fbpx

Cmimi

SI TË NDALOJMË RËNIEN E FLOKËVE?

  • Kategoria: Flokët
  • Klikime: 6273

Shampo bimore kunder renies se flokeve

Rënia e flokëve është një nga problemet që ndeshen më shpesh në të gjithë botën dhe prek rreth një të tretën e njerëzve. Duhet të dimë që rënia e flokëve është një fenomen natyral i zakonshëm, dhe nuk duhet të shqetësohemi nëse humbim pak flokë. Është totalisht normale nëse na bien rreth 100 fije floku çdo ditë. Shumë njerëz përpiqen të ndalojnë rënien e flokëve, por ka pak zgjidhje efektive për këtë problem.

Ne kemi përgatitur disa këshilla si të ndalojmë rënien e flokëve me ndihmën e natyrës.

NGA SE SHKAKTOHET RËNIA E FLOKËVE TE MESHKUJT DHE FEMRAT?

Ka shumë shkaqe të rënies së flokëve, të cilat e bëjnë një sfidë të vështirë gjetjen e shkakut real nga një person në tjetër. Në pjesën më të madhe të rasteve, humbja e flokëve nuk lidhet me ndonjë sëmundje të brendshme apo sistemike; gjithashtu dhe një dietë e keqe nuk është një faktor i zakonshëm. Dobësimi i flokëve është shpesh rezultat i faktorëve gjenetikë predominantë dhe procesit të plakjes. Shumë persona, si femra dhe meshkuj, vënë re një dobësim të lehtë të flokëve në moshën 30-40 vjeç. Shqetësimet e ndryshme, përfshirë sëmundjet, traumat emocionale dhe ndryshimet hormonale si shtatzania, puberteti ose menopauza, mund të shkaktojnë rënie të flokëve; po ashtu, humbje të flokëve shkaktojnë dhe problemet me tiroidet, mungesa e hekurit (anemia) dhe sifilizi sekondar. Nëse ju vini re shtim të rënies së flokut, apo shikoni që floku ju bie “me grushta”, e cila nuk është normale, duhet të bëni një vizitë mjekësore për të gjetur shkakun.

Problemi më i zakonshëm i rënies së flokëve që lidhet me dietën ushqimore është mungesa e zinkut dhe hekurit. Mungesa e këtyre mineraleve i bën më të dobët flokët dhe shkakton rënien e tyre. Gjithashtu, dhe thonjtë bëhen më të dobët. Megjithatë, shumë studime mjekësore kanë treguar se rënia e flokëve mund të ndodhë dhe për shkak të mungesës së vitaminave dhe nutrientëve, si: Biotina, Vitamina C, yndyrnat, Vitamina D, Vitamina B-12, Vitamina A, Bakri, Seleni.

Arsyet më të zakonshme që shkaktojnë probleme me rënien e flokëve, rritjen e tyre dhe daljen e flokëve të rinj, lidhen kryesisht me disa faktorë:

  • Mosha (shkaku më i zakonshëm)
  • Gjenetika
  • Çrregullimet hormonale
  • Stinët
  • Mungesa e nutrientëve (ndryshimi i dietës ushqimore, dietat për dobësim etj)
  • Stili i jetës i pashëndetshëm
  • Stresi
  • Sëmundjet e lëkurës (ndonjëherë si rezultat i mykut (mykozës)

Set kunder renies se flokeve, e perbere nga shampo, ampula dhe vitamina

SI TË PARANDALOJMË RËNIEN E FLOKËVE?

Jo të gjithë njerëzit kanë flokë të shëndetshëm. Shumë prej tyre përballen me probleme të rënies së flokëve ose mos rritjes së tyre. Deri diku, është normale të kemi me tepër probleme të rënies së flokëve gjatë ndërrimit të stinëve, në pranverë dhe vjeshtë. Nuk ka nevojë për trajtime shumë të shtrenjta ose mbjellje floku për të luftuar rënien e flokëve, pasi mund të sigurojmë trajtime efikase dhe në mënyrë natyrale.

KUJDESI PËR FLOKËT TUAJ!

Në treg gjenden shumë lloje shamposh apo balsamesh që reklamojnë ndërprerje të menjëhershme të rënies së flokëve apo rritje të tij. Por këto produkte janë të mbushura me kimikate që dëmtojnë më tepër flokët tuaj. Lexoni me kujdes etiketën para se ta blini: NUK DUHET TË PËRMBAJNË elementë kimikë si: SLS (sodium laureth sulphate), paraben, silikon, ngjyrues, parfum sintetik, PEG, derivate hidrokarburesh, viskozantë sintetikë, Vajra Mineralë, DEA, dhe të jenë të çertifikuara Bio-Organikë.

Megjithatë, kujdesi i zakonshëm me shampo dhe balsam nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Flokët e thatë dhe të dëmtuar kërkojnë kujdes shtesë, i cili mund të jepet në mënyrë natyrale, pa vizita të shtrenjta në sallonet e bukurisë.

Një nga trajtimet më efikase është përdorimi i vajit të kokosit ose gjalpit të kakaos, të cilët përveç acideve yndyrore të ngopura, përmbajnë dhe vitamina dhe minerale që ushqejnë flokun dhe e bëjnë më të shëndetshëm. Ky kujdes shtesë, mund të përdoret në shumë mënyra. Më poshtë po ju japim disa këshilla për të ndaluar rënien e flokëve por dhe për rritjen e tyre:

Maskë flokësh: Aplikoni në flokë vaj kokosi ose gjalp kakao të shkrirë (gjalpi i kakaos ngurtësohet në 25°C, dhe nuk duhet lënë të ngurtësohet në flokë). Lëreni maskën për 20-30 minuta dhe lani flokët me shampon tuaj të preferuar.

Balsam flokësh: Pasi të keni larë flokët me shampo, aplikoni gjalpin e kakaos të shkrirë , masazhojeni për 2-3 minuta, dhe lani flokët me ujë të ngrohtë.

Vaj flokësh: Vaji i kokosit përmban kryesisht acide yndyrore me zinxhir të mesëm, të cilët depërtojnë në thellësi të flokut dhe e ushqejnë atë. Aplikojeni me gishta në majat e flokëve të thata ose të dëmtuara.

Vaj esencial Rozmarine, i certifikuar bioMasazhi i skalpit është një nga mënyrat më të mira për të stimuluar rritjen e flokëve.  Për masazh, ngrohni 2 lugë gjelle vaj kokosi në mikrovalë, shtoni 3-4 pika vaj esencial rozmarine dhe aplikojini në flokë dhe skalp duke i masazhuar për rreth 5 minuta. Më pas, mblidhini flokët me një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë dhe mbajini për 10 min.  Lani flokët duke i krehur. Nëse e përsërisni këtë trajtim të paktën një hërë në javë, floku juaj do të bëhet i butë, me shkëlqim, dhe do të rritet më shpejt.

 

DIETË E SHËNDETSHME DHE HIDRATIM I MJAFTUESHËM

Të gjithë e dimë që një dietë e shëndetshme ndikon në paraqitjen e lëkurës sonë, dhe nuk është suprizë që ndikon dhe te flokët. Nëse dëshironi që flokët të rriten më shpejtë, na nevojiten më tepër proteina (peshk, vezë, fruta të thata). Disa vitamina janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve- vitaminat A, B, C, E si dhe hekuri, pasi ndikojnë direkt në rritjen dhe shëndetin e flokëve.

Uji është i rëndësishëm për funksionimin e flokëve dhe organizmit në tërësi. Çdo personi, i nevojitet 1 litër ujë në ditë për çdo 25 kg peshë trupore, ose dhe më tepër nëse keni aktivitet të shtuar fizik, ose punoni në ambiente të nxehta.

USHQENI FLOKËT SË BRENDSHMI

Kolagjen detar i hidrolizuar 100% i paster Flokët e bukur janë flokët e ushqyer. Nëse doni flokë me shkëlqim, ju nevojitet që të shtoni në dietën tuaj vitamina dhe minerale, veçanërisht vitaminën B. Një nga “përbërësit” më të rëndësishëm të flokëve është proteina e kolagjenit. Kolagjeni forcon flokët dhe i bën më elastikë. Pas moshës 20 vjeçare, sinteza e kolagjenit në trup fillon të pakësohet, prandaj rekomandohet të merret suplement kolagjeni pluhur.

Veçanërisht në muaj e verës, faktorët e jashtëm si dielli, uji i detit dhe pishinës, etj, ndikojnë në përkeqësimin e flokëve. Prandaj është e domosdoshme për të marrë më tepër vitamina dhe minerale, për të reduktuar rënien e flokëve dhe stimuluar rritjen e tyre. Trajtojini flokët me MSM, i quajtur minerali i bukurisë. MSM është një formë natyrale e sulfurit organik. Duke qenë se ushqimet që konsumojmë janë të procesuara, ne nuk e marrim mjaftueshëm këtë mineral, dhe sugjerohet ta marrim si shtesë ushqimore. Konsumimi i MSM bashkë me vitaminën C, favorizon përthithjen maksimale nga trupi.

VITAMINA C ËSHTË VITALE PËR SHËNDETIN E FLOKËVE

Vitamine C natyrale per rritjen e imunitetitVitamina C është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve. Ajo ndihmon në prodhimin e kolagjenit, dhe si e tillë, është e domosdoshme për shëndetin e flokëve. Vitamina C vepron si antioksidant dhe parandalon rënien e flokëve. Ju mund të merrni vitaminë C nga agrumet, specat jeshilë, majdanozi, moringa, etj. Ose mund të konsumoni Vitaminë C pluhur, për një përthithje më të mirë, por e rëndësishme është të jetë me prejardhje tërësisht bimore. Sasia e rekomanduar e vitaminës C varion nga 1000 deri në 3000 mg në ditë.

 

VITAMINA NATYRALE PËR FLOKË MË TË FORTË, TË TRASHË DHE ME SHKËLQIM

HAIR VITAMINS është një produkt tërësisht natyral që ka përbërësit më të rëndësishëm për flokë të bukur dhe të shëndetshëm. Alternativa më e mirë kundër rënies së flokut është Biotina, e cila është pjesë e vitaminave B-Kompleks, dhe quhet ndryshe B8. Është mikronutrienti më i rëndësishëm për shëndetin e flokëve. Kolagjeni është një proteinë  që i jep flokut elasticitet, ndërsa vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe vepron si një antioksidant shumë i fuqishëm që mbron flokët.

Hair Vitamins është një pije pluhur 100% natyrale që ushqën flokët me të gjitha vitaminat dhe mineralet e duhura, dhe:

  • Redukton rënien e flokëve
  • Parandalon majat dyshe
  • Stimulon daljen e flokëve të rinj
  • Forcon, trash dhe shkëlqen flokët
  • Rigjeneron flokët e dëmtuar
  • I dhuron flokëve një kujdes të gjatë dhe të plotë
  • Një dozë ditore përmban 1,250 µg Biotin (2,500 % e nevojës ditore)
  • Nuk përmban sheqer ose ëmbëlsues artificialë

Vitamina Flokesh: biotine, kolagjen, msm, vitamine C, per floke me te forteDoza e rekomanduar ditore është 5 gr (një lugë që gjendet brenda në kuti). Treteni në një gotë me ujë dhe pijeni njëherë në ditë. Doza ditore prej 5 gr Hair Vitamins përmban 1,250 µg Biotinë (2,500 % e nevojës ditore) dhe 100 mg Vitaminë C (125 % e nevojës ditore).

 

Lexoni dhe: 7 vajrat esencialë më të mirë për flokët

NA NDIQNI NË:   

Maska e flokëve me Vaj Ulliri, Rozmarinë dhe Livando

  • Kategoria: Flokët
  • Klikime: 4231

 

Floku juaj “ulërin” për ndihmë çdo herë që ju e lyeni, e thani me tharëse, përdorni piastrën për ta drejtuar ose bërë kaçurrela, shkoni në plazh ose notoni në pishinat me klor. Dietat, stresi, kushtet mjekësore dhe medikamentet që mund të merrni, ndryshimet hormonale dhe mungesa e vitaminave dhe mineraleve ndikojne te floku juaj.

Përdorimi i trajtimeve speciale mund të jetë rruga më e mire për të mbajtur flokun në formë optimale. Ka me qindra produkte në raftet e marketeve, por pjesa më e madhe e tyre përmbajnë kimikate të dëmshme. Ato mund të bënjë që fillimisht floku juaj të duket i mrekullueshëm. Megjithatë, me kalimin e kohës, këto trajtime konvencionale do të kenë një ndikim negativ mbi flokun tuaj, duke e bërë  të thatë dhe të dëmtuar - përfundimisht të patrajtueshëm.

Aplikimi në mënyrë periodike i trajtimit të flokut mund të eleminojë ngatërrimin e flokëve, dhe të riparojë dëmtimet dhe majat dyshe. Çfarë është fantastike, është që ju mund ta bëni këtë trajtim në shtëpi pa shumë kosto. Një nga opsionet më të mira është trajtimi me vaj ulliri. Ky vaj është thellësisht balsamik, i jep flokut shkëlqim dhe lehtësi në larje, përpos vetive të tjera. Lexoni më poshtë si të bëni vetë një trajtim të tillë dhe pse është një ide e shkëlqyer.

Si të bësh vetë një maskë floku me vaj ulliri

Përdorimi i vajit të ullirit për të trajtuar flokun nuk është një gjë e re; është përdorur prej shekujsh për të rritur shkëlqimin, butësinë, dendësinë dhe forcuar flokun. Ky vaj përmban disa përbërës të rëndësishëm si acidi oleik, palmitik dhe skualen të cilët janë zbutës për flokun.

Për të filluar, hidhni vajin e ullirit në një enë të vogël ose vazo qelqi. Pastaj shtoni vajrat esencialë të rozmarinës, livandos dhe lemongrass-it, të cilët janë vajra esencialë të mrekullueshëm për flokët. Përzjejini mirë. Shtimi i këtyre vajrave është për të përmirësuar në maksimum cilësitë e këtij trajtimi:

Rozmarina është e jashtëzakonshme për flokët e dobët. Ajo ndihmon në rritjen dhe trashjen e flokut duke rritur metabolizmin qelizor. Madje, studimet tregojnë se ndikon në rritjen e flokut dhe në personat që vuajnë nga alopecia.

Livando përmban veti antimikrobike, që mund të parandalojë tharjen e flokut dhe ndihmon në eleminimin e stresit, duke stimuluar rritjen e flokut.

Lemongrass eshtë një shtesë e shkëlqyer në këtë trajtim, pasi ka aftësinë të mbrojë skalpin dhe forcojë folikulat (rrënjët e flokut). Ndihmon gjithashtu dhe në trajtimin e zbokthit.

Përziejini mirë përbërësit dhe ruajini në një vazo qelqi të mbyllur fort me kapak.

Si të aplikojmë maskën me vaj ulliri

Aplikoni në sasi vaji në flokë të thatë duke filluar nga rrënjët në drejtim të majave. Masazhojeni butësisht skalpin. Mbështilleni kokën me peshqir dhe lëreni maskën të veprojë për rreth 30-40 minuta. Më pas lajeni kokën normalisht me një shampo bimore. Mund të përdorni më pas balsam bimor.

Këshilla:

Përdorimi i vajit të ullirit është i shkëlqyer për flokët kaçurrelë, të trashë, të thatë ose të dëmtuar. Për flokë të dobët, ndoshta do të ishte më mirë të përdorej më pak, ose të zëvendësohej me Vaj Kokosi i cili vepron më mirë me këtë lloj floku. Mund të eksperimentoni me të dy rastet për të parë rezultatin.

Maskë me Vaj Ulliri, Rozmarinë dhe Livando

Koha e përgatitjes: 3 minuta

Sasia: Për 4–5 trajtime, në varësi të gjatësisë së flokut

Përbërësit:

Përgatitja:

  • Hidhni vajin e ullirit në një enë të vogël ose vazo qelqi.
  • Shtoni vajrat esencialë të rozmarinës, livandos dhe lemongrass-it dhe përziejini mirë
  • Ruajeni në një vazo qelqi me kapak të mbyllur fort.

7 vajrat esencialë më të mirë për flokët

  • Kategoria: Flokët
  • Klikime: 8448

Kur është fjala për përdorimin e vajrave esenciale për flokë, ka shumë zgjedhje të dobishme. Nëse jeni duke kërkuar të zbusni flokët tuaj, trajtoni zbokthin dhe lëkurën e kokës të thatë, ti jepni fortësinë e duhur flokëve dhe ndriçoni flokët tuaj natyrshëm, vajrat esencialë janë shumë më të sigurta dhe po aq efektive sa produktet konvencionale të kujdesit të flokëve.

Ata janë gjithashtu më kosto të ulët - një shishe e vajit tuaj të preferuar esencial nuk mund të ushqejë vetëm flokët tuaj, por mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit, në lehtësimin e dhimbjeve dhe në luftimin einfeksioneve të lëkurës gjithashtu. Plus, vajrat esencialë janë të gjitha natyralë, që do të thotë se ato nuk janë kimikate të rrezikshme dhe janë më të mira për mjedisin dhe shtëpinë tuaj.

 

7 vajrat esencialë më të mirë për flokët

  1. Livando

    Studimet kanë treguar se vaji i livandos poseidon efekte nxitëse të rritjes së flokëve. Në një studim i bërë tek kafshët në vitin 2016, aplikimi nga jashtë i vajit të livandos rriti ndjeshëm numrin e folikulave të flokëve tek minjtë femra. Vaji i livandos bën të mundur gjithashtu thellimin e thellësise se folikulave të flokëve dhe trashjen e shtresës termike. (1)

    Vaj Livandos ka veti antimikrobike dhe mund të përdoret për të luftuar çrregullimet bakteriale dhe kërpudhat. Disa përfitime të tjera të vajit të livandos janë aftësia e tij për të zbutur kokën dhe për të shëruar lëkurën dhe flokët e thatë. Duke qënë se stresi emocional është një faktor që mund të kontribuojë në rënien e flokëve, vaji i livandos mund të përdoret për të krijuar një mjedis të qetë dhe pa stres.

 

  1. Rozmarina

    Vaji i rozmarinës është një nga vajrat kryesorë esencialë për trashjen dhe rritjen e flokëve. Përdoret për të rritur metabolizmin qelizor, i cili stimulon rritjen e flokëve dhe promovon shërimin. Hulumtimet madje tregojnë se vaji i rozmarinës vepron dhe si minoxidili, një trajtim tradicional kundër rënies së flokëve. (2) Kur bëhet fjalë për shëndetin e flokëve, përfitimet e vajit të rozmarinës përfshijnë parandalimin e rënies së flokëve, ngadalësimin e procesit të daljes së thinjave dhe trajtimin e zbokthit dhe kokës së thatë.

    Për të përdorur vajin e rozmarinës për flokët tuaj, merrni 3-5 pika dhe përziejeni me vajin e ullirit dhe më pas masazhoni përzierjen në kokën tuaj për rreth dy minuta. Lëreni në flokët tuaj për 3 deri në 4 orë dhe pastaj lani flokët si zakonisht.

 

  1. Kamomili

    Vaj kamomilIt është një vaj esencial i mrekullueshëm për flokët, sepse shton shkëlqimin dhe butësinë e flokëve ndërsa zbut lëkurën tuaj të kokës.

    A e dini se vaji esencial i kamomilit mund të përdoret për ti dhënë dritë flokëve tuaj në mënyrë natyrale? Miksoni 5 pika vaj esencial të kamomilit me një lugë gjelle kripë deti dhe 5 lugë gjelle sode buke. Përdorni ujë të ngrohtë për të krijuar një pastë dhe aplikoni përzierjen në flokët tuaj. Masazhoni atë në skalp dhe në bazën e flokëve tuaj, mbajeni për rreth gjysmë ore dhe më pas e shpëlani.
    Hulumtimet tregojnë që 50 për qind e grave lyejnë flokët e tyre rregullisht dhe dhe ndjehen më tërheqëse menjëherë pasi kanë lyer flokët e tyre, por produktet konvencionale të flokëve që përdoren për të lyer flokët përmbajnë kimikate të rrezikshme që mund të shkaktojnë rreziqe të shumta shëndetësore. Zgjedhja e produkteve natyrale do të sigurojë që ju nuk jeni duke u ekspozuar ndaj produkteve jo të shëndetshme të ngjyrosjes së flokëve si peroksid hidrogjeni. (3)

 

  1. Kedri

    Vaji esencial i Kedrit përdoret për të stimuluar folikulat e flokëve duke rritur qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Ajo nxit rritjen e flokëve dhe ngadalëson rënien e tyre; ajo gjithashtu mund të trajtojë flokë të hollë dhe lloje të ndryshme të alopecisë.

    Një studim i kryer në Skoci përfshinte 86 pacientë të cilët u ndanë në dy grupe - një grup masazhoi një kombinim të vajrave të kedrit, trumzës, rozmarinës dhe livandos të miksuar me vajrja mbajtës si vaji i jojoba dhe farave të rrushit në skalp çdo ditë. Grupi tjetër përdori vetëm vajra mbajtës çdo ditë. Pas 7 muajsh, 44 për qind e pacientëve në grupin e vajit esencial treguan përmirësim të simptomave të alopecisë, ndërsa vetëm 15 për qind e grupit tjetër treguan përmirësime. (4)                                                                                        Vaj esencial i Kedrit gjithashtu mund të ndihmojë për të eleminuar acarimin e lëkurës dhe sprapsin insektet, gjë që mund të jetë e dobishme në netët e verës, kur ju jeni duke kaluar kohë jashtë.

    Vaji esencial i Kedrit përdoret në mënyrë të jashtme në kokë dhe flokë. Përzihet mirë me vajra të butë si livando dhe vajra mbajtës si vaji i kokosit ose jojobas. Ju gjithashtu mund të shtoni 2-3 pika të vajit esencial të Kedrit në kondicionerin e shtëpisë tuaj.

 

  1. Sherebela

    Një komponent i rëndësishëm në vajin esencial të sherebelës të quajtur "linalyl acetate" zvogëlon inflamacionin e lëkurës dhe rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë. Vaji esencial i sherebelës gjithashtu vepron si një suplement natyral për skuqjen dhe funksionon si një agjent antibakterial. Por më e rëndësishmja, vaji esencial i sherebelës përdoret për t'ju ndihmuar të lehtësoni stresin dhe të balanconi hormonet. Tre lloje të humbjes së flokëve mund të shoqërohen me nivele të larta të stresit: efluenza telogen, trichotillomania (tërheqja e flokëve) dhe alopecia areata. Për shkak se vaji esencial i sherebelës mund të përdoret për të ndihmuar në uljen e nivelit të stresit dhe për të zvogëluar nivelin e kortizolit në trup, vepron si një suplement natyral për rënien e flokëve të shkaktuara nga stresi. (5)

    Vaji esencial i sherebelës vepron mirë me vajin e jojobas; të dyja mund të ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë. Për të lehtësuar stresin, i cili është i lidhur me rënien e flokëve, ju mund të shpërndani vajin e sherebelës në shtëpi ose të aplikoni disa pika në kyçet ose në shputat e këmbëve tuaja.

 

  1. Lemongrass

    Vaj esencial Lemongrass ka vetitë shëruese, dhe funksionon si një pastrues efektiv dhe deodorant. Ai forcon folikulat tuaja të flokëve dhe qetëson irritimet e skalpit. Në fakt, një studim i vitit 2015 zbuloi se aplikimi i vajit të lemongrass redukton zbokthin në mënyrë të konsiderueshme pas shtatë ditëve dhe e rriti efektin edhe më shumë pas 14 ditësh aplikimi. (6)

    Disa përfitime të tjera të vajit Lemongrass përfshijnë aftësinë e tij për të punuar si një parandalues natyror të insekteve, lehtësimin e stresit (e cila është e lidhur me rënien e flokëve) dhe trajtimin e dhimbjes së kokës.

    Ju mund të shtoni 10 pika vaji esencial lemongrass në shampo ose kondicioner, ose mund të masazhoni 2-3 pika në kokë së bashku me balsamin tuaj çdo ditë. Vaji esencial i Lemongrass gjithashtu mund të shpërndahet në shtëpi për të reduktuar stresin dhe për të pastruar ambjentin.

 

  1. Mente

    Vaj esencial i mentes ndihmon për të stimuluar lëkurën e kokës dhe trajtuar zbokthin, madje edhe parazitët, për shkak të vetive të fuqishme antiseptike. Hulumtimet tregojnë se vaji i mentes stimulon rritjen e flokëve. Në një studim i bërë tek kafshët në 2014, aplikimi i jashtëm i vajit esencial të mentes për katër javë dha efekte të dukshme të rritjes së flokëve, duke rritur trashësinë e lëkurës, numrin dhe thellësinë e folikulave. (7)

    Vaji esencial i mentest ka një ndjesi të këndshme ftohëse kur zbatohet në mënyrë të jashtme, dhe ndihmon për të ulur inflamacionin e lëkurës. Përveç këtyre përdorimeve , ajo gjithashtu funksionon për të aktivizuar mendjen tuaj, për të rritur gjendjen e humorit tuaj dhe për të lehtësuar tensionin ose dhimbjen e kokës.

    Shto 2-3 pika të vajit esencial të mentes në shampon ose balsamin tuaj për një zgjim dhe gjallërim të shpejtë gjatë dushit të mëngjesit.

 

5 Përfitimet e vajrave esencialë për flokët

  1. Stimulojnë rritjen e flokëve

Është bërë e zakonshme për personat që kanë rënie të flokëve të kthehen në kirurgjinë e zëvendësimit të flokëve dhe produktet e rënies së tyre me shpresën për të rifituar flokët e humbur, por mbrojtja juaj e parë gjatë luftës kundër rënies së flokëve duhet ti adresohet shkakut kryesor që çon në rënien e flokut.

Gjëja e mahnitshme për vajrat esenciale është se disa pika mund të bëjnë të gjitha këto gjëra për ju.  

Ju nuk duhet të përdorni produkte që përmbajnë kimikate për të stimuluar rritjen e flokëve, vajra të domosdoshme si rozmarinë dhe cedri  mund të përdoren në mënyrë jashtme për t'ju ndihmuar të parandaloni rënien e flokëve.

 

  1. Eleminojnë zbokthin

    Një tjetër shqetësim i përbashkët është se si ti shpëtojmë zbokthit, një çrregullim të lëkurës që prek 50 për qind të popullsisë botërore. Zbokthi shkaktohet nga grumbullimi i lëkurës së vdekur dhe në raste më të rënda, një tip mikroorganizmi e përkeqëson atë.(8) Mund të shkaktohet edhe nga produktet e kujdesit të flokëve që përmbajnë përbërës kimikë .
    Vetitë shëruese dhe hidratuese të vajrave esenciale si livando dhe lemongrass do t'ju ndihmojnë për të luftuar zbokthin natyrishëm - lehtësimin e problemeve të zakonshme të kujdesit të flokëve si skalpi i thatë dhe me ndjesi kruarje.

 

  1. Ushqen flokët tuaj

    Njerëzit kanë tendencë të shpenzojnë shumë para për produktet e kujdesit të flokëve që përdoren për ti dhënë flokët e tyre shkëlqim, butësi dhe shtrirje. Për fat të keq, shumë nga këto produkte po bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Trajtimi me keratinë, për shembull, përmban përbërës toksikë si formaldehidi, i cili njihet si kancerogjen i njeriut. (9)

Në vend që ti kthehemi këtyre metodave konvencionale, përdorimi i vajrave esencialë do ti bëjë flokët tuaj më të fortë dhe më të shëndetshëm dhe më e rëndësishmja pa efekte anësore. Vetitë hidratuese, qetësuese, anti-inflamatore dhe antiseptike të vajrave esenciale veprojnë për të ushqyer flokët tuaj në mënyrë natyrale.

 

  1. Parandalon yndyrosjen e flokëve

    Gjëndrat tuaja dhjamore janë përgjegjëse për mbajtjen në niveleve të duhur të hidratimit përmes sebumit ose yndyrës që prodhojnë. Kjo është ajo që i jep flokëve një shkëlqim të shëndetshëm, por kur gjëndrat tuaja prodhojnë më shumë yndyrë, mund të bëjë që flokët tuaj të duken të yndyrshëm, madje edhe kur ju i lani atë mëngjes. Disa vajra esencialë, si ai i mentes, mund t'ju ndihmojnë për të kontrolluar prodhimin e sebumit, duke i lënë flokët tuaj pa yndyrë dhe me shkëlqim.

 

  1. Ul nivelin e stresit dhe balancon hormonet

    Hulumtimet tregojnë se stresi është i lidhur me rënien e flokëve dhe kështu vepron dhe çrregullimi hormonal. Stresi shkakton inflamacion dhe rënie të flokëve para kohe.(10) Mund të duket shumë e lehtë, por thjesht përhapja e vajrave esencialë qetësues dhe lehtësues të stresit si livando dhe sherebela në shtëpi, mund të ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve në mënyrë natyrale.

 

Si të përdorni vajrat esencialë për flokët dhe receta për ti bërë vetë

 

Të gjitha këto vajra esencialë për flokët janë të lehta për tu gjetur në internet ose në dyqan. Është shumë e rëndësishme që të blini vetëm vajra esenciale që janë 100 përqind të pastër, mundësisht të ÇERTIFIKUAR ORGANIKË (BIO), sidomos kur jeni duke konsumuar vajin ose duke aplikuar atë në mënyrë të jashtme. Është gjithashtu një ide e mirë për të bërë një test patch (test që bëhet duke hedhur vajin në pjesën e shpinës për të parë nëse bën alergji apo jo) me ndonjë vaj esencial që po përdorni për herë të parë.

Për shkak se vajrat esencialë janë aq të fuqishmëm, ato duhet të jenë të holluara me një vaj mbajtës para aplikimit të ditës.

Disa vajra të dobishme mbajtës për  flokët përfshijnë:

Vaji i Arrës së Kokosit - Vaj kokosit përmban acide yndyrore të mesme, duke përfshirë acid laurik dhe acid kaprik, që kanë veti të forta antivirale, antimikrobike dhe antifungale. Këto veti ndihmojnë për të pastruar tërësisht flokët dhe lëkurën e kokës, duke ndihmuar kështu parandalimin dhe trajtimin e problemeve si zbokthi.

 

Vaji  Jojoba - Vaji Jojoba stimulon rritjen e flokëve dhe hidraton kokën. Ai punon si një zbutës, qetëson lëkurën dhe zhbllokon folikulat e flokëve.

Vaj ulliri – Vaji i  ullirit  është një burim i vitaminës E dhe antioksidantë të tjerë. Disa përfitime të vajit të ullirit përfshijnë aftësinë e tij për të hidratuar dhe zbutur lëkurën, duke punuar për të larguar lëkurën e thatë dhe zbokthin.

 

Ju thjesht mund të kombinoni vajrat tuaja esencialë për flokët me një vaj mbajtës sipas dëshirës dhe përzierjen aplikojeni në kokën tuaj. Ju gjithashtu mund të shtoni vajra esencialë në shampon ose kondicionerin tuaj të përditshëm. Nëse jeni duke kërkuar për të trajtuar një çështje më specifike, këtu janë disa receta  që do të ndihmojnë gjithashtu për të rritur shëndetin e flokëve tuaj.

Trashjen e flokëve: Për të ndihmuar të trashni flokët në mënyrë të natyrale, përdorni një kombinim të vajrave esenciale të rozmarisë, të cedrit dhe sherebelës. Këto vajra do të stimulojnë folikulat tuaja të flokëve duke rritur qarkullimin në kokë dhe duke balancuar hormonet tuaja. (Recetën e shikoni më poshtë)

Stilimin e flokëve: Ju dëshironi të shmangni përdorimin e produkteve konvencionale të flokëve, sepse shumë produkte konvencionale në treg sot përfshijnë toksina që ju nuk i doni  në kokë dhe fytyrën tuaj. Për të ndihmuar në stilimin e flokëve tuaj, përdorni llak flokësh të bërë në shtëpi me vaj esencial livando dhe rozmarine, shtojini vodka dhe kallam sheqeri, dhe do të keni stilimin që ju dëshironi. (Recetën e shikoni më poshtë)

Parandalimi i yndyrës ne flokë: Shtoni 2-3 pika nga vaji esencial i mentes në balsamin tuaj për të hequr qafe flokët e yndyrshëm.

Shtoni shkëlqim: Përdorimi i maskve të ndryshme për të trajtuar flokët tuaj të paktën një herë në javë mund të ndihmojë të kujdeseni për flokët e padisiplinuar, të hidratoni lëkurën e kokës dhe të shtoni shkëlqimin. (Recetën e shikoni më poshtë)

Jepuni dritë flokut tuaj : Shtoni 2-3 pika të vajit esencial të kamomilit në flokë para se të dilni në diell.

 

RECETA:

 - Për trashje floku

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Sasia: 8 – 10 aplikime

Përbërësit:

  • 15 ml jojoba oil
  • 45 ml vaj i farave të rrushit
  • 30 pika vaj esencial i pastër i kedrit
  • 30 pika vaj esencial i pastër rozmarine
  • 30 pika vaj esencial i pastër sherebele

Përdorimi:

  • Vendosni në një vazo vajin e jojoba dhe të farave të rrushit. Shtoni vajrat esencialë të kedrit, rozmarinës dhe sherebelës.
  • Përziejini mirë
  • Aplikojeni në flokë dhe masazhojeni skalpin dhe flokun, të thatë apo të lagjur një herë në ditë ose 3 herë në javë.
  • Lëreni në flokë për të paktën 20 minuta (ose sa më gjatë të mundeni); ose aplikojeni para gjumit, deri në mëngjes. Mund të përdorni një peshqir për të lidhur flokët që të mos bëni  jastëkun me njolla. Më pas, lajeni flokun normalisht me shampo.

- Spray për flokët

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Sasia: 30 aplikime

Përbërësit:

  • 250 ml ujë i pastër
  • 2 lugë gjelle sheqer kallamsheqeri
  • 1 lugë gjelle vodka
  • 10 pika vaj esencial i pastër livandoje
  • 10 pika vaj esencial i pastër rozmarine
  • Shishe plastike apo qelqi me sprucator

Përdorimi:

  • Zjeni ujin.
  • Tretni sheqerin në ujë.
  • Shtoni vodkën dhe përziejeni.
  • Lëreni përzierjen të ftohet dhe shtoni vajrat esencialë.
  • Përziejini mirë.
  • Hidheni përzierjen në një shishe me sprucator. Përziejeni mirë para përdorimit.

 

 

- Maskë flokësh

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Sasia: 1 aplikim (dyfishoni sasinë e recetës për flokë shumë të gjatë)

PËRBËRËSIT:

  • 2 lugë gjelle vaj kokosi (opsionale: 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle vaj kokosi)
  • ½ avokado e pjekur mirë
  • 2 vezë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 5–10 pika vaj esencial i pastër rozmarine
  • 5–10 pika vaj esencial i pastër livandoje

Përgatitja:

  • Hidhni vajin e kokosit dhe avokadon në blender. (për flokë kaçurrela mund të përdorni dhe dhe vaj ulliri)
  • Shtoni vezët dhe mjaltin dhe përziejini.
  • Shtoni vajrat esencialë të rozmarinës dhe livandos dhe përziejini.
  • Aplikojeni në flokë në të gjithë gjatësinë e tij dhe mbështillini me peshqir, sidomos majat e flokut.
  •  Lëreni maskën të veprojë për rreth 45 – 60 min.
  • Lajeni më pas flokun normalisht me shampon dhe balsamin tuaj.
  • Për rezultate më të mira, përdoreni maskën të paktën një herë në javë.

 

 

 

Alopecia Areata: 9 rrugët natyrale për të trajtuar rënien e flokëve

  • Kategoria: Flokët
  • Klikime: 6956

Alopecia areata prek 2 përqind të popullsisë në mbarë botën. Edhe pse nuk shkakton dhimbje fizike, mund të jetë një sëmundje psikologjikisht shkatërruese. Kjo sëmundje autoimune përfshin humbjen e flokëve rreth kokës, fytyrës dhe pjesëve të trupit. Mund të ndodhë në çdo kohë, pa paralajmërim. Zakonisht është e padiagnostikuar si llojet të tjera të humbjes së flokëve, si alopecia. Por me alopecia areata, sistemi juaj imunitar është duke sulmuar folikulat tuaj të flokëve.

Ka mjekime dhe kremra konvencionale që zakonisht rekomandojnë mjekët për të ndihmuar në rigjenerimin e flokëve. Por shumica e tyre vijnë me efekte anësore dhe kanë rezultat vetëm në rritjen e përkohshme të flokëve. Ka edhe trajtime natyrale kundër humbjes së flokëve që do të ndihmojnë për të rritur sistemin tuaj imunitar, për të reduktuar inflamacionin dhe për të korrigjuar mangësitë e lëndëve ushqyese që mund të sjellin rënien e flokëve.

Çfarë është Alopecia Areata? Simptomat e saj.

Alopecia areata është një sëmundje autoimune që prek sistemin imunitar duke sulmuar qelizat në folikulat e flokëve tuaj, dhe duke shkaktuar rënien e flokëve. Fjala alopecia do të thotë rënie flokësh në latinisht. Areata do të thotë "me zona". Pra, kjo shpjegon në mënyrë të përkryer këtë sëmundje që rezulton në rënien e flokëve në zona të vogla në kokë. Sasia e humbjes së flokëve të përjetuar nga njerëzit me alopecia areata ndryshon. Disa humbin pjesë të vogla, të rrumbullakta flokësh, e cila është më e zakonshme,ndërsa të tjerë përjetojnë humbje të madhe madje edhe humbje totale të flokëve.

 

Simptomat më të zakonshme të alopecia areata  përfshijnë:


1-Humbja e flokëve: Vendi më i zakonshëm i humbjes së flokëve është koka. Ndonjëherë personat përjetojnë humbje të qimeve në vende të tjera të trupit, si mjekra, vetullat dhe qerpikët. Studimet tregojnë se kur personat kanë simptomat e alopecia areata më herët në jetë, ata përjetojnë humbje më të madhe të flokëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse humbja e flokëve fillon brenda dy dekadave të para të jetës.Sidoqoftë, shfaqja e sëmundjes mund të jetë e paparashikueshme. Alopecia areata përfshin humbje të flokëve në një ose më shumë pjesë të kokës, me madhësi të monedhës. Ekzistojnë dy llojet e alopecisë që mund të shfaqen tek individët :

  1. alopecia areata totalis – Humbja e plotë e flokëve ne pjesën e kokës (ndodh në rreth 5 për qind të rasteve)
        
  2. alopecia areata universalis - humbja e plotë e flokëve (ndodh në rreth 5 për qind të rasteve), në tërë kokën, fytyrën dhe trupin, duke përfshirë zona si vetullat, qerpikët, krahët, këmbët dhe në zonën pubike

2-Ndryshimet e thonjve: Hulumtimet tregojnë se ndryshimet e thonjve ndodhin në 10 deri në 38 përqind të pacientëve me alopecia areata. Disa ndryshime të zakonshme përfshijnë rënien e thonjve, thonj të thyer, thonj me kreshta vertikale ose vija që dalin nga baza e thoit deri në majë.

Alopecia areata zakonisht fillon midis moshës 20 dhe 40 vjeç. Por simptomat e sëmundjes mund të shfaqen në çdo moshë. Studimet tregojnë se në 82-88 për qind të rasteve, personat përjetojnë siptomat e para të alopecia areata deri në moshën 40 vjeç, ndërsa 40 për qind e rasteve simptomat e para shfaqen që në moshën 20 vjeç. Nëse simptomat zhvillohen më herët në jetë, ekziston një rrezik i madh që sëmundja të bëhet më e rëndë.

Studimet tregojnë se në mesin e personave me alopecia areata, 38-39 për qind e tyre shfaqin shenja të depresionit dhe 39-62 për qind e tyre shfaqin çrregullime ankthi të përgjithshme. Këto çrregullime psikiatrike mund të zhvillohen para ose pas fillimit të simptomave të alopecia areata. Rreth gjysma e rasteve ndodhin pas shfaqjes të simptomave. Për më tepër, hulumtimet tregojnë se shenjat e stresit shfaqen para fillimit të alopecia areata në rreth 10 për qind të të rriturve dhe 10-80 për qind të fëmijëve me këtë sëmundje.

Shkaqet e Alopecia Areata dhe faktorët e rrezikut

Kur personi ka alopecia areata, qelizat e bardha të gjakut - të cilat supozohet të mbrojnë trupin tuaj nga “pushtuesit” e huaj si viruse dhe baktere - sulmojnë qelizat e folikulave të flokëve që normalisht rriten me shpejtësi. Si rezultat i kësaj, folikulat e flokëve bëhen më të vogla dhe ngadalësojnë prodhimin e flokëve.

Trajtimi Konvencional

Nuk ka kurë për alopecia areata. Flokët zakonisht ridalin vetë. Trajtimet e ndryshme e bëjnë flokun të rritet më shpejt dhe parandalojnë rënien. Disa nga trajtimet më të zakonshme konvencionale për alopecia areata përfshijnë :

1-Kortikosteroidet: Mjeku injekton kortikosteroide të për të ulur inflamacionin dhe për të nxitur rritjen e flokëve. Dermatologët zakonisht përdorin injeksione të kortikosteroideve për të trajtuar alopecia areata. Duhet të përsëritet procedura çdo katër deri në gjashtë javë. Kjo metodë e trajtimit nuk parandalon humbjen e re të flokëve. Përdoret vetëm për të ndihmuar flokët të rriten përsëri në zonat e rënies. Një efekt anësor i përdorimit të kortikosteroidës është që të mund të lërë gropa në lëkurë pas një trajtimi. Disa efekte të tjera anësore përfshijnë çrregullime në stomak, zbardhjen e ngjyrës së lëkurës në vëndin ku është bërë injektimi, dhimbje dhe inflamacion në vendin e injektimit.

2-Minoxidil: Minoxidili është një suplement i rritjes së flokëve që përdoret për të ndihmuar personat të rigjejnë flokët e tyre. Ajo aplikohet nga jashtë tek të rriturit dhe fëmijët në zonën e humbjes së flokëve, qoftë kokës, fytyrës apo trupit. Trajtimi   me Minoxidil zakonisht është i kombinuar me trajtim tjetër. Nuk është efektiv më vete në trajtimin e humbjes së gjerë të flokëve.

3-Anthralin: Anthralin përdoret për të ndryshuar funksionin imun të lëkurës.Aplikohet nga jashtë në zonën problematike për 20-60 minuta dhe lahet. Kremi antralin përdoret për të ndihmuar rigjenerimin e flokëve në zonat e rënies. Por, mund të irritojë lëkurën dhe madje të shkaktojë një zbardhje të lëkurës përkohësisht.

4-Diphencyprone: Diphencyprone aplikohet nga jashtë në zonat e humbjes së flokëve në mënyrë që të stimulojë sistemin imunitar. Ajo në fakt shkakton një reaksion alergjik të butë, duke dërguar kështu qeliza të bardha të gjakut në sipërfaqen e zonës së rënies Diphencyprone lufton inflamacion në vendin e zonave të prekura dhe stimulon folikulat e flokëve për të ringjallur flokët. Ky lloj i imunoterapisë përdoret për të trajtuar raste të rënda të alopecisë areata, duke përfshirë alopecia totalis dhe alopecia universalis.

5- Imunosupresues: Imunosupresues si metotreksat dhe ciklosporina bllokojnë reagimin imun që shkakton humbjen e flokëve. Disa efekte anësore nga marrja e imunosupresuesit si metotreksat shkaktojnë të përziera, diarre, plagë, lëkurë të zbehtë dhe lodhje.

9 Trajtime Natyrore për Alopecia Areata

  1. Probiotikë
    Është e vërtetë se trakti i tretjes kontrollon sistemin tuaj imunitar. Kjo është arsyeja pse probiotikët mund të ndihmojnë për të trajtuar një numër të patologjive autoimune, duke përfshirë edhe alopecia areata. Suplementet probiotike mund të përdoren për të përmirësuar sistemin tuaj imun në mënyrë që trupi juaj të mos reagojë në mënyrë të gabuar dhe të shkaktojë inflamacion. Ju gjithashtu duhet të hani ushqime që përmbajnë probiotikë, çdo ditë, të tilla si kefir, kombucha, perime të kultivuara, kos dhe uthull molle.
  2. Zinku

       Zinku mund të shërbejë si një trajtim natyral për alopecinë areata sepse ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe mirëfunksionimin e zorrëve, gjë që është jetike për funksionimin normal të imunitetit. Plus kësaj, zinku është një mineral vital për aktivitetet e rëndësishme funksionale të folikulës së flokëve. Është e këshillueshme të konsumohen ushqime me përmbajtje të lartë të zinkut të tilla si fara e kungujve, mish lope, mish qengji, bizele, kos dhe spinaq.

  1. Quercetin
    Quercetin është një lloj i antioksidantit flavonoid që është i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar inflamacionin dhe për të luftuar radikalet e lira të dëmshme. Ai ka efekte të fuqishme mbi imunitetin. Kjo është arsyeja pse përdoret shpesh për të trajtuar simptomat që lidhen me çrregullimet autoimune.
  2. Ginseng
    Ginseng është një suplement bimor popullor që përmban komponime të ndryshme farmakologjike. Zvogëlon inflamacionin dhe rrit imunitetin. Kjo ndihmon trupin për të ruajtur homeostazën imunitare. Një studim i vitit 2012 zbuloi se xhinsengu i kuq shërben si një trajtim efektiv dhe natyral për alopecinë areata. Personat që tashmë marrin injeksione kortikosteroide mund ta përdorin atë si një trajtim plotësues. Sot ekzistojnë shumë lloje të Ginseng-ëve, përfshirë formatin pluhur, të tharë dhe tabletë të Ginseng-ut aziatik dhe amerikan.
  3. Vaj esencial i Livandos
    Një nga përfitimet e shumta të vajit të livandos përfshin aftësinë e tij për të shëruar dhe mbrojtur lëkurën. Ai punon si një antioksidant i fuqishëm dhe zvogëlon inflamacionin. Një studim i vitit 2016 i kryer me anë të minjve zbuloi se kur studiuesit aplikonin vajin e livandos në mënyrë të jashtme ne pjesën ku kishin rënë qimet tek minjtë , kjo shkaktoi një rritje të konsiderueshme të numrit të folikulave të flokëve, si dhe forcimin dhe trashjen e flokëve.Një tjetër studim, i kryer në Skoci, përfshinte trajtimin me aromaterapi për alopecinë areata. Personat në grupin e trajtimit masazhuan skalpin me  vajrat esenciale të livandës, rozmarinës, trumzës, të përzier me vajra mbajtës të jojoba dhe farave të rrushit çdo ditë. Shkalla e përmirësimit duke përdorur vlerësimin fotografik të rritjes së flokëve ishte i rëndësishëm, duke dëshmuar se vaji i livandos dhe vajrat esenciale të tjera të dobishme për flokët shërbejnë si një trajtim efektiv natyror për alopecinë areata.
  4. Vaj Esencial i Rozmarinës
    Vaji esencial i rozmarinës zakonisht përdoret për të trashur dhe rritur flokët. Ai funksionon duke rritur metabolizmin qelizor që stimulon rritjen e flokëve. Hulumtimet tregojnë se aplikimi i jashtëm i vajit esencial të rozmarinës mund të jetë aq efektiv sa minoxidil, një trajtim konvencional për alopecinë areata. Ju gjithashtu mund të përdorni vajin e rozmarinës për të trajtuar zbokthin dhe skalpin e thatë. Thjesht aplikoni 2-3 pika vaj rozmarine direkt në zonën e shqetësimit dy herë në ditë.
  5. Akupunkturë
    Akupunktura përdoret si një trajtim natyral për alopecinë areata sepse mund të zvogëlojë qelizat T1 që sulmojnë folikulat e flokëve dhe që shkaktojnë humbjen e tyre. Gjithashtu vepron për të stimuluar dhe ngrohur folikulat e flokëve, për të zvogëluar inflamacionin dhe për të rritur qarkullimin e gjakut në zonën e prekur. Akupunktura gjithashtu redukton ankthin dhe depresionin.
  6. Hani ushqime anti-inflamatore
    Një nga përbërësit më të rëndësishëm të trajtimit të sëmundjes autoimune natyrisht është të hani ushqime të shëndetëshme, ushqime të dendura me lëndë ushqyese që do të veprojnë për të zvogëluar inflamacionin dhe të lejojnë trupin tuaj të shërohet shpejt. Shmangni të gjitha ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje sheqeri. Në vend të kësaj, hani ushqime anti-inflamatore si perime me gjethe jeshile, panxhar, brokoli, boronica, arra, farëra, erëza (sidomos shafran i Indisë dhe xhenxhefil), salmon i egër, supë me kocka dhe vaj kokosi. Këto ushqime sigurojnë antioksidantë, minerale të rëndësishme dhe acide yndyrore të nevojshme. Është e zakonshme për personat me alopecia areata të kenë mangësi lëndësh ushqyese. Pra hani një dietë të balancuar plot me ngjyra të ndryshme në mënyrë që të siguroheni që jeni duke marrë vitaminat dhe mineralet që ju nevojiten pëe të qënë mirë.
  7. Reduktoni Stresin
    Për të trajtuar flokët e hollë dhe humbjen e flokëve të lidhura me areata alopecia, është e rëndësishme për të ulur nivelet e stresit dhe për të lejuar trupin tuaj të shërohet, në mënyrë që flokët tuaj të rriten shpejt. Ka një numër veprimtarish që mund të ndihmojë për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të nxitur rritjen e flokëve. Këto përfshijnë stërvitje (si yoga), meditim, lexim dhe shpenzimi i më shumë kohë jashtë. Ballafaqimi me humbjen e flokëve mund të jetë e vështirë emocionalisht, pasi ju mund të filloni të ndjeheni të pasigurt në lidhje me pamjen tuaj. Rrethojeni veten me miq dhe anëtarët e familjes që tju mbështesin gjatë kësaj kohe të vështirë. Dhe, lidhuni me njerëz të tjerë të cilët gjithashtu kanë të njëjtin problem.

Masat paraprake
Këto trajtime natyrale për alopecia areata janë të sigurta për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm. Por në qoftë se vëreni ndonjë efekt  anësor, ndaloni përdorimin e barërave, suplementeve ose vajrave esencialë dhe kërkoni nga mjeku juaj ose dietologu për udhëzime. Nëse jeni duke luftuar me aspektet psikologjike të alopecia areata, të tilla si ankthi, depresioni ose pasiguria në lidhje me humbjen e flokëve tuaj, gjeni mbështetje nga një grup komuniteti ose terapist. Është e rëndësishme që ju të zvogëloni stresin sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të bëheni më mirë.