fbpx
dudu-osun-sapun-i-zi-afrikan-shea-butter-lime-kunder-akneve-psoriazis-ekzema-bli-online-herbal-line-web

SAPUN DUDU OSUN Y-27

5.58621 5 29 Product

SAPUN I ZI AFRIKAN

PËR TË GJITHA TIPET E LËKURËS

100% Natyral

Sasia
700 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Sapuni i zi afrikan Dudu Osun është një nga produktet më të rekomanduara për kujdesin ndaj lëkurës.

I studiuar dhe testuar me sukses si një zgjidhje për aknet, hiperpigmentimin, shenjat dhe njollat e lëkurës, dermatitin, psoriazis dhe ekzemën, ky sapun është zgjidhja e duhur

 

VETITË E SAPUNIT DUDU OSUN 

  1. Është antibakterial

Vetitë antibakteriale natyrale, e bëjnë këtë sapun një alternativë të shkëlqyer përkundrejt pastruesve kimikë në markete. Në fakt, ky sapun mund të eleminojë më tepër bakterie se larësit kimikë. Pavarësisht fortësisë së tij, Dudu Osun është delikat për tu përdorur për fytyrën, duart dhe trupin. 

  1. Është i sigurtë për të gjitha tipet e lëkurës

 Nëse ju keni lëkurë të thatë ose të ndjeshme, ju e dini që sapunët dhe larësit aromatikë nuk janë të përshatshëm për lëkurën tuaj.  Sapuni i zi afrikan Dudu Osun ka dhe versionin Pa Aromë – thjesht sigurohuni që të jetë e shkruar në paketim.

Edhe personat me lëkurë të yndyrshme ose mikse e kanë zgjidhjen. Dudu Osun ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë pa e tharë atë, dhe pa stimuluar prodhimin e tepërt të yndyrës. 

  1. Është ushqyes

Gjalpi shea është një përbërës thelbësor te sapuni Dudu Osun. Ndërsa gjalpi shea qetëson kruarjen e lëkurës së thatë, mjalti, aloe dhe vaji i palmës e ushqejnë atë. 

  1. Stabilizon yndyrën.

Nëse keni një lëkurë mikse, zgjedhja e këtij sapuni është më e thjeshtë. Gjalpi shea ushqen lëkurën dhe vaji i palmës dhe lëngu i lime dhe limonit ndihmojnë në parandalimin e hiperaktivitetit të gjendrave yndyrore. 

  1. Qetëson irritimin e lëkurës nga dermatiti, ekzema, psoriazis dhe alergjia.

Sapuni Dudu Osun ndihmon në qetësimin e kruarjeve të lëkurës dhe irritimit të shkaktuara nga ekzema, dermatiti, psoriazis dhe alergjitë e lëkurës. Ky sapun ndihmon dhe në zbehjen e njollave të ekzemës dhe psoriazis. 

  1. Është anti inflamator

Dudu Osun është i pasur me Vitaminë A dhe E. Këto vitamina janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Mund të jetë i dobishëm dhe për personat që kanë probleme inflamatore. 

  1. Lufton aknet

Sapuni i zi afrikan Dudu Osun ndihmon në riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës nga aknet. Vetitë e tij anti mikrobiale ndihmojnë dhe në eleminimin e akneve më të vështira të shkaktuar nga bakteri Propionibaterium

  1. Ndihmon në reduktimin e rrudhave të para.

Gjalpi shea dhe Camëood ndihmojnë në pengimin e humbjes së kolagjenit dhe inkurajojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kjo ndihmon në parandalimin dhe eleminimin e rrudhave të para në fytyrë. Tekstura e ashpër e këtij sapuni shërben si një eksfoliant që largon qelizat e vdekura të cilat i bëjnë rrudhat më të dukshme. 

  1. Ndihmon kundër njollave në lëkurë.

Antioksidantët në përmbajtjen e këtij sapuni ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit. Ekspozimi i vazhdueshëm në diell mund të shkaktojë njolla në lëkurë (njollat e moshës), por sapuni i zi ofron një barrierë të mirë për lëkurën. 

  1. Ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës.

Dudu Osun është i pasur me një sërë përbërësish natyralë, por pjesë e vetive të çmuara të tij është dhe forma që ka. Pas përdorimit, përbërësit natyralë e bëjnë këtë sapun më të ashpër në sipërfaqe se sapunët e zakonshëm. Kjo e bën sapunin një eksfoliant natyral, i cili ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës. 

  1. Ndihmon në parandalimin e irritimit dhe skuqjes nga brisku.

Eksfolimi është një faktor kyç në mbajtjen e lëkurës të butë pas rrojes, dyllit apo metodave të tjera të depilimit. Eksfolimi ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës para se ato të bllokojnë folikulën e qimes. Prandaj, ky sapun parandalon dhe infektimin e rrënjës së qimes dhe krijimin e puçrrave në lëkurë pas rrojes. 

  1. Ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit.

Hiperpigmentimi shpesh shkaktohet nga shenjat e akneve dhe të diellit- dy faktorë që Dudu Osun mund ti parandalojë ose zbehë. 

  1. Ndihmon në zbehjen e shenjave të akneve ose shenjave të tjera në lëkurë.

Në sajë të vitaminës E në përmbajtje, Dudu Osun ndihmon në reduktimin e skuqjeve dhe shenjave të ndryshme në lëkurë. 

  1. Është antifungal

Studimet mbi efektin e sapunit të zi afrikan e kanë vlerësuar efektiv këtë sapun për eleminimin e shtatë tipeve të ndryshme të kërpudhave, përfshirë dhe Candida Albicans. Jua rekomandojmë ta përdorni këtë sapun dhe për trajtimin e mykut të lëkurës dhe thonjve.

Përbërësit

Pure honey, Shea butter, Osun (Camwood), Palm kernel Oil, Cocoa pod ash, palm bunch ash, Aloe Vera, Lime Juice, Lemon Juice, Water, Natural Fragrance. 

Përdorimi

Lani fytyrën në mëngjes dhe në darkë, me ujë të ngrohtë dhe sapun, për një pastrim të plotë të lëkurës, dhe hidratim dhe balancim të saj.

Mund të përdoret për të larë fytyrën, trupin apo flokët.

 Këshillë:

Këshillohet që mbas çdo përdorimi, sapuni të vendoset në mbajtëse që të kullojë dhe të mos mbajë ujë, për të shmangur zbutjen dhe zbehjen e vetive të tij.

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment

Produkte të ngjashme

SAPUN ME KALENDULA & VAJ GRURI

Sapunë

S-3S.
PËR TË GJITHA LLOJET E ...
500 Lekë / copë
5 5 1 Product

SAPUN ME HUMULUS & LIMON

Lëkura Aknet Sapunë

S-1S.
PËR LËKURË TË ...
500 Lekë / copë

SAPUN ME LULËKUQE & SELVI

Sapunë Scrub & argjilë

S-5S.
PËR TË GJITHA LLOJET E ...
500 Lekë / copë

SAPUN ME TRËNDAFIL & GJALPË SHEA

Sapunë

S-7S.
PËR LËKURË TË THATË ...
500 Lekë / copë

Produktet më të shitura

Super oferte
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
I çertifikuar Bio-EU, USDA, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË
TË THATË / NORMALË
Ofertë -50% 700 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super oferte
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë. Kundë stresit, ankthit. Rrit energjinë
Super oferte
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
I çertifikuar Bio Organik Ushqimor

Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË TË THATË / NORMALË
Ofertë -50%, 700 Lekë
Super ofertë
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
Çertifikimet: Bio-EU, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SAPUN DUDU OSUN
Sapun i zi afrikan

Super ofertë

OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super ofertë
ASHWAGANDHA BIO
Për imunitetin, energjinë, stresin

Super ofertë
previous arrow
next arrow
Slider