fbpx
vitamin-c-bimore-forcon-sistemin-imunitar-antioksidant-vegan-shitje-online-herbal-line
vitamin-c-bimore-forcon-sistemin-imunitar-antioksidant-vegan-shitje-online-herbal-linevitamina1 1152278051

VITAMINË C N-U77.

Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe kontribuon në mirëfunksionimin e sistemit imunitar.

  • 1000 mg vitaminë C për dozë
  • Vitaminë C pluhur për një përthithje të shpejtë
  • Ndihmon në aktivitetin normal të sistemit nervor
  • Ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar
  • Mbron nga stresi oksidativ

Lexo më poshtë...

Sasia
950 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për organizmin. Ajo vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. Mungesa e vitaminës C theksohet veçanërisht nga ushqimet e papërshtatshme, anoreksia, përdorimi i alkolit, problemet psiqike dhe duhanpirja.

Një të rrituri i duhen rreth 80 mg vitaminë C në ditë. Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë, që do të thotë që marrja e tepërt e kësaj vitamine nxirret lehtësisht jashtë nga organizmi.

Rekomandohet:

  • Për të gjithë personat që merren me sport dhe aktivitet fizik
  • Për të gjithë personat që duan të forcojnë sistemin imunitar
  • Për të gjithë personat që duan të rrisin nivelin e energjisë
  • Për duhanpirësit

Efektet

Vitamina C kontribuon në disa funksione të rëndësishme në trupin tonë. Është një antioksidant që mbron qelizat tona nga stresi oksidativ. Të gjitha qelizave te trupit i nevojitet vitaminë C për të funksionuar normalisht, po ashtu, kjo vitaminë ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, indeve të buta, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.

Vitamina C është e rëndësishme për absorbimin normal të hekurit nga organizmi dhe mirëfunksionimin e sistemit nervor. Ka efekte të pazëvendësueshme në sistemin imunitar, si dhe mbron nga sforcimet fizike.

Përbërësit

Maltodextrin, acid askorbik, erythritol, shije natyrale limoni (5%), pluhur fibra bambuje

Përdorimi

Doza e rekomanduar ditore është 5 gram (një lugë që gjendet brenda kutisë). Treteni në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni sapo të jetë tretur. Me 5 gram pluhur merrni 1000 mg vitaminë C.

Këshilla:

Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.

Mbajeni larg nga fëmijët!

Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment