fbpx
bar-gruri-barley-grass-vitamina-minerale-detox
bar-gruri-barley-grass-vitamina-minerale-detoxbarley-grass-powder-nutrisslim-superfood-organic-vegan-raw-1

BAR ELBI BIO S-8.

Suplement ushqimor

Një pasuri vitaminash dhe mineralesh

  • 100% produkt organik
  • Vitamina dhe minerale
  • Përmbajtje të lartë hekuri
  • Përmbajtje të lartë acidi folik

Lexo më poshtë...

Sasia
1 500 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Elbi është një nga bimët më të lashta të kultivuara nga njerëzimi. Përdorimi i tij daton që prej 8500 vjet para Krishtit. I përdorur nga shumë qytetërime të vjetra si Grekët, Egjiptianët dhe Babilonasit: në Babiloni, elbi përdorej si “valutë” standarte shkëmbimi.

Në fillim të shekullit të XX u zbulua se filizat e elbit përmbanin një sasi të jashtëzakonshme ushqyesish. Para Luftës së Parë Botërore, farmacitë amerikane filluan ta shisnin si suplement vitaminash.

Bari i elbit (barley grass) meret nga gjethet e vogla të elbit dhe përmban shumë vitamina dhe minerale.

Rekomandohet:

  • Për të gjithë ata që nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
  • Për atletët
  • Për vegjetarianët dhe veganët
  • Rekomandohet edhe gjatë detoksifikimit të trupit

Efektet

Bari i elbit është një burim i pasur acidi folik, i cili është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna dhe për ato që po planifikojnë të jenë shtatzanë, sepse luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tubit neural të foshnjës. Ai ka një sasi të lartë hekuri, i cili luan rol në fuksionimin e sistemit imunitar dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin e lodhjes.

Bari i elbit ka efekt pozitiv në stabilizimin e kolesterolit, sepse mbështet aktivitetin e dy organeve: të mëlçisë dhe të tëmthit, të cilët janë përgjegjës për metabolizmin e yndyrnave

Përfitime të tjera të Barit të Elbit:

  1. Ndihmon sistemin e tretjes.

Bari i Elbit është një burimi natyral sodiumi, i cili i nevojitet stomakut për të prodhuar acidin klorhidrik (i cili shërben për tretjen e ushqimit). Është i pasur dhe me enzima tretëse, substanca që ndihmojnë për të reduktuar pëbërësit e patretshëm apo toksikë në ushqim.

  1. Është mjaft i pasur me klorofil.

Klorofili është substanca që i nevojitet trupit për një numër procesesh të rëndësishme: ështhe një pastrues dhe detoksikues natyral i mëlçisë, vepron si një antioksidant për të reduktuar dëmin e radikaleve të lira, është një forcues i gjakut (ka përbërje kimike të ngjashme me hemoglobinën), dhe ndihmon në shtimin e energjisë.

  1. Bari i Elbit është ekstremisht alkalin dhe i pasur me vitamina dhe minerale.

Ai mbron organzmin nga rrezatimi dhe dëmtimet qelizore, duke rigjeneruar qelizat dhe indet e dëmtuara.

Është një detoksikues kaq i fuqishëm, sa rekomandohet për të filluar ngadalë konsumimin e tij, për të reduktuar simptomat e detoksikimit si dhimbje koke, skuqje apo të vjella. Këto simptoma janë normale dhe ndeshen rëndom gjatë nxjerrjes së toksinave nga organizmi, por që nuk vazhdojnë gjatë.

  1. Forcon imunitetin.

Bari i Elbit është shumë i pasur me ushqyes që ndihmojnë për të forcuar sistemin imunitar, si vitamina, minerale, amino acide, antioksidantë dhe enzima.

Është ekstremisht i pasur me vitaminë C, e cila është thelbësore për shëndetin dhe për të përballuar infeksionet- si virale dhe bakteriale. Rruazat e bardha të gjakut përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se të tjerat, dhë kërkojnë një furnizim konstant me vitaminë C, për të mbajtur sistemin imunitar në kapacitet optimal. Përveçse furnizon sistemin imunitar me vitamina dhe minerale,

Bari i Elbit është mjaft i pasur dhe me amino acidin “arginin”, i cili luan një rol të rëndësishëm për të shëruar djegiet, plagët dhe dëmtimet e ndryshme.

  1. Alkalinizon trupin.

Nëse ju hani shumë ushqime acide pa i balancuar me ushqime alkaline, trupi stërmundohet për të normalizuar pH e gjakut (i cili është 7.35 – 7.45).

Së pari, do të marrë mineralet alkaline nga kockat dhe dhëmbët, si kalciumi, magnezi dhe potasi. Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh si osteoporoza.

Gjithashtu, trupi do të depozitojë acide me tepricë në muskuj, një nga shenjat e para të fibromialgjisë (fibromyalgia).

Bari i Elbit është një alkalin i fuqishëm për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve zi kalciumi, magnezi, mangani dhe potasi. Ka aftësinë të të mbajtur një balancë perfekte acid-alkaline në trup, duke ofruar mbrojtje ndaj problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga ndryshimi i pH të gjakut.

  1. Ndihmon në trajtimin e kolitit ulçeroz.

Kolitit ulçeroz lidhet me sasinë e ulët të bakterieve të mira në sistemin e tretjes dhe akumulimi e toksinave në zorrë. Bari i elbit ndihmon në stimulimin e baktereve të mira duke reduktuar inflamacionin dhe përmirësuar simptomat, si dhe ul nivelin e substancave inflamatore në zorrë.

Përbërësit

Pluhuri i barit të elbit (Hordeum vulgare), suplement ushqimor

Përdorimi

Rekomandohet të meret 4 deri në 8 gramë në ditë (1-2 lugë caji). Përzjejeni në fruta ose lëngje frutash ose në ujë.

Konsumojeni menjëherë ose ruajeni në frigorifer dhe përdoreni në të njëjtën ditë.

Këshilla:

Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.

Mbajeni larg nga fëmijët!

 Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Vlerat ushqyese

I pasur me fibra, hekur, acid folik, vitaminë C, klorofil.

Vlerat ushqyese 

për 100g

energy

1060 kJ / 253 kcal

fat

5,5 g

 saturated fat

0,6 g

carbohydrate

4,2 g

 sugar

4 g

fiber

37 g

protein

29 g

salt

0,3 g

 

 

RDI per 100g

iron

32 mg

228 %

folic acid

1200 μg

600 %

vitamin C

370 mg

462 %

chlorophyl

945 mg

 

Përmbajtja e kripës është pasojë e prezencës së natriumit

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment

Produkte të ngjashme

Produktet më të shitura

Super oferte
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
I çertifikuar Bio-EU, USDA, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË
TË THATË / NORMALË
Ofertë -50% 700 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super oferte
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë. Kundë stresit, ankthit. Rrit energjinë
Super oferte
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
I çertifikuar Bio Organik Ushqimor

Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË TË THATË / NORMALË
Ofertë -50%, 700 Lekë
Super ofertë
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
Çertifikimet: Bio-EU, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SAPUN DUDU OSUN
Sapun i zi afrikan

Super ofertë

OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super ofertë
ASHWAGANDHA BIO
Për imunitetin, energjinë, stresin

Super ofertë
previous arrow
next arrow
Slider