për flokë normalë dhe për flokë të thatë ne sasi 8-10 gram vaj avokado, duke i dhënë flokëve volum dhe shkëlqim,

-Vaj avokados ushqen lëkurën, rigjeneron qelizat e lëkurës, ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë

Efektet

-Trajton aknet,

-Pezmatimin lëkurës ,

-Ekzema,

-Psoriazis,

-Nxit kolagjenin,

-Forcon indet lidhore dhe elasticitetin e lëkurës,

-Antioxidant,

-Kundër plakjes, rudhosjes së lëkurës,

-Zvogëlon rrathët e errëta nën sy ,

-Përmirëson elasticitetin e lëkurës ,

-Shëron plagët, djegjet, zbardhjen e lëkures,

-Oksigjenon dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut,

-Ka efekt mbrojtes nga UV.

-Produkt i shkëlqyer për flokun, për rritje

-Artritet.

Përbërësit

Vaj vegjetal i pastër 100% nga fruti i Avokados, i presuar në të ftohtë,  vitaminë E me origjinë bimore.

 99% e përbërësve janë me origjinë nga bujqësia organike e kontrolluar.

Nuk përmban:

Konservantë, ngjyrosës, alergjenë, PEG, substanca sintetike, derivate hidrokarbure, si dhe nuk i është nënshtruar ndonjë procesi kimik rafinimi.

Çertifikimet:  Bio, Cosmos Organic, VeganOk, Cruelty Free, Lifegate Energy

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment