fbpx

Cmimi

Si të rigjeneroni lëkurën e thatë me 5 mënyra natyrale

  • Kategoria: Trupi
  • Klikime: 4979

Gjatë muajve të ftohtë të dimrit, vihet re se të rriturit vuajnë nga lëkura shumë e thatë (njihet si Kseroza). (1) Shumë njerëz kanë lëkurë të thatë gjatë gjithë vitit, jo vetëm kur ulen temperaturat.

Problemi është shumë më tepër se ana estetike.

Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut. Lëkura e shëndetshme dhe e mirëmbajtur luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tuaj, duke e mbrojtur trupin nga infeksionet dhe sëmundjet. Lëkura e hidratuar dhe e shëndetshme ka më shumë aftësi për ta mbrojtur veten nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat, ndotja e ajrit dhe rrezatimi ultraviolet. Mbajtja e kësaj mbrojtje është e nevojshme për mos krijimin e rrudhave, njollave nga mosha, linjat e fytyrës dhe shenja të tjera të plakjes premature.

Nëse doni të mbani shkëlqimin, vitalitetin shëndetin dhe elasticitetin e organit më të madh të trupit tuaj, është koha që të riktheni butësinë dhe të mundni kserozën në mënyrë natyrale dhe njëherë e përgjithmonë.

Cfarë është Kseroza (Xerosis)?

Përkufizimi i Kserozës

Termi  “Kseroza” vjen nga gjuha greke. (5) “Xero-” do të thotë “e thatë” dhe “-osis” përafërsisht përkthehet në“sëmundje”. Nuk duhet të ngatërrohet me kserodermën, një çrregullim i rrallë gjenetik. 

Sot , Kseroza është një term mjekësor të cilin doktorët e përdorin për tiu referuar lëkurës së thatë. Por ky nuk është një rast i zakonshëm i lëkurës së thatë - është bezdisës, pickues, shumë thatësi lëkure që përkeqësohet më tepër gjatë dimrit ose në periudha stresuese.

Shenjat dhe simptomat e Kserozës

Sipas Shoqatës Amerikane të Lëkurës, (6) disa nga simptomat më të zakonshme të kserosës janë ato që me shumë mundësi mund ti kujtoni kur keni përjetuar lëkurë shumë të thatë:  

  • Shfaqet e kuqe, e irrituar ose inflamuar.
  • Shfaqet si lëkurë me luspa dhe e ashpër në prekje.
  • Shfaq ndjenja pickimi madje dhe të dhimbshme.

Nga ana vizuale, mund të vihet re se Kseroza përforcon shenjat që keni në lëkurë, madje mund ti theksoj ato duke i bërë më të dukshmë në sipërfaqe të lëkurës. (7) Nëse nuk e trajtoni, simptomat e Kserozës mund të progresojnë në:  

  • Lëkurë me luspa
  • Çarje
  • Gjakosje

Shkaqet & Faktorët e riskut

Çfarë e shkakton lëkurën e thatë?

Në sondazhin e lartëpërmendur, njerëzit kanë vënë re se Kseroza përkqësohet në dimër. Shoqata Amerikane e Lëkurës raportoi se kjo është për shkak të uljes së lagështisë dhe uljes së temperaturave të cilat ndalojnë zbutjen e lëkurës.  Përdorimi i ngrohësve dhe ajrit të ventiluar gjatë dimrit mund të çojë në dehidrimin e lëkurës.

Ndërkohë që nuk keni kontroll mbi faktorët e riskut që lidhen me motin, shumë faktorë të tjerë në rutinën e përditshme dhe stilin e jetesës mund të kontribojnë në Kserozën:

  • Përdorimi më shumë seç duhet i skrapit ose pastrimi i lëkurës, me sapunë të ashpër, detergjentë dhe pastrues. Është parë se pothuajse gjysma e njerëzve që kanë Kserozë vazhdojnë të përdorin sapunë të ashpër trupi apo duarsh në fytyrë. (8)
  • Ndenja gjatë ekspozuar ndaj diellit, që mund të sjell Kserozë në verë.
  • Përdorimi i ujit shumë të nxehtë gjatë dushit.
  • Përjetimi i dehidratimit duke mos pirë mjaftueshëm ujë, pije ose ushqime hidratuese.
  • Ndenja për një kohë të gjatë në dhoma të nxehta ose te ftohta (këto sisteme e thajnë shumë ajrin, duke e kaluar gjithashtu dhe në lëkurën tuaj).

 

Cfarë e shkakton tharjen ekstreme të lëkurës ?

Duhet ta diskutoni me mjekun ose një personel mjekësor për faktorët që nuk kanë lidhje me mënyrën tuaj të jetesës që ndikojnë tek ju. Për shembull, me kalimin e moshës, lëkura bëhet më e hollë dhe prodhon më pak yndyrë. Ndaj dhe Kseroza është më e zakontë mbi moshën 65 vjeç. (9)

Trajtimi konvencional

Trajtimi konvencional në shtëpi i adresohet simptomave përkatëse të Kserozës.

Dermatologu juaj mund tju rekomandojë një medikament steroid lokal, prsh krem 1% hidrokortizon, (10) dhe këto medikamente lokale mund të ndihmojnë në reduktimin e acarimit dhe irritimin e shkaktuar nga Kseroza.

Produktet konvencionale të trajtimit të lëkurës mund të sygjerohen, me përbërës zbutës si: (11)

  • Urea
  • Keramide
  • Glicerinë

Sidoqoftë, edhe pse këto mund të ndihmojnë në zbutjen e sipërfaqes së lëkurës, hidratimi nuk kalon në nivele të thella. Për këtë, duhet të përdorni trajtime natyrale të Kserozës.

5 Mënyra Natyrale Për Të Trajtuar Lëkurën e Thatë

  1. Kujdes ujin kur bëni dush

Një nga zgjidhjet më të rëndësishme për shmangien e Kserozës është mënyra sesi bëjmë dush. Përpiquni të përdorni ujin e ftohtë ose të vakët kur bëni dush, por jo ujë të nxehtë. Uji i nxehtë heq yndyrën natyrale që ka lëkura juaj, duke e përkeqësuar kserozën. (12)

Pas dushit, fshijeni lëkurën me një peshqir të butë. Shmangni fshirjen e trupit me forcë, pasi mund të nxisë më tepër tharjen dhe irritimin.

  1. Zbuteni lëkurën mbas dushit

Menjëherë pasi keni fshirë lëkurën, aplikoni një zbutës natyral në sipërfaqen e lëkurës. Kjo ndalon tharjen pas dushit, duke e mbajtur lëkurën të butë dhe hidratuar.

Në vend të kremrave konvencionalë, të cilët mund të mbajnë aroma artificiale dhe përbërës që  mund ta thajnë ose irritojnë lëkurën me Kserozë, përdorni kremra zbutës të bërë nga vajra me bazë bimore natyrale që zbusin dhe hidratojnë, si: (13)

 

 

  1. Pini mjaftueshëm ujë

Lëkura ka 64% ujë. (14) Nëse zakonet tuaja dietike nuk përfshijnë një sasi të konsiderueshme uji, atëherë ajo do të duket si fillim në lëkurën tuaj. 

Sipas National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine, meshkujt duhet të konsumojnë 2.5-3 litra ujë për të  qenë të hidratuar, ndërsa femrat kanë nevojë për 2-2.5 litra në ditë. (15)

Kjo bazohet dhe në faktorët si stili i jetesës (p.sh. atletët kanë nevojë për më tepër lëngje sesa personat që s‘janë shumë aktivë) dhe moti ( trupi juaj ka nevojë për më tepër hidratim në kohë të nxehtë sesa në kohë të ftohtë).

Një mënyrë e sigurt për të vërtetuar nëse jeni të hidratuar është të kontrolloni urinën, nëse po merrni mjaftueshëm lëngje, atëhërë urina do të jetë e pastër ose ngjyrë e zbehtë. Urina e errët tregon se nuk po konsumoni mjaftueshëm ujë.

  1. Ushqim i mirë për shëndetin e lëkurës

Luftimi i Kserozës dhe mbajtja e lëkurës së shëndetshme nuk është vetëm konsumimi i ujit. Ushqimi që konsumoni luan gjithashtu një rolë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës dhe mbajtjen e butësisë së saj. Çelësi është shmangia e të ëmblave dhe alergjenëve. Nëse nuk jeni të sigurt nga të filloni, provoni disa nga ushqimet e mëposhtme: (16)

  • Hani ushqime me yndyrna të shëndetshme. Yndyrnat poli dhe mono-të pangopura në frutat e thata, farat dhe avokado, zbut lëkurën nga brenda jashtë.. Ashtu si omega-3 tek peshqit mund të japin një hidratim të lëkurës ndërkohë që reduktojnë irritimin dhe skuqjen për shkak të vetive anti-inflamatore.
  • Merr zink. Ky mineral gjendet tek drithrat, butakët, frutat e thatë etj. Zinkun siguron që lëkura të prodhojë mjaftueshëm yndyrë natyrale të vetën, e cila e mban lëkurën të butë dhe e mbron nga tharja. Ndihmon dhe në përmirësimin e shëndetit të tiroides, e cila mund të ndikojë në pamjen e lëkurës.
  • Rrit përdorimin e vitaminës E. Ky antioksidant ndihmon lëkurën të rigjenerohet vetë pas xerosit. Do ta gjeni vitaminën E në avokado, lajthi, farat e lulediellit, kikirika dhe bajame.  
  1. Eliminoni produktet me përbërës që thajnë lëkurën

Duhet të keni kujdes për shëndetin e lëkurës së brendshmi dhe së jashtmi, dhe të ndryshoni mënyrën sesi e lani apo zbusni sipërfaqen e lëkurës: është koha të eleminoni gjërat kryesore të cilat mund të provokojnë rikthimin e Kseroza.

Nëse i adresoheni vetëm faktorëve të brendshëm dhe jo edhe atyre të mjedisit atëherë do të jeni në luftë të vazhdueshme me lëkurën e thatë. Kur bëhet fjalë për trajtimin e Kserozës, duhet të keni kujdes këta armiq:

  • Ngrohësit dhe ajri i kondicionuar. Nëse ajri në ambientin ku rrini ju është vazhdimisht i thatë nga këto pajisje, lëkura do humbas vazhdimisht butësinë si pasojë e ajrit të thatë. Sipas Harvard Medical School rekomandohet përdorim i një lagështuesi ajri i graduar 60%. (17)
  • Irrituesit e lëkurës. E kemi diskutuar  më lart për sapunët e ashpër dhe detergjentët por duhet të mendoni “jashtë kutisë“. Produkte si parfumet(18), produktet për kujdesin e lëkurës që përmbajnë alkool (19),dhe produktet larës si zbutësit ose detergjentët të cilët përmbajnë aroma sintetike. (20)
  • Rrobat e realizuara me materiale si leshi, mund të acarojnë lëkurën, si pasojë e përbërjes së saj, duke krijuar inflamim dhe irritim të Kserozës si dhe gjendje të tjera të lëkurës.

Shqetësime

Mos harro! Kseroza nuk është vetëm ana estetike, paraqitja. Do të thotë se shëndeti i lëkurës tuaj është kompromentuar, dhe është lënë i patrajtuar, Kseroza mund të progresojë në të çara të dhimbshme që mund të gjakosen dhe të infektohen. Duhet të kontaktoni një dermatolog nëse :

  • Lëkura po nxjerr lëngje
  • Krijohen në lëkurë njolla të kuqe unazore
  • E gjithë lëkura ka rënë (peeling off)
  • Nëse lëkura nuk është përmirësuar por është përkeqësuar mbas trajtimit

Mund të konsultoheni me një mjek profesionist nëse përjetoni Kserozë, ose  gjendje të tjera të lëkurës sic janë  psoriasis ose ekzema. Të kombinuara, këto gjendje të lëkurës mund të jenë të dhimbshme dhe të sjellin një risk për infeksione.

Pikat kryesore për Kserozës dhe Rigjenerimi i Lëkurës së thatë

Kseroza është një gjendje e zakonshme me lëkurë të thatë, e cila prek njerëzit gjithë vitin dhe nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Sidoqoftë është e rëndësishme të konsultoheni përpara se shëndeti i lëkurës tuaj të ndërlikohet.

  • Kseroza është termi mjekësor që doktorët përdorin për të përshkruar gjendjen e lëkurës së thatë, e cila prek një pjesë të madhe të popullsis, sidomos gjatë muajve të thatë dhe të ftohtë të dimrit.
  • Simptomat e Kseroza përfshijnë skuqjen, irritimin ose inflamimin e lëkurës e cila bëhët me luspa, e ashpër me ndjesi pickuese ose të dhimbshme. 
  • Nëse lihet pa trajtuar, simptomat mund të përkeqësohen në situata më serioze si gjakosja, lëkura e çarë dhe me luspa.
  • Disa nga shkaktarët e Kserozës janë sapunët e ashpër, dushet e gjata me ujë të nxehtë dhe zakonet e varfëra të dietës dhe hidratimit.
  • Kseroza mund të jetë një efekt anësor i plakjes, diabetit dhe përdorimit të disa medikamenteve.

5 Mënyrat Naturale Për Të Zbutur Simptomat e Kserozës  

  1. Dush me ujë të ftohtë ose të vakët, por jo shumë të nxehtë, pasi heq yndyrën natyrale që prodhon lëkura.
  2. Zbutja e lëkurës me një zbutës pa aromë menjëherë pas dushit.
  3. Hidratimi. Për shkak se lëkura përmban 64% ujë, lëkura e thatë është simptoma e parë në dehidratim.
  4. Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme për lëkurën, si ushqimet e pasura me yndyrna të shëndetshme dhe minerale. Nutrienti i parë që duhet të kërkoni është omega-3, yndyrnat poli dhe mono-të pangopura, vitamina E dhe zinku.
  5. Evitoni irrituesit e lëkurës, aromat, tekstilet e ashpra dhe ajrin e thatë.

 

 

Si të eleminojmë Celulitin - 5 Trajtime Natyrore

  • Kategoria: Trupi
  • Klikime: 6728

Sipas Shoqatës Amerikane të Kirurgëve të Plastikës (ASPS), 1.7 milion ndërhyrje të kirurgjisë së estetikës u kryen vetëm në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, duke përfshirë mbi 222,000 ndërhyrje të liposuction, një pjesë e mirë e të cilave u kryen për të hequr celulitin.  Ndërhyrjet kirurgjikale për eleminimin e celulitit po rriten në masë, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz përpiqen të mbajnë një peshë të shëndetshme.

Por edhe pse liposuction, lazeri ose mjete të tjera kirurgjike për heqjen e celulitit mund të tingëllojnë si metoda të shpejta dhe të përsosura, , nuk është kaq e thjeshtë për të shkuar nga një madhësi e belit 120 në madhësinë 60 brënda natës. Vetë ASPS (American Society of Plastic Surgeons)

 deklaron se "Liposuction nuk është një trajtim efektiv për celulitin - lëkura me gropëza që zakonisht shfaqet në kofshë, në pjesën e ijeve dhe në vithe." Asgjë nuk mund të zëvendësojë të ngrënit e një diete të shëndetëshme dhe të bërit stërvitje mjaftueshëm. Ashtu si dhe shenjat e tjera të plakjes, celuliti menaxhohet më së miri duke u fokusuar në humbjen e peshës afatgjatë dhe shëndetin e përgjithshëm mbi të gjitha.

Pra, a doni të digjni dhjamin e tepërt të trupit, duke shmangur humbjen e rrezikshme të peshës ose strategjitë për heqjen e celulitit? Ne do të shpjegojmë disa mënyra natyrale për të reduktuar celulitin, si dhe të zbulojmë informacione nga me hulumtimet më të fundit në lidhje me efektet e dëmshme të liposuction. Është vënë re  se humbja e peshës së tepërt të trupit ndihmon në uljen e dukjes së celulitit.

Siç thuhet në një studim të vitit 2006 të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Kozmetike, "Reduktimi i adipogjenezës (ruajtja e yndyrës) dhe rritja e termogjenezës (djegja e yndyrës përmes nxehtësisë së trupit) duket të jenë rrugë primare, ndërkohë që përmirësojnë edhe mikroqarkullimin dhe sintezën e kolagjenit". 

Në fund të këtij artikulli do të gjeni hapa specifike të veprimit - duke përfshirë një udhëzues dietik dhe rekomandime të vajrave  esencialë - që do t'ju ndihmojnë të trajtoni natyrshëm pamjen e celulitit.

 

Çfarë është celuliti?

Celuliti është paraqitja me “gropa" e lëkurës, i cili kryesisht zhvillohet me kalimin e moshës, në këmbë, vithe,  stomak dhe prapa krahëve. Në thelb, kur ju keni globulat e yndyrës nën lëkurë që ushtrojnë presion ndjaj indeve lidhëse, keni këtë pamjen e pabarabartë të lëkurës. Disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë gjendje janë mungesa e stërvitjes, ndryshimet e hormoneve dhe dieta juaj.

Arsyeja e zhvillimit të celulitit tek të rriturit është për shkak të strukturës së pabarabartë të depozitave yndyrore nën lëkurë. Kjo gjendje është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt; rreth 80 përqind të grave  janë të prekura nga celuliti. Veçanërisht me kalimin e moshës lëkura humbet elasticitetin e saj. Megjithatë, çdokush mund ta ketë celulitin, madje edhe adoleshentët kur kanë probleme me peshën trupore ose ndryshimet hormonale.

Si një gjendje e lëkurës, celuliti nuk është problem serioz apo i dëmshëm, prandaj shumë veta zgjedhin thjesht ta lënë celulitin e tyre. Ndërkohë, të tjerët janë shumë të shqetësuar nga pamja e shëmtuar e celulitit, sidomos pas rrethanave të jetës si rritja/humbja në peshë ose shtatëzania - ose në verë kur zakonisht zbulohen më shumë pjesë të trupit.

Shkaqet kryesore të celulitit

Disa faktorë primarë që kontribuojnë në zhvillimin e celulitit janë: 

  • Dietë e varfër
  • Ruajtja e lëngjeve të tepërta në trup (e cila gjithashtu shkakton fryrje)
  • Dehidratimi
  • Probleme me qarkullimin
  • Strukturë e dobët e kolagjenit në lëkurë
  • Qënia mbipeshë ose rritja e yndyrës trupore
  • Ndryshimet hormonale
  • Mungesa e aktivitetit fizik (jeta sedentare)

Disa faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë ndryshime në lëkurë të tilla si celuliti, rrudhat dhe formimi i njollave të errëta përfshijnë: çrregullimet hormonale, stresi i lartë, gjendja ekzistuese mjekësore si sëmundjet autoimune ose diabeti, gjenetika, dieta e dobët, alergjitë, ekspozimi në diell dhe shkaqe të tjera toksiciteti.

Ndërsa lidhja midis trajtimit të stresit dhe zhvillimit të celulitit mund të duket shumë e vështirë, shkenca ka treguar se të gjithë faktorët e mësipërm rritin inflamacionin dhe kontribuojnë në shenjat e plakjes. Për shembull, sipas një studimi të korrikut të vitit 2000 të botuar në Gazetën Akademike Europiane të Dermatologjisë, celuliti mund të shkaktohet nga nivelet e rritura të katekolaminës për shkak të stresit të lartë, dhe niveleve të rritura të kortizolit.

Problemet si stresi dhe dieta e varfër gjithashtu bëjnë që trupi juaj të ngadalësojë prodhimin e kolagjenit, gjë që është thelbësore për të mbajtur lëkurën të re.

Duke marrë parasysh të gjithë faktorët e jetesës që ndikojnë në pamjen dhe shëndetin e lëkurës suaj, është e kuptueshme pse trajtimet më popullore të celulitit - duke përfshirë trajtimet jo-invazive, si masazhet ose radiofrekuencat, lazeri dhe trajtimet me dritë, si dhe procedura invazive si liposuction, nuk janë zgjidhje afatgjata. 

Rreziqet e Liposuction

Shumë gra i rikthehen liposuction-it (shpesh të quajtur "lipo") për të përmirësuar zonat e lëkurës së gropëzuar (celulitin) në pjesët më problematike si kofshët, ijet, vithet dhe barku. Sipas ASPS, "Liposuction është përdorur për të dobësuar shpejt dhe riformuar zonat të veçanta të trupit, duke hequr depozitat e yndyrës së tepërt dhe duke përmirësuar konturet e trupit. 

Liposuction është një ndërhyrje kirurgjikale, kështu që ajo ka të njëjtat rreziqe si shumë procedura të tjera mjekësore ose kozmetike. Pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm për seriozitetin e marrjes së Liposuction, duke përfshirë pasojat e mundshme nëse ndërhyrja shkon keq.

Rreziqet e mundshme të Liposuction

Ndërsa shumica e personave vuajnë vetëm nga nxirjet dhe enjtjet pas Liposuction-it, të cilat për fat të mirë shërohen me kalimin e kohës, gjithmonë ekziston rreziku i efekteve anësore më të rënda që ndodhin - duke përfshirë ato që janë të dhimbshme mendërisht dhe fizikisht. Çdokush që i nënshtrohet anestezisë gjatë operacionit është në rrezik të aritmisë së zemrës apo edhe dëmtimit të trurit në raste ekstreme. Ndërhyrjet e domosdoshme mjekësore për probleme shëndetësore konsiderohen të vlefshme për të marrë përsipër rrezikun, por jo në rastin e Liposuction.

Nëse vendosni të kryeni ndërhyrjen e Liposuction, bëjeni këtë pasi të keni provuar mjete të tjera natyrore për të përmirësuar cilësinë e lëkurës suaj. Për shembull, në një rast të kohëve të fundit, një paciente humbi më shumë se 90 kilogramë nga dieta dhe ndryshimet e jetesës. Ajo filloi të merrej me stërvitje çdo ditë dhe hante një dietë kryesisht me superfoods. Trupi i saj u transformua. Pas humbjes së peshës, ajo vendosi të operojë  disa zona për të "forcuar lëkurën e lirshme." Përpara se të ndërmerrte hapin më të lehtë dhe të shkonte tek kirurgjia plastike ajo punoi shumë për ta bërë trupin e saj të shëndetshëm në rrugë natyrale dhe kjo është ajo që duhet te ndjekim të gjithë.

A është e vërtetë që yndyra e Liposuction kthehet përsëri?

Hulumtimet e fundit sugjerojnë se pacientët të cilët kanë bërë Liposuction mund të zbulojnë se celuliti i tyre ose yndyra e trupit rishfaqen brenda një viti. Edhe më tronditëse? Kjo yndyrë rishfaqet në një vend tjetër nga ai ku u hoq!

Studiuesit në Universitetin e Kolorados studiuan 32 pacientë: 14 pacientëve iu bë ndërhyrje me Liposuction dhe ndërsa tek 18 të tjerët nuk bë ndërhyrje. Asnjë nga pacientët nuk ndryshoi dietë ose rutinat e jetës së përditshme, dhe tek ata që iu bë Liposuction u zbulua se ndërsa yndyra e trupit ra në fillim, ajo u kthye në një kohë të mëvonshme - sidomos rreth barkut dhe më sipër. Nuk ishte vetëm yndyra e zakonshme nën lëkurë që u rikuperua (lloji që gjendet pikërisht nën lëkurë), por për më tepër,  dhe ajo intra abdominale e cila gjendet në brendësi. Lloji i yndyrës së trupit që u rikuperua në pacientët pas liposunction-it lidhet me shumë sëmundje kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e hershme.

Si është e mundur? Duke parë që liposuction nuk prodhon rezultate afatgjata, janë bërë shumë studime të cilat konkluduan që kthimi i yndyrës pas heqjes me lipsuction ndodh sepse pacientët nuk ndryshojnë stilin e tyre të jetës. Për shembull, nëse ju keni hequr yndyrën (dhjamin) nga zona e ijeve, por vazhdoni të ushqeheni në të njëjtën mënyrë si më parë, që ju ka shtuar në peshë, trupi do të vazhdojë të depozitojë qeliza të reja yndyrore. Siç theksohet në një studim: “ Ne mendojmë se truri e di sa yndyrna ka në trup dhe i përgjigjet liposuction-it në mënyrë që të rregullojë peshën e vet. Kjo është një arsye pse të parandalosh obezitetin është shumë e rëndësishme.”

Si përfundim, duhet të përdoret liposuction për të hequr celulitin? Edhe nëse e kryeni këtë procedurë, duhet të bëni ndryshime të përhershme në dietën apo altivitetin tuaj fizik. Përndryshe, më shumë qeliza yndyrore dhe celulit do të krijohen dhe depozitohen diku në trupin tuaj. 

Trajtimet natyrale për celulitin

Më poshtë gjeni pesë trajtime natyrale kryesore për të eleminuar celulitin.

  1. Ushqehuni shëndetshëm

Përdorimi i një diete të shëndetshme dhe rritja e aktivitetit fizik ndihmon në reduktimin e celulitit. Të humbësh peshë dhe të mbash përqindjen e duhur të yndyrnave të trup, redukton paraqitjen e celulitit,

Disa nga ushqimet kryesore që parandalojnë apo reduktojnë celulitin, janë:

  • Farat e linit. Lini është një ushqim i mrekullueshëm për lëkurën dhe rënien në peshë. Ai rregullon nivelin e estrogjenit dhe mund të rrisë prodhimin e kolagjenit nga trupi.

Mund ta konsumoni në sallatë, smoothie ose thjesht kokërr.

  • Ushqime hidratuese. Për shkak të dehidratimit, lëkura mund të thahet, prandaj këshillohet të konsumoni më shumë ushqime hidratuese, si perimet dhe frutat e freskëta, veçanërisht pjepri, kastraveci, selinoja, agrumet dhe barishtet e freskëta.
  • Ushqime të pasura me fibra. Këtu përfshihen perimet, frutat e thata dhe farat. Fibrat ndihmojnë për pastrimin e zorrës së trashë, frenojnë urinë, ndihmojnë metabolizmin dhe balancojnë hormonet. Ushqimet e pasura me fibra që përmbajnë sasi të larta antioksidantësh janë perimet jeshile dhe kokrrat, të cilat janë dhe mjaft të dobishme pasi zvogëlojnë radikalet e lira që janë përgjegjëse për plakjen e lëkurës.
  • Burime proteinike të pastra. Ushqimet proteinike cilësore si mishi i viçit i ushqyer me bar natyral, pulat e rritura në natyrë, vezët e pasterizuara, peshku i egër dhe proteinat organike rrisin metabolizmimn dhe ndihmojnë në reduktimin e celulitit.
  • Ushqimet e pasura me potas. Largimi i lëngjeve të tepërta nga qelizat ndihmon në reduktimin e celulitit. Perimet jeshile, avokado, banane, uji i kokosit dhe bulmeti janë të pasura me potas.
  •  Yndyrnat e dobishme (EFAs and MCFAs). Kokosi dhe peshku i egër përmbajnë acide yndyrore për inde të shëndetshme. Konsumoni një lugë gjelle në ditë vaj kokosi ekstra virgin dhe një racion peshk të egër (ose 1000 mg vaj peshku në ditë) për rezultate më të mira.
  • Kelp. Kelpi është një algë mjaft e dobishme. Ai përmban një përbërës i quajtur fukoksantinë,  e cila gjendet në bimët me përmbajtje të lartë klorofili. Fukoksantina ndihmon trupin të djegë yndyrnat, duke reduktuar shfaqjen e celulitit. Shtojeni kelpin në dietën tuaj!
  • Uji. Mendoni se të pish shumë ujë është e rëndësishme për të reduktuar celulitin? Po! Uji e mban lëkurën të hidratuar dhe ndihmon nxjerrjen e toksinave nga trupi. Globulat e yndyrës nën lëkurë strehojnë toksinat duke e bërë celulitin më të dukshëm. Pastroni celulitin duke pirë 8-10 gota ujë të freskët në ditë. Një lëkurë e hidratuar  duket më e lëmuar, pa gropëza, dhe më e rinuar.

Përpiquni të shmangni apo reduktoni këto ushqime që mund të krijojnë ose përkeqësojnë celulitin:

  • Sheqer dhe kripë. Nëse ju mendoni që dieta juaj nuk ka efekt mbi celulitin, mendoheni dhe njëherë! Ja përse: sheqeri shkakton humbjen e lëngjeve, inflamacion dhe ruajtjen e yndyrnave – të gjitha këto rrisin shfaqjen e celulitit. Lexoni etiketat e ushqimeve dhe përpiquni të reduktoni apo eleminoni nga dieta juaj ato që kanë sheqer të shtuar.

Po ashtu, limitoni marrjen e kripës, pasi është një nga shkaqet kryesore për humbjen e lëngjeve, dhe shkakton përkeqësim të celulitit dhe tharje lëkure.

  • Drithërat e rafinuara. Këto kthehen menjëherë në sheqer dhe rrisin prodhimin e yndyrës në trup.
  • Ushqimet alergjene. Si psh.gluteni, butakët (molusqet) dhe kikirikët të cilët mund të shkaktojnë alergji ose inflamacion. Këto kanë efekte negative në lëkurë duke pakësuar qarkullimin dhe penguar në përthithjen normale të lëndëve ushqyese.
  • Yndyrnat e hidrogjenizuara. Yndyrnat jo të shëndetshme shkaktojnë inflamacion dhe ndikojnë në rritjen e peshës. 
  1. Konsumoni më tepër kolagjen

Indet lidhëse – përfshirë shtresat e lëkurës përmbajnë kolagjen. Kur lëkura është e fortë, shfaqja e celulitit reduktohet. Kolagjeni është proteina me sasinë më të madhe në trupin e njeriut dhe shërben për elasticitetin e lëkurës,  inde të rinuara dhe të forta. Një nga mundësitë më të mira për të marrë kolagjen është supë më lëng mishi (kocka), e cila përmban aminoacidet e quajtur proline dhe glicinë që krijojnë kolagjenin. Kolagjeni ndihmon në forcimin e indeve të lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e shkaqeve të celulitit.

 Një studim i publikuar në Journal of Medicinal Food në vitin 2005, rezultoi që në pacientët që morën 2.5 gram Peptide Bioaktive Kolagjeni (BCP), patën “pakësim domethënës të shkallës së celulitit dhe reduktim të valëzimit të lëkurës… BCP e marrë për 6 muaj çoi në një përmirësim të dukshëm të pamjes së lëkurës në femrat që vuajnë nga një celulit mesatar.“  Dhe siç pritej, rezultatet ishin më domethënëse në gratë mbipeshë. 

  1. Merrni suplemente anti-celulit

Për të arritur një peshë të shëndetshme, e cila përmirëson  lëkurën tuaj dhe të gjithë trupin, rekomandohet të konsumoni suplementet anti-celulit të mëposhtme:

  • Bromelain dhe enzima proteolike. Enzimat sistemike janë përdorur me shumë sukses për të luftuar inflamacionin. Sipas zbulimeve të publikuara në Biotech Research Journal, “bromelain ushtron efekte fibrinolitike, anti-edemë, anti-trombotike dhe anti-inflamatore”.  Fibrozat e uterusit, cistet ovariane, gurët e tëmthit dhe celuliti mund të eleminohen dhe nxirren nga trupi lehtësisht me ndihmën e këtyre enzimave. Rekomandohen enzima si bromelain i cili ka aftësinë të tresë firbrinogjenin (indi që mban të bashkuar këto formacione të padëshiruara).
  • Kola. Ky ekstrakt ka qenë subjekt i shumë studimeve mbi celulitin, dhe ka treguar rezultate pozitive. Kola është një bimë pa kafeinë, e cila ka veti relaksuese dhe mund të merret para gjumit. Ajo ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe ndihmon në minimizimin e shfaqjes së gropëzave të celulitit.
  • Të tjera. Ekstrakti i kafes jeshile, mango afrikane dhe fukoksantina (që gjendet në Kelp), janë disa nga suplementet që kanë efekte shumë të mira për celulitin.
  1. Bëni ushtrime fizike rregullisht

Për të luftuar celulitin, përveçse të përmirësoni dietën tuaj dhe të merrni suplemente ushqimore, gjëja më e mirë që mund të bëni janë ushtrimet fizike. Një raport i publikuar në Journal of Obesity në 2011, vërejti se “rezultatet e studimit që ekzaminuan stërvitjen intesive me intervale, (HIEE) treguan se kjo lloj stërvitje është më efektive në eleminimin e shtresave yndyrore nën lëkurë dhe yndyrnave abdominale, se llojet e tjera të ushtrimeve.” 

Më poshtë keni disa fakte dhe këshilla për tu mbajtur mend:

  • Ushtrimet intesive me intervale janë të njohura për rritjen e metabolizmit dhe djegien e kalorive për një kohë të gjatë pas ushtrimeve (24-48 orë).
  • Stërvitja intesive me intervale përfshin ushtrime intensive të shkurtra, si vrapimi i shpejtë për një distancë të shkurtër dhe pastaj pushim. (ky koncept quhet ndryshe Stërvitja intesive me intervale, ose HIIT)
  • Interesohuni për ndonjë program që kombinon ushtrimet kardio me ushtrime rezistence për të optimizuar aftësinë e trupit tuaj për të djegur shpejt yndyrnat, duke u ushtruar vetëm 20 minuta në ditë.
  • Dy nga strategjitë më të mira që rekomandohen janë trajnimi me pesha dhe trajnimi izometrik. Së bashku janë stërvitje mjaft efektive, bazuar në kërcim, yoga, hekur, dhe stretching i fortë; janë shumë të vlefshme për uljen e peshës trupore, përmirësimin e celulitit dhe tonifikimin e trupit.

 

  1. Përdorni vajra esencialë për lëkurën

Zakonisht, kremrat komercialë kundër celulitit mund të jenë joefektivë ose të shtrenjtë (ose të dyja), plus që pjesa më e madhe e tyre është plot me kimikate që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj.

Nëse doni të përdorni krem apo baltë për celulitin, zgjidhini ata të jenë me përmbajtje organike, dhe mundësisht pa konservantë.

Ose mund të bëni vetë krem kundër celulitit, në shtëpi. Më poshtë keni një recetë të thjeshtë që me bazë vaj esencial qitroje që ndihmon në eleminimin e yndyrnave nën lëkurë, dhe vajit të kokosit që ndihmon në hidratimin e lëkurës. Si ndihmoni vaji esencial i qitros? Studimet kanë treguar se ky vaj përmban sasi të madhe të enzimave anti-inflamatore, si bromelain, e cila ndihmon në shkatërrimin e celulitit dhe parandalon formimin e qelizave të tjera yndyrore (pengon adipogjenezën) nën lëkurë. 

 

KREM PËR CELULITIN

Koha e përgatitjes: 2 minuta

Numri i aplikimeve: 30

Përbërësit:

Përgatitja & përdorimi:

  1. Përzieni në një vazo qelqi Vajin e Kokosit Extra Virgin dhe Vajin Esencial të Qitros
  2. Masazhoni me të pjesët me celulit 5 minuta në ditë.

 

Çfarë duhet patur kujdes gjatë trajtimit të celulitit?

Celuliti nuk është përgjithësisht i dëmshëm, por më tepër një shqetësim për paraqitjen.

Megjithatë, ndonjëherë, celuliti mund të shkaktohet nga probleme më të rëndësishme, si ngushtimi i enëve të gjakut nën lëkurë. Nëse celuliti juaj nuk i përgjigjet trajtimeve të përshkruara më lart ose bëhet më keq, mund të konsultoheni me një dermatolog për të përcaktuar simptomat dhe faktorët tuaj të riskut. Kjo mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve si një qarkullim jo i mirë i gjakut, që mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit që vuajnë nga zemra.