Ju mund të keni dëgjuar që fibrat janë të dobishme, por e dini që jo të gjitha fibrat janë njësoj? Janë dy kategori fibrash: të tretshme dhe të patretshme. Brenda secilës kategori, ka tipe të ndryshme.
Beta-glucans janë polisakaride natyrale të cilat klasifikohen si fibra dietike të tretshme dhe ndihmojnë në normalizimin e kolesterolit dhe triglicerideve dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Ato ngadalësojnë aktivitetin e enzimave digjestive duke formuar një xhel viskoz në stomak, i cili ngadalëson absorbimin e ushqyesve dhe si pasojë, ul nivelin e sheqerit në gjak pas ushqimit.
Këto fibra ndihmojnë dhe në eleminimin e konstipacionit (kapsllëkut) dhe problemeve me zorrët, duke ushqyer bakteret e shëndetshme në zorrë, si dhe mbajtur nën kontroll peshën trupore.
Beta Glucan ndihmon në normalizimin e nivelit të kolesterolit dhe në uljen e nivelit të glukozës në gjak, pas ushqimit. Fibrat dietike janë të provuara për efektin në sistemin e tretjes, përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe ndihmojnë në zbrazjen e zorrës së trashë. Konsumimi i Beta Glukan jep një ndjenjë ngopje, që ndikon në reduktimin e ushqimit.
Si funksionon Beta Glucan?
Duke qenë fibra të tretshme, Beta Glucan ngadalëson tranzitin e ushqimit në zorrë. Kjo bën që trupit ti duhen më tepër kohë për të tretur ushqimin. Tretja e ngadaltë bën që trupi të përthithë më ngadalë sheqernat e ushqimeve dhe ti lërë kohë organizmit për të eleminuar sheqerin e tepërt, duke e mbajtur stabël nivelin e sheqerit në gjak.
Rekomandohet:
Rrit shëndetin e zemrës dhe stabilizon nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve
Tashmë është e provuar klinikisht që beta glucan ndihmon fuqishëm në shëndetin e zemrës dhe ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve. Studime të ndryshme kanë treguar se marrja e 3 gr beta glukan në ditë për një periudhë 2-3 mujore e ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) në nivele normale.
Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
Beta Glucan ndihmon në reduktimin e riskut për diabetin e tipit 2. Gjithashtu, stabilizo nivelin e sheqerit në gjak për personat që vuajnë nga diabeti.
Stimulon sistemin imunitar
Beta glucan shfaq efekte pozitive dhe në sistemin imunitar, duke e forcuar ate dhe duke ndihmuar organizmin të luftojë sëmundjet dhe infeksionet në mënyrë me efektive.
100% tërshërë suedeze
Doza ditore e rekomanduar për të mbajtur nivelet normale të kolesterolit, është 20 gram pluhur. 20 gram pluhur përmbajnë 3 gram beta glucan.
Për të reduktuar nivelin e sheqerit pas ushqimit, shtoni 28 gram pluhur për çdo 30 karbohidrate (sheqer, drithëra). 28 gram përmban 4 gram beta glucan.
Shtoni sasinë e duhur në pijen tuaj të preferuar, supë, salcë, kos, smoothie, sallata frutash ose ushqime të tjera.
Këshilla:
Nuk rekomandohet të tejkalohet doza e rekomanduar.
Mbajeni larg nga fëmijët
Suplementi ushqimor nuk është zëvendësues i një diete të balancuar dhe të larmishme
Nuk e rekomandojmë gjatë periudhës së shtatzanisë dhe laktacionit
Vlerat ushqyese |
për 100g |
Për dozë (20g) |
Energji |
360 kcal / 1505 kJ |
72 kcal / 301 kJ |
Yndyrna |
10 g |
2 g |
Nga të cilat yndyrna të ngopura |
2 g |
0,4 g |
Karbohidrate |
36 g |
7,2 g |
Nga të cilat sheqer |
1,8 g |
0,36g |
Proteina |
19 g |
3,8 g |
Fibra dietike |
25 g |
5 g |
Nga të cilat beta-glucans |
14 g |
2,8 g |
Kripë |
0,01 g |
0,001 g |