fbpx
bio-cordyceps_png
bio-cordyceps_pngcordyceps-mushroom-kerpudhe-herbal-line

BIO CORDYCEPS POWDER S-18.

Kërpudhë kineze.

Kërpudha tradicionale kineze.

  • 5000 vjet histori
  • Përmbajtje e lartë fibrash
  • Produkt vegjetarian
  • Vegan

Lexo më poshtë...

Sasia
3 900 Lekë / copë
Out of Stock
Shpërndaje:

Përshkrimi

Ai përdoret gjithashtu për të forcuar sistemin imunitar, përmirësuar paraqitjen e sportistëve, eleminuar efektet e plakjes dhe zgjatur jetën, dhe për të përmirësuar funksionin e mëlçisë në personat me hepatit B.

Cordyceps sinensis është një kërpudhë kineze që e ka origjinën nga Tibeti. Ajo rritet në lartësi ekstreme 5000 m, në terrene të vështira për tu arritur.

Cordyceps është një bimë amfibe. Ne dimër jeton në tokë si krimbat. Gjëja e vetme që lëviz në këtë periudhë janë qimet e saj të cilat rriten mbi sipërfaqen e tokës. Në fillim të pranverës, Cordyceps transformohet e gjitha në një kërpudhë. Në fillim të verës, sporet e kërpudhave ngjiten në larvat e fluturave ose të insekteve të tjera,dhe fillojnë të rriten si parazitë.

Efektet

Cordyceps përdoret për të trajtuar kollën, bronkitin kronik, problemet respiratore, problemet me veshkat, urinimin e pavullnetshëm natën, probleme seksuale mashkullore, aneminë, aritminë kardiake, kolesterolin e lartë, problemet e mëlçisë, lodhjen, zhurmat në vesh, humbjen e padëshiruar të peshës, dhe varësinë nga droga.

Ai përdoret gjithashtu për të forcuar sistemin imunitar, përmirësuar paraqitjen e sportistëve, eleminuar efektet e plakjes dhe zgjatur jetën, dhe për të përmirësuar funksionin e mëlçisë në personat me hepatit B.

Disa njerëz e marrin Cordyceps si një stimulant, tonik dhe “adaptogjen”, duke e përdorur për të rritur energjinë, rritur nivelin e staminës dhe reduktuar lodhjen. 

Efektet kryesore:

  1. Nxit funksionet imunitare
  2. Ngadalëson plakjen
  3. Përmirëson performancën atletike
  4. Rrit funskionin seksual
  5. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
  6. Mbështet shëndetin e zemrës
  7. Lufton qelizat kancerogjene

 

  1. Nxit funksionet imune

Disa studime sugjerojnë se konsumimi i Cordycepsit ndihmon sistemin imunitar dhe përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular, respirator, endokrin dhe riprodhues. Kjo për shkak të përmbajtjes anti-inflamatore si  polisakaridet, nukleosidet e modifikuara dhe ciklosporina. 

Konsumimi i Cordycepsit mund të jetë thelbësor për trajtimin e gjendjeve inflamatore si   sëmundja Crohn, artriti, sindroma e përshkueshmërisë së zorrëve (Leaky gut sindrome) dhe astma. Një studim i kryer nga Chung Shan Medical University Hospital tregoi Cordycepsi ishte efektiv në reduktimin e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes si dhe mund të përdoret si një trajtues potencial i astmës. 

  1. Ngadalëson plakjen

Cordycepsi ka një paketë të plotë antioksidantësh që ndihmojnë në luftimin e dëmtimit nga radikalet e lira, parandalimin e stresit oksidativ dhe ndihmon në zvogëlimin e shenjave të plakjes.  Gjithësesi kërkimet janë të limituara vetëm tek kafshët për të parë efektin anti-age por jo vetëm, pasi janë parë edhe nxitje të funksionit të trurit, rritja e memorjes si dhe zgjatja e jetës.

  1. Përmirëson performancën atletike

Konsideruar si një adaptogjen energjitik si superfood-et e tjera maca ose kakao, Cordycepsi përdoret si luftues i lodhjes, trajton dhimbjet muskulare dhe parandalon dobësinë.

Cordycepsi nxit performancën atletike — përmirëson aftësitë fizike, rezistencën dhe qëndrueshmërinë— për shkak të funizimit të ATP-së, një nga burimet primare të energjisë gjatë aktivitetit fizik.  Cordycepsi përmban adenosinë, një tip acidi nukleik i domosdoshëm për ATP-në,  një mbajtës energjie i cili nuk shteron nga muskujt gjatë aktivitetit fizik. 

  1. Rrit funksionin seksual

Personat e të dy sekseve kanë konsumuar prej vitesh tonik të bërë nga Cordycepsi në mënyrë që të rrisin libidon dhe përmirësojnë funksionin riprodhues. Suplementi i Cordycepsit ndihmon në pasurimin e gjakut me oksigjen dhe përmirësimin e qarkullimit, që janë shumë të rëndësishëm për shëndetin fizik dhe funksonet seksuale. 

Përmirëson rezistencën, rrit energjinë dhe zvogëlon inflamacionin, këto janë disa nga arsyet si Cordycepsi përmirëson fertilitetin dhe libidon. Kështu që Cordycepsi mund të përdoret si  trajtues natyral i infertilitetit si dhe një medikament natyral për impotencën.

  1. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak

Dy përbërësit aktiv të gjendur tek Cordycepsi, d-manitol cordycepin dhe 3’-deoxyadenosine, janë përgjegjës për shumë veprime fiziologjike që ndihmojnë në kontrollin e insulinës dhe nivelit të sheqerit në gjak. Cordycepsi ndihmon në normalizimin e sheqerit në gjak duke ulur nivelin e insulinës për tu mbrojtur nga  rezistenca e saj.

  1. Suporton shëndetin e zemrës

Ka një lidhje të fortë midis Cordycepsit dhe shëndetit të zemrës, mbrojtjen nga dëmtimi i zemrës dhe uljen e nivelit të kolesterolit për të parandaluar  sëmundjet koronare. Ekstrakti i Cordycepsit ndihmon në reduktimin e dëmtimit të zemrës dhe mëlçisë.

Cordycepsi mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit të keq LDL duke parandaluar aterosklerozën, një gjendje e cila karakterizohet me krijimin e pllakave sklerotike në muret e arterieve duke rritur riskun e atakut në zemrës dhe goditjen.  Një tjetër model tregon reduktimin e nivelit të lartë të triglicerideve, një tjetër faktor risku për sëmundjet e zemrës. 

  1. Lufton qelizat kancerogjene

Cordycepsi përmban veti të fuqishme anti-kanceroze që mund të bllokojnë rritjen dhe përhapjen e shumë tipeve të kancerit. Në veçanti, ekstrakti i Cordycepsit është efektiv në reduktimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene në mëlçi, mushkri dhe zorrën e trashë. 

Kjo Kërpudhë mund të reduktojë edhe riskun nga shenjat anësore shkaktuar nga trajtimi kundra kancerit, si leukopenia: një gjendje e shkaktuar nga kemioterapia ose rrezatimi, të cilat ulin sasinë e leukociteve,  duke rritur kështu riskun për infeksione ose sëmundje. 

Përbërësit

Cordyceps (Cordyceps sinensis) pluhur, suplement ushqimor

Përdorimi

Rekomandohet të meret  5-10 gr në ditë (1-2 lugë çaji). Përzjejejni në ujë, çaj ose smoothie.

Këshilla:

Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore. Mbajeni larg nga fëmijët!

Për përdorim gjatë shtatzanisë ose periudhës së laktacionit, konsultohuni me mjekun tuaj.

Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Vlerat Ushqyese

Kërpudha Cordyceps është e pasur me antioksidantë, enzima dhe vitamina të cilat kontribuojnë në procesin e shërimit. Disa nga përbërësit e identifikuar në profilin nutricional të Cordycepsit janë:

  • Cordycepin
  • Acidi Cordycepik
  • N-acetylgalactosamine
  • Adenosine
  • Ergosterol dhe esteri ergosteryl
  • Bioxanthracenes
  • Hypoxanthine
  • Acidi deoxyribonuclease
  • Superoxide dismutase
  • Protease
  • Acidi Dipicolinic
  • Lectin

Vlerat ushqyese

  • I pasur me fibra dietike
  • Pa sheqer

 

vlerat ushqyese

për 100g

energy

1616 kJ / 388 kcal

fat

14,83 g

 saturated fat

3,38 g

carbohydrate

13,69 g

 sugar

0,50 g

dietary fiber

26,89 g

protein

26,44 g

salt

0,08 g

Rekomandohet të meret mesatarisht për një të rritur (8400 kJ / 2000 kcal).

Përmbajtja e kripës është si pasojë e prezencës natyrore të natriumit.

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment

Produkte të ngjashme

OK! STEROL FORTE

Zemra & enët e gjakut Mëlçia Balancë

Y-K6.
E testuar klinikisht me ...
3 000 Lekë-30%2 100 Lekë / copë

OK! STEROL FORTE 1+1

Zemra & enët e gjakut Mëlçia Balancë

Y-K6/1.
E testuar klinikisht me ...
6 000 Lekë-50%3 000 Lekë / copë

Produktet më të shitura

Super oferte
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
I çertifikuar Bio-EU, USDA, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË
TË THATË / NORMALË
Ofertë -50% 700 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super oferte
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë. Kundë stresit, ankthit. Rrit energjinë
Super oferte
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
I çertifikuar Bio Organik Ushqimor

Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË TË THATË / NORMALË
Ofertë -50%, 700 Lekë
Super ofertë
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
Çertifikimet: Bio-EU, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SAPUN DUDU OSUN
Sapun i zi afrikan

Super ofertë

OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super ofertë
ASHWAGANDHA BIO
Për imunitetin, energjinë, stresin

Super ofertë
previous arrow
next arrow
Slider