fbpx

Cmimi

ANEMIA DHE TRAJTIMI NATYRAL I SAJ

Zgjidhni ofertat ne Herbal Line

ANEMIA DHE TRAJTIMI NATYRAL I SAJ

Anemia është një gjendje e pamjaftueshmërisë së qelizave të kuqe (eritrociteve) në gjak. Anemia rezulton nga deficiti i hemoglobinës, e cila është një proteinë, funksioni i së cilës është transporti i oksigjenit në organizëm. Pra, në rastet e anemisë, organizmi nuk arrin që të furnizohet mjaftueshëm me oksigjen. Anemia shfaqet në dhjetëra forma e variante. Ato kategorizohen në tri grupe kryesore, bazuar në shkaqet e krijimit të tyre:

  1. Anemia si pasojë e humbjes së gjakut
  2. Anemia për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm ose të parregullt të qelizave të kuqe të gjakut
  3. Anemia e shkaktuar nga shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut

Anemia është mjaft e përhapur. Ajo është e zakonshme në gratë shtatzëna, shumë e shpeshtë në gratë para menopauzës, si dhe një në shtatë fëmijë mbi 2 vjeç preket nga një formë e anemisë për shkak të sasisë së pamjaftueshme të hekurit në ushqim. Anemia e patrajtuar bëhet e rrezikshme. Ajo mund të dëmtojë zemrën, trurin dhe në disa raste, mund të shkaktojë edhe vdekjen!

ANEMIA SI PASOJË E MUNGESËS SË HEKURIT

Shkaku më i shpeshtë i anemisë është një deficit i hekurit në organizëm. Hekuri është thelbësor në shëndetin e organizmit, pasi ai realizon prodhimin e hemoglobinës. Anemia për shkak të mungesës së hekurit quhet anemia ferrodeficitare. Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit të tyre (CDC), deficiti i hekurit është deficiti ushqimor më i zakonshëm dhe mjaft i përhapur në çdo moshë dhe gjini.

SIMPTOMAT E MUNGESËS SË HEKURIT QË JU DUHET T’I DINI

Mbajtja e një niveli të duhur të hekurit në trupin tuaj është shumë me rëndësi jetike për organizmin. Mungesa e hekurit lidhet me një sërë çrregullimesh të rëndësishme në shëndetin fizik, gjithashtu edhe në shëndetin emocional dhe mendor. Mungesa e hekurit jo domosdoshmërisht ju klasifikon si pacient me anemi. Kjo quhet pre-anemi. Por, nëse nuk merrni masa për “mbushjen” e depozitës me hekur, është e sigurtë që niveli i hemoglobinës bie dhe anemia për ju bëhet e pashmangshme.

Janë disa shenja që “bërtasin” për mungesën e hekurit në organizëm. Ja se cilat janë ato më kryesoret:

  1. LËKURA E ZBEHTË Shenja më e zakonshmë e mungesës së hekurit në organizëm është lëkura e zbehtë. Për shkak të nivelit shumë të ulët të hekurit, trupi nuk është në gjendje të prodhojë hemoglobinë të mjaftueshme. Hemoglobina ndërton rruazat e kuqe të gjakut, duke i dhënë gjakut ngjyrën e kuqe dhe si pasojë, lëkura gëzon një ngjyrë trëndafili. Kjo simptomë është më e dukshme sidomos tek personat që kanë një ton të lehtë të lëkurës.
  2. LODHJA E PAJUSTIFIKUAR Rënia e nivelit të hekurit çon në rënien e nivelit të hemoglobinës në gjak dhe si rrjedhojë, qeliza merr më pak oksigjen. Mungesa e oksigjenit shkakton lodhjen, e cila vjen edhe pa ndonjë aktivitet fizik.
  3. RËNIA E FLOKËVE Nëse vërehet një rënie masive të flokëve, një nga arsyet më kryesore mund të jetë defiçensa e hekurit. Funksionet vitale të organizmit reduktohen dhe kjo çon në rënien e flokëve.
  4. DHIMBJA E PERIODIKE E KOKËS Mungesa e hekurit çon në reduktimin e oksigjenit në tru dhe ky çrregullim krijon inflamacion në enët e gjakut të trurit. Për pasojë, çfaqet dhimbja e kokës, e shoqëruar me vështirësi në përqëndrim dhe çlodhje.
  5. SINDROMA E KËMBËVE TË PAQETËSUARA Sindroma e këmbëve të paqetësuara (Restless Legs Syndrome - RLS) është e zakonshme në personat që kanë mungesë hekuri. Sindroma e këmbëve të paqetësuara është një çrregullim që shfaqet me nevojën e madhe për të lëvizur shputat e këmbëve gjatë gjumit. Kjo sindromë krijon problem, pasi e bën të vështirë fjetjen.
  6. RRAHJE TË SHPESHTA TË ZEMRËS Për shkak të mungesës së oksigjenit, zemra detyrohet të pompojë më shumë gjak për të kompesuar mungesën e oksigjenit. Kjo mund të sjellë zhvillimin e insuficencës kardiake.
  7. FRYMËMARRJE E SHPEJTUAR Për shkak të mungesës së hekurit, organizmi ka deficite në marrjen e oksigjenit. Në këto rrethana, mushkëria në përpjekje për ta kompesuar këtë deficit rrit aktivitetin e saj, duke shtuar frymëmarrjet.
  8. NEPS PËR SENDE JOUSHQIMORE Persona me mungesë të hekurit mund të shvillojnë një ndjesi të pazakontë; neps për të ngrënë gjëra që nuk janë ushqimore, si: shkumësa, letër, gëlqere, rërë, etj.
  9. THONJ TË BRISHTË Mungesa e hekurit shkakton problem tek thonjtë. Nëse thonjtë janë të thyeshëm dhe me ngjyrë të zbehtë, mundësia më e madhe është nga mungesa e hekurit.
  10. NDRYSHIMI I NGJYRËS NË GJUHË Defiçensa e hekurit mund të shkaktojë ndryshimin e ngjyrës së gjuhës dhe hidhërimin e saj. Ajo merr një ngjyrë më të zbehtë dhe bëhet më e lëmuar.
  11. ÇARJET NË CEPAT E GOJËS Çarjet e vogla në cepat e gojës dëshmojnë për mungesë hekuri. Këto janë plagë të vogla, të cilat mbyllen me vështirësi.
  12. STRESI DHE DEPRESIONI Mbajtja e një niveli normal të hekurit në trupin tuaj është shumë me rëndësi jetike për shëndetin emocional dhe mendor. Mungesa e hekurit çon në mungesën e oksigjenit në tru dhe ky çrregullim është i lidhur edhe me rreziqe të larta të çrregullimeve depresive njëpolare, bipolare, ADHD, dhe ankthi.

Shikoni ofertat ne Herbal Line

PËRSE DUHET TË SHMANGNI MARRJEN E HEKURIT ME TABLETA?

Marrja e hekurit në rrugë orale dhe e marrë në sasinë e duhur për shumë njerëz është pothuaj e sigurt. Megjithatë, ajo jo rrallë shkakton efekte anësore, të tilla si: dhimbje stomaku, vështirësi në tretje, konstipacion, diarre, të përziera, të vjella, etj. Marrja e tabletave të hekurit të shoqëruara me ushqim duken se i reduktojnë deri-diku këto simptoma, por shoqërimi i tyre me ushqim redukton aftësinë e organizmit për thithjen sa më të madhe të sasisë së hekurit. Hekuri duhet të merret me stomak bosh nëse do të ishte e mundur. Gjithashtu, duhet të shmangen marrja e ushqimeve që përmbajnë bulmet, kafe, çaj dhe drithëra, përsa kohë që merret hekur.

Efektet anësore të hekurit janë si vijon:

EFEKTET ANËSORE MË TË SHPESHTA:

Dhimbje stomaku,

Vështirësi në tretje

Konstipacion

Diarre

Të përziera

Të vjella

Dhimbje shpine

Dhimbje gjoksi

Dhimbje muskujsh

Të dridhura

Marramendje

Dobësi trupore

Rrahje të shpeshta të zemrës

Temperature e shoqëruar me djersitje

Afsh i ngrohtë në trup

Dhimbje koke

Shije metalike ne gojë

Mpirje, dhimbje, apo ndjesi çpimesh si gjilpëra në gjymtyrë

Skuqje e lëkurës

Enjtje e gjuhës dhe e fytit

Çrregullime të frymamarrjes

EFEKTET ANËSORE NË RASTET E OVERDOZËS SË HEKURIT

Efekte anësore të shpejta:

  1. Diarre (mund të shoqërohet me gjakderdhje)
  2. Temperaturë
  3. Të përziera
  4. Dhimbje stomaku
  5. Të vjella (mund të shoqërohet me gjakrrjedhje)

Efekte anësore të shtyra në kohë:

  1. Mavijosje e buzëve
  2. Konvulsione
  3. Lëkurë e zbehtë, e ftohtë dhe e lagësht
  4. Frymëmarrje e shpejtë
  5. Lodhje dhe dobësi trupore
  6. Rrahje të dobëta dhe të shpejta të zemrës

PRODUKTE QË NDIHMOJNË NË KURIMIN E ANEMISË:

MJALTI

Mjalti është një burim mjaft i madh i vitaminës A, B12, hekurit, bakrit dhe magnezit. Janë pikërisht këtë element, të cilët të kombinuar ndihmojnë në sintezën e hemoglobinës. Mjalti është veçanërisht efektiv në llojet e anemisë të shkaktuara nga kequshqyerja.

FARA E ZEZË

Vaji i fares se zeze Bio-OrganikFara e zezë (Nigella Sativa) është mjaft e pasur me hekur dhe ka rezultuar tepër efektive në rastet e anemisë drepanocitare. Disa prej barnave, të tilla si: hydroxyurea, piracetam dhe calcium-bllokuesit, kanë rezultuar toksike në përdorimet për një kohë të gjatë. Këto trajtime janë zëvendësuar me farën e zezë dhe rezultatet kanë qenë mbresëlënëse. Rezultate mjaft të mira janë marrë nga trajtimi me farën e zezë veçanërisht në rastet e anemisë megaloblastike, ku mungojnë vitamina B12 dhe acidi folik.

SPIRULINA

Spirulina (Arthrospira Platensis) i takon klasës së cyanobacteria, e cila zakonisht klasifikohet si një formë e thjeshtë e algave. Spirulina është e shkëlqyer në rastet e anemisë. Ajo ka revolucionarizuar recetat mjekësore në lidhje me këtë sëmundje, por jo vetëm.Vitamina B12 është esenciale për ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, por shumë raste të anemisë kanë rezultuar se nuk janë vetëm si rezultat i kësaj vitamine. Spirulina me praninë e shtuar të hekurit, klorofilit, proteinave dhe mjaft mikronutrientëve të tjerë, e ka kuruar me sukses aneminë. Ajo është një rezervë e jashtëzakonshme e këtyre përbërësve! 10 gr spirulinë pluhur sigurojnë pesëfishin e nevojave ditore të organizmit me vitaminën B12; katërfishin me vitaminën A; 83 për qind të nevojës ditore për hekur; 30 për qind të vitaminës B2, etj. Ajo çka e bën këtë suplement të jashtëzakonshëm është fakti që spirulina është jo vetëm e pasur në hekur, por edhe që niveli i përthithjes së hekurit nga organizmi është shumë më i lartë se nga suplementet e tjera ushqimore si mishi. Ky nivel i përthithjes shkon deri në 6,5 herë më i lartë. Ajo përmirëson si nivelin e hemoglobinës, ashtu edhe depozitën e hekurit në gjak.

MACA

Bima Maca bio-organikeMaka (Lepedium Meyenii) është një rrënjë e cila kultivohet prej 2000 vjetësh në kulturat indigjene si ilaç dhe ushqim. Ajo është jashtëzakonisht e pasur me mikronutrientë dhe eveçanërisht vitamina B12, hekur dhe magnez. Burimet bimore të vitaminës B12, hekurit dhe magnezit janë mjaft efektive, sidomos për aneminë kronike.

HITHRA

Hithra (Urtica Dioica) ka vlera të pallogaritshme në trajtimin e anemisë. Hithra është një nga bimët me përmbajtje të lartë hekuri, por ajo që e bën specifike këtë bimë në trajtimin e anemisë është prania e shtuar e vitaminës A, B kompleks, K1 dhe C, të cilat ndihmojnë mjaft në absorbimin e hekurit. Kjo e bën hithrën që të ketë efekte të menjëhershme.

MORINGA

Moringa - bima me e ushqyeshme ne planetMoringa (Moringa Oleifera) është një nga bimët mjaft efektive kundër anemisë. Studimet shkencore kanë vërtetuar se moringa ka përmbajtje të jashtëzakonshme të hekurit. Nëse produktet e pasura me hekur, si psh. mëlçia e viçit në 100 gr përmban 10 mg hekur, moringa në të njëjtën sasi përmban 28 mg! Nga këto hulumtimë është vërejtur se nga trajtimi me moringa është rritur ndjeshëm për një kohë të shkurtër numri i rruazave të kuqe dhe janë siguruar parametrat normalë të gjakut. Moringa është treguar veçanërisht efektive në rastet e anemisë drepanocitare.
Oferte per renien e flokeve