PËRSHKRIMI
Vajrat esencialë të finokut, limonit, anisonit, karafilit dhe farave të koriandrës, janë të dobishëm për të favorizuar funksionin e tretjes.
Rregullon lëvizshmërinë e traktit gastro-intestinal.
Gjithashtu vaji esencial i kamomilit roman është i dobishëm për të favorizuar rregullimin e qarkullimit në zorrë dhe për të favorizuar qetësimin e tyre.
Vajrat esencialë të përdorur janë 100% të pastër, natyralë dhe janë përftuar nga distilimi ose presimi në të ftohtë.
PËRBËRËSIT
Rrënjë Likuiricia (Glycyrrhiza glara), hidroksipropil metilcelulozë, vaj esencial i farave të Finokut (Feoniculum vulgare), vaj esencial i lëkurës së limonit (Citrus Limon), vaj esencial i farës së Anisonit (Cuminum Cyminum), vaj esencial i bimës së Kamomilit Roman (Anthemis Nobilis),vaj esencial i Karafilit (Eugenia caryophyllata), vaj esencial i farës së Koriandrës(Coriandndrum sativum).
ÇERTIFIKIMET: BIO, CODEX, AGRICOLTURA UE, LAV, VEGAN OK, OMG FREE, LIFEGATE ENERGY
PËRDORIMI
Këshillohet të merren 2-3 kapsula në ditë me ujë, e preferueshme pas vakteve.
Këshilla:
Nuk këshillohet të përdoret me shume se 8-10 dite pa ndërprerje.
Në rast të përdorimit të gabuar mos provokoni të vjella dhe këshillohuni menjëherë me një mjek.
Nuk këshillohet të konsumohet gjatë shtatëzanisë dhe në periudhën e gjidhënies.
Mbajeni larg nga fëmijët nën 3 vjeç dhe ndaj nxehtësisë.
Mos tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.