fbpx
vaj-i-fares-se-zeze-rrit-imunitetin-shitje-online-herbal-line-web
vaj-i-fares-se-zeze-rrit-imunitetin-shitje-online-herbal-line-webblack-seed-oil-vaj-fares-zeze-bio-organik-bli-online-herbal-line-albania-imuniteti-tumoret-hekur-anemia-100-ml-1_2115073687black-seed-oil-vaj-fares-zeze-bio-organik-bli-online-herbal-line-albania-imuniteti-tumoret-hekur-anemia-2black-seed-oil-vaj-fares-zeze-bio-organik-bli-online-herbal-line-albania-imuniteti-tumoret-hekur-anemia-1black-seed-oil-vaj-fares-zeze-bio-organik-shitje-online-herbal-line-albania-imuniteti-tumoret-hekur-anemia

VAJ I FARËS SË ZEZË BIO V-072.

5 5 16 Product

PROFILAKSI DHE TRAJTIME  MJEKËSORE PËR SHUMË SËMUNDJE

Forcon sistemin imunitar.

Përmirëson metabolizmin e organizmit.

Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.

Redukton kolesterolin në gjak.

Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.

Shkrin yndyrat në gjak.

Është antitumoral. 

Lufton infeksionet.

Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.

Lexo më poshtë...

Sasia
2 000 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien.

Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.

Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.

Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.

Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes.

Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj, ose tabletë.

Efektet

VLERAT TERAPEUTIKE

  1. Forcon sistemin imunitar.
  2. Përmirëson metabolizmin e organizmit.
  3. Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.
  4. Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.
  5. Rrit rezistencën ndaj dhimbjeve
  6. Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.
  7. Redukton kolesterolin në gjak.
  8. Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
  9. Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infraktit në zemër.
  10. Forcon zemrën
  11. Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve
  12. Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
  13. Stabilizon sheqerin në gjak.
  14. Lufton alergjitë.
  15. Rigjeneron lëkurën.
  16. Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.
  17. Rrit mjaft libidon (dëshirën seksuale) tek meshkujt dhe shton spermën.
  18. Pengojnë gjakderdhjen.
  19. Redukton peshën.
  20. Shkrin yndyrat në gjak.
  21. Është antioksidant.
  22. Është antitumoral.
  23. Lufton infeksionet.
  24. Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.

 

Për SHËNDETIN E LËKURËS, FLOKËVE DHE BUKURINË

Vaji i farës së zezë ka mjaft veti në fushën e shëndetit të lëkurës, flokëve dhe bukurisë.

Vlerat Terapeutike:

  1. Rigjeneron lëkurën.
  2. Është hidratues i lëkurës dhe ushqyes mjaft i mirë i saj.
  3. Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.
  4. Kuron alergjitë.
  5. Është zbutës i lëkurës.
  6. Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.
  7. Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.
  8. Është ushqyes për flokët.

 

Përbërësit

100% Vaj i farës së zezë (Nigella Sativa), i presuar në të ftohtë.

Përmban min. 2% Thymoquinone

ÇERTIFIKIMET: Bio EU, USDA, HALAL

Përdorimi

PËR SËMUNDJE DHE ÇRREGULLIME

PËR RRITJEN E IMUNITETIT

Vaji i farës së zezë është një nga trajtimet me te mira natyrale për rritjen e imunitetit. Efektet e saj janë të plota dhe mjaft të shpejta.

Rekomandohet marrja e një luge çaji mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

PËR HIPERTENSIONIN

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni lëng limoni të shtrydhur (1 limon me madhësi mesatare) dhe një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Mund t’i shtoni gjithashtu edhe 2 thelpinj hudhre të shtypur. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.

Përveç kësaj, mjaft e dobishme për hipertensionin është masazhi i trupit me vaj të farës së zezë.

Kura vazhdon deri në stabilizimin e tensionit të gjakut.

PËR MIGRENËN

Lyhet pjesa e kokës në të cilën ndjeni dhimbje me vajin e farave të zeza dhe masazhohet lehtë deri sa lëkura ta thithë plotësisht. Hidhen nga 2 pika vaj i farës së zezë nga secila vrime e hundës. Përveç kësaj, 15-30 minuta para mëngjesit dhe darkës, rekomandohet të merret nga goja 1 lugë çaji me mjaltin e farës së zezë (ose 1 lugë çaji me vajin e farës së zezë dhe 1 lugë çaji mjaltë).

Kura e mësipërme rekomandohet deri sa dhimbjet e migrenës të largohen plotësisht.

PËR DHIMBJET E KOKËS

Masazhohet koka, balli dhe zonat pas veshit vajin e farës së zezë për disa minuta. Nëse dhimbja e kokës është e lokalizuar në pjesë të ndryshme të kokës, lyerja dhe masazhi duhet të përqëndrohen pikërisht aty. Masazhi shoqërohet me pirjen e një luge çaji mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke. Pas disa masazhesh, rezultatet do të jenë të shpejta dhe të dukshme. Ky trajtim vazhdon për 7 ditë rresht. Nëse dhimbjet sërish nuk janë eleminuar plotësisht, merrni 2 herë në ditë (mëngjes dhe darkë) nëpërmjet hundës nga tri pika.

PËR HERNIEN DISKALE,  DHIMBJET E MESIT DHE DHIMBJET E SHTYLLËS KURRIZORE

Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur një lugë gjelle me vaj të farës së zezë (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 40-45 gradë C, i bëni masazh mesit dhe shtyllës kurrizore. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve. Efektet e saj janë të shpejta – brenda 4 ditësh.

Masazhi shoqërohet me pirjen 2 herë në ditë nga një lugë kafe 30 minuta para buke.

PËR DHIMBJET MUSKULARE

Ngrohni vajin e farës së zezë mnë banjamarinë. Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 45-50 gradë C, i bëni masazh vendit ku ndjeni dhimbje.

PËR REUMATIZMËN DHE DHIMBJET E KYÇEVE

Në një enë me ujë të nxehtë shtoni një lugë kafe me kanellë dhe një lugë çaji me vajin e farës së zezë. Pasi përzierja të jetë vakur, merret 2 herë në ditë 30 minuta para buke. Për efekte më të mira, kësaj përzierje i shtoni edhe 1 lugë gjelle mjaltë.

Përveç kësaj, ngrohet vaji i farës së zezë në banjamarinë dhe masazhohet zona që ka probleme me reumatizmën. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve.

PËR KOLLËN, BRONKITIN, ASTMËN DHE SËMUNDJET E TJERA TË MUSHKËRIVE

  1. Rekomandohet marrja e 1 luge çaji me vajin e farës së zezë 2 herë në ditë 30 min para buke.
  2. Trajtim me Inhalacion - një lugë gjelle me vaj i farës së zezë hidhet në një enë me ujë të valuar. Uji duhet të valohet vazhdimisht, deri sa të shterojë. Avulli i përftuar duhet të thithet nga i sëmuri, duke e mbajtur kokën mbi avull.
  3. Në një filxhan me çaj trumze, shtohet një lugë çaji me vaj të farës së zezë. Përzierja pihet 2 herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.
  4. Në një gotë me ujë të vakët, shtojmë një lugë çaji me vaj të farës së zezë dhe 1 lugë çajime mjaltë. Kjo përbërje konsumohet tre herë në ditë.
  5. Mbahet nën gjuhë për disa minuta gjysëm luge kafe.

Rekomandohet që përdorimet në rrugë orale të shoqërohen me masazhin në zonën e gjoksit dhe të shpinës, i cili ka një ndikim mjaft të madh. Ngrohet vaji i farës së zezë në banjamarinë dhe masazhohet gjoksi dhe shpina për 15-20 minuta. Masazhi është i rekomandueshëm sidomos përpara gjumit.

Trajtimet vazhdojnë deri në përmirësimin e plotë të gjendjes shëndetësore.

PËR DIARRENË

Në një filxhan kafe me kos shtohet një lugë çaji me vajin e farës së zezë. Përbërja konsumohet dy herë në ditë për 7 ditë rresht.

PËR KAPSLLËKUN

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 1 lugë çaji me vaj ulliri dhe 1 lugë çaji me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë 30 minuta përpara ushqimit për 7 ditë rresht. 

PËR GAZRAT E SHTUAR NË ZORRË

Në një filxhan përzihet vaji i farës së zezë me mjaltë në raportin 1:1. Nga kjo përzierje merret 1 lugë çaji 30 minuta para buke 3 herë në ditë.

PËR HEMOROIDET

Përzihet vaji i farës së zezë me vaj ulliri në raportin 1:1. Çdo ditë konsumohen 3 lugë gjelle (në mëngjes, drekë dhe darkë 30 minuta para buke) për një periudhë 21 ditore.

PËR TEMPERATURËN E LARTË

Në një gotë me lëng limoni të shtrydhur shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.

Kura vazhdon deri në uljen e temperaturës.

PËR GRIPIN DHE BLLOKIMIN E HUNDËVE

Vaji i farës së zezë është trajtim efektiv kundër gripit dhe bllokimit të hundëve. Ngrohet vaji i farës së zezë në banjamarinë dhe hidhen nga 4 pika çdo ditë në secilën vrimë të hundës.

PËR LODHJEN E SYVE DHE SHIKIMIN E DOBËT

Nëse keni shikimin e dobët ose lodhje të syve, si rezultat i punës së gjatë para kompjuterit, apo qëndrimeve me orë të zgjatura para televizorit, vaji i farës së zezë është zgjidhja e duhur.

Gjysëm ore përpara fjetjes, lyhen kapakët dhe pjesën rreth syve me vajin e farës së zezë. Gjithashtu merret në rrugë orale një përgatitje me mjaltë dhe vaj të farës së zezë. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni 1 lugë gjelle me mjaltë dhe 1 lugë çaji me vajin e farës së zezë dhe përziheni mirë. Kjo përbërje merret mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

Kjo përzierje merret për 40 ditë rresht.

Trajtim tjetër është përzierja e vajit të farës së zezë me lëngun e karrotës në raportin 1:1. Nga kjo përzierje merret një lugë çaji 3 herë në ditë 30 minuta para buke.

Kjo përzierje merret për 40 ditë rresht. Rezultatet do të jenë të dukshme qysh në muajin e parë.

PËR STRESIN DHE SHQETËSIMET NERVORE

Për stresin dhe shqetësimet nervore rekomandohet pirja e 1 luge çaji me vaj të farës së zezë mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

Një tjetër recetë efektive është përzierja e kafes me vajin e farës së zezë. Shtohet një gjysëm luge kafe në një filxhan me kafe dhe pihet. Kafja e përzier me vajin e farës së zezë qetëson sistemin nervor, duke krijuar një gjendje të përgjithshme qetësie.

Kjo kurë përdoret sa herë e ndjeni veten nën stres dhe tension nervor.

Gjithashtu, në një filxhan me ujë të vakur shtoni 2 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaji me vaj të farës së zezë. Kjo tretësirë pihet tre herë në ditë.

PËR DOBËSINË TRUPORE, PLOGËSHTINË DHE LODHJEN E MENJËHERSHME DHE TË PAJUSTIFIKUAR

Për dobësinë trupore dhe lodhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar rekomandohet pirja e 1 luge çaji me vaj të farës së zezë mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

Një tjetër trajtim efektiv kundër plogështisë dhe përtacisë është receta e vajit të farës së zezë me lëng portokalli. Në një gotë me lëng portokalli të shtrydhur shtohen 2 lugë çaji me vajin e farës së zezë. Kjo përbërje pihet për 21 ditë rresht menjëherë pas zgjimit. Ndryshimi pas kësaj kure do të jetë i konsiderueshëm.

PËR IMPOTENCËN DHE RËNIEN E DËSHIRËS SEKSUALE

Vaji i farës së zezë është afrodiziaku më i mirë për impotencën dhe shtimin e dëshirës seksuale. Janë mjaft të rralla përbërësit e tjerë që mund të barazohen me të.

  1. Rekomandohet pirja e 1 luge çaji me vaj të farës së zezë mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.
  2. Në gjysëm gote me çaj të ngrohtë kamomili shtoni një lugë çaji me vaj të farës së zezë.

Përveç kësaj, masazhoni me vajin e farës së zezë pjesën fundore të barkut.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe të mëdha.

Një recetë mjaft efektive është edhe mjalti me farën e zezë. Merret 1 lugë gjelle çdo ditë për 40 ditë rresht.

PËR SHTIMIN E SPERMATOZOIDËVE

Rekomandohet pirja çdo ditë e 1 luge çaji me vaj të farës së zezë mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

PËR FORCIMIN E KUJTESËS DHE RRITJEN E VEPRIMTARISË SË TRURIT

  1. Në 100 ml çaj nenexhiku shtojmë një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet çdo ditë pas buke për 15 ditë rresht. Pas kësaj, ju do të ndiheni më i kthjellët dhe me kujtesë të përmirësuar.

 

  1. Në 150 ml ujë zihet rreth 10 gr borzilok të thatë për 5-6 minuta. Pasi të kullohet, çajit të borzilokut i shtohet 1 lugë çaji vaj i farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja pihet 2 herë në ditë (mëngjes, darkë). Pas kësaj, ndryshimi do të jetë i konsiderueshëm.

PËR PROBLEMET E ZEMRËS

Vaji i farës së zezë është mjaft efektiv për shëndetin e zemrës. Rekomandohet pirja çdo ditë e 1 luge çaji me vaj të farës së zezë e përzier në gjysëm gote me ujë të ngrohtë mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

Një trajtim mjaft rezultativ është receta me vajin e farës së zezë, hudhër dhe piper të zi. Kjo përzierje do të japë rezultate mjaft të mira për zgjerimin e enëve të gjakut dhe problemeve me zemrën, si aritminë, etj.

Në 250 ml ujë shtojmë 1 lugë çaji vaj të farës së zezë, 4 thelpinj hudhre dhe 1 majë luge kafe me piper të zi. Këtë përzierje e ziejmë me zjarr të vakur për disa minuta. Kjo përbërje merret dy herë në ditë pas buke (në mëngjes dhe mbrëmje) për 40 ditë rresht.

Nëse keni ndjesinë e djegies në kraharor, në shumicën e rasteve kjo vjen për shkak të problemeve me zemrën (ishemi kardiake). Vaji i farës së zezë është mjaft efektiv për këtë qëllim.

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtoni një lygë çaji me vajin e farës së zezë dhe një lugë çaji me mjaltë. Ky trajtim pihet 2 herë në ditë për 40 ditë rresht.

PËR KOLESTEROLIN NË GJAK

15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja konsumohet çdo ditë, deri në reduktimin e plotë të kolesterolit.

PËR PAGJUMËSINË

Një filxhani me qumësht të vakët (ose një lëng tjetër i ngrohtë) dhe mjaltë i shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja pihet rreth 30 minuta përpara se të shkoni për të fjetur. 

PËR ÇRREGULLIMET E STOMAKUT

Në një filxhan me qumësht shtohet një lugë kafe me vaj i farës së zezë. Përzierja pihet 3 herë në ditë për 20 ditë me rradhë.

PËR DJEGIET E STOMAKUT (URTHIN) DHE REFLUKSIN GASTRO-EZOFAGEAL

Në një filxhan me qumësht të ngrohtë shtohet një lugë kafe me vaj i farës së zezë. Përbërja konsumohet sa herë që keni djegie stomaku ose refluks gastro-ezofageal (ndjenjë e nxjerrjes së ushqimit). Gjithashtu, në mungesë të qumështit, mund të konsumoni vetëm vajin.

PËR DHIMBJET E STOMAKUT

  1. Në një filxhan me qumësht të vakët, shtohet një majë luge kafe me kripë dhe 1 lugë çaji me vaj të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet sa herë keni dhimbje në stomak.
  2. Në një gotë më ujë të ngrohtë përzihet 1 lugë gjelle me vaj të farës së zezë, 1 lugë gjelle me mjaltë dhe gjysëm luge kafe (osedisa pika vaj esencial) vaj mente.

Kjo përzierje merret 3 herë në ditë.

PËR GASTRITIN DHE ULÇERËN E STOMAKUT

  1. Në një filxhan kafe përzihen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe gjysëm luge gjelle me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet gjatë ditës deri në largimin e gastritit dhe ulçerës.

Rekomandohet që gjatë kësaj kohe të aplikohet masazhi në zonën e stomakut për disa minuta me vajin e farës së zezë çdo ditë për 20 ditë rresht.

  1. Lëreni të ziejë rreth 2 minuta një lugë çaji të vajit të farës së zezë me një lugë çaji vaj lini në 250 ml ujë. Pini një gotë uji mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke. Vazhdojeni këtë trajtim pa ndërprerje për 60 ditë.

PËR PËRZIERJEN E STOMAKUT DHE TË VJELLAT

  1. Në një filxhan me çaj nenexhiku, shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe një lugë kafe me karafil të bluar. Përzierja pihet 3 herë në ditë pas buke.
  2. Në 100 ml uthull rrushi shtojmë 2 lugë kafe me sheqer dhe 1 lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja e mësipërme konsumohet disa herë gjatë ditës.
  3. Pasi të keni përgatitur një filxhan çaji me çaj xhinxheri, përzihet në të 2 lugë me vaj të farës së zezë. Kjo përzierje merret 3 herë në ditë 30 minuta para buke

PËR KRIMBAT NË APARATIN E TRETJES

Në një gotë me ujë të zier, shtohen 1 lugë çaji me uthull molle dhe 1 lugë çaji me vaj të farës së zezë. Pasi vaket, përbërja pihet për 7 ditë rresht. Nëse pas analizave krimbat nuk janë zhdukur plotësisht, kura fillon sërish nga e para.

PËR ÇRREGULLIMET E TRETJES

  1. Në një filxhan me qumësht, shtojmë një lugë kafe me vajin e farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pasi përbërja të përzihet mirë, konsumohet esëll çdo mëngjes.
  2. Në një filxhan kafe me çaj xhinxheri shtohet 1 lugë kafe me vaj të farës së zezë. Ky trajtim merret përpara vakteve.

PËR DIZANTERINË

Në një filxhan me kos shtohet 2 lugë gjelle me lëng limoni dhe 1 lugë çaji me vaj të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet tri herë në ditë pas buke deri në largimin e sëmundjes.

PËR INFEKSIONET NE VESH, DHIMBJET E VESHIT DHE DËGJIMIN E DOBËT

Ngrohet rreth 1 filxhan kafe vaj i farës së zezë në banjamarinë dhe zhyten në të 3 thelpinj hudhre. Lihen për 3 ditë. Pas 3 ditësh, hidhen 2 pika në vesh në mëngjes dhe darkë çdo ditë për 20 ditë rresht. Nëse keni probleme me dëgjimin, kura bëhet tek të dy veshët.

Për dhimbjet e veshit, aplikohet edhe masazhi me vajin e farës së zezë përreth veshëve.

PËR INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË FRYMËMARRJES

  1. Inhalacion - në një xhezve me ujë shtohet një lugë gjelle me vaj të farës së zezë dhe zihet për disa minuta. Thithet avulli që del prej saj për 4-5 minuta. Ky trajtim bëhet çdo natë për 7 ditë rresht.
  2. Lyhet nga jashtë hunda.
  3. Merren 2 pika vaji të farës së zezë në secilën hundë 2 herë në ditë (mëngjes dhe mbrëmje). Ky trajtim bëhet çdo ditë për 7 ditë rresht.
  4. Përzieni 1 lugë gjelle mjaltë me 1 lugë çaji vaj të farës së zezë. Ky trajtim bëhet 2 herë në ditë në mëngjes dhe darkë para buke. 
  5. Përzieni 1 lugë gjelle lëng limoni me 1 lugë çaji vaj të farës së zezë. Ky trajtim bëhet 2 herë në ditë në mëngjes dhe darkë para buke.

PËR KOLLËN E THATË

Masazhohet çdo darkë kraharori dh shpina me vajin e farës së zezë. Rekomandohet gjithashtu pirja çdo ditë e 1 luge çaji me vaj të farës së zezë mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

Ky trajtim vazhdon deri në ndërprerjen përfundimtare të kollës së thatë.

PËR VERTIGON

Rekomandohet pirja çdo ditë e 1 luge çaji me vaj të farës së zezë mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke. Hidhen 2 pika në vesh në mëngjes dhe darkë çdo ditë.

Gjithashtu, masazhoni faqet, nofullat, zonën prapa veshëve dhe qafën çdo darkë me vajin e farës së zezë.

Ky trajtim vazhdon për 20 ditë rresht.

PËR PROSTATËN

Vaji i farës së zezë jep efekte të mira për prostatën! Vaji i farës së zezë mund të kombinohet me vajin e farës së kungullit dhe rezultatet do të jenë të mrekullueshme!

Përzieni në raportin 1:1 vajin e farës së zezë dhe vajin e farës së kungullit. Merrni çdo ditë nga një lugë çaji 30 minuta para ushqimit (3 herë në ditë).

Ky trajtim vazhdon për 90 ditë rresht.

  1. Masazhohet për disa minuta fundi i shpinës me vajin e farës së zezë.
  2. Në gjysëm gote me çaj kamomili shtohet 1 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me vajin e farës së zezë. Ky trajtim bëhet 2 herë në ditë në mëngjes dhe darkë para buke.

Trajtimi vazhdon për 90 ditë rresht.

PËR DIABETIN

  1. Merret nga 1 lugë çaji me një filxhan ujë të ngrohtë pas buke.
  2. Në një gotë me lëng qitroje të shtrydhur, shtohet 1 lugë çaji vaj i farës së zezë.

Përbërja pihet çdo ditë nga një gotë pas buke.

PËR EPILEPSINË

Në një gotë me ujë të ngrohtë përzihet 2 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me vajin e farës së zezë. Kjo përzierje merret 3 herë në ditë 30 minuta para buke.

PËR INFLAMACIONET E HUNDËS DHE TË FYTTIT

Në një xhezve me ujë hidhet një lugë gjelle me vajin e farës së zezë dhe thithet avulli (inhalacion) për 2-3 minuta. Kjo shoqërohet me marrjen e 1 luge çaji vaj të farës së zezë dhe 1 luge çaji lëng limoni mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

Rekomandohet gjithashtu bërja e gargareve me ujë të vakur në të cilën janë shtuar një lugë çaji vaj i farës së zezë. Kjo terapi bëhet disa herë gjatë ditës, deri në shërimin e plotë të tyre.

PËR ZMADHIMIN E SHPRETKËS

Përzihet lëngu i karrotave të shtrydhura me vajin e farës së zezë në raportin 1:1. Nga kjo përbërje, konsumohet një lugë gjelle esëll çdo mëngjes deri në shërimin e sëmundjes.

PËR INFEKSIONET URINARE DHE DJEGIET GJATË URINIMIT

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 1 lugë kafe vaj i farës së zezë. Përbërja pihet 3 herë në ditë 30 minuta para buke për 21 ditë.

PËR MUNGESËN E OREKSIT

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 2 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë kafe me gjalpë dhe 1 lugë çaji me vaj të farës së zezë. Përbërja përzihet mirë dhe lihet derisa të vaket.

Më pas konsumohet 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe gjysëm ore përpara fjetjes.

PËR FIBROZËN CISTIKE

Në një filxhan përzihet vaji i farës së zezë me mjaltë në raportin 1:1. Nga kjo përzierje merret 1 lugë çaji 30 minuta para buke 3 herë në ditë.

Përveç kësaj, masazhohet gjoksi me vaj të farës së zezë çdo mbrëmjë për rreth 5 minuta.

PËR PARANDALIMIN E TUMOREVE

Në një gotë me lëng karrotash të shtrydhura shtojmë 2 lugë çaji vaj të farës së zezë. Përzierja konsumohet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo përbërje parandalon formimin e tumoreve beninje dhe malinje.

PËR ALERGJINË

Vaji i farës së zezë është jashtëzakonisht i efektshëm për alergjinë. Rekomandohet pirja çdo ditë e 1 luge çaji me vaj të farës së zezë mëngjes dhe darkë 30 minuta para buke.

Trajtimi vazhdon deri në eleminimin e alergjisë.

PËR DERMATITET

Rekomandohet masazhi i lëkurës në lëkurën e dëmtuar me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë (me banjamarinë) dhe masazhohet lehtë lëkura deri sa vaji të thithet plotësisht.

PËR EKZEMËN DHE PSORIASIS

Rekomandohet masazhi i lëkurës në vendin e ekzemës (ose psoriasis) me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë (me banjamarinë) dhe masazhohet lehtë lëkura deri sa vaji të thithet plotësisht.

Gjithashtu, përveç kësaj, rekomandohet pirja e mjaltit me vajin e farës së zezë.

Në një filxhan kafe përzihen dy lugë gjelle me mjaltë me  1 lugë çaji me vaj të farës së zezë. Përbërja pihet disa herë gjatë ditës.

PËR URINIMIN E PAKËT

Pasi zihen 30 gr mustaqe misri në 150 ml ujë, i shtohen edhe 1 lugë çaji vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet 3 herë në ditë dhe vazhdon deri në shërimin e plotë të sëmundjes.

PËR GJAKDERDHJEN NGA HUNDËT

Digjet një letër e pastër dhe hiri i saj përzihet me disa pika vaj të farave të zeza. Përbërja vendoset në hundë.

Ky trajtim vazhdon 10 ditë pa ndërprerje.

PËR HEPATITET

Në një gotë me ujë të vakët, hidhen 25 gr gjethe kënaje dhe lihet gjatë gjithë natës. Në mëngjes, filtrohet uji dhe i shtohet një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji vaj i farës së zezë. Përbërja konsumohet esëll në mëngjes për 15 ditë rresht.

Nëse është e nevojshme, kohëzgjatja e kurës mund të rritet.

PËR DISTROFINË MUSKULARE

Në një filxhan përzihet vaji i farës së zezë me mjaltë në raportin 1:1. Nga kjo përzierje merret 1 lugë çaji 30 minuta para buke 3 herë në ditë për 40 ditë rresht.

PËR INFEKSIONET VIRUSALE NE GOJË

Rekomandohet marrja e në luge gjelle me vaj të farës së zezë dhe mbahet në gojë për 10-15 minuta. Më pas kjo masë nxirret nga goja. Për 30 minuta nuk duhet të futet gjë në gojë.

Trajtimi bëhet 2 herë në ditë.

PËR VITILIGON

Vaji i farës së zezë ndihmon në zbehjen e njollave të vitiligos.

Fillimisht aplikohet lyerja me uthull molle e shenjave të vitiligos. Pas 10-15 minutash aplikohet vaji i farës së zezë, duke lyer dhe fërkuar zonat e njollave për disa minuta.

Ky trajtim bëhet 2 herë në ditë.

PËR PARALIZËN FACIALE

Vaji i farës së zezë është jashtëzakonisht efektiv për rehabilitimin e fytyrës pas paralizës faciale. Ai aktivizon muskujt e fytyrës dhe riparon dëmtimet e saj.

Pasi është ngrohur në banjamarinë, masazhohet ngadalë dhe me kujdes e gjithë fytyra për 15 minuta.

Ky trajtim rekomandohet 2 herë në ditë.

PËR EPILEPSINË

Ne një gotë me ujë të ngrohtë shohen 1 lugë gjelle me mjaltë dhe 1 lugë çaji me vaj të farës së zezë.

Kjo përbërje konsumohet 2 herë në ditë 30 minuta para buke.

Për IRRITIMET E LËKURËS

Lajeni zonën e skuqur me ujë dhe sapun.Thajeni dhe fërkojeni me vajin e farës së zezë. Lëreni kështu nga mbasditja deri në mëngjesin tjetër.

Për përdorim të jashtëm, vaji i farës së zezë jep rezultate të shkëlqyera bazuar në metodën “hot-oil massage” – masazhim në të ngrohtë.

Sipas kësaj metode, vaji i farës së zezë ngrohet në banjamarinë (ngrohje në të njomë) në temperaturën 40-50 gradë Celcius. Kjo metodë ruan lëndët ushqyese të vajit nga djegia e tyre. Më pas, masazhohet trupi, fytyra ose flokët. 

Banjamarina kryhet në këtë mënyrë: në një xhezve kafe hedhim aq vaj sa dëshirojmë të përdorim. Këtë xhezve e vendosim në një enë me ujë të nxehtë për rreth 5 minuta.

Kini kujdes që uji të mos depertojë brenda xhezves. Pas 5 minutash, vaji është ngrohur dhe mund të përdoret.

PËR KOZMETIKË

PËR RIGJENERIMIN E LËKURËS

Vaji i farës së zezë është mjaft efektiv për hidratimin e lëkurës. Rekomandohet përzierja e vajit të farës së zezë në raportin 1:1 me një nga vajrat të tilla si: vaj argani, bajame e ëmbël, kastori, avokado, fare rrushi, shege, farë karrote, trendafili, etj. dhe aplikohet ne lëkurë (fytyrë dhe trup). Rezultatet do te jenë jashtëzakonisht të mira.

RRATHËT DHE QESKAT POSHTË SYVE

Aplikohet vaji i farës së zezë në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vajin e farës së zezë dhe masazhoni lehtë me gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.

MASKË FYTYRE

Këto maska i japin lëkurës së fytyrës shëndet, ndriçim, e furnizojnë me mikroelementë, e hidratojnë dhe e pastrojnë nga njollat dhe pikat e zeza si dhe i largojnë toksinat.

  1. Në një filxhan kafe, përzihen në mënyrë të barabartë vaji i farës së zezë dhe vaji i ullirit. E shtroni në fytyrë dhe e masazhoni lehtë fytyrën. Mbajeni për një orë. Pas një ore lajeni, fytyra do të jetë e pastër dhe e ndritshme. Rekomandohet që maska të bëhet 2-3 herë në javë.
  2. Lëngut të një kokrre limoni i shtohet edhe 5 pika vaji të farave të zeza. Kjo maskë përhapet në fytyrë duke e mbajtur për rreth 10 minuta dhe më pas shplahet fytyra me ujë të vakët. Maska rekomandohet të bëhet çdo mëngjes për një javë rresht (kurse më vonë sipas dëshirës).

KUJDESI NDAJ FLOKUT

Flokët lyhen 4 ditë në javë me vajin e farave të zeza. Ato bëhen më të fortë, më të trashë dhe rriten shpejt. Ky vaj u jep flokëve shkëlqim, butësi, rezistencë dhe u heq elektrizimin.

PËR RËNIEN E FLOKËVE DHE THINJAVE TË PARAKOHSHME

Masazhohet lëkura e kokës dhe floku për rreth 15 minuta. Mbajeni në këtë gjendje për rreth 1-2 orë dhe më pas lajeni flokun.

Rekomandohet aplikimi jo më pak se 3 herë në javë.

PËR RRITJEN DHE SHUMIMIN E MJEKRËS

Vaji i farës së zezë është trajtim perfekt për rritjen dhe shtimin e mjekrës. Masazhoni çdo darkë për disa minuta mjekrën me vajin e farës së zezë. Mbajeni në këtë gjendje për rreth 30 minuta dhe më pas shplajeni.

Ky trajtim rekomandohet të bëhet për 20 ditë.

 

Këshilla:

Vaji i farës së zezë nuk është i dëmshëm.  Edhe pse është një vaj i fortë, ai nuk shkakton kurrfarë irritimesh apo efekte anësore. Për përdorimin e tij duhet pasur parasysh:

 Fëmijet nën moshën 12 vjec rekomandohet të përdorin gjysmën e dozës së të rriturve.

Nuk këshillohet për fëmijët nën 5 vjec.

Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna në rrugë orale.

Gjatë shtatëzanisë, vaji rekomandohet vetëm për përdorim të jashtëm.

{/tabs}

  • Koment
Lista e komenteve:

Arqile

kam perdorur disa lloje vajrash fare te zeze, por ky eshte me i miri.

berti

un e perdor per stomakun. eshte fantastik

monda

Super vaj. I love you Herbal Line!!!

bledisa

E kam perdor un dhe jam shum e kenaqur ju falenderojm

dori klea

Jeni te mrekullueshem herbal on line shum i mire ly produkt

erjona

Jep e fekt te menjehershem .Esht produkt cilsor.Nuk te jep efekte anesore .Esht mete vertet siq thuhet aty .Jam shum e kenaqur faleminderit Herbal Line per produkte cilsore .

Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment

Produkte të ngjashme

VAJ KASTORI (RICINI)

Vajra Bimorë

W-Z9
VAJI I KASTORIT ...
400 Lekë / copë
5 5 1 Product

VAJ BAJAME E ËMBËL

Vajra Bimorë

DA-11
 VAJI I BAJAMES SË ...
400 Lekë / copë
5 5 1 Product

VAJ JOJOBA

Vajra Bimorë

X-E7
Vaj për fytyrë dhe ...
800 Lekë / copë

VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN

Vajra Bimorë

X-T4.
PRODUKT USHQIMOR I ...
1 000 Lekë / copë
4.95833 5 24 Product
Out of Stock

Produktet më të shitura

Super oferte
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
I çertifikuar Bio-EU, USDA, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË
TË THATË / NORMALË
Ofertë -50% 700 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super oferte
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë. Kundë stresit, ankthit. Rrit energjinë
Super oferte
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
I çertifikuar Bio Organik Ushqimor

Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË TË THATË / NORMALË
Ofertë -50%, 700 Lekë
Super ofertë
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
Çertifikimet: Bio-EU, Halal
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
Maskë vajore rigjeneruese për flokët
Super ofertë
SAPUN DUDU OSUN
Sapun i zi afrikan

Super ofertë

OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super ofertë
ASHWAGANDHA BIO
Për imunitetin, energjinë, stresin

Super ofertë
previous arrow
next arrow
Slider