fbpx
scrub

BIO-SCRUB COMPLEX K-0814.

BioScrub Complex eleminon njollat e fytyrës (njollat e diellit, të shtatzënisë, të moshës, etj.), pikat e zeza dhe pikat dhjamore.

Nëpërmjet përbërësve bio-natyralë, BioScrub Complex ka aftësi që të eleminojë njollat kafe në fytyrë dhe gjithashtu, në fytyrat që kanë pika të zeza dhe pika dhjamore, stimulon daljen e tyre në sipërfaqe dhe çarjen e cipës së hollë të lëkurës me të cilën ato janë mbështjellë.

Mjalti dhe propolisi që janë në përbërje të bioscrubit bëjnë të mundur dezifenktimin, ruajtjen e poreve të hapura nga infeksionet, si dhe realizojnë ngushtimin e tyre. 

Sasia
1 500 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

BioScrub Complex eleminon njollat e fytyrës (njollat e diellit, të shtatzënisë, të moshës, etj.), pikat e zeza dhe pikat dhjamore.

Nëpërmjet përbërësve të vet bio-natyralë, BioScrub Complex ka aftësi që të eleminojë njollat kafe në fytyrë dhe gjithashtu, në fytyrat që kanë pika të zeza dhe pika dhjamore, stimulon daljen e tyre në sipërfaqe dhe çarjen e cipës së hollë të lëkurës me të cilën ato janë mbështjellë.

NJOLLAT KAFE NË FYTYRË
Njollat kafe në fytyrë janë pasojë e një çrregullimi në grumbullimin dhe shpërdarjen e pigmentit të lëkurës (melaninës). Edhe pse njollat kafe përfshijnë çdo moshë, në shumicën e rasteve këto njolla janë shenjë e plakjes së fytyrës.
Në kundërshtim me shumë pretendime, njollat kafe në fytyrë nuk kanë si shkak vetëm ekspozimin në diell. Sigurisht, ekspozimi në diell është shkaku kryesor. Përveç kësaj, janë edhe mjaft faktorë të tjerë, si ndryshimet hormonale, mosha, kremrat dhe make-up jo i përshtatshëm.
Trajtimi i njollave kafe në fytyrë është domosdoshmëri, sidomos nëse keni një lëkurë të bardhë. Nëse ato lihen pas dore për një kohë të gjatë, ato mund të krijojnë komplikacione si në paraqitjen e jashtme, ashtu edhe për shëndetin e lëkurës. Përveç kësaj, mostrajtimi në kohë i tyre mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme.
Në kozmetikë, parimi është që të eleminosh njollat egzistuese përpara se të ekspozohesh sërish në diell.

PIKAT E ZEZA
Pikat e zeza (mitiserat) formohen kur qelizat e vdekura të lëkurës, substanca me origjinë nga faktorë të jashtëm dhe sebumi i akumuluar në poret e lëkurës bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër dhe formojnë pikat karakteristike me ngjyrë të errët. Pikat e zeza nëse infektohen, kthehen në akne. Shkaqet janë të shumta: kequshqyerja, konsumimi i tepërt i yndërës dhe sheqernave, çrregullimet hormonale, duhanpirja, ndotja e ajrit, etj.

PIKAT DHJAMORE
Pikat dhjamore në fytyrë (miliat) jane kanale të djersës të bllokuara. Zakonisht ato shfaqen në zonat rreth syve e në molleza. Mund të përfshijnë çdo moshë dhe gjini si dhe shtohen me kalimin e moshës.

MOS SHTRYDHNI PIKAT E ZEZA DHE PIKAT DHJAMORE!!!
Si duhet t’i trajtojmë pikat e zeza dhe pikat dhjamore në fytyrë? Kjo është një dilemë që shqetëson mjaft gra dhe vajza. Shumë prej tyre gjejnë zgjidhje tek shtrydhja e tyre, kurse shumë të tjera i maskojnë ato me make-up. Por, a janë të shëndetshme dhe këto metoda?
Të gjithë dermatologët kanë rënë dakord që shtrydhja e pikave të zeza dhe pikave dhjamore në fytyrë nuk rekomandohet! Kjo, për shkak se krijohet mundësia e lënies së shenjave në fytyrë (krijimi i poreve të zmadhuara, e deri tek gropëzat), si dhe përhapja e infeksioneve. Pikat dhjamore janë shumë rezistente, pavarësisht nga pamja e jashtme, kështu që nuk rekomandohet shtrydhja e tyre në kushte shtëpiake. Pikat e zeza dhe pikat dhjamore duhet të eleminohen dhe jo të maskohen, pasi ato bllokojnë poret duke mos lejuar shkëmbimin e lëndëve.

Efektet

1. Redukton dhe eleminon njollat kafe në fytyrë
2. Eleminon pikat e zeza dhe pikat dhjamore
3. Hidraton fytyrën
4. Realizon pastrimin e thellë të lëkurës
5. Redukton shenjat e mbetura nga aknet
6. Zbut dhe i jep elasticitet lëkurës
7. Rinovon qelizat e lëkurës
8. Ngushton poret e zgjeruara
9. Largon yndyrën e tepërt
10. Ushqen lëkurën me vitamina dhe mikroelementë
11. Është antiseptik
12. Non-Comedogenic

Efektet terapeutike të përbërësve:

VAJ ARGANI
Argani i quajtur ndryshe “ari i shkretëtirës” duket se është krijuar posaçërisht për shëndetin dhe estetikën e lëkurës. Tashmë, në industrinë e kozmetikës, produktet me argan janë një nga përbërësit kryesorë të produkteve të shtrenjta dhe ekzotike, ekliziri i “rinisë së përjetshme” dhe një aset i ri dhe i pazëvendësueshëm në këtë fushë.
Argani përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Vitamina E është e njohur posaçërisht për efektet e saj të jashtëzakonshme në lëkurë. Gjithashtu, ai është i pasur me vitaminat A, dhe F, acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6. Ai përmban mbi 80% acide yndyrore të pangopura, të cilat janë mjaft jetike për shëndetin e organizmit.
Nga hulumtimet shkencore është vërtetuar se argani shërben për kurimin e lëkurës, e rigjeneron atë, e furnizon me oksigjen, është hidratues, e ushqen, siguron mbrojtjen, elasticitetin dhe rininë e saj. Ai parandalon rrudhat dhe është profilaksi për sëmundjet në lëkurë dhe flokë. E mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm (dielli, metalet e rënda, smogu, era, papastertitë e ndryshme të ambjentit ndër këto substancat kimike dhe toksike të thithura nga poret).
Duke njohur vlerat e saj, industria e kozmetikës ka krijuar me argan linjat e plota për kremrat e duarve dhe të fytyrës, maskat e fytyrës, shampot, locionet për flokë dhe lëkurë, etj. dhe sot mund të thuhet se produktet me argan janë ndër më të suksesshmet dhe më të kërkuarat në treg. Me linjën e arganit mund të keni një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, një fytyrë perfekte, një ngjyrë të këndshme trupi, thonj të shkëlqyeshëm dhe një pamje gjithmonë të freskët e të kuruar.

MJALTI
Mjalti ka efekte të pallogaritshme në lëkurë dhe produktet kozmetike me bazë mjalti janë nga më të mirat dhe më të kërkuarat në tregun elitar. Mjalti është i pasur me sheqerna, vitaminat B1, B2, B6, vitaminën C, taninë, minerale, si: potas. kalcium, magnez, enzima, acide dhe mjaft mikroelementë të tjerë. Për vetitë terapeutike të mjaltit mjafton të theksojmë se në 1 kg mjaltë gjenden rreth 30-40 gr substanca dhe elemëntë shërues (sheqerna, fermente, enzima, koenzima, etj.), kurse të njëjtën sasi (30-40 gr) ushqimet e tjera e sigurojnë me disa dhjetëra, deri qindra kilogram!…
Mjalti në lëkurë ka rol mbrojtës ndaj faktorëve të ndryshëm, stimulon prodhimin e kolagjenit, e bën lëkurën më elastike, ka efekt astringent për poret e zmadhuara të lëkurës, është hidratues, redukton rrudhat, lufton aknet, eleminon skuqjen e lëkurës, rigjeneron lëkurën, shëron djegiet nga dielli, mbyll plagët e lehta dhe kuron infeksionet, ekzemat, dermatitet dhe psoriazën. Vetitë e fuqishme antioksiduese të mjaltit parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Mjalti është ideal për fytyra të thata.

KANELLA
Kombinimi i mjaltit me kanellë është një nga kombinimet më të mira në industrinë e kozmetikës për përgatitjen e maskave. Kanella është e njohur për veprimin e saj si stimulues i fuqishëm për qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë, ajo rigjeneron mjaft lëkurën, duke bërë që tiparet e bukura të dalin më në dukje. Përveç kësaj, kanella ka efekt eksfoliating, rrit prodhimin e kolagjenit, është antiseptik, antirrudhë dhe tonifikues. Gjithashtu, kanella është një trajtues i mirë i ekzemës dhe akneve.

PROPOLIS
Në fushën e kujdesit ndaj lëkurës, propolisi siguron përfitime të mrekullueshme. Ai shërben si balsam, është antiseptik, antiakne, siguron një barrierë mbrojtëse për faktorët e riskut të lëkurës, stimulon shërimin e shpejtë të lëkurës nga ekzemat, dermatitet, psoriaza, por edhe plagët. Propolisi stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elestinës, të cilat garantojnë elasticitetin dhe rininë e lëkurës. Është për t’u theksuar efekti i saj cikatrizant (balsam) për mbylljen e plagëve.
Çfarë është propolis?
Propolis është një përzierje substancash që bletët e mbledhin në sythet, lulet ose në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolisit bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterike, poleni dhe lëndë organike dhe minerale. Në të gjitha lëndët që përmban propilisi më të rëndësishmet janë flavonoidet. Gjithashtu, propolisi përmban hekur, magnez, kalium, alumin, calcium, bakër, silic, etj. Ndër vitaminat numërohen vitamina B1( Tiamina), vitamina PP, provitamina A, etj.

Përbërësit

Përbërësit funksionalë:

Vaj Argani, Mjaltë, Kanellë, Propolis

Përdorimi

Aplikoni skrabin me majë të gishtave në fytyrë dhe qafë. Masazhoni me lëvizje rrethore për disa minuta pastaj shplajeni mirë me ujë.
Për rezultate të menjëhershme dhe të dukshme, përdoreni dy herë në javë.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

VETËM PËR PËRDORIM TË JASHTËM

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment

Produkte të ngjashme

Produktet më të shitura

Super oferte
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
I çertifikuar Bio-EU, USDA, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË
TË THATË / NORMALË
Ofertë -50% 700 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super oferte
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë. Kundë stresit, ankthit. Rrit energjinë
Super oferte
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
I çertifikuar Bio Organik Ushqimor

Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË TË THATË / NORMALË
Ofertë -50%, 700 Lekë
Super ofertë
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
Çertifikimet: Bio-EU, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SAPUN DUDU OSUN
Sapun i zi afrikan

Super ofertë

OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super ofertë
ASHWAGANDHA BIO
Për imunitetin, energjinë, stresin

Super ofertë
previous arrow
next arrow
Slider