fbpx
moringa-oleifera-vitamin-a-b-e-minerale-magnez-fosfor-hekur-kalcium-renia-ne-peshe-herbal-line-1
moringa-oleifera-vitamin-a-b-e-minerale-magnez-fosfor-hekur-kalcium-renia-ne-peshe-herbal-line-1moringa-oleifera-vitamin-a-b-e-minerale-magnez-fosfor-hekur-kalcium-renia-ne-peshe-herbal-line

BIO MORINGA POWDER S-29.

Vitamina dhe minerale

Bimë e jashtëzakonshme ushqyese e cila ndihmon në mbajtjen në kontroll të sasisë së sheqerit në gjak                                                           

  • 100% produkt organik
  • Sasi e lartë proteinash
  • Sasi e lartë fibrash
  • Përmbajtje e lartë vitaminash
  • Përmbajtje e lartë mineralesh

Lexo më poshtë...

Sasia
1 900 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Moringa oleifera është një pemë me origjinë nga India. Është provuar që ndihmon në mbajtjen në normë të nivelit të sheqerit në gjak.

Gjethet e saj janë të pasura me proteina,fibra dhe vitamina A, B, E dhe minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori dhe hekuri.

Rekomandohet:

  • Për të gjithë ata të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale.
  • Për diabetikët
  • Për atletët
  • Për vegetarianët dhe veganët

Efektet

Proteinat kontribuojnë për rritjen dhe ruajtjen e masës muskulore.

Vitamina A luan rol në metabolizmin e hekurit,kontribuon në majtjen të shëndetshme të mukozës së membranës,lëkurë të shëndetshme dhe funksionimin e sistemit imunitar. 

Vitamina B kontribuon në funksionimin e sistemit nervor dhe luan rol në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Vitamina E ndihmon qelizat nga stresi oksidativ.

Kaliumi luan rol në mbajtjen në kontroll të presionit të gjakut.

Kalciumi kontribuon në funksionimin normal të enzimave të tretjes dhe është i rëndësishëm për mbajtjen të shëndetshme të kockave dhe dhëmbëve.

Fosfori kontribuon në përshpejtimin e metabolizmit.

Magnezi kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe luan rol në sintezën e proteinave. Hekuri luan rol në funksionet konjitive, në transportimin e oksigjenit në trup dhe funksionimin e sistemit imunitar.

  1. Moringa ofron një mbështetje të shkëlqyer ushqimore

Të paturit e një peme Moringa në kopësht është e mjaftueshme për të plotesuar nevojat ushqimore të gjithë familjes.  Gjethet Moringa janë një burim i shkëlqyer i kalciumit dhe një depo e shumë mineraleve dhe vitaminave të tjera. 100 gramë gjethe Moringa të thata përmbajnë 17 herë më shumë kalcium se qumështi dhe 25 herë më shumë hekur sesa spinaqi. Përmbajtja e tyre e beta-karotenit është 10 herë më shumë se karrota. Ato janë të pasura me minerale si kaliumi, hekuri dhe zinku dhe me vitaminën C dhe vitaminën B komplekse.

Gjethet Moringa janë çuditërisht të pasura me proteina gjithashtu, përmbajnë 4 herë më shumë se çfarë ofrojnë vezët. Ka 2 gramë proteina për çdo filxhan me gjethe të freskëta Moringa. Megjithëse shumica e burimeve bimore të proteinave konsiderohen të pakëta krahasuar me ushqimet shtazore, Moringa ka përparësinë të përmbajë të gjitha aminoacidet esenciale, duke e bërë atë një proteinë të plotë.

  1. Ekstrakti i Moringa ul kolesterolin në gjak

Mjekësia bashkëkohore po fillon të njohë disa prej përfitimeve shëndetësore të Moringës, njëra prej të cilave është kapaciteti i saj për të reduktuar kolesterolin. Shumë sisteme të mjekësisë tradicionale të Azisë kanë përdorur ekstraktin e gjetheve dhe rrënjëve të Moringa si tonik për zemrën. Këto përgatitje bimore kanë rezultuar efikase në reduktimin e kolesterolit dhe parandalimin e formimit të pllakave aterosklerotike.

Studimet laboratorike në lepujt kane treguar ulje 50% të kolesterolit në gjak dhe reduktim 86% të formimit të pllakave aterosklerotike në 12 javë të marrjes së ekstraktit të Moringa.

  1. Gjethet Moringa ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak

Marrja e një luge gjelle të Moringa herët në mëngjes është një ilaç tradicional bimor për hipergliceminë. Studimet e fundit tregojnë se ky pluhur është vërtet i dobishëm në rregullimin e sheqerit në gjak. Ky efekt i atribuohet përmbajtjes së lartë të fibrave,  po ashtu dhe përmbajtes së  quercetin-3-glucosid, si dhe izotiocyanates dhe acidit klorogjenik, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm.

Disa studime mbi pacientët diabetikë kanë treguar përmirësime me vetëm 7 gram gjethe Moringa në formë pluhuri të marrë për një periudhë prej 3 muajsh. 50 gram gjethe të freskëta si pjesë e dietës normale mund të reduktojë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak pas vaktit.

  1. Moringa mund të ndihmojë në luftimin e disa tipe të kancerit

Arsenali anti-kancer i moringës është impresionues. Përveç vitaminave antioksiduese A, C dhe E, përmban dhe kaempferol, quercetin, and rhamnetin. Duke qënë se rritja kancerogjene shkaktohet nga dëmtimi i radikaleve të lira në nivel qelizor, nuk është suprizë që Moringa të ketë një efekt anti-kancer. Testet laboratike kanë provuar që ka efekte të mira në mëlçi, mushkëri , ovare dhe kundër kancerit të lëkurës. Ndërkohë po bëhen më shumë studime për të vlerësuar rëndësinë klinike të këtyre gjetjeve, nuk bën dëm të përfshihet më shumë Moringa ne dietën tonë ose përdorimi i 7 gram i pudrës së gjetheve  (1 ½ luge caji) si suplement ushqimor.

  1. Moringa redukton inflamacionin e trupit

Përgjigja inflamatore ndaj dëmtimeve është një pjesë integrale e mekanizmit të shërimit natyror të trupit, por inflamacioni kronik, që mund të rezultojë nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, mund të ketë një efekt të kundërt në sistemin tonë metabolik. Sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet metabolike si rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti mendohet të jenë rezultat i inflamacionit kronik.

Jo vetëm gjethet e Moringës, por edhe frutat dhe lulet të përdorura si perime, si dhe ekstraktet e farave të saj, kanë veprim anti-inflamator. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të ndihmojë në shmangien e simptomave te sëmundjes.

  1. Gjethet dhe kërcelli i Moringës sigurojnë rritje të energjisë

Trupi ynë është në nevojë të vazhdueshme për energji për të funksionuar normalisht. Kërkesat për energji të trupit tonë për rritjen dhe riparimin e indeve plotësohen nga ushqimi që hamë, por ndërsa plakemi, trupi ynë përballet me më shumë dëmtime qelizore dhe bëhet më pak efikas në procesin rigjenerues. Kjo na bën të lodhur dhe të topitur. Ne shpesh varemi nga nxitësit e energjisë si kafeina, por ato sigurojnë vetëm efekte të përkohshme. Përveç kësaj, ne tentojmë të kemi nevojë për doza gjithnjë e më të mëdha për të marrë të njëjtin efekt.

Moringa ka një sasi të madhe  antioksidantësh që zvogëlojnë dëmtimin e qelizave. Ajo gjithashtu përmban sasi të mëdha të vitaminave, mineraleve, dhe më e rëndësishmja, të gjitha aminoacideve esenciale të nevojshme për riparimin dhe rigjenerimin e indeve. Ky ushqim shumë i shëndetshëm mund të japë nje përqëndrim të lartë energjie.

  1. Moringa përmirëson funksionet imunitare

Si gjethet dhe fruti i Moringës në dietë, ndihmojnë rritjen e imunitetit dhe ofrojnë mbrojtje gjatë sëmundjeve sezonale. Ne Indi, gjethet e Moringes përdoren zakonisht ne supën me thjerrza gjatë sezonit të gripit dhe ftohjes për të rritur rezistencën ndaj sëmundjes. Kjo praktikë është shpëtuese ne komunitetet e varfra ku njerëzit jetojnë në kushte te këqija, të papastra dhe me mungesë të mjeteve mjekësore. Gjethet Moringa janë pjesë e suplementeve bimore që u jepet pacienteve me HIV+ si ndihmëse e terapisë anti-retrovirale.

  1. Gjethet Moringa ndihmojnë në humbjen e peshës

Njerëzit që marrin ekstraktin dhe pluhurin e gjetheve të Moringës shpeshherë kanë raportuar humbje në peshë. Ky efekt vjen si pasojë e shumë faktorëve. Efektet anti-inflamatore dhe diuretike ndihmojnë në reduktimin e mbajtjes së ujit. Përmbajtja e lartë e fibrave redukton absorbimin e yndyrës në zorrë. Reduktimi i rezistencës ndaj insulinës mund të parandalojë akumulimin e tepërt të yndyrës.

  1. Moringa është e dobishme për trajtimin e problemeve gastrointestinale

Shtimi i një sasie gjethesh Moringa në supë dhe në gatimet me perime është mënyra më e mirë për të mbajtur gjërat në lëvizje. Gjethet Moringa kanë një efekt të lehtë laksativ. Përmbajtja e lartë e fibrave lehtëson lëvizjen e lehtë të përmbajtjes së stomakut në traktin tretjës dhe lehtëson konstipacionin. Moringa mund të kujdeset për problemet e vogla digestive të shkaktuara nga krimbat dhe mikrobet gastrointestinale. Ekstrakti i rrënjës është një ilaç bimor për krimbat e zorrëve.

  1. Gjethet Moringa rrisin prodhimin e qumështit gjatë laktacionit

Nga të gjitha përfitimet shëndetësore të Moringa, kjo është një nga më të vlerësuarat në komunitetet indiane, veçanërisht në zonat më të varfëra ekonomikisht, sepse qumështi i nënës është shtylla kryesore e foshnjave në vitin e parë të jetës. Gjethet e Moringa të shtypura në një lugë gjelle me gjalpë do t'i jepet çdo ditë nënave në laktacion si pjesë e kujdesit tradicional pas lindjes. Nëse ndonjë sëmundje ose lodhje e përgjithshme shkakton një rënie në prodhimin e qumështit e nënës gjatë muajve në vijim, gjethet Moringa shtohen sërish në dietë. Kjo siguron jo vetëm mjaftueshëm furnizim me qumësht, por një shtim të mirë të peshës dhe  shëndet për foshnjën.

Përmbajtja e lartë e kalciumit të gjetheve Moringa mund të jetë një arsye e qartë për rritjen e prodhimit të qumështit të gjirit, por mund të ketë edhe arsye të tjera. Për shembull, efekti i suplementeve të kalciumit nuk krahasohet me prodhimin e bollshëm të qumështit që rezulton nga përdorimi i gjetheve të Moringa.

  1. Rrënja Moringa mund të përmiresojë funksionet e veshkave

Pema Moringa njihet edhe si horseradish tree  për shkak të një përbërjeje të ngjashme me salcën horseradish. Megjithatë, komponimet aktive të gjetheve, gjenden në rrënjë në përqëndrime shumë më të larta; prandaj, përdoret kryesisht për qëllime mjekësore. Vetitë diuretike dhe detoksifikuese të ekstraktit të rrënjëve Moringa ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të veshkave dhe në elemiminin e infeksioneve të traktit urinar.

Ekstrakti i rrënjës Moringa përdoret për të trajtuar gurët në veshka pasi ndihmon në nxjerrjen e kalciumit të tepërt nga veshkat. Ndërkohë që ndihmon për të nxjerrë gurët, ajo mund të zvogëlojë gjithashtu dhimbjen dhe inflamacionin.

  1. Moringa rregullon funksionin e tiroideve

Moringa ka një veprim rregullator në gjëndrën e tiroides. Për shembull, njerëzit me sëmundjen Grave ose tiroide tepër aktive gjejnë përmirësim të dukshëm në simptoma duke përdorur rregullisht suplementin e Moringës. Gjendja inflamatore e tiroides si sëmundja e Hashimotos mund të zgjidhet pa medikamente nëse Moringa konsumohet rregullisht.

  1. Ofron lehtësim nga artriti reumatoid

Moringa ka moduluese imune që janë veçanërisht të dobishme në trajtimin e sëmundjeve autoimune si artriti reumatoid, skleroderma dhe psoriasis. Shumë përgatitje bimoree për artritet përfshijnë gjethet Moringa. Efekti anti-inflamator i saj redukton dhimbjen dhe enjtjen e kyçeve.

  1. Lehtëson pagjumësinë

Përfshirja e gjetheve dhe kërcellit të Moringas në dietë është e njohur për të përmirësuar gjumin. Marrja e ekstraktit të moringës ose gjethes pluhur mund të jetë po aq efektiv. Aminoacidi Tryptofan që gjendet në sasi të konsiderueshme në Moringa mund të jetë një faktor kontribues. Është thelbësore për prodhimin e neurotransmetuesit serotonin dhe hormonit melatonin i cili rregullon ciklin e gjumit. Vitamina B6 është një tjetër element i nevojshëm në prodhimin e serotoninës, dhe Moringa është shumë e pasur me të.

 

  1. Moringa stimulon rritjen e flokëve

Sasia e lartë e Zinkut, Vitamina A dhe E, si dhe aminoacidet e vlefshme për prodhimin e keratinës, e bëjnë Moringën një tonik të shkëlqyer të flokëve.

Farat Moringa kanë përmbajtje shumë të lartë yndyrore. Vaj i nxjerrë nga fara njihet si vaj Ben dhe përbën 40% të farës. Ky vaj ushqimor është pa erë i lehtë dhe me shije të ëmbël. Një tipar unik i këtij vaji është stabiliteti i tij dhe rezistenca ndaj oksidimit. Komponenti kryesor i vajit Ben është një yndyrë e ngopur e quajtur acidi behenik.s Ky vaj i shtrenjtë përdoret në shumë produkte me cilësi të lartë të kujdesit të lëkurës dhe flokëve.

Vaj i farës së Moringas përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe stimulon rritjen e flokëve. Megjithatë, për shkak të asaj që është shumë e shtrenjtë, mjetet tradicionale bimore përdorin pluhurin në vend të vajit. Marrja e suplementit Moringa është shumë efektive, pasi ai furnizon flokun me mineralet dhe vitaminat komplekse B që janë të rëndësishme për rritjen e flokëve.

  1. Redukton zbokthin dhe problemet e tjera të skalpit

Tekstura e lehtë e vajit Ben ndihmon në përthithje dhe është shumë ushqyes. Bën të mundur qarkullimin e gjakut dhe rregullon gjendrat e yndyrës në folikulin e flokut, përmirëson mirëqënien e skalpit. Aplikimi i vajit ashtu si dhe ekstrakti i farës janë mjaft efektivë në kontrrollin e zbokthit dhe rënien e flokut.

  1. Ndalon krijimin e rrudhave në lëkurë

Vaji Ben i presuar nga fara e pemës së Moringës ka një histori të gjatë përdorimi si detoksifikues i lëkurës dhe heqës i rrudhave. Egjiptianët e kanë përdorur si një preparat kozmetik , emolient anti-age që në vitin 1400 para krishtit. Është i pasur me vitamina A, C dhe E, dhe një numër vitaminash B kompleks gjithashtu, nuk është çudi qe vaji ka veti të shkëlqyera antioksidante.

Antioksidantët reduktojnë dëmtimin qelizor dhe plakjen shkaktuar nga radikalet e lira dhe në mbajtjen e pamjes të re. Apliko disa pika në fytyrë dhe duar dhe masazho me delikatesë. Konsistenca e lehtë e vajit të farës së Moringës e bën një pastrues dhe zbutës natyral pa e yndyrosur lëkurën.

  1. Redukton aknet dhe pikat e zeza

Vaji i Ben ndihmon ne reduktimin e komplikacioneve të zakonshme të lëkures sic janë aknet dhe pikat e zeza që shkaktohen nga mosbalancimi i sekrecionit të vajit nga gjendrat e skalpit. Ndonjëherë ato përkeqësohen nga infeksionet bakteriale dhe fungale. Masazho vajin në fytyrë dhe lejoje lëkurën ta absorbojë me anë të poreve. Natyra e lehtë e vajit heq poret dhe nxjerr mbeturinat e lëkurës.

Përvec veprimit pastrues të vajit, është antiseptik redukton bakteriet që invadojnë folikulin e flokut, ndërkohë efekti anti-inflamator parandalon aknet inflamatore që zakonisht kërkojnë trajtim me antibiotikë.

Përdorimi afatgjatë i antibiotikëve dihet se shkakton shpërthime të akneve që rezultojnë nga rezistenca bakteriale në rritje, por asnjë efekt i tillë i kundërt nuk është vërejtur me përdorimin e rregullt të vajit Ben.

  1. Moringa ndihmon në kontrollin e ekzemës dhe psoriasis

Vaji Moringa dhe ekstraktet kanë efekt përmirësues në gjendjet e lëkurës si ekzema dhe psoriasis. Vaji nuk është irritues dhe ka efekt zbutës. Substancat anti-inflamatore në Moringa ndihmojnë në kontrollin e inflamacionit ndërkohë që efekti antiseptik mbron lëkurën nga infeksionet sekondare që përkeqësojnë këto gjendje.

Përbërësit

100% Pluhuri i gjetheve  (Moringa Olifera), suplement dietik

Përdorimi

Rekomandohet të merret 3-6 gr në ditë (1-2 lugë caji). Përzjejeni në fruta ose smoothie vegjetale .

Këshilla:

Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.

Mbajeni larg nga fëmijët!

 Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Vlerat ushqyese

Vlerat ushqyese

  • E pasur me proteina, fibra dietike, vitaminë A, vitaminë E, Kalcium, magnez, hekur, vitaminë B2, vitaminë B6, kalium, fosfor.

 

vlerat ushqyese

per 100g

energy

1280 kJ / 307 kcal

fat

6,7 g

 saturated fat

1,7 g

carbohydrate

24 g

 sugar

6,1 g

dietary fiber

27,8 g

protein

23,8 g

salt

0,1 g

 

 

 

RDI per 100g

vitamin A

15600 μg

1950 %

vitamin E

20,3 mg

169 %

vitamin B2 (riboflavin)

0,89 mg

63 %

vitamin B6

0,6 mg

44 %

potassium

1140 mg

57 %

calcium

2380 mg

297 %

phosphor

275 mg

39 %

magnesium

718 mg

191 %

iron

65 mg

468 %

Rekomandohet të meret për një të rritur mesatarisht (8400 kJ/ 2000 kcal)

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment

Produkte të ngjashme

Produktet më të shitura

Super oferte
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
I çertifikuar Bio-EU, USDA, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË
TË THATË / NORMALË
Ofertë -50% 700 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super oferte
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë. Kundë stresit, ankthit. Rrit energjinë
Super oferte
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
I çertifikuar Bio Organik Ushqimor

Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË TË THATË / NORMALË
Ofertë -50%, 700 Lekë
Super ofertë
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
Çertifikimet: Bio-EU, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SAPUN DUDU OSUN
Sapun i zi afrikan

Super ofertë

OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super ofertë
ASHWAGANDHA BIO
Për imunitetin, energjinë, stresin

Super ofertë
previous arrow
next arrow
Slider