fbpx
set-oferta-hair-vitamins-shampo-kunder-renies-ampula-herbal-line

SET SHAMPO, AMPULA & HAIR VITAMINS SO-4

- Vitamina me Biotin dhe Kolagjen, për flokë më të fortë, të dendur dhe me shkëlqim.

  • Ndihma e shpejtë për flokë të dobët
  • 1,250 μg biotin për dozë
  • 1 pako = trajtim një mujor
  • Për një rigjenerim dhe rritje më të shpejtë
  • Pa sheqer

SHAMPO PROFESIONALE NOAH 1.7

  • Me Piper të Zi dhe Mente, të cilët parandalojnë rënien e flokut.
  • Nuk përmban: Silikon, Paraben, Parafinë, Vajra Mineralë, DEA, SLS

AMPULA PROFESIONALE NOAH 1.15

  • Trajtim forcues për flokë të dobët me vaj esencial të Piperit të Zi dhe Mentes.
  • Pa shplarje
  • NUK përmban Alkool, Silikon, Paraben, Parafinë, Vajra Mineralë, DEA, SLS

 Lexo më poshtë...

Sasia
4 800 Lekë-20%3 840 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi i Hair Vitamins

Hair vitamins është një përzierje aktive për ushqimin e flokut. Floku i bukur dhe i shëndetshëm është gjithmonë i ushqyer nga brenda, dhe shkëlqimi i tij është rezultat i shëndetit dhe bukurisë. Janë shumë faktorë që ndikojnë në rënien, dobësine dhe dëmtimin e flokut, ku më të zakonshmit janë mosha, faktori gjenetik, problemet hormonale dhe ndryshimi i stinëve. Pavarësisht këtyre faktorëve, ne mund të bëjmë shumë për shëndetin e flokëve nëpërmjet konumimit të ushqyesve të duhur.

Rekomandohet:

  • Personat që kanë flokë të dobët
  • Personat që kanë rënie të theksuar të flokut
  • Personat që duan të kenë një rritje të shpejtë të flokut 

Efektet

BIOTINA

Alternativa më e mirë kundër rënies së flokut është biotina. Biotina është një vitaminë nga grupi B kompleks, e quajtur B8, dhe është mikro-nutrienti më i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e flokut. E njohur ndryshe dhe si Vitamina H, biotina është gjithashtu dhe një nga vitaminat që ndihmon organizmin për të kthyer ushqimin në energji.

Emri “Biotin” vjen nga greqishtja e vjetër “biotos” – jetë. Vitaminat B, dhe veçanërisht Biotina, ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshëm lëkurën, flokët, sytë, mëlçinë dhe sistemin nervor.

KOLAGJENI

Kolagjeni është proteina në sasi më të madhe në organizëm, veçanërisht tipi 1 i tij. Kolagjeni gjendet në muskuj, kocka, lëkurë, enët e gjakut, sistemin tretës dhe ligamente. Ai ndihmon për t’i dhënë lëkurës sonë fortësi dhe elasticitet, gjatë zëvendësimit të qelizave të vdekura. Në kyçet tona, kolagjeni është “ngjitësi“ që mban trupin tonë të bashkuar.

Prodhimi i kolagjenit në trupin tonë fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës. Ne e vëmë re nga shenjat e moshës, si rrudhat, squllja e lëkurës dhe dhimbjet e kyçeve.

7 PËRFITIMET KRYESORE TË KOLAGJENIT NË ORGANIZËM

  1. Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve
  2. Forcon flokët, thonjtë dhe dhëmbët
  3. Redukton dhimbjet dhe degjenerimin e kyçeve
  4. Ndihmon në mbrojtjen ndaj Leaky Gut Syndrome (sindroma e përshkueshmërisë së zorrëve)
  5. Përshpejton metabolizmin, rrit masën muskulare dhe energjinë.
  6. Përmirëson shëndetin e mëlçisë 
  7. Mbron shëndetin kardiovaskular.

VITAMINA C

Vitamina C kontribuon në disa funksione të rëndësishme në trupin tonë. Është një antioksidant që mbron qelizat tona nga stresi oksidativ. Lufton radikalet e lira që pengojnë rritjen e flokut dhe shkaktojnë plakjen e tij.

 Të gjitha qelizave te trupit i nevojitet vitaminë C për të funksionuar normalisht, po ashtu, kjo vitaminë ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, indeve të buta, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.

Vitamina C është e rëndësishme për absorbimin normal të hekurit nga organizmi dhe mirëfunksionimin e sistemit nervor. Ka efekte të pazëvendësueshme në sistemin imunitar, si dhe mbron nga sforcimet fizike.

MSM

Methyl-sulfonyl-methane (MSM) është sulfur natyral që gjendet në organizmin e njeriut dhe në disa ushqime. Është element shumë i rëndësishëm për të mirëmbajtur proteinat strukturale, keratinën e cila ndërton fibrat e flokut dhe ndihmon sistemin imunitar. Sipas studimeve, përdorimi i rregullt i MSM ka treguar rritje 50% më tepër të thonjve, 100% më tepër rritje dhe forcim të flokut si dhe ka përmirësuar shkëlqimin e flokut.

Pluhur kolagjen i hidrolizuar, erythritol, MSM, aromë natyrale portokalli (4%), biotin, vitaminë C, aromë natyrale limoni (2%), glukozite të stevias

Përdorimi

Doza e rekomanduar ditore është 5 gram (një lugë që gjendet brenda kutisë). Treteni në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni sapo të jetë tretur. Me 5 gram pluhur merrni 1.250 μg Biotin (2.500% e nevojës ditore) and 100 mg vitaminë C (125% e nevojës ditore).

Këshilla:

Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.

Mbajeni larg nga fëmijët!

Ne nuk e rekomandojmë gjatë shtatzanisë ose periudhës së laktacionit

Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Përshkrimi i Shampos

Shampo me përbërës aktivë rreptësisht të balancuar, e përbërë nga ekstrakte bimore me aktivitet stimulues dhe forcues, si Piperi i Zi dhe Mente.

Në saj të prezencës së një kompleksi natyral me veti antioksidante, kjo shampo parandalon plakjen e qelizave dhe lufton radikalet e lira.

Forcon flokun, parandalon rënien e tij si dhe ushqen dhe forcon lëkurën e kokës

Përbërësit

Aqua [Water], Sodium coco-sulfate, Cocamidopropyl betaine, Mentha piperita water, Sodium chloride, Phenoxyethanol, Myristyl lactate, Sodium olivamphoacetate, Eucalyptus globulus leaf oil, Decyl glucoside, Dicaprylyl ether, Benzoic acid, Citric acid, Tetrasodium glutamate diacetate, Glyceryl oleate, Dehydroacetic acid, Piper nigrum seed oil [Piper nigrum (Pepper) seed oil], Mentha piperita oil [Mentha piperita (Peppermint) oil], Panax ginseng root extract, Limonene, Acetyl tyrosine, Arctium majus root extract, Arginine, Calcium pantothenate, Hydrolyzed soy protein, Zinc gluconate, Citrulline, Glucosamine HCl, Niacinamide, Ornithine HCl, Biotin.

Nuk përmban:

Silikon, Paraben, Parafinë, Vajra Mineralë, DEA, SLS

Përdorimi

Aplikojeni mbi lëkurë dhe flokë të lagur dhe masazhojeni butësisht.

Shplani flokun me ujë të bollshëm.

Perfekt për përdorim të përditshëm edhe për lëkurë të ndjeshme dhe delikate.

Përshkrimi i Ampulave

Këto ampula përmbajnë një përzierje aktive të vajrave esencialë të Piperit të Zi dhe Mentes, me veprim stimulues, si dhe një kompleks natyral me veti antioksiduese, për të parandaluar plakjen qelizore dhe për të luftuar radikalet e lira.

Përbërësit

Aqua [Water], Alcohol, Menthol, Piper nigrum seed oil [Piper nigrum (Pepper) seed oil], Panax ginseng root extract, Mentha piperita oil [Mentha piperita (Peppermint) oil], Acetyl tyrosine, Arctium majus root extract, Arginine, Calcium pantothenate, Hydrolyzed soy protein, Citrulline, Glucosamine HCl, Niacinamide, Ornithine HCl, Biotin.

Nuk përmban: 

NUK përmban Alkol, Silikon, Paraben, Parafinë, Vajra Mineralë, DEA, SLS

Përdorimi

Tundeni mirë ampulën përpara përdorimit dhe hapeni me kujdes. Pasi keni larë flokun, vendosni në ampulë pipetën e posaçme që gjendet brenda kutisë, dhe përhapeni lëngun e ampulës në mënyrë uniforme në lëkurën e kokës. Masazhojeni butësisht.

Mos e shplani kokën.

Procedoni me tharje normale të flokut.

Këshillohet të përdoren 2 ampula në javë

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment